Home Blog Page 4295

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci

0

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në hapje të seancës propozoj që të nderohen viktimat.

“Propozoj që të mbajmë një minutë heshtje për ti nderuar 10 bashkatdhetarët tanë të cilët para tre ditësh në aksidentin tragjik në Kroaci e humbën jetën. U prefshin të qetë në dheun e Kosovës të cilin e deshën aq shumë”, tha Konjufca.

Ndryshe sot rreth orës 12;00 pritet që trupat e dhjetë viktimave të arrijnë në Morinë.

Në aksidentin fatal në Sllavonski Brod të ndodhur më 25 korrik vdiqën 10 shtetas kosovarë që po udhëtonin në linjën Frankfurt-Prishtinë, kurse u lënduan mbi 40 të tjerë.

Të mbijetuarit e këtij aksidenti kanë arritur mbrëmë në Kosovë.

Përleshje mes katër personave në Prizren, dje pas një mosmarrëveshje në komunikacion

0

Katër persona janë përleshur fizikisht, pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion.

Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Prizren, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Gjatë përleshjes janë përdorur edhe mjete të forta, si thikë dhe shkop. Si pasojë e kësaj, të dyshuarit janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në spital.

Më pas, ata janë liruar nga spitali dhe janë dërguar në mbajtje.

“Prizren, 27.07.2021 – 17:04. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në komunikacion ka ardhur deri te rrahja në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta (shkop dhe thikë). Të lënduarit janë dërguar në Spital kanë marrë tretman të nevojshëm mjekësor dhe janë liruar nga spitali. Me urdhër të prokurorit të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia.

Delta rikthen maskat në SHBA

0
PLEASANTON, CA - JUNE 5: Protesters wear masks while attending a Black Lives Matter protest at Amador Valley Community Park in Pleasanton, Calif., on Friday, June 5, 2020. About 3,000 protesters gathered at Amador Valley Community Park and listened to speakers and then marched to the corner of Hopyard Road and Valley Ave. where they took a knee for 8 min and 46 seconds. (Jose Carlos Fajardo/Bay Area News Group)

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në Shtetet e Bashkuara rekomanduan që amerikanët e vaksinuar plotësisht t’i kthehen vendosjes së maskës në ambiente të mbyllura në disa vende publike, për shkak të shqetësimeve që paraqet varianti më ngjitës i koronavirusit, Delta.

Agjencia shëndetësore gjithashtu këshilloi që të gjithë nxënësit, mësuesit dhe stafi në kopshte dhe në shkolla të mbajnë maska, pavarësisht nga statusi i vaksinimit.

Njoftimi paraqet ndryshim të politikës së miratuar në muajin maj, kur miliona amerikanë të vaksinuar i hoqën maskat e fytyrës, përveç në transportin publik dhe spitale.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se udhëzimet e përditësuara për maskat zbatohen vetëm në pjesët me nivele “të konsiderueshme dhe të larta” të transmetimit të koronavirusit, në mënyrë që të frenohet përhapja e variantit Delta dhe të mbrohen të pavaksinuarit.

Drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Walensky, tha se rekomandimi i ri bazohet në shqetësimet nga varianti Delta.

Derisa efikasiteti i vaksinave mbetet i lartë ndaj variantit Delta, “të dhëna të reja tregojnë se, në raste të rralla, disa njerëz të vaksinuar mund të jenë ngjitës dhe ta përhapin virusin te të tjerët”, tha Walensky.

Studimet e fundit kanë treguar se sasia virale te të infektuarit me variantin Delta është shumë më e madhe se te njerëzit e infektuar në valën e parë të koronavirusit, çfarë e bën virusin më të transmetueshëm.

Shtetet e Bashkuara janë duke regjistruar një mesatare shtatëditore prej 57,000 rastesh të të infektuarve. Shifra paraqet rreth një të katërtën e infeksioneve nga kulmi ditor i janarit, por është pothuajse pesë herë më e lartë se niveli i fillimit të korrikut.

Rreth 49 për qind e popullsisë amerikane është plotësisht e vaksinuar dhe pothuajse të gjitha vdekjet dhe shtrimet në spital janë në mesin e njerëzve të pavaksinuar.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se administrata e tij po shqyrton nëse do të kërkojë që punonjësit federalë amerikanë të vaksinohen kundër koronavirusit.

Punonjësve federalë mund t’iu kërkohet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër koronavirusit – përndryshe do t’i nënshtrohen testimit të rregullt dhe do të mbajnë maska.

Në vitin 2020 kanë qenë më shumë se 4.2 milionë punëtorë federalë në të gjithë SHBA-në, përfshirë edhe ata në ushtri.

Më 26 korrik, Departamenti i Çështjeve të Veteranëve u bë agjencia e parë federale që kërkoi vaksinimin e punonjësve të saj shëndetësorë.

Javëve të fundit, qeveri të ndryshme shtetërore dhe lokale, kompani private, administratorë të spitaleve dhe universitete në të gjithë SHBA-në kanë rikthyer detyrimin për maska në ambiente të brendshme dhe kanë lëshuar urdhra për vaksinim.

Opera Metropolitane e Nju Jorkut njoftoi më 27 korrik se do të kërkojë që audienca dhe interpretuesit të vaksinohen plotësisht për sezonin e saj të ardhshëm, ndërsa gazeta Washington Post tha se të gjithë punonjësve të saj do t’iu kërkohet të paraqesin dëshmi të vaksinimit të plotë deri në mes të shtatorit.

Sipas Universitetit Johns Hopkins, që ndjek të dhëna për pandeminë, koronavirusi ka prekur mbi 195 milionë njerëz në të gjithë botën. Prej tyre, mbi katër milionë kanë vdekur.

Shtetet e Bashkuara janë vendi më i prekur në botë, me mbi 34 milionë të infektuar dhe mbi 611,000 viktima.

Jashari sot zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

0

Kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari, do të zyrtarizojë sot kandidaturën për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Ceremonia e zyrtarizimit do të bëhet në orën 19:00 në Skenderaj, ku sipas njoftimit do të prezantohen edhe kandidatët për asamble komunale.

Jashari në zgjedhjet e kaluara kishte kandiduar si i pavarur, por kishte pasur përkrahjen e PDK-së, parti që nuk kishte nxjerr kandidat për kryetar.

Në zgjedhjet e ardhshme, PDK-ja do të garojë me Sami Lushtakun, zyrtarin që ka udhëhequr për disa mandate Skenderajn.

Arrestohet zyrtari i Komunës së Obiliqit, i kërkoi favore një qytetareje në mënyrë që t’ia rregullonte dokumentet

0

I njëjti sipas policisë së Kosovës, dyshohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, pasi ankuesja femër ka bërë të ditur se zyrtari i gjendjes civile në komunën e Obliiqit i ka kërkuar favore në këmbim të rregullimit të dokumenteve.

I dyshuari është zënë në flagrancë së bashku me viktimën, ku edhe është arrestuar.

“Prishtinë 27.07.2021 – 22:25. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ku sipas ankueses femër kosovare i dyshuari, zyrtar i gjendjes civile në komunë e Obiliqit në këmbim të rregullimit të dokumenteve të gjendjes civile i njëjti i ka kërkuar favore viktimës. Me urdhër të prokurorit janë zhvilluar masa të fshehta dhe i dyshuari është zënë në flagrancë se bashku me viktimën ku dhe është arrestuar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thonë nga policia.

Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci pritet të arrijnë në Kosovë rreth orës 12:00

0
Trupat e viktimave që humbën jetën në aksidentin tragjik të së dielës në Kroaci, pritet të mbërrijnë në Kosovë sot rreth orës 12:00.

Në aksidentin fatal në Slavonski Brod të ndodhur më 25 korrik vdiqën 10 shtetasë kosovarë që po udhëtonin në linjën Frankfurt-Prishtinë.

Të mbijetuarit e këtij aksidenti kanë arritur mbrëmë në Kosovë.

Pas keqkuptimeve mes institucioneve shtetërore, shtyhet eventi i prezantimit të super jahtit të parë në Kosovë

0

Eventi i shumëpritur për prezantimin e super jahtit të parë të prodhuar në Kosovë, të quajtur Interstellar, ndonëse i planifikuar për ditën e sotme, është aranzhuar për një datë tjetër të pacaktuar ende.

Koshi Group, kompania që qëndron prapa prodhimit të këtij super jahti, ka njoftuar se anulimi i eventit të sotëm vjen pas një keqkuptimi mes KRU “Gjakova” dhe Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Koshi Group njofton se super jahti “Interstellar” është i gatshëm për prezantim dhe pret zgjidhjen e problemeve mes institucioneve për ta prezantuar jahtin e parë Made in Kosova para qytetarëve.

Në këto komuna të Kosovës do të ketë sot ndërprerje të rrymës

0
KEDS ka njoftuar se në disa zona të Kosovës sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike, shkaku i punimeve në rrjet.

Ndërprerje të rrymë do të ketë në Gjilan, Prishtinë, Prizren, Gjakovë e komuna tjera.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë

1.

TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

Dalja 10kV Milloshevë (Kodi: 15019005) prej orës 12:00 deri ne ora 14:00

Vendet: Llazareva, Raskova, Bakshi, Millosheva, Babimoci dhe Graca.

Arsyeja: Per energjizimine Tr Babimovc te shqiptaret

2.

TS 35/10kV Mazgiti do të ndërprehet:

10/04 KV TS B.Movc i Shqiptareve (Kodi: 15019005164) prej ores 10:30 deri në ora 15:00.

Vendet: Babimoc te Xhamia

Arsyeja: Kryerjen e punimeve ne rrjetin 0.4 kV.

3.

TS 35/10kV Fushë kosova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Vragoli (Kodi: 15018007) prej orës 09:00 deri ne ora 13:00

Vendet: Vragoli, Miradi e Ulët (nje pjese), Batusa, Henci, Lagja 29 dhe Pompen FAM GAS.

Arsyeja : Inspektim i daljes dhe mirembajtje preventive.

Prizren:

1.

TS 110/35/10kV Prizren 1 I do të ndërprehet:

Dalja 10kV Rahoveci (Kodi: 30000015 ) prej orës 10:30 deri ne ora 14:30

Vendet: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I, Tulltorja II.

Arsyeja : Revizioni i daljes

Gjakova

1.

TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Spitali (Kodi: 81000128 ) prej orës 10:00 deri ne ora 11:00

Vendet: Spitali Rexhional i Gjakovës dhe 4 konsumatorë komercial – biznese

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.

TS 35/10kV Gjakova II do të ndërprehet:

Dalja 10kV Thertorja (Kodi: 81000129 ) prej orës 11:00 deri ne ora 12:00

Vendet: Thertorja

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Mitrovicë

1.

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Stacioni Hekurudhor (Kodi: 73000004 ) prej orës 11:00 deri ne ora 12:00

Vendet: Shtitarica, Dalaku, Akrashticë, Pantinë, Bukosh, Taraxhë, Liqej, Balinc, Oshlan, Duboc, Galice, Beçiq, Brusnik.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

2.

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Qytet e Fshatra (Kodi: 73000003 ) prej orës 12:00 deri ne ora 13:00

Vendet: Gjykata e re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

3

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10KV Ekstra (Kodi: 73000006 ) prej ores 13:00 deri në ora 14:00.

Vendet: Rr,Bahri Kuqi, Shot Galica, Azem Bejta, Lutfi Musiqi, Shales, Drenicës, Adnan Shyti, Hoxh Kadri Prishtina, 2Maji, Osman dhe Shaban Bunjaku, F.Sh Begaj ..

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele

4.

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10KV Shkolla Policore (Kodi: 73000008 ) prej ores 14:00 deri në ora 15:00.

Vendet: Shkolla Policore, Spitali.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele

5.

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:

Dalja 10KV Kabllat (Kodi: 73000001 ) prej ores 15:00 deri në ora 16:00.

Vendet: Qyteti, policia dhe qendra.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele

Gjilan

1.

TS 110/35/10 kV Viti do të ndërprehet:

Nga LP 10kV Germova prej orës 10:00 deri në ora 14:00

NS 10/0.4kV degëzimi për Debëlldeh

NS 10/0.4kV Kabash-te Kisha (kodi: 61067003063)

NS 10/0.4kV Buzovik-Te Bilalli (kodi: 61067003064)

NS 10/0.4kV Kabash-te Blinda (kodi: 61067003075)

NS 10/0.4kV Kabash-te Kulla (kodi: 61067003076)

NS 10/0.4kV Binqa (kodi: 61067003078)

NS 10/0.4kV Shushët (kodi: 61067003079)

NS 10/0.4kV Buzovik-Te Bilalli (kodi: 61067003080)

NS 10/0.4kV Debëlldeh-Hyrje (kodi: 61067003081)

NS 10/0.4kV Debelldej-Hasani (kodi: 61067003082)

NS 10/0.4kV Arena Sport (kodi: 61067003083)

NS 10/0.4kV Binqa-e re t (kodi: 61067003084)

NS 10/0.4kV Kabash – te varrezatt (kodi: 61067003087)

Vendet: Debellde. Buzovik, Kulla, Shushet,Binqa, Kabashi,

Arsyeja : Ndërrimi i shtyllave të kalbura – Degëzimi për Debelldeh

Peja

1.

TS 110/10 kV Istogu do të ndërprehet:

Dalja 10KV Istogu I (Kodi: 54000008) prej orës 11:00 deri në ora 14:00.

Vendet Istogu i Poshtem,Muzhevin Arifaj,Muzhevin Blakaj,Muzhevin Gateri, Muzhevin 1, Ukaj,Dragolevci I ulte, Luga Kulla,Dragolevc Gateri, Shpatoll,Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc,Sylaj Balaj LLuga,Istogu ETC,Muzhevin Jahaj Dragolevc e Reja,Si dhe HC” Burimi” Istog

Arsyeja: : Pastrim dhe ndërrim shtyllave .

2.

TS 110/10(20) kV Peja 2 do të ndërprehet:

Dalja 10kV Lumi Bardh – Dardanija III (Kodi: 51000012) prej orës 11:00 deri ne ora 13:00

Vendet: KEDS, Lagj Dardania, Lagj Kolonia.

Arsyeja : Ndrrimi i kabllove të ardhjes dhe daljes në TS Viktimat e Pejës.

28.07.2021

Punime nga palët e treta

Ferizaj

1.

TS 110/35/10 kV Ferizaj 1. do të ndërprehet:

Nga LP 10kV Rexhep Bislimi prej orës 09:00 deri në ora 14:00

NS 10/0.4kV TS Kisha Katolike II(Banesat) (kodi40000033209 )

Vendet: Banesat tek kisha katolike II

Arsyeja: : Montimi i TS 1600kVA,

29.07.2021

Punime në projekte investive
Prishtinë

1.

TS 110/35/10 kV Prishtina 2. do të ndërprehet:

Nga Dalja 10kV Nr.37 Stabilimentet shpërndarëse prej orës 09:00 deri në ora 18:00

NS 10/0.4kV stabiliment tek fak.teknik

NS 10/0.4kV Lagja e spitalit 2 (kodi: 11000016099)

NS 10/0.4kV Lagja e spitalit2/2(Ahmet Haxhia) (kodi: 11000016170)

NS 10/0.4kV Qazim Asllani”VLLEZERIT ASLLANI”SH.P.K” (kodi: 11000016251)

NS 10/0.4kV TSB Malsia Invest (kodi: 11000016269)

NS 10/0.4kV ACG Avni Kastrati (kodi: 11000016270)

NS 10/0. Lagja spitalit 7(Banesat Avni Gjakova) (kodi: 11000016103)

NS 10/0.4kV Gafurr Ibrahimi NT”ZOGU” (kodi: 11000016259)

NS 10/0.4kV Qazim Asllani”VLLEZERIT ASLLANI”SH.P.K” 2 (kodi: 11000016262)

NS 10/0.4kV Lagja e spitalit 8 (kodi: 11000016121)

NS 10/0.4kV Hendikos (kodi: 11000016105)

NS 10/0.4kV FARMEDI-EULEXI (kodi: 11000016159)

Vendet: Lagja e spitalit 2 Lagja e spitalit 7, Lagja e spitalit 8,Objektet banesore Avni Kastrati Vll, Asllani Avni Gjakova, Gafur Ibrahimi, Malsia invest.

Arsyeja: Ndërrimi I transformotorit, kthinave, punimi i lidhëseve dhe energjizimi I kabllove të reja

2.

TS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:

Dalja 10 KV Poklek i ri (kodi: 16100007) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: Poklek i ri, Korretica e ulet, Komoran Bashota, Komoran, Mulliri Komoran, Banesat Poklek, Hib Petrol Zabel .

Arsyeja: Ndërrimi I kthinave dhe punimi i lidhëseve dhe kabllove

TS 220/10kV Drenas do të ndërprehet:

Nga Dalja 10kV Pokleku I ri prej orës 08:00 deri në ora 17:00

NS 10/0.4kV Korotica e ultë trafa e re (kodi: 16100007086)

Vendet: Korrotica e ulët trafo e re

Arsyeja: Ndërrimi I kthinave dhe punimi i lidhëseve dhe kabllove

29.07.2021

Punime nga palët e treta

Gjakova

1.

TS 110/35/10 kV Gjakova 2. do të ndërprehet:

Nga LP 10kV Qendra prej orës 11:00 deri në ora 14:00

NS 10/0.4kV degëzimi tek TS 19

NS 10/0.4kV SHKOLLA MUZIKES (kodi: 81000002006)

NS 10/0.4kV TS-1 (kodi: 81000002025)

NS 10/0.4kV TS-4 (kodi: 81000002027)

NS 10/0.4kV TS-38 (kodi: 81000002028)

NS 10/0.4kV TS-32 (kodi: 81000002036)

Vendet: Shkolla e muzikes,RR, Marin Barletinje pjese, RR. Ismajl Qemali, një pjesë, Sefedin Xërxa një pjesë

Arsyeja: Për të ndërruar kabllot në sekondar të transformatorit, sipas PEE.

Ferizaj

1.

TS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

Nga LP 10kV Rashinca prej orës 07:00 deri në ora 10:00

NS 10/0.4kV TS Davidovc (bazenti) (kodi: 41046001023)

Vendet: Bazeni ne Davidovc

Arsyeja: Krijimi i kushteve për punë për TS Pishina

2.

TS 35/10 kV Shtime do të ndërprehet:

LP 10kV Rashinca (kodi : 41046001 ) prej orës 07:00 deri në ora 10:00

Vendet: Davidovci,Rashinca Muzeqina, Vojnovci, Gjergjaj.

Arsyeja: Krijimi i kushteve për punë për TS Pishina.

Djali sulmon fizikisht babain e tij në Prishtinë

0

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje në Prishtinë. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, babait të tij.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari vuan nga sëmundjet psiqike dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë ku është ndalur për të vazhduar trajtimin mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 26.07.2021 – 20:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës, babait të tij. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari vuan nga sëmundjet psiqike dhe i njëjti është dërguar në Spitalin e Psikiatrisë ku është ndalur për të vazhduar trajtimin mjekësor. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit.

Sot në ora 18:00 bëhet varrimi i njërit prej viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në Kroaci

0

Sevdail Rrustemi është njëri nga dhjetë viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi disa ditë më parë në Kroaci.

Varrimi i tij pritet të bëhet sot në ora 18:00 në varrezat e fshatit Pakashticë e Epërme, Podujevë.

Sot pritet të arrijnë në Kosovë trupat e 10 viktimave të aksidentit që ndodhi Slavonski Brod.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort