Home Blog Page 4292

489 gjoba për mosrespektim të masave anti Covid në 24 orët e fundit

0

Qytetarë të shumtë nuk po përfillin masat antiCOVID-19 të vendosura nga institucionet shtetërore e shëndetësore.Me këtë rast, Policia e Kosovës po vazhdon që të shqiptojë gjoba për gjithë ata të cilët nuk po respektojnë masat kundër koronavirusit.

Vetëm gjatë së hënës policia shqiptoi 498 gjoba.Ndërkohë që nga java e fundit e gushit numri i rasteve të vdekjeve por edhe i rasteve pozitive shënuan rritje, për çka u ndërmorën edhe masat antiCOVID-19.

Arrestohet personi i kërkuar nga policia në Prizren

0

Policia në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se pas një pune operativo-taktike dhe një informate inteligjente ka arritur që të arrestojë personin e kërkuar E.XH, mashkull, kosovar, i datëlindjes 1977, person ky që kërkohej ne bazë të urdhëresë me shkrim të Gjykatës Themelore në Prizren.

I dënuarikërkohej për veprën penale ‘Shkaktimi i Rrezikut te Përgjithshëm”, “Mbajtja ne pronësi, kontroll dhe posedim te paautorizuar te armeve” si dhe veprën penale “Vrasje ne Tentative”.

Me vendim te gjykatës dërgohet në vuajtjen e dënimet me kohe zgjatje prej 4 vite e 100 ditë
burg, thuhet në njoftim.

Sot merret vendimi për Goran Stanishiqin, akuzohet për vrasjen e 13 civilëve gjatë luftës në Kosovë

0

Gjykata Themelore në Prishtinë sot pritet të shpallë aktgjykimin ndaj Goran Stanishiq, i akuzuar për vrasjen e 13 civilëve në Sllovi të Lipjanit gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Fjala përfundimtare në këtë rast është dhënë më 30 shtator, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i akuzuari Goran Stanishiq, si pjesëtar i forcës policore rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, në muajin prill të vitit 1999, gjatë luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik të forcave ushtarake paramilitare dhe policore serbe kundër popullatës civile shqiptare, në fshatrat Sllovi dhe Tërbovc, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, kishte marrë pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare dhe në kryerjen e vrasjeve dhe veprimeve të tjera të kundërligjshme.

Siç thuhet në aktakuzë, më 15 prill 1999, në fshatin Sllovi të Komunës së Lipjanit, i pandehuri në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të njësitit, kishin shkuar në oborrin e shtëpisë së familjes G, kanë urdhëruar anëtarët e kësaj familje të dalin nga shtëpia, dhe pasi që ata kishin dal, i kishin ndarë meshkujt nga gratë, i kishin detyruar gratë dhe fëmijët të dalin nga oborri në rrugë.

Në aktakuzë thuhet se më pas, në prezencë të dëshmitarëve Z.G dhe vajzës së saj Xh.H, që ende nuk kishin dal nga oborri, i kishin rreshtuar pranë murit të oborrit të shtëpisë M.G, dy djemtë e tij O.G dhe E.G, dhe dy nipat e tij, A.G dhe B.H, e pastaj kanë shtënë në drejtim të tyre me armë automatike dhe që të gjithë i kishin vrarë në vend, e pastaj e kishin detyruar Z.G dhe X.H që të largoheshin nga oborri.

Tutje, në aktakuzë thuhet se të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fshat, në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të njësitit, me automjet kishin shkuar në oborrin e shtëpisë së familjes B. Pasi kishin dal nga vetura, kishin shtënë me armë automatike në drejtim të F.G, B.B, F.B dhe R.B, të cilët kishin qenë në oborr afër bunarit, dhe e kishin vrarë F.B duke e qëlluar në shpinë, ndërsa F.G, B.B dhe R.B kishin shpëtuar duke ikur me vrap në drejtime të ndryshme nga vendi i ngjarjes.

Gjithnjë sipas aktakuzës, të njëjtën ditë dhe në të njëjtin fshat, në afërsi të shkollës së vjetër të fshatit, kishin ndarë nga kolona e popullatës civile shqiptare që i kishin detyruar të braktisin fshatin, J.K, B.G, V.P, R.K, A.I dhe F.B, dhe pasi që i kishin rreshtuar përball një muri, kishin shtënë në drejtim të tyre me armë automatike, duke i vrarë të gjithë në vend.

Më 16 prill 1999, në fshatin Tërbovc të Komunës së Lipjanit, në vendin e quajtur “Lugu i Lakrave”, i pandehuri së bashku me katër persona të tjerë të uniformuar dhe të armatosur kishin ndaluar të dëmtuarën A.I së bashku me tani të ndjerën Z.G, të cilat kishin qenë duke shkuar nëpër mal për t’iu bashkangjitur bashkëfshatarëve dhe familjeve të tyre.

Siç thuhet në aktakuzë, e dëmtuara A.I kishte nxjerrë një pako të cigareve me kërkesë të të pandehurit, dhe duke ua dhënë ai cigaret personave të tjerë, ajo kishte shfrytëzuar rastin dhe kishte filluar që të vraponte për të ikur, ndërsa i pandehuri me persona të tjerë të armatosur kishin shtënë në drejtim të saj që ta vrasin, ku e kishin goditur në pjesën e kofshës së djathtë, për çka ajo ishte rrëzuar, dhe ishte rrokullisur deri tek përroi, ku në mbrëmje e kishin gjetur fshatarët, dhe pasi që ajo ua kishte treguar vendin se ku ishte ndarë me të ndjerën Z.G, fshatarët kishin shkuar aty dhe të njëjtën e kishin gjetur të vrarë.

Për këtë, prokuroria e ngarkon të akuzuarin se në bashkëveprim me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësitit rezervist të policisë serbe dhe persona të tjerë të armatosur, ka kryer veprën penale “krimet e luftës kundër popullsisë civile” nga neni 142, lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të ish-Jugosllavisë, aktualisht e penalizuar si Krimet e Luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të Konventës së Gjenevës nga neni 146, paragrafi 1, dhe neni 2, nën paragrafi 2.1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Biden shpreh “mbështetje të fortë” për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka folur me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ku ndër të tjera ka diskutuar edhe për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në një njoftim nga Shtëpia e Bardhë thuhet se Presidenti Biden ka shprehur “mbështetjen e tij të fortë” për vazhdimin e procesit të pranimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit pritet të takohen nesër për të diskutuar perspektivën e anëtarësimit për Kosovën, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Vazhdojnë ndërprerjet, vendet që s’do të kenë rrymë sot në Prizren

0

KEDS-i ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Kosovës.

Sipas njoftimit, arsyeja e ndërprerjes së rrymës do të bëhet për shkak të punimeve në rrjet.

Më poshtë gjeni zonat ku do të ketë mungesë të rrymës:

Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet

05.10.2021

Prizren

1.

TS 110/35/10k(20)kV Theranda do të ndërprehet:

Dalja 10kV Mushtishti (kodi: 32000002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: fshatrat: Bajqevc, Bukosh, Delloc, Dubravë, Dvoran, Maçitevë, Mushtisht, Popolan, Savrovë, Sopijë dhe Vraniq.

Facebook tregon fajtorin në rënien për orë të tëra të tri rrjeteve sociale, shfaqet edhe vetë Zuckerberg

0

Facebook fajësoi “një ndryshim të gabuar në konfigurim” për një bllokim gati gjashtë orësh që parandaloi tre miliardë e gjysmë përdoruesit e tyre që të hynin në mediat sociale dhe shërbimet e mesazheve si WhatsApp, Instagram dhe Messenger.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, kompania nuk deklaroi në blog se kush bëri ndryshimin e konfigurimit dhe nëse ishte planifikuar.

Disa punonjës të Facebook, të cilët dëshiruan të mbeten anonimë, i thanë Reuters më herët se ata besonin se ndërprerja ishte për shkak të një gabimi të brendshëm në mënyrën e “drejtimit të trafikut të internetit”.

Mosfunksionimet e mjeteve të komunikimit në internet dhe burimet e tjera që varen nga i njëjti rrjet e kanë përkeqësuar problemin, thanë punonjësit.

Dhe ekspertët e sigurisë nuk kanë përjashtuar mundësinë e një gabimi të paqëllimshëm, as të sabotimit.

Ndërkohë edhe vetë Mark Zuckerberg u shfaq në Facebook, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu:
Nga rënia e tre rrjeteve sociale e deri të humbja e miliarda dollarëve, gjithçka që u tha se ndodhi sot me Facebook, Instagram e WhatsApp
Nga rënia e tre rrjeteve sociale e deri të humbja e miliarda dollarëve, gjithçka që u tha se ndodhi sot me Facebook, Instagram e WhatsApp
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet. Na falni për shqetësimin – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni”, tha Zuckerberg.

Një goditje tjetër në Facebook brenda pak ditësh

Largimi i Facebook-ut nga rrjeti global ishte goditja e dytë për atë gjigant të mediave sociale në disa ditë pasi një sinjalizues të dielën akuzoi kompaninë se shpesh favorizonte fitimet në vend që të shtypte gjuhën e urrejtjes dhe dezinformatat.

Aksionet e Facebook humbën vlerën edhe pas raportit të sinjalizuesit, dhe më pas vazhduan të binin.

Ndërsa bota u mbush me aplikacione konkurruese si Twitter dhe TikTok, aksionet e Facebook ranë 4.9 për qind, rënia e tyre më e madhe ditore që nga nëntori i vitit të kaluar, raporton Reuters, përcjell Telegrafi.

“Më vjen keq për çdo kompani të vogël dhe të madhe, familje dhe individ që varet nga ne”, shkroi Mike Schroepfer, shefi i teknologjisë, në Facebook, duke shtuar se “mund të duhet pak kohë që ata të arrijnë në 100 për qind”.

Njerëzit “nxituan” në Twitter

Twitter raportoi përdorim më të lartë se zakonisht të hënën, duke çuar në disa probleme në qasjen në postime dhe mesazhe të menjëhershme.

Facebook, i cili është shitësi më i madh i reklamave online në botë pas Google, humbi rreth 545,000 dollarë në të ardhurat nga reklamat në SHBA në orë, sipas vlerësimeve të Indeksit Standard të Mediave.

Pak para mesnatës, ata filluan të lidheshin me internetin, pothuajse gjashtë orë pas rënies globale.

Menjëherë pasi u “përjashtua” nga rrjeti, Facebook pranoi se përdoruesit kishin probleme me qasjen në aplikacionet e tij, por nuk dha ndonjë detaj në lidhje me natyrën e problemit dhe as nuk tha se sa përdorues ishin prekur. /Telegrafi/

Çfarë pritet nga samiti BE-Ballkani Perëndimor?

0

Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, të mërkurën, më 6 tetor, të përsërisin përkushtimin e ndërsjellë për lidhje më të ngushta.

Nga njëra anë, BE-ja pritet të përsërisë përkushtimin për perspektivë evropiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu vendet e rajonit të përsërisin orientimin e tyre drejt BE-së.

Sipas burimeve diplomatike në Bruksel, të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draftit të deklaratës që do të miratohet në këtë samit. Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndesin përkushtimin e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektivës evropiane, që sipas këtij dokumenti, “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjike”.

Sikur edhe në deklaratat e mëhershme nga samitet e tilla edhe kësaj radhe do të përsëriten thirrjet për respektimin e parimeve të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve tjera të cilat janë parime themelore të BE-së.

Ka pasur përpjekje të mëdha nga disa shtete anëtare që në deklaratë të përmendet qartë zgjerimi i BE-së. Në fund, shtetet anëtare janë pajtuar që kjo të përmendet, por krahas kësaj edhe kushti i zhvillimit të brendshëm të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.

“BE-ja rikonfirmon përkushtimin ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimet në atë drejtim, bazuar në reformat kredibile të partnerëve, kushtëzimin e drejtë dhe rigoroz dhe parimet e meritave individuale. Prandaj, do të intensifikojmë më tej angazhimin tonë përpara në rajon drejt transformimit politik, social dhe ekonomik, duke njohur përparimin e arritur nga Ballkani Perëndimor. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë rëndësinë që të sigurohet që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, përfshirë edhe kapacitetet për të integruar anëtarë të rinj”, thuhet në versionin e fundit të draftit të deklaratës, që pritet të miratohet në Bërdo.

“Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtimi i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardeve”, thuhet në këtë draft-deklaratë.

BE-ja gjithashtu do të kërkojë nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të BE-së. Po ashtu nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në dokument përmenden si “partnerë”, kërkohet që të bëjnë më shumë për t’u shpjeguar qytetarëve rëndësinë e institucioneve evropiane dhe faktin që BE-ja pa asnjë dyshim është partnerja më e afërt, investitorja kryesore dhe donatorja më e madh e ndihmës për rajonin.

Kjo thirrje vjen për shkak se, në disa shtete të rajonit ekziston përshtypja se vendet tjera kanë ndihmuar më shumë se Bashkimi Evropian.

“Niveli i paparë i mbështetjes duhet të jetë në tërësi i dukshëm dhe i njohur nga partnerët tanë edhe në komunikimin e tyre publike”, thuhet në dokument.

Nga teksti i këtij drafti shihet po ashtu se BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtuar ndaj fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes tyre.

“Hapat e mëtejmë të vendosur nevojiten për të forcuar pajtimin dhe stabilitetin rajonal, sikur edhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje finale, përfshirëse dhe obliguese të mospajtimeve bilaterale mes partnerëve dhe çështjeve që janë të rrënjosura në trashëgiminë e së kaluarës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, përfshirë edhe Marrëveshjen për suksesionin”, thuhet në mes tjerash në tekstin e këtij draft-dokumenti.

Nga ky samit, sipas të njëjtit tekst, pritet t’i shprehet mbështetje e plotë edhe përpjekjeve të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Porosia për dialog pritet të jetë kjo: “që të ketë përparim konkret të palëve drejt normalizimit të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitetin e rajonit”.

“Kjo do të siguroj që të dyja palët të mund të ecin në rrugën e tyre përkatëse evropiane”, thuhet në dokument.

Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja ka dhënë dhe do të vazhdojë të ofrojë për vendet e rajonit në luftën kundër pandemisë, sidomos përmes donacioneve për vaksinim.

“BE-ja do të mbështesë planet për vaksinim për të gjithë partnerët në mënyrë që të ndihmojë që niveli i vaksinimit të jetë i ngjajshëm me atë të BE-së deri në fund të vitit 2021”, thuhet në dokument.

Burimet e BE-së në Bruksel, duke folur me gazetarët, përfshirë atë të Radios Evropa e Lirë, në kushte anonimiteti kanë thënë se kësaj radhe nuk presin ndonjë problem në pjesëmarrje në samit nga ana e liderëve të 27 shteteve të BE-së, për shkak të Kosovës.

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ne kemi organizuar samitin me qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë një burim diplomatik brenda BE-së.

Në një samit të ngjashëm që ishte mbajtur në Sofje në vitin 2019, Spanja kishte refuzuar të merrte pjesë për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.

Pavarësinë e Kosovës nuk e njohin pesë vende të BE-së: Spanja, Greqia, Qipro, Sllovakia dhe Rumania./ REL

Mbi 2 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 2,044.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,194, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirus kanë vdekur 2,962 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 5.041 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.379.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 567.280 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Reuters: Në Samitin e Sllovenisë, liderët e BE-së do të ripërsërisin garancinë për anëtarësimin e Ballkanit

0

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të rinovojnë garancitë për anëtarësimin e ardhshëm në bllok për gjashtë vende të Ballkanit në një samit në Slloveni të Mërkurën, thanë dy zyrtarë të BE-së.

“Pas javëve të mosmarrëveshjeve mbi formulimin e një deklarate të samitit për udhëheqësit e BE-së dhe Ballkanit të mërkurën, të dërguarit nga 27 vendet e BE -së arritën një marrëveshje për të “riafirmuar mbështetjen e tyre të qartë për perspektivën evropiane”, tha zyrtari.

Reuters raportoi më 28 shtator se ngërçi mbi deklaratën u pa si një reflektim i mungesës së entuziazmit në BE për Kosovën, Bosnjë dhe Hercegovinën, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për t’u bashkuar me bllokun.

Një zyrtar tjetër i BE -së tha se megjithëse një marrëveshje mbi deklaratën ishte arritur tashmë, strategjia e BE -së për të zgjeruar komunitetin në juglindje hasi në pengesa, edhe nëse dera është zyrtarisht e hapur për ata që plotësojnë kriteret për anëtarësim.

“Nuk mund të them që gjithçka është mirë,” tha zyrtari, duke vënë në dukje mosgatishmërinë e disa shteteve anëtare për të zgjeruar më tej bllokun.

“Sigurisht, ka shumë probleme, por ne gjithashtu nuk mund të themi se dera është e mbyllur,” shpjegoi ai.

Shtetet anëtare të BE -së kanë refuzuar të zbulojnë pikëpamjet e tyre mbi bisedimet e samitit, megjithëse Sllovenia, e cila kryeson BE -në, ka bërë përpjekje për të përfshirë në rendin e ditës detyrimin për t’u bashkuar me gjashtë vendet e Ballkanit, sipas një dokumenti në të cilin Reuters ka qasje.

Një zyrtar tjetër i BE -së tha se propozimi i Sllovenisë nuk ishte i suksesshëm.

Vendet e pasura veriore kanë frikë nga përsëritja e pranimit urgjent të Rumanisë dhe Bullgarisë në 2007 dhe migrimit të menaxhuar dobët të punëtorëve të Evropës Lindore në Britani, gjë që ka kthyer shumë britanikë kundër BE-së.

Bullgaria kundërshton pranimin e Maqedonisë Veriore mbi një mosmarrëveshje gjuhësore, që do të thotë se edhe pasi të jetë miratuar deklarata në samit, diplomatët nuk presin përparim së shpejti, raporton Reuters.

Nga rënia e rrjeteve deri të humbja e miliardave, gjithçka që ndodhi me Facebook, Instagram e WhatsApp

0

Dje rreth orës 17:00 e tërë bota u godit nga lajmi se rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe WhatsApp kanë rënë nga sistemi dhe nuk janë të qasshme për miliona përdorues nga e mbarë bota.

E mjaftoi të kalojnë disa minuta dhe të krijohet një lloj kaosi teknologjik, duke ua pamundësuar qytetarëve në mbarë globin të mbajnë kontakte me më të afërmit e tyre.

Megjithatë nuk kaloi shumë dhe gjiganti amerikan Facebook, doli me një deklaratë ku pranoi se kanë identifikuar disa probleme që po u pamundësojnë përdoruesve të qasen në llogaritë e tyre.

Për ironi njoftimi u bë përmes Twitter, ku u bë e ditur se themeluesi i kompanisë Facebook, Mark Zuckerberg dhe ekipi i inxhinierëve të tij po bëjnë të pamundurën që të sanojnë problemin.

Por, paniku sa vinte e rritej, ku me avancimin e teknologjisë njerëzit më nuk mund ta imagjinojnë jetën pa këto platforma që i cilësojnë si burim informacioni.

Ndërkohë një grup i përdoruesve të rrjeteve tjera sociale, filluan të tallen në llogari të këtyre tri aplikacioneve që funksionojnë nën ombrellën e Facebook dhe gjenerojnë miliarda dollarë të hyra.

Madje disa nuk hezituan t’i krahasojnë me situata të ndryshme të filmave komik e skena të filmave të vizatuar – duke ironizuar me faktin se tri platformat më të popullarizuara janë jashtë funksionit.

Në anën tjetër u shfaq lajmi se domaini i Facebook ka dalë në shitje, duke mos pasur shumë detaje se si erdhi deri te kjo. Mirëpo edhe kjo kaloi, e qytetarët assesi të qetësoheshin duke menduar se mund të jenë të rrezikuar me ekspozimin e të dhënave të tyre personale, në rast se ka ardhur deri të ndonjë sulm kibernetik.

Sikur kjo të mos mjaftonte, eksperti i sigurisë kibernetike, Miklos Zoltan ka dhënë detaje të reja rreth rënies nga funksioni të rrjeteve sociale në pronësi të Facebook-ut.

Ai ka thënë se aktualisht informacioni privat dhe personal i mbi 1.5 miliard përdoruesve të Facebook po shitet në një forum të njohur të lidhur me hakimin, duke u mundësuar potencialisht kriminelëve kibernetikë dhe reklamuesve të paskrupullt që të synojnë përdoruesit e internetit në nivel global.

Sipas tij, kjo përbën deponimin më të madh dhe më domethënës të të dhënave në Facebook deri më sot.

”Me sa duket nuk ka lidhje me një deponi të mëparshme të të dhënave në Facebook të vitit 2021, ku u prekën 500 milionë përdorues. Në fund të shtatorit 2021, një përdorues i një forumi të njohur hakerësh postoi një njoftim duke pretenduar se posedon të dhënat personale të më shumë se 1.5 miliard përdoruesve të Facebook. Të dhënat aktualisht janë në shitje në platformën përkatëse të forumit, me blerësit potencialë që kanë mundësinë të blejnë të gjitha të dhënat menjëherë ose në sasi më të vogla. Një blerës i ardhshëm pretendon se ka marrë 5.000 dollarë për të dhënat e 1 milion llogarive të përdoruesve të Facebook”, ka thënë ai.

E pas tërë këtyre lajmeve, bënë që aksionet e miliarderit amerikan Mark Zuckerberg të bien ndjeshëm, ku sipas Bloomberg ai humbi 7 miliardë dollarë brenda pak orëve, duke rënë nga lista e njerëzve më të pasur në botë. Krejt kjo u përcjell me vëmendje të madhe nga ekspertë të fushës së teknologjisë informative, të cilën hodhën poshtë pretendimet se mund të ketë qenë ndonjë sulm kibernetik.

Shumë prej tyre pretendojnë se problemi që u shfaq sot dhe ndali punën e tri rrjeteve sociale ishte te DNS-at e serverëve që u pamundësonin përdoruesve qasjen nëpër profilet e tyre. Por, mbetet enigmë se si kanë kaluar afro shtatë orë dhe akoma ekipet e kësaj kompanie nuk kanë arritur saktësisht të përcaktojnë problemin.

Kur u duk se qytetarët po pajtohen me faktin se nuk do të mund sonte të kyçen në llogaritë e tyre, u shfaq lajmi se punonjësit e kompanisë më të madhe teknologjike në botë nuk po mund të futen në zyrat e tyre – përkatësisht në vendin e tyre të punës.

Tërë kjo po ndodh pasi që kartelat identifikuese me të cilat futeshin në ndërtesë nuk po funksionojnë, duke u pamundësuar atyre hyrjen në objektin ku punojnë, transmeton telegrafi.

Këto tentime u bën me shpresën se do të futen brenda dhe të vlerësojnë shkallën e dëmit që mund të jetë shkaktuar nga rënia e aplikacioneve që miliona njerëz nëpër botë i përdorin, dhe pothuajse një kohë të madhe të ditës e kalojnë duke i shikuar dhe kontrolluar për më të rejat që mund t’ju vijnë.

Kjo natë megjithatë mori një epilog krejt tjetër, ku pak orë para mesnatës është rikthyer në normalitet në këto tri aplikacione, ku llogaritë e Facebookut u hapën për përdoruesit dhe dukej sikur asgjë e keqe nuk ka ndodhur – thjesht është dashur të qëndrojnë disa orë pa platformat e tyre më të dashura.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort