Home Blog Page 4291

Kurti: Të domosdoshëm hapat konkret për reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Ditën Botërore të Habitateve, ka thënë se është shumë e domosdoshme që të merren hapa konkret për të reduktuar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit që mbizotëron në qytetet e Kosovës.

Në fjalimin e tij, në ngjarjen e organizuar nga UN Habitat, vëmendje e veçantë iu kushtua qyteteve dhe kapaciteteve që kanë ato në reduktimin e nivelit të emetimeve të karbonit, ndërsa prodhimi i energjisë, transporti dhe ngrohja individuale u theksuan si kontribuuesit më të mëdhenj në emetimin e gazrave.

“Është e domosdoshme që ne të ndërmarrim hapa konkret në reduktimin e nivelit të lartë të ndotjes së ajrit që kemi në qytetet tona, i cili ndikon në shëndetin e qytetarëve tanë me vdekje të parakohshme dhe cilësi të dobët të jetës”, tha kryeministri Kurti.

Ai theksoi se qytetet që kemi sot ofrojnë mundësi të shumta që të reduktojmë nivelin e dioksidit të karbonit dhe në të njëjtën kohë të përmirësojmë standardet e jetesës, duke bërë qytetet tona të shëndetshme dhe me ekonomi të qëndrueshme.

Kurti tha se me mbështetjen financiare nga Bashkimi Evropian dhe partnerët tonë ne mund të zhvillojmë një sistem të transportit publik më të gjelbër dhe më të qëndrueshëm.

“Kjo do të na ndihmojë të ulim emetimet, të përmirësojmë cilësinë e ajrit, zhurmën, shëndetin, mirëqenien, të zvogëlojmë bllokimet dhe të krijojmë vende pune me cilësi të lartë,” shtoi ai.

Drejt Kosovës me makinën me 8 emigrantë, arrestohet 28-vjeçari në Mirditë

0

Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se një 28-vjeçar me banim në Durrës u arrestua në Mirditë duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shtetasi E.Ç. transportonte klandestinët me një automjet tip “Toyota ” drejt Kosovës.

“Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin e tij “ Toyota”, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

DVP Lezhë

Mirditë/ Goditet një rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Vihet në pranga 1 shtetas që u kap nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetin tip “Toyota ” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

E.Ç., 28 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, është kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin e tij “ Toyota”, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

——

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.K., banues në Ungrej, Lezhë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij shtetases B.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”dhe ”Dhuna në familje “. /Gazeta Sinjali/

Kështu thahej droga në Prizren, pamje nga vendi i ngjarjes

0

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Njësia Rajonale në Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar informata relevante nga terreni se i dyshuari S.T (1976) në Prizren, në shtëpinë e tij ka në posedim substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.

Në lidhje me rastin  është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe automjetit të të dyshuarit  të lartshënuar. Kontrolli është realizuar me asistim edhe të njësive  të antidrogës  në Gjakovë dhe në Prishtinë,  NJRSH-së në Prizren, Forenzikës nga  DRP në Prizren si dhe  DKKO-së  në Prishtinë.

Gjatë kontrollimit janë gjetur dhe konfiskuar dëshmitë e poshtëshënuara si provë materiale:

Dy (2) pushke gjuetie dhe pesëmbëdhjetë (15 ) fishekë

Një (1) pistoletë, me karikatorë të zbrazët

Një (1) thes i bardhë dhe një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshe totale 2200 gramë.

Një (1) thes i zi me gjethe të bimës cannabis sativa me peshë totale 2100 gramë

Substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë (me trup të bimës )  me peshë 1000 gramë

Një (1) thes i zi me trupa të bimës dhe gjethe të cannabis sativa-së me peshë 1900 gramë

Substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë me peshë 900 gramë

Bimë e dyshuar cannabis sativa me peshë totale 3000 gramë

Dymbëdhjetë (12) bime të cannabis sativa-së  të mbjella  në zonën e quajtur “LAKE “ afër fshatit  Tupec  afër lumit Drini i Bardhë.

Një (1) veturë ‘ËV pasat’ me targa vendore

Një (1) telefon mobil ‘samsung’

Një (1) telefon mobil ‘ONXA’

Në total gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 11.kg dhe 100 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë si dhe dëshmitë e lartshënuara.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me aktvendim të prokurorit të shtetit në Prizren është iniciuar rasti “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ndaj  të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh ndërsa rasti mbetet nën hetime nga njësitë relevante policore.

Bëhen pagesat e para për shtesat e fëmijëve

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot janë bërë pagesat e para për shtesat e fëmijëve.

16 mijë aplikime kanë qenë të suksesshme deri më tani, ndërsa 831 aplikues kanë patur të dhëna të pasakta.

“Sot është bërë pagesa e shtesave për fëmijë për gjithsej 16,001 pranuese.
831 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do t’i pranojnë shtesat edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme” shkruan Murati në njoftim./

Kërkohet që viteve të ardhshme Qeveria të mos ua paguaj polisat kufitare mërgimtarëve

0

Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”.

Me këtë rast, raporti vlerëson se pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme. Kjo për shkak që sipas raportit, është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare.

“Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, BQK dhe BKS duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në Kosovë, që polisat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (‘online’) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi. Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”. Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”, një mekanizëm i përbashkët i 48 shteteve për sigurimin e viktimave të aksidenteve motorike ndërkufitare”, thuhet nga ky institut.

Njoftimi i plotë:

Sot, Instituti GAP ka publikuar raportin “Pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit”.

Pagesa në kufi për sigurimin e autopërgjegjësisë ka qenë një ndër ankesat e vazhdueshme të diasporës, kryesisht për shkak të vonesave në kufi dhe kostos relativisht të lartë. Andaj, Qeveria e Kosovës mori vendim për mbulimin e plotë të obligimeve të primit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkëatdhetarët dhe të huajt që janë subjekt i polisës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të vitit 2021.

Pas aprovimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të 11 gushtit 2021, ndau pesë milionë euro për zbatimin e masës 4.5 për “mbështetjen e mërgatës”.

Sipas vendimit, mjetet merren nga kodi buxhetor i Pakos dhe transferohen në Thesar, prej nga ku pastaj tranferohen në baza mujore në një llogari të veçantë të Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS), sipas faturës së dorëzuar nga kjo e fundit. Sipas të dhënave të siguruara nga BKS, deri në fund të muajit gusht 2021, faturat e dorëzuara nga BKS në Thesar për polisat e sigurimit kufitar kapin shumën e 2.4 milionë eurove. Sipas vendit të origjinës, shumica e veturave kanë ardhur nga Gjermania, Zvicrra dhe Austria.

Në kushte jashtë pandemie, më shumë se gjysma e diasporës realizon tri deri në katër vizita gjatë vitit në Kosovë, ku qëndrimi zgjat nga dy deri në katër javë, duke realizuar shpenzime me vlerë deri në rreth 4.6% të Bruto Produktit Vendor, apo 328 milionë euro.

Kjo pa llogaritur remitencat, të cilat mesatarisht sillen në 620 milionë euro në vit. Duke marr për bazë shpenzimet mesatare vjetore, shpenzimet e diasporës për polisat kufitare kapin rreth 3% të të gjitha shpenzimeve që ata bëjnë në Kosovë.

Raporti vlerëson se pagesa e polisave kufitare nga buxheti i shtetit nuk do duhet të shërbejë si praktikë edhe në vitet e ardhshme.

Kjo për faktin se është një shpërndarje e padrejtë e taksave të qytetarëve, duke subvencionuar një kategori të popullsisë në gjendje të mirë financiare. Në vend të kësaj, në periudhë afatshkurtër, Qeveria e Kosovës, BQK dhe BKS duhet të ua mundësojnë pjesëtarëve të mërgatës dhe të huajve që hyjnë në Kosovë, që polisat kufitare t’i paguajnë në mënyrë elektronike (‘online’) me qëllim të shkurtimit të kohës për pritjet në kufi.

Në aspekt afatgjatë, institucionet duhet të sigurohen që numri i veturave të paregjistruara dhe në qarkullim të ulet nga 30% në 5%, dhe kësisoj, të largohet edhe pengesa praktike për aplikim për anëtarësim në “Kartonin e Gjelbër”.

Kosova është vendi i vetëm në territorin e Evropës që nuk është anëtare e sistemit të “Kartonit të Gjelbër”, një mekanizëm i përbashkët i 48 shteteve për sigurimin e viktimave të aksidenteve motorike ndërkufitare.

Raportin e plotë mund ta gjeni të bashkangjitur në këtë email ose duke klikuar Këtu.

Të shtëna me armë në Malishevë, arrestohet një person

0

Një person është arrestuar në Malishevë, pasi që i njëjti dyshohet se ka shtënë me armë zjarri.

Policia nga i dyshuari ka konfiskuar një revole me tre fishekë, po ashtu në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar edhe tri gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /

Me përshëndetje ushtarake Hisen Berisha betohet si deputet, zëvendëson Uran Ismailin

0

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha ka bërë betimin si deputet i Kuvendit të Kosovës pas dorëheqjes së Uran Ismailit nga kjo pozitëBerisha para deputetëve, është betuar, teksa në fund ka bërë përshëndetjen ushtarake.

Berisha është bërë deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi deputeti Uran Ismaili ka hequr dorë nga kjo pozitë, për shkak të kandidimit të tij për kryetar të Prishtinës.

Tahiri: Me marrëveshjen për targat, Qeveria bëri hapin e parë në implementimin e Zajednicës

0

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka deklaruar se Qeveria e Kosovës vendosi reciprocitet me targa, vendim ky i pa konsultuar me askënd madje as me PDK-në apo miqtë ndërkombëtarë.

“Megjithatë ne si parti opozitare vendosëm të mbështesim, çdo vendim i Qeverisë së Kosovës që është karshi Republikës së Serbisë padyshim se e përkrahim sepse kur jemi përballë Serbisë kemi dërguar mesazhin se jemi të bashkuar. Por dy javë prapa jemi në një situatë tjetër, që s’do ta kishte dëshiruar asnjë qytetarë i Kosovës. Për dy javë rresht Qeveria ka lëshuar targa ilegale…Qeveria jonë arriti në një marrëveshje të dëmshme, ku u legalizuan targat “KM, PR,PZ” që i lëshon Serbia për qytetarët e Kosovës. Para dy jave shou i kryeministrit që nuk zgjatën më shumë se dy javë, por ku përfunduan sot. Këto targa që lëshohen sot lëshohen nga Qeveria e Kosovës të lëshohen për Kosovën. Pra kujt i paguajnë këta qytetarë targa, pra i paguajnë Qeverisë së Kosovës. Ky është hapi i parë që po implementoni Zajednicën, për dy dekada s’ka pasur marrëveshje më të dëmshme sesa kjo që e kemi”, tha Tahiri, shkruan lajmi.net.

Tutje deputeti i PDK-së tha se ka ndryshuar se është edhe një stikers për ti marrë nga 5 euro prej qytetarëve.

“Pra Vuçiq në Serbi, e Albin Kurti në Kosovë bashkë me ministrat i marrin nga 5 euro.Kjo marrëveshje është bërë nga Qeveria e Kosovës prandaj kërkojmë që të ndal këtë hap të dëmshëm, pasi po dëmton subjektivitetin tonë ndërkombëtarë.Vuçiq ka shënuar një fitore të madhe karshi neve, e ne një humbje të madhe karshi neve.
Dje ishte hera e parë që pas luftës u përmend Rezoluta 1244, edhe atë falë kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje e cenon sovranitetin tonë dhe e ka shti Serbinë brenda. Republika e Serbisë lëshon targa për qytetarët e Kosovës, për territorin tonë.

I kërkojmë këtyre ministrave të padijshëm të ndalin dëmin që po ia shkaktojnë Kosovës”, shtoi ai./Lajmi.net/

Kolonë deri në pesë kilometra afër pikës kufitare në Jarinjë

0

Sot ka nisur zbatimi i marrëveshjes të arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për vendosjen e afisheve (stikerave) në targat e automjeteve të dyja vendeve.

Në Rudnicë afër Jarinjës kolona e automjeteve ka shkuar deri në pesë kilometra.Kjo për shkak se transportuesit serbë kanë shkaktuar tollovi për t’u dukur se nuk ka interesim të madh për të hyrë në Kosovë.

Automjetet që hyjnë nga Serbia në Kosovë i zhvillojnë procedurat më shpejtë, ndërkaq ato nga Kosova që lëvizin për në Serbi duhet të presin deri në 30 minuta.

Qendra e Studentëve ka një njoftim me rëndësi për studentët e pranuar në konvikte

0

Qendra e Studentëve ka njoftuar se studentët të cilët janë pranuar në konvikte, mund t’i shkarkojnë fletëpagesat për strehim dhe ushqim.

Në njoftimin e QS-së bëhet e ditur se studentët mund t’i kryejnë pagesat në cilëndo bankë, në të gjitha qytetet e Kosovës.

“Njoftohen të gjithë studentët të cilët janë pranuar në konvikte për vitin akdemik 2021- 2022 se fletepagesat për strehim, ushqim dhe depozit mund t’i shkarkoni në linkun e më poshtë. Studentët mund të kryejn pagesat në cilendo Bank në të gjitha qytet e Kosovë, dhe gjatë vendosjes t’i dorëzojnë në konviktet përkatse te zyrtarët”, thuhet në njoftimin e QS-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort