Home Blog Page 4290

Burrit që vrau gruan me shufër metali i ulet dënimi nga i përjetshëm në 25 vjet burgim

0

Nuhi Mavrovqanit, që e vrau gruan e tij, i është ulur dënimi nga burgim i përjetshëm në 25 vjet burgim.

Nuhi Mavrovqani në muajin dhjetor të vitit të kaluar ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e gruas, por rasti është kthyer në rigjykim pasi Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i tij nuk është përpiluar në bazë të dispozitave ligjore.

I akuzuari e kishte pranuar fajësinë e kryerjes së këtij krimi, por jo sipas aktakuzës ku thuhet se e ka bërë atë me vetëdije.

Nuhi Mavrovqani më 25 korrik të vitit 2020 pas një zënke që kishte nisur në familje e kishte goditur gruan e tij atëherë 34 vjeçare disa herë me shufër metalike derisa ia kishte thyer edhe kafkën.

Rasti ka ndodhur në fshatin Berivojcë të Kamenicës, njofton Klankosova.tv.

2 të vdekur dhe 38 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

0

05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.895
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

Ministria e Bujqësisë merr një vendim për subvencione

0

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka marrë vendim për zgjatjen e afatit për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2021 deri më 11 tetor 2021 ora 16:00.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh interesimin e madh të fermerëve për të aplikuar në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021, si dhe kërkesave të tyre dhe të Drejtorive Komunale për Bujqësi për zgjatjen e këtij afati edhe pas 05 tetor 2021.

Përmes këtij vendimi po iu mundësohet aplikimi të gjithë fermerëve, që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2021.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në ëeb faqen e MBPZHR-së, ëëë.mbpzhr-ks.net dhe në ëeb faqen e AZHB-së, ëëë.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi./FrontOnline

Ministria e Financave bën ekzekutimin e pagesave për lehonat

0

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2 mijë e 158 përfituese.

Murati poashtu deklaroi se 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë këto të dhëna.

“Sot është bërë ekzekutimi i pagesave për lehonat, për gjithsej 2,158 përfituese. 68 aplikuese kanë pasur të dhëna të pasakta, andaj përmes eKosova do të njoftohen që të përmirësojnë të dhënat, dhe muajin vijues do të pranojnë pagesën edhe për muajin shtator, retroaktivisht, pasi të kenë përmirësuar të dhënat e nevojshme”, tha ai.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Ministria e Financave ka kryer edhe pagesat për shtesat e fëmijëve për gjithsej 16 mijë e 1 pranuese.

831 aplikuese në këtë kuadro nuk kanë pasur të dhëna të sakta dhe pritet që të dërgojnë të dhënat e sakta dhe që në muajt vijues të mund t’i pranojnë paratë./FrontOnline

​Kosova dhe Shqipëria së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale

0

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes priti në një takim pjesëmarrësit e Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë.

Nënkryetari i komisionit, Enver Dugolli tha se ky është kursi më i lartë i sigurisë dhe mbrojtjes. Ai shprehu mirënjohjen për mundësinë e dhënë që edhe kuadro nga Kosova të kenë mundësinë të jenë pjesë e këtij kursi.

Dugolli theksoi se Kosova synon që sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, si garantuese e sigurisë së rajonit dhe jo vetëm.

“Komisioni ka 11 anëtarë, por fatmirësisht shumë rrallë apo hiç kemi divergjenca mes deputetëve të subjekteve politike kur kemi të bëjmë me çështjen e sigurisë dhe mbrojtjes. Ky kurs ka dhe thellon në vazhdimësi bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes. Kështu ndërtohen edhe raportet e ndërsjella”, tha ai.

Zëvendësdekanja e Akademisë së Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Etleva Smaçi tha se është e lumtur që në çështjen e sigurisë dhe të mbrojtjes shqiptarët janë bashkë, raporton KP.

“Ne jemi shumë të kënaqur që jemi së bashku në rrugëtimin e sigurisë rajonale. Jemi bashkë të gjithë sepse siguria është e të gjithëve”, tha ajo.

Ndërsa koloneli Altin Kurti kërkoi të informohet më shumë lidhur me dërgimin e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit dhe për fokusin e Komisionit të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Edhe përfaqësues të tjerë të Kursit të Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Akademinë e Forcave të Armatosura të Shqipërisë parashtruan pyetje për çështjet të cilat kishin më shumë interes më fushën e sigurisë, për të cilat morën përgjigje nga deputetët. /Telegrafi/

SBASHK-u uron 5 tetorin, Ditën Botërore të Mësuesve

0

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka uruar sot mësuesit me rastin e 5 tetorit, Ditës Botërore të Mësuesve.

Në këtë 5 tetor, përfaqësues të SBASHK-ut janë në Bruksel në një konferencë ku po diskutohet për një plan strategjik të angazhimit të përbashkët në shërbim të arsimit dhe të forcimit të zërit sindikal.
“Së bashku ne nderojmë mësuesit që kemi humbur gjatë pandemisë COVID, kujtojmë jetën dhe trashëgiminë e tyre, dhe rekomandojmë që kushtet e sigurta të punës dhe barazia e vaksinave të bëhen realitet për të gjithë globin”, është mesazhi i Sekretarit të përgjithshëm i Internacionales Botërore të Arsimit David Edvards, drejtuar sindikatave anëtare.

SBASHK-u thekson se ka qenë shembull i mirë i angazhimit e arritjeve në këtë mision. /Telegrafi/

Vidhte paratë e pacientëve të vdekur nga COVID-19, dënohet me 5 vite burg infermierja e Spitalit Infektiv në Tiranë

0

Gjykata e Tiranës dënoi me 5 vite burg Ronida Hysën, infermieren e Infektivit të akuzuar për vjedhjen e parave të një pacienti të vdekur nga COVID-19.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i saj është ulur në 4 vjet e 4 muaj burg.

Infermierja e Spitalit Infektiv u arrestua në janar 2021 pasi u denoncua nga djali i personit që ndërroi jetë nga COVID-19.

Hysa u denoncua nga 25-vjeçari me inicialet F. D., djali i një pacienti me inicialet K. C., 58-vjeç, i cili ishte i shtruar në spitalin e Infektit ku dhe ndërroi jetë.

I riu fillimisht kishte denoncuar në polici se babait të ndjerë i kishin vjedhur paratë që kishte në portofol, karta e kreditit e më pas janë zbuluar të gjitha tërheqjet që infermierja bëri në bankomat në disa zona të kryeqytetit. /Shekulli/

Krimet Ekonomike së shpejti në aksion, bastisje e arrestime për keqpërdorim të detyrës zyrtare

0

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorit të Shtetit, njoftojnë se Prokuroria së bashku me Departamentin Special të Policisë së Kosovës për hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë filluar përgatitjet për realizmin e aksionit policor, cak i të cilit do të jenë disa zyrtarë publikë, të përfshirë në veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar dhe jo vetëm.

Ky aksion përfshin bastisje në hapësirat zyrtare të komunës (emër i njohur për redaksinë), drejtoritë respektive, si dhe në disa shtëpi e banesa private të personave të dyshuar, për të cilët tashmë është urdhëruar arrestimi dhe ndalimi i tyre, shkruan Sinjali.

Prokurori kompetent tashmë ka vënë në dispozicion të policisë një listë të gjerë të provave dhe pajisjeve elektronike, që duhet të jenë subjekt i sekuestrimit me rastin e bastisjeve, prova këto që do të përdoren në procedurat e mëtutjeshme hetimore kundër të dyshuarve.

Këto burime konfirmojnë se fokusi i hetimit të realizuar deri më tani nga Prokurori i Shtetit ka të bëjë me çështje që lidhen me drejtorinë e urbanizimit dhe të inspektimit, me theks të veçantë ka në fokus papërshtatshmërinë ligjore të disa lejeve të ndërtimit, si dhe dështimin e inspektorëve për të penguar ndërtimet në shkelje të ligjit. Mirëpo, ky nuk do të jetë fokusi i vetëm i këtij hetimi, për shkak se tashmë janë dhënë instruksione nga Prokurori i Shtetit edhe për vepra tjera penale dhe persona jashtë institucionit të komunës, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se subjekt i hetimit janë edhe disa operatorë ekonomikë, që operojnë në fushën e ndërtimit, në veçanti nga viti 2018 e këndej.

Në këtë aksion do të marrin pjesë dhjetëra hetues policorë, të asistuar nga Njësia Speciale, ndërsa aksioni do të mbikëqyret drejtpërdrejt nga Prokurori i Shtetit L.V.

Pas përfundimit të aksionit, Sinjali mëson se në selinë e Prokurorit të Shtetit në Prishtinë do të ketë edhe konferencë për media, ku do të jepen detaje lidhur me ecurinë e aksionit, historikun e hetimit, numrin e personave të arrestuar, provat e konfiskuara, dëmin e pretenduar si dhe përfitimet e kundërligjshme që dyshohet se janë realizuar nga zyrtarët e përfshirë në hetim.

Gazeta Sinjali posedon edhe detaje tjera të rëndësishme lidhur me këtë aksion, mirëpo, si çdo herë, për shkak të ndjeshmërisë së hetimit dhe me qëllim që lajmi të mos ketë ndikim negativ në mbarëvajtjen e këtij aksioni, tani për tani nuk do të publikojë më shumë detaje./Gazeta Sinjali/

A do të mund Kurti ta ulë importin e mallrave serbe?! – Përgjigje interesante nga njohës të ekonomisë!

0

Kryeministri vendit, Albin Kurti, deklaroi ditën e djeshme në Kuvend se synojnë të ulin importin e mallrave nga Serbia, raporton Gazeta Blic.Kurti tha se kanë një strategji të qartë se si mund ta realizojnë këtë në të ardhmen.Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherit eksperti i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, duke folur në lidhje me këtë çështje për “Gazeta Blic”, tha se mungesa e liberalizimit të vizave dhe e lëvizjes drejt BE-së, po i shtyn kosovarët drejt tregut serb.

Gërxhaliu tha se sa më shpejt të ndodhë lëvizja e lirë aq më shpejt do të ketë mundësi për pertneritet të ri ekonomik.“Në Ballkanin Perëndimor për fat të keq po kthehet një dozë e nacionalizmit të viteve 90-ta që po e pengon edhe avancimin e partenritetin ekonomik, politik por edhe integrues. Duhet të kuptohet se dialogu me Serbinë nuk ka alternativë,vetëm përmes dialogut dhe partneritetit reciprok mund të zgjidhen të gjitha problemet.

Nga ana tjetër politikbërësit kosovarë duhet të bëjnë presion më të madh në Bashkimin Evropian që kosovarët të kenë liberalizimin. Mungesa e liberalizimit dhe mungesa e lëvizjes së lirë drejt Bashkimit Evropian dhe avancimit dhe forcimit të partneritetit me shtetet evropiane po i obligon kosovarët të hulumtojnë alternativa dhe sot alternativa e vetme për biznes në kosovar është Serbia, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Turqia. Prandaj sa më herët që të kemi liberalizimi, do të kemi mundësi për lëvizje, do të kemi mundësi për partneritet të ri dhe me siguri vetëm në këtë mënyrë mund të bie importi nga Serbia” tha Gërxhaliu për “Gazeta Blic”.Eksperti i ekonomisë, Bedri Hasanaj, tha se kryeministri Kurti që para ardhjes në pushtet ka premtuar Reciprocitet me Serbinë.

Hasanaj theksoi se nëse fillohet me Reciprocitet atëherë do të ketë ndikim të drejpërdrejtë në importet nga Serbia.“Kurti para se të vij në pushtet ka deklaru se do të vendos Reciprocitet me Serbinë. Nisur nga kjo, është evidente që bizneset kosovare gjatë gjitë kohës jane ballafaqu me probleme të ndryshme për eksport per shkak të mosnjohjes së dokumenteve nga ana e Serbisë (dokumenteve personale, problemet me targa, dokumentet e ndryshme fitosanitare dhe dokumente të ndryshme të leshuara nga ana e institucioneve kosovare).Nëse fillohet me reciprocitet në këto çështje, atëherë kjo do të ketë ndikim direkt në importet e Serbisë në tregun e Kosovës, gjithashtu qeveria ka mundesi të perdor barriera të ndryshme jotarifore në emër të mbrojtjes se disa industrive vendore, njëjtë siç veprojne shtete e rajonit“

Pas takses 100%, importi nga Serbia pati rënë ndjeshem (ne shifra te paperfillshme). Produketet serbe u paten zevendesu në masë të vogel nga prodhimi vendor, ndersa zevendesimi kryesisht ishte nga vendet e rajonit (Shqiperia, Maqedonia) dhe vendet e tjera të BE-se.Andaj çdo rënie e importit nga Serbia, do të jete mundesi per prodhuesit vendor dhe shtetet e rajonit qe te rrisin importet e tyre ne vendin tonë” tha Hasanaj për “Gazeta Blic’Kryeministri Kurti deklaroi dje se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2018 janë importuar 212.1 milionë euro mallra nga Serbia, apo 60 për qind më shumë se vlera e importeve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.“Krahas kësaj ulje të ndjeshme të importeve nga Serbia, unë pajtohem se duhet ulur më shumë e synojmë ulje të mëtejme përmes masave që do të marrim. Kemi strategji të qartë të marrëdhënieve tona tregtare në të ardhmen, e duhet të keni durim e besim. Nuk jemi në vitin e fundit të mandatit, por në muajin e shtatë të tij”, është shprehur kreu i ekzekutivit./Gazeta Blic/

A do të detyrohen mësimdhënësit të marrin vaksinën anti-covid?! – Ja çka thotë ministrja Nagavci!

0

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci të martën ka raportuar para Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport.Nagavci tha se deri më tani kanë punuar në lidhje me grumbullimin e të dhënave për vaksinimin e mësimdhënësve dhe organizimin e fillimit të procesit arsimor.

“Në lidhje me të dhënat e vaksinimit i kemi të sakta dhe të detajuara.

165 të punësuar janë të pa vaksinuar. Sa i përket mësimit në distancë dhe kjo nuk e kompenson mësimin me pjesëmarrje fizike dhe rekomandimet janë që shkollat janë të fundit që mbyllen dhe të parat që hapen.Janë 368 institucione arsimore që po zhvillojnë mësimit në bazë të opsionit A”, tha ajo.Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha pyeti ministren se çka nëse mësimdhënësit nuk duan të vaksinohen.
“Ajo që më bëri përshtypje është poashtu që mësimdhënësit duhet të jenë të vaksinuar me dyja dhe jo me njërën, dhe dua të di çka nëse nuk duan të vaksinohen”, tha Hoxha.

Nagavci i’u përgjigj deputetes Hoxha se asnjëherë nuk kanë tentuar që të shkelin të drejtat e mësimdhënësve.“Nuk kemi moskoordinim në mes meje dhe personave tjerë të stafit tim dhe asnjëherë nuk kemi pretenduar që të shkelim të drejtat e secilit mësimdhënës”, u përgjigj Nagavci.Tutje Nagavci shtoi se kanë adresuar disa raste të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe se kurdo që do të merret vendimi do jepet një përgjigje para publikut.“Kemi adresuar disa raste në hetuesi për raste të keqpërdorimeve të punës zyrtare”, tha Nagavci.Deputetja e LDK-së, Vlora Dumoshi tha se për të është shumë i rëndësishëm procesi i arsimit duke pyetur ministren se sa është braktisja e shkollës nga fëmijët për këtë kohë, si dhe pajisja me tekste.Ministrja u përgjigj se tekstet janë shpërndarë në secilën komunë dhe shkollë dhe që gjithçka është në rregull.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort