Home Blog Page 4289

Specialët realizojnë operacion në Prishtinë, arrestojnë tre persona me urdhër-arrest ndërkombëtar

0

Policia e Kosovës ka kryer një aksion në Prishtinë gjatë ditës së sotme, ku ka arritur të arrestojë një person i cili ka qenë në kërkim ndërkombëtar, për të cilin është lëshuar edhe urdhërarrest.

Gjatë aksionit, policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë të cilët kanë qenë së bashku me personin e dyshuar në momentin e arrestimit, të cilët kanë poseduar lëndë narkotike me vete.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Mund të ju konfirmoj se në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njesia FAST Kosova, në bashkërendim me njesitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim nderkombëtar, me urdherarrest nderkombëtar. I njëji dyshohet se ndodhet ne kerkim ndekombetar per shkak te vepres penale të mashtrimit. Gjatë operacionit policor në lokacionin ku eshte arrestuar i kerkuari i lartcekur me urdher arrest nderkombetar jane arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike dhe veprime policore jane ne proces nga njesitet e anti-drogës së Policise se Kosoves”, ka thënë Kelani.

Ai ka thënë se policia do të jap detaje të tjera rreth rastit pas kompletimit të operacionit dhe procedurave që janë në proces nga njësitë kompetente.

MSh: Nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet

0

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të vaksinohen ndaj COVID-19.

Nëpërmjet një njoftimi MSh-ja po ashtu thotë se sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk ekziston asnjë provë që vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë fertilitet te gratë ose burrat.

“Të nderuar qytetarë, sipas CDC, nuk ekziston asnjë provë se vaksinat kundër COVID-19 shkaktojnë probleme të fertilitetit te gratë ose burrat. Prandaj, caktoni terminin në
https://ekosova.rks-gov.net
“, thuhet në njoftim.

Ministria po ashtu bën të ditur se në 24 orët e fundit janë dhënë tetë mijë e 777 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 388 mijë e 583 doza të vaksinës.

“Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Albin Kurti takon kryeministrin e Kroacisë

0

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar këtë të martë kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

Kurti ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin Kosovë-Kroaci përfshirë sektorin e sigurisë.

“Përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor pata një takim me kryeministrin e Kroacisë, AndrejPlenkoviq. Ne diskutuam marrëdhëniet tona dypalëshe dhe bashkëpunimin tonë të mirë në shumë fusha, përfshirë sektorin e sigurisë”, ka shkruar Kurti në Twitter.

https://twitter.com/albinkurti/status/1445408012265525256?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1445408012265525256%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fklankosova.tv%2Fkurti-takon-kryeministrin-kroat-sektori-i-sigurise-njera-nder-temat-e-diskutimit%2F

Pacolli vizitë në Hagë, takon Thaçin, Veselin e Selimin

0

Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, ka takuar sot në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli si dhe ish-deputetin Rexhep Selimi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Behgjet Pacolli, i cili tha se këtë vizitë në Hagë e bëri në cilësinë e ish-presidentit të Kosovës, derisa përveç të lartcekurve, thotë se kësaj radhe nuk ka arritur t’i takojë të tjerët.

”Në cilësinë time si ish -President i Kosovës dhe mbi të gjitha si një mik personal, së bashku me Jetlirin, vizituam ish -Presidentin Hashim Thaçi i cili gjendet në paraburgim, për gati një vit nga Gjykata Speciale në Hagë. Për pak kohë, me kënaqesi, takuam edhe ish-kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe ish-deputetin Rexhep Selimi. Të tjerët kësaj radhe nuk mundem t’i takoja.

Në këto dekada që njihemi, është hera e parë që për një kohë kaq të gjatë nuk jam takuar me presidentin Thaçi.

Si mik i tij, por edhe si Kosovë, jam i bindur se sot në paraburgim ( bashk me të tjerët), është njeriu që udhëhoqi luftën për çlirimin e vendit, ai ishte personi kyç në të gjitha proceset e shtetndërtimit dhe shpalljes së pavarësisë.

Këtu në Hagë ai, më të tjerët është duke luftuar kundër akuzave të pabaza dhe të motivuara politikisht nga qarqet që nuk e duan vendin tonë të lirë dhe të pavarur.

Kosova të merr Kroacinë si shembull se si i mbron luftëtarët e saj dhe të mos e kthejë urrejtjen politike ndaj individëve në urrejtje ndaj së kaluarës sonë, sepse kjo është ajo që dëshiron Beogradi, për të rishkruar historinë. Dhe historinë e kanë shkruar edhe ata që sot janë në Hagë dhe shumë të tjerë në Kosovë, por me logjikën e sotme pavetëdijshëm po bëheni aleat i Beogradit në luftën kundër UÇK -së.

Është momenti i fundit që Shteti i Kosovës të merr përgjegjësi dhe ne të bashkuar të mbrojmë historinë tonë, luftëtarët tanë të lirisë dhe të ardhmen e këtij vendi. Në Hagë nuk janë individët të akuzuar, por Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe misioni i saj për ta bërë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”.

Azemi: Premtimi i Kurtit për pagë minimale 250 euro, i kotë dhe bosh

0

Premtimi i kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagës minimale në 250 euro, po konsiderohet i kotë dhe jorelevant, nga kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK), Jusuf Azemi.

Azemi tha se paga 250 nuk është e mjaftueshme për një qytetar të Kosovës. Sipas tij, asnjë punëtor në Kosovë nuk pranon të nënshkruajë kontratë me këtë shumë.

Tutje, ai tha se kryeministri Kurti në vitin 2020 kishte premtuar pagë minimale prej 350 eurove. Azemi thotë se është e papranueshme kjo ulje.

“Realisht të flasësh për pagën minimale është sikur të flasësh për borën e parvjetit. Në vitin 2020, kryeministri ka paralajmëruar se paga minimale do të jetë 350 euro dhe në vitin 2021 tha pagën 250 euro. Realisht pagë 250 euro nuk ka askund, me përjashtim te kompanitë publike-private që i mirëmbajnë objektet shtetërore. Përndryshe kontratë pune, asnjë punëtor nuk lidhet me kompaninë me pagë 250 euro. Që do me thënë është premtim bosh, i kotë dhe premtim që nuk i nevojitet kurrkujt hiç”, tha ai.

“Këtë premtim e keni dëgjuar në vitin 2020, e keni dëgjuar edhe vitin 2021, megjithatë ne si sindikatë kemi thirrur në mënyrë individuale punëtorët që asnjë punëtor në Kosovë minimumi të mos nënshkruajë kontratë nën 350 euro. Unë kam pasur takim me disa kompani dhe shqetësimin më të madh e kanë se kanë mungesë të punëtorëve. Që do të thotë çmimin tani nuk e përcakton Qeveria por e përcakton fuqia punëtore, pasi që po ka mungesë të fuqisë punëtore”, shtoi Azemi.

Azemi tha se nuk ia vlen të bisedohet për këtë shumë të pagës minimale.“Po themi që nuk ia vlen më të bisedohet për pagën 250 euro, e nuk ia vlen as për pagën 350, pasi ka kohë bukur të gjatë që ka trumbetuar. Paga 250 euro është përcaktuar nga Këshilli Social në 27 dhjetor të vitit 2017, që atëherë e ka pasur një fuqi monetare, tani është dobësi e madhe që të përmendën paga nën 350 euro”.Gjatë fundjavës së kaluar, në Kongresin e VIII-të Zgjedhor të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Kurti tha se pagën minimale do ta rrisim fillimisht në 250 euro, dhe do ta përjashtojnë nga tatimi në të ardhurat personale.

Një gjyqtar shqiptar emërohet anëtar i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjës

0

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka emëruar për gjykatës të ri të huaj të Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës, një shqiptar. Bëhet fjalë për gjyqtarin nga Shqipëria, Ledi Bianku, ka shkruar të martën Klix.ba.

Deri më tash nuk ishte e mundur të arrihej konsensusi mes tre anëtarëve të Presidencës së Bosnjës për një gjyqtar të huaj të Kushtetueses dhe kundërshtari më i madh ishte anëtari serb i Presidencës, Milorad Dodik.

Presidenca e Bosnjës më herët i ka nisur letër Gjykatës Evropiane, ku thuhej se për shkak të bllokadës nga anëtari i entitetit serb, është e pamundur të bëhen konsultimet në lidhje me emërimin e një gjyqtari.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Bosnjë-Hercegovinës Mato Tadiq mori njoftimin nga kryetari i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Robert Span, se ai kishte emëruar Ledi Biankun si gjyqtar të ri ndërkombëtar në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës, në përputhje me nenin VI.1.a) të Kushtetutës së Bosnjës”, u bë e ditur nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës të martëm, përcjell Klix.ba.

Dodik, ithtar për ndarjen e Republika Sërpskas nga Bosnja, së fundi tha se gjyqtari i ri i mundshëm në Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës është një shqiptar dhe se ai është produkt i lobimit nga ana e myslimanëve nga Sarajeva dhe se Republika Sërpska nuk ka arsye të besojë në objektivitetin e tij.

Dodik është shprehur edhe kundër emërimit të përfaqësuesit të ri të lartë ndërkombëtar për Bosnjën, Christian Schmidt.

Sistemi juridik e politik në Bosnjë është i ndërtuar në atë mënyrë ku janë përfshirë të tri komunitet kryesore: boshnjak, serb e kroat me ndërkombëtarët si vëzhgues, por edhe me fuqi veprimi.

Po kush është Ladi Bianku? Ai ishte gjyqtar i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe profesor i asociuar në Universitetin e Strasburgut në Francë. Bianku më parë ka punuar edhe si anëtar i Komisionit të Venecias.

Në periudhën 2000 – 2007, ai shërbeu si këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe mbajti funksione të tjera që lidhen me Qeverinë e Shqipërisë.

Më 2006, parlamenti i Shqipërisë e zgjodhi atë president të Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit të Shqipërisë.

Nga gjuhet e huaja, flet anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Trajtimi i pabarabartë i qytetarëve të Kosovës në Serbi

0

Ajhane Fetahu (28) nga Bujanoci në jug të Serbisë, nuk mund të gjejë punë në profesionin e saj sepse autoritetet atje nuk ia njohin diplomën, të cilën e mori në vitin 2016 në Universitetin e Prishtinës, në drejtimin për mami.

Ajo thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet në Serbi as nuk duan ta shikojnë diplomën e saj, aq më pak t’ia japin asaj mundësinë për ta nostrifikuar atë.

Fetahu aktualisht është duke punuar si agjente shitjesh në Telekomin e Serbisë në Bujanoc (punë për të cilën kërkohet diploma e shkollës së mesme). Ajo tregon se kjo nuk është puna e saj e ëndrrave, por po detyrohet që të punojë diçka.

“Unë doja të vazhdoja me studimet master, por diploma ime universitare nuk më njihet. Nuk munda që të regjistrohem (në Serbi) në drejtimin master”, thotë Fetahu për Radion Evropa e Lirë.

“Ne jemi të detyruar të bëjmë punë që mund të mos na pëlqejnë. Gjithashtu, për shkak se nuk na njihet diploma, detyrohemi të largohemi nga vendi sepse nuk mund të fitojmë praktikë në profesion”, shton ajo.

Ndërkaq, Marija Raduloviq (36) nga Kragujevci (Serbi) me diplomë universitare në Beograd mban pozitën e Zëvendësit të Avokatit të Popullit në Kosovë.

Raduloviq ka diplomuar në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Beogradit dhe më pas studimet master i ka mbaruar në Fakultetin e Shkencave Politike në po të njëjtin universitet.

Në një bisedë me Radion Evropa e Lirë ajo thotë se gjatë punësimit të saj në Kosovë “askush nuk më kërkoi asgjë” dhe nuk kishte probleme që të punësohej me diplomën e fituar në Beograd.

Para se të bëhej Zëvendës i Avokatit të Popullit, Raduloviq gjithashtu ka punuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës si “redaktore e rasteve në gjuhën serbe” dhe si këshilltare e ministrit në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Qytetarët e Kosovës, që hyjnë në territorin e Serbisë, në pikat kufitare pajisen me një dokument të përkohshëm identifikues pasi Serbia nuk i njeh kartat e identitetit për shkak se nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Hamdi Retkoceri, pronar i kompanisë së udhëtimeve “Adios Tours”, që qarkullon në linjën Prishtinë-Beograd, thotë për Radion Evropa e Lirë se procesi i pajisjes me këtë dokument merr kohë dhe paraqet problem për lëvizje.

“Qytetarët udhëtojnë me letërnjoftim të Kosovës, ata (autoritetet kufitare serbe) ua japin një letër të formatit A4, që faktikisht e zëvendëson letërnjoftimin e Kosovës, e kthen në letërnjoftim të Serbisë. Ai (dokumenti i lëshuar nga autoritetet serbe) nuk është letërnjoftim, por është një letër me të dhënat e letërnjoftimit të Kosovës, mirëpo me vulë të Serbisë, pasi nuk e njohin letërnjoftimin e Kosovës. Ky sistem është moti, që nga marrëveshja (e Brukseli) nuk ka ndryshuar asgjë”, thotë ai.

Por, një procesi të tillë, sipas Retkocerit, nuk u nënshtrohen qytetarët e Serbisë që hyjnë në territorin e Kosovës.

Çështja e lëvizjes është e rregulluar me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në Bruksel. Në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”.

Kurse në pikën e tretë të kësaj marrëveshjeje po ashtu thuhet se “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

Që nga ajo kohë, Serbia ka aplikuar dokumentet me shkrim “hyrje-dalje”, kurse autoritet e Kosovës nuk e kanë aplikuar një gjë të tillë.

Instituti Demokratik i Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të vendosë masa reciprociteti, në këtë pikë, më 20 shtator, kur ekzekutivi vendosi masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, thotë Jeta Krasniqi nga ky institut.

“Nëse lëshohet për qytetarët e Kosovës, pse jo edhe për qytetarët e Serbisë”, thotë Krasniqi.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti kanë paralajmëruar masa të reja reciprociteti. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga zyra për informim e kryeministrisë që të dijë se cilat janë masat konkrete që pritet të marrë qeveria, por deri në momentin e publikimit të këtij teksti nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.

Megjithatë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për agjencinë e lajmeve Ekonomiaonline, më 4 tetor ka thënë se reciprociteti i targave nuk shterë konceptin e reciprocitetit. Sipas tij, Qeveria e Kosovës do të angazhohet që me shtetin e Serbisë të ketë reciprocitet të plotë.

“Kosova dhe Serbia nuk mund të kenë marrëdhënie të pabarabartë asimetrike, andaj si shtet i pavarur, si qeveri do të angazhohemi që në vijim të kemi reciprocitet të plotë që do të vinte drejtësi në vend sa i përket raporteve tona, e në kuadër të këtij reciprociteti në qendër të jetë edhe njohja reciproke, pra dita kur Serbia e njeh Kosovën. Por, edhe sa i përket diplomave, kualifikimeve akademike profesionale dhe lëvizjes së lirë të qytetarëve, padyshim se jemi të interesuar”, ka thënë Kurti.

Marrëveshja për lëvizjen e lirë është një nga marrëveshjet e arritura në Bruksel, në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, e që nuk zbatohen nga shteti i Serbisë.

Procesi i dialogut Kosovë-Serbi kishte nisur më 2011 me bisedime për çështje teknike, ndërkaq në vitin 2012 kishte evoluuar në bisedime politike, për të kaluar më pas në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve, me përfaqësim të nivelit të lartë politik, ndërmjet kryeministrave dhe presidentëve të të dyja vendeve.

Rreth 30 marrëveshje janë arritur deri më tani, por shumë prej tyre nuk zbatohen në terren. Jeta Krasniqi nga Instituti Demokratik i Kosovës, thotë se disa nga këto marrëveshje janë negociuar sërish, por që nuk kanë gjetur zbatim në praktikë.

Marrëveshjet tjera që ende nuk ka gjetur zbatim, sipas Jeta Krasniqit janë Marrëveshja për energjinë, revitalizimin e Urës së Mitrovicës. Pastaj është Marrëveshja për njohjen e diplomave universitare të lëshuara nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe Marrëveshja për integrimin e kufijve.

Në kuadër të dialogut, Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në vitin 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Detajet specifike janë harmonizuar me një marrëveshje të vitit 2015.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar në dhjetor të vitit 2015 se parimet e Asociacionit nuk janë të harmonizuar plotësisht me Kushtetutën e Kosovës, por gjykata ka shtuar se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, më 20 shtator kishte vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, e cila obligonte të gjithë shoferët e automjeteve me targa të Serbisë t’i hiqnin ato dhe t’i zëvendësonin me targa të përkohshme prej letre.

Më 30 shtator, përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë në dialogun në Bruksel u pajtuan që automjetet e të dyja vendeve, gjatë qarkullimit në territorin e njëra-tjetrës, të vendosin letra ngjitëse mbi simbolet shtetërore të vendit përkatës në targat e automjeteve.

Zbatimi i kësaj marrëveshjeje ka nisur më 4 tetor dhe në vendkalimet kufitare, të dyja palët kanë nisur t’i pajisin automjetet e vendeve përkatëse me letra ngjitëse për targat e tyre.

Emërohen ambasadorët e rinj: Kosova tani po i pret pëlqimet e shteteve pritëse

0

Kanë kaluar më shumë se pesë muaj që nga koha kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, i ka propozuar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që të lirojë nga detyra dhe tërheqje nga misioni diplomatik për të gjithë ambasadorët e Republikës së Kosovës të cilët ishin emëruar politikisht.

Në mungesë të tyre, pra të ambasadorëve nëpër ambasadat e Kosovës, sipas Ligjit ata u zëvendësuan nga diplomat tjetër me rangun më të lartë me shërbim në atë mision diplomatik, i cili merr detyrën e të ngarkuarit të përkohshëm me punë (Chargé d’Affaires ad interim).

Megjithatë, të ngarkuarit me punë, pavarësisht nëse mbajnë gradën e ambasadorit, nuk janë të akredituar tek Kreu i Shtetit, prandaj edhe tërheqja e ambasadorit konsiderohet ulje e përfaqësimit në nivel të ngarkuarit me punë.

12 ambasadorët të cilat janë shkarkuar me këtë rast nga Ministria e Punëve të Jashtme janë: Nait Hasani — Shqipëri, Gjergj Dedaj — Maqedoni e Veriut, Ylber Hysa — Mal i Zi, Shpend Kallaba — Hungari, Arbër Vllahiu — Çeki, Gëzim Kasapolli — Koraci, Avni Kastrati — Slloveni, Beqë Cufaj — Gjermani, Lirim Grajqevci — Holandë, Hajdin Abazi — Australi, Amir Ahmeti — Katar dhe Avni Arifi — Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lidhur me këtë çështje afro gjashtë muaj më pas, Ministria e Punëve të Jashtme ka deklaruar për lajmi.net se janë përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj.

Poashtu ndër të tjerash është theksuar se aktualisht ndodhen në fazën e pritjes së pëlqimeve nga shtetet pritëse për emrat e ambasadorëve të rinj që do të përfaqësojnë diplomacinë kosovare në vendet e huaja.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës i ka përfunduar të gjitha procedurat për emërimin e ambasadorëve të rinj. Aktualisht ndodhemi në fazën e pritjes së pëlqimeve nga shtetet pritëse”, u tha në përgjigjen e MPJD-së për lajmi.net.

Gjithashtu është thënë se pasi të përfundoj ky proces i rregullt, MPJD-ja do ta informoj opinionin publik për të gjitha detajet.

Ndryshe muaj më parë është raportuar se Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pati dërguar disa emra tek presidentja e vendit, Vjosa Osmani lidhur me emërimin si ambasadorë të Kosovës jashtë vendit, por që kjo e fundit ka kundërshtuar ata.

Kësisoj në mos-pajtim të emrave të propozuar në mes MPJD-së dhe presidentes Osmani pati edhe më tepër vonesa lidhur me këto emërime.

Për shkarkimin e ambasadorëve në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Hungari e vende të tjera pati reagime të shumta nga opozita, por edhe nga vetë ish-përfaqësuesit e Kosovës në diplomacinë e huaj.

Madje kishte ndër ta që edhe refuzonin të tërhiqeshin nga kjo pozitë. Një nga ish-ambasadorët që pati rezistuar më së shumti që të largohet nga pozita të cilën drejtonte për disa kohë ishte edhe ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj.

Kurse në kohën kur mori vendim për shkarkimin e ambasadorëve, Donika Gërvalla pati deklaruar se ky vendim është marrë në përputhje me ligjin dhe se 50 përqind e ambasadorëve do të jenë të karrierës, si dhe 50 përqind politik.

“50 për qind e ambasadorëve tanë do të jenë diplomat të karrierës, konsuj politik nuk ka në qeverinë tonë. Kjo nënkupton që ne me shumë kujdes do të ndërtojmë akademinë tonë diplomatike që diplomatet e karrierës do ti përgatis me shumë kujdes. Ndërsa sa i përket atasheve nuk kemi një zgjidhje për secilin, do të kërkojmë zgjidhje individuale duke marrë parasysh specifikat e ati vendi”, pati deklaruar ministrja Gërvalla në Kuvendin e Kosovës.

Gjykata merr vendim për “El Chapon” e Prizrenit që dyshohet se blente mbi 400 kg drogë në javë në Shqipëri dhe e shiste në Kosovë

0

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, gjyqtari i procedurës – Xheladin Osmani, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 03.10.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 03.11.2021, ndaj të pandehurit S.T., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale si më poshtë.

Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 267 paragrafi 1,

Kultivimi i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit, nga neni 272 paragrafi 1 dhe 2, dhe;

Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurit S.T., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar:

I pandehuri S.T., nga data e pavërtetuar e deri më tani, pa autorizim shpërndan, shet, transporton, dorëzon, ndërmjetëson, dërgon në transit, substanca apo preparate të cilat me ligj janë shpallur si narkotikë, në atë mënyrë që fillimisht i pandehuri, blen substanca narkotike të llojit “mariuhanë”, në sasi të mëdha rreth 400 kg në javë, nga disa persona nga Republika e Shqipërisë, të njëjtën e sjell në Republikën e Kosovës, përmes rrugëve ilegale, ku më pas e shet në qytete të ndryshme të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, i pandehuri S.T., me datë të pacaktuar deri më datë 03.10.2021, në periudhën kohore 18:10-22:00 në vend të fshehtë afër Prizren rreth lumit Drini i Bardhë, i pandehuri pa autorizim kultivon bimë “kanabis sativa” si dhe pas kontrollimit të shtëpisë dhe bastisjes së shtëpisë së tij në kulm është gjetur se i njëjti posedon substanca psikotrope të dyshuar si i llojit “marihuanë” me qëllim të shitjes.

Gjithashtu, me datë 03.10.2021, gjatë një bastisje në shtëpinë e të pandehurit i njëjti mban në pronësi dy (2) pushkë gjuetie dhe 15 fishekë të kalibrit 12 mm, dhe një pistoletë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Me rastin e caktimit të paraburgimit Gjykata ka marrë parasysh faktin i pandehuri me qëndrimin e tij në liri mund të fshihet apo të largohet në arrati me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale për shkak të dënimit të lartë për të cilat vepra penale parashihet, dhe me lënien në liri të të pandehurit S.T., i njëjti mund të jetë i pa arritshëm për organet e ndjekjes, me çka do të pamundësojë zhvillimin e rregullt dhe të drejtë të kësaj procedure penale.

Nga të lartcekurat duke marrë parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së veprave penale, rrezikshmërinë shumë të madhe shoqërore të këtyre veprave penale, Gjykata ka ardhur në përfundim se caktimi i paraburgimit për të pandehurin është më se i domosdoshëm dhe i arsyeshëm për shkak të mbarëvajtjes së rregullt të procedurës penale – hetimore, kështu që ndaj të pandehurit të lartcekur u caktua masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Për herë të parë një kryeministër spanjoll do të jetë përballë një kryeministri kosovar në Slloveni

0

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez do të merr pjesë në takimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo të Sllovenisë ku do të jetë i pranishme edhe kryeministri kosovar Albin Kurti.

Kjo është hera e parë që Spanja ulet ballë për ballë me udhëheqësit kosovarë në një samit europian.

Vendimi i Sanchez është i ndryshëm nga ai i paraardhësit të tij Mariano Rajoy, i cili ishte larguar nga një samit i ngjashëm në Bullgari në vitin 2018 për të shmangur takimin me udhëheqësin kosovar në mes të krizës katalanase.

Megjithatë, nuk është hera e parë që Sanchez merr pjesë në një samit europian me përfaqësuesit kosovarë. Në vitin 2020, në mes të pandemisë, kreu i Qeverisë së Spanjës mori pjesë në një videokonferencë me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës.

Së bashku me Qipron, Greqinë, Rumaninë dhe Sllovakinë, Spanja është një nga pesë shtetet europiane që nuk e njohin Kosovën shtet, por ajo ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi “në mënyrë që ata të arrijnë një marrëveshje që është e mirë për të dy palët dhe që respektojnë ligjin ndërkombëtar në çdo kohë”.

Ashtu si vitin e kaluar, në këtë samit nuk do të ketë flamuj apo simbole kombëtare. Për më tepër, nuk do të ketë asnjë aludim për pozitën e kryeministrit Albin Kurti.

Siç shkruan mediumi spanjoll “La Razon”, Qeveria e Spanjës është e kënaqur me ndjeshmërinë që ka treguar vendi pritës për organizimin e takimit dhe garancinë për asnjëanësi që u mor në takimin e mëparshëm me videokonferencë të organizuar nga Kroacia.

“Strategjia e të gjitha qeverive spanjolle ka qenë shmangia e takimeve personale me udhëheqësit dhe diplomatët kosovarë në takimet europiane dhe ndërkombëtare nga frika se kjo mund të nënkuptojë një njohje faktike të vendit ballkanik. Sidoqoftë, askush nuk përjashton se një fotografi e pakëndshme mund të shpëtojë përgjatë këtij samiti”, shkruan ky medium.

Megjithatë, pjesëmarrja e Sanchezit në samit së bashku me kreun kosovar nuk do të thotë në asnjë mënyrë që Spanja do të ndryshojë qëndrim ose që mendon të heqë veton e saj për njohjen e Kosovës si vend i pavarur, transmeton klan kosova.

Partitë që mbështesin pavarësinë katalanase në të kaluarën e kanë konsideruar Kosovën si një simbol të aspiratave të tyre edhe për shkak të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që ishte në favor të pavarësisë së Kosovës.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort