Home Blog Page 4288

11 mijë e 800 çifte kosovare u kurorëzuan në pjesën e parë të vitit, numër rekord. 2021 vit i dashurisë

0

Viti 2021 në Kosovë mund të llogaritet si vit i dashurisë.

Në këtë përfundim mund të arrijmë duke u bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë kurorëzuar 11 mijë e 800 çifte, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.

Muaji me numrin më të lartë të kurorëzimeve sipas ASK-së, është korriku, kjo mbase edhe mërgimtarët gjatë këtij muaji vijnë në Kosovë për dasma.

Edhe janari kishte numër të lartë të kurorëzimeve. Gjatë muajit të parë të këtij viti kurorëzimin e kanë kryer 1 mijë e 982 çifte.

Në tabelën e mëposhtme mund të gjeni numrin e kurorëzimeve për gjashtë muajt e parë të vitti 2021.

Lajmërohet Halil Kastrati pas operimit, falënderon kirurgun, Hatim Baxhaku

0

Humanisti Halil Kastrati ka folur pas operimit, duke treguar se tash është mirë.

Përmes një postimi në Facebook, Kastrati ka thënë se ka filluar ta marrë vetën dhe se pret që shumë shpejt t’i kthehet punës me Jetimat e Ballkanit, duke thënë se kjo punë i jep kuptim jetës së tij.

“Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i tij i plotë:

Faleminderit të gjithëve!

Pas vështirësive, vjen lehtësimi”, është premtim i Zotit tonë. Unë ia dola edhe një sfide, atë të operimit me sukses. Ndihem shumë i pasur nga të gjitha ato lutje e bekime prej mbarë popullit për mua e shëndetin tim.

Një falënderim i veçantë shkon për spitalin Ortomedica, dhe doktorin Hatim Baxhaku.

Unë kam filluar ta marrë veten, dhe pres shumë shpejt t’i kthehem punës me Jetimat e Ballkanit, gjë e cila i jep kuptim jetës time.

O Zoti i Gjithësisë, ti je Shërues, shëroje çdo të sëmurë, me një shërim të plotë.

Varhelyi: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat

0

Komisioneri Evropian për Zgjerimin Oliver Varhelyi deklaroi se udhëheqësit e BE -së do të konfirmojnë angazhimin e tyre për integrimin e plotë të Ballkanit Perëndimor në BE në samitin e sotëm me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor.

“Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësi dhe të marrim vendime që çojnë në atë, që do të thotë hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e grupeve negociuese me Serbinë, përshpejtimin e punës me Bosnje Hercegovinën për t’u bërë një vend kandidat dhe liberalizimin e vizave për Kosovën”, tha Varhelyi në prag të samitit në Brdo pranë Kranj.

Samiti gjithashtu do të diskutojë mbështetjen për rajonin në luftën kundër pandemisë covid-19, dhe një nga temat do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës së covid, shtoi Varhelyi.

Ai shprehu kënaqësinë me fillimin e zbatimit të planit ekonomik dhe të investimeve për rajonin, duke shtuar se ai “duhet të inkurajojë përshpejtimin e integrimit të vërtetë, integrimin e shoqërive dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor në BE”./FrontOnline/

Gjykimi për vjedhje në “Viva Fresh” të Korishës së Prizrenit

0

Gjykata Themelore në Prizren ka refuzuar propozimin e prokurorit Genc Nixha, që i akuzuari për përdorim të armës, Xhafer Ahmetaj të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit.

Të akuzuar në këtë rast, për vjedhje grabitqare, janë edhe Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në seancën e së martës, prokurori Nixha propozoi që të dëgjohet si dëshmitar i akuzuari Xhafer Ahmetaj, me arsyetimin se do të mund ta tregojë gjendjen faktike.

Kurse mbrojtësi i të akuzuarit në fjalë, avokati Qazim Xharra e kundërshtoi propozimin e prokurorit, ndërsa vet propozoi që i mbrojturi i tij të jetë në cilësinë e të dëmtuarit.

Propozimi i prokurorit Nixha u refuzua nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Teuta Krusha. Ndërsa sa i përket propozimit të avokatit Xhara, gjykatësja tha se për të do të vendoset në seancat e radhës.

Meqenëse mbrojtësit e të akuzuarve e prokurori nuk patën propozime tjera për dëshmitarë, ky i fundit kërkoi nga trupi gjykues kohë për sigurimin e secilës provë, në mënyrë që leximi dhe administrimi i tyre të bëhet sa më lehtë.

Në këto rrethana, gjykatësja Krusha e ndërpreu seancën e së martës, kurse atë të radhës i caktoi më 3 dhe 4 nëntor 2021, nga ora 10:00.

Veton Krasniqi, Leotrim Sokoli, Ahmet Ahmetaj dhe Berat Sylaj akuzohen se më 2 shtator 2020, rreth orës 03:35, në fshatin Korishë të Komunës së Prizrenit, në qendrën tregtare “Viva Fresh Store”, në bashkëveprim edhe me të miturin H.B., të zënë në befasi në kryerjen e aktit të vjedhjes, me qëllim pasurinë e vjedhur ta mbajnë, përdorin armën e zjarrit për ta sulmuar personin tjetër.

Në aktakuzë thuhet se Ahmet Ahmetaj duke pasur armën me vete si dhe duke përdorur forcën përmes një shufre metalike, në shoqërim të të miturit i cili ka pasur në dorë një kaçavidë, hapin derën e qendrës tregtare dhe të gjithë futen brenda, ku arrijnë të përvetësojnë një sasi të konsiderueshme të cigareve.

Gjatë daljes nga qendra tregtare thuhet se ata vërehen nga dëshmitari Xhafer Ahmetaj, i cili ishte edhe pronar i objektit, ku Ahmet Ahmetaj me të kuptuar që janë vërejtur nga pronari i objektit ka shkrepur me armë në ajër dhe më pas hipin në veturën “ Renault Megane” dhe largohen në drejtim të panjohur, duke i shkaktuar kështu “Viva Fresh Store” dëm material.

Me këto veprime ata akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “vjedhja grabitqare” nga neni 316, paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës, thuhet se Xhafer Ahmetaj, gjatë kohës kur ka zënë të lartpërmendurit në flagrancë, ka përdorur armën e zjarrin në kundërshtim me ligjin, ndonëse për të njëjtën posedon leje nga organi kompetenet.

Aty thuhet se derisa Ahmet Ahmetaj ka shtënë me armë zjarri në ajër për ta frikësuar Xhafer Ahmetajn, ky i fundit gjithashtu nga terrasa e shtëpisë ku banon shtinë 4 herë me armë në ajër, nga frika për të dhe familjen e tij, me qëllim që t’i largojë të pandehurit.

Në fund, në aktin akuzues thuhet se posa policia arrijnë në vendin e ngjarjes, Xhemaj Ahmetajt ia sekuestrojnë armën në fjalë.

Me këtë ai akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 367, paragrafi 1 të Kodit Penal. /BetimipërDrejtësi

Shënim: Personat e përmendur ne? këtë artikull konsiderohen te? pafajshëm, përveç? nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtore? me vendim te? formës se? prere?.

Komisioneri për Zgjerim i BE’së: Të heqim vizat për Kosovën, të hapim negociatat për Shqipërinë, dhe kapitujt për Serbinë

0

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varhelyi, po merr pjesë në samitin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Brdo të Sllovenisë.

Ai ka thënë se liderët evropianë do ta bëjnë të qartë se janë të përkushtuar që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë pjesë e BE-së.

Varhelyi para gazetarëve ka thënë se duhet të hapen negociatat për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, të hiqen vizat për kosovarët, si dhe të hapen kapitujt e anëtarësimit për Serbinë.

“Sot është një ditë shumë e rëndësishme. Liderët tanë jo vetëm që do ta konfirmojnë, por do ta bëjnë gjithashtu shumë të qartë se jemi të përkushtuar për integrimin e plotë dhe anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. Prandaj, ne duhet të marrim përgjegjësitë dhe vendimet që na çojnë te kjo, çka nënkupton hapjen e parë të konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, hapjen e kapitujve me Serbinë, përshpejtimin e punës tonë që Bosnja dhe Hercegovina të bëhet vend kandidat dhe heqjen e vizave për kosovarët”.

Ai ka deklaruar se një temë shumë e rëndësishme që do të diskutohet në punimet e samitit të sotëm do të jetë rimëkëmbja ekonomike pas krizës së COVID-19

KQZ-ja pranon mbi 2 mijë e 300 pako me fletëvotime nga diaspora

0

Mbi 2 mijë e 300 pako të supozuara me fletëvotime nga diaspora për zgjedhjet e komunale janë tërhequr deri të mërkurën nga shërbimi votues i KQZ-së, teksa totali i atyre që janë regjistruar suksesshëm për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit është 15 mijë e 532 qytetarë.

Të gjithë këta votues ishin regjistruar gjatë periudhës 40 ditore nga 10 korriku deri më 18 gusht.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë se afati i fundit kur do të pranohen këto fletëvotime është 15 tetori.

“Mund të ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes shërbimit votues, ka tërhequr 2,337 pako të supozuara me fletëvotime, pra të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kemi 15 532 qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët mund të votojnë përmes postës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 15 tetor”, u shpreh Elezi.

Tutje ai ka bërë të ditur se emrat e të regjistruarve jashtë vendit, do të largohen nga listat votuese, e cila shpërndahet ditën e zgjedhjeve.

“Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votim jashtë vendit, KQZ-ja ka përpiluar listën e votuesve jashtë vendit, pra e cila përfshinë të gjithë ata qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë Kosovës dhe këta emra KQZ-ja do t’i largojë nga lista votues, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, më 17 tetor”, ka thënë Elezi për EO.

Numri i aplikacioneve të pranuara për çdo komunë, sipas KQZ-së, është si në vijim: Deçan 817, Gjakovë 1,088, Gllogoc 175, Gjilan 607, Dragash 1,094, Istog 707, Kaçanik 165, Klinë 437, Fushë-Kosovë 135, Kamenicë 442, Mitrovicë e Jugut 272, Lipjan 308, Novobërdë 94, Obiliq 60, Rahovec 383, Pejë 930, Podujevë 336, Prishtinë 666, Prizren 923, Skenderaj 324, Shtime 116, Shtërpcë 20, Suharekë 1,859, Ferizaj 522, Viti 753, Vushtrri 174, Zubin Potok 54, Zveçan 2, Malishevë 702, Junk 1,051, Mamushë 245, Han i Elezit 86, Graçanicë 11, Ranillug 1, Kllokot 10 dhe Mitrovicë e Veriut 8 aplikacione.

Borrell: Rruga drejt BE -së kërkon që Serbia dhe Kosova të lënë mënjanë dallimet

0

Përfaqësuesi i Lartë i BE -së për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell tha sot në Brdo pranë Kranj se Serbia dhe Kosova duhet të vazhdojnë dialogun dhe “të lënë mënjanë dallimet”.

“Procesi i zgjerimit kërkon që dallimet të lihen mënjanë”, tha Borell pas mbërritjes në samitin BE-Ballkan Perëndimor.

Borrell deklaroi se vendet kandidate për anëtarësim duhet të zbatojnë reformat dhe se anëtarët dhe institucionet e BE -së duhet të përmbushin detyrimet e tyre. “BE -ja duhet të mbajë një vazhdimësi të besueshme të procesit të zgjerimit”, tha Borrell.

Ai shtoi se vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare duhet të përafrohen me politikën e jashtme të BE -së në mënyrë që të trajtojnë sfidat e përbashkëta./FrontOnline/

Arrestohet një femër në Prizren

0

Një femër është arrestuar në Prizren.

Arrestimi i saj është bërë me urdhër të gjykatës.

“Në bazë të urdhëresës së gjykatës është arrestuar një femër kosovare dhe e njëjta është dërguar në vuajtje të dënimit në qendrën korrektuese të burgut në Lipjan”, njofton Policia e Kosovës.

Kurti sot takohet me Vuçiqin, prezentë do të jenë edhe Merkeli e Macroni

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, që ka nisur në Kranj të Sllovenisë.

Kurti, përcjell Euronews, tha se me Vuçiqin do të takohet në pauzën mes dy sesioneve të samitit dhe se prezentë në takim do të jenë edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Reklamë

“Serbia nuk e njeh Kosovën, Kosova nuk e njeh Serbinë e ndërkohë na duhet një marrëveshje”, ka thënë Kurti. “Fondet evropiane nuk shkojnë pa vlera evropiane”.

Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se njohja reciproke është e nevojshme sepse është e vetmja mënyrë për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Ballkan

Edita Tahiri letër pjesëmarrësve të Samitit në Slloveni

0

Ish-negociatorja e Kosovës për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka kërkuar që gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, njohjen reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut si dhe ndaljen e tendencave të hegjemonisë serbe.Kjo kërkesë e Tahirit është bërë në prag të mbajtjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor. Më tutje Tahiri tha se është e rëndësishme që për shtetasit kosovar të hiqet regjimi i vizave.

“Është e nevojshme të fillohen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe t’i jepet statusi kandidat Kosovës dhe Bosnje -Hercegovinës, si dhe të hiqet regjimi i vizave i BE -së për qytetarët e Kosovës të cilët padrejtësisht mbahen të izoluar.

BE -ja duhet të ndihmojë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor për të zbatuar reformat, për të mbështetur zhvillimin e tyre ekonomik dhe për t’u bërë anëtarë të BE -së”, thuhet në letrën e Tahirit.

Tahiri shkroi edhe për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se paqja në rajon do të jetë e qëndrueshme vetëm nëse respektohen të gjitha traktatet e paqes.

Ne jemi të bindur se paqja në rajon do të jetë e qëndrueshme vetëm nëse respektohen të gjitha traktatet e nënshkruara të paqes dhe se marrëveshja përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore midis Kosovës dhe Serbisë, e lehtësuar nga BE dhe SHBA, duhet të rezultojë në njohje reciproke midis dy shteteve”, thuhet ndër të tjera në letrën e saj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort