Home Blog Page 4287

Në këto vende të Prizrenit dhe të Dragashit sot nuk do të ketë rrymë

0

KEDS ka njoftuar se nesër në disa lokalitete do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të punimeve të domosdoshme për siguri të sistemit, raporton TV Prizreni

Ky është orari i punimeve dhe i ndërprerjes së rrymës sipas rajoneve të vendit:

TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10 KV Rapça (kodi: 30036009) prej orës 10:00 deri në ora 14:00

Vendet: Rapça e Ulët, Rapça e Epërme, Fabrika Meka, Brezne, Kërsteci i Ulët, Krstec i Nalt, Rrenci, Ferma  TS- Berham Jonuzi, TS- Qendra Petroll, Buqe, Pllavë dhe TS –Ujësjellësi Brezne.

Arsyeja: Përforcimi apo ndërrimi shtyllave të dëmtuara të tensionit të mesëm dhe përforcimi i përçuesve.

2.

TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:

Dalja 10kV KFOR-i Turk (kodi: 30033016) prej orës 12:00  deri  në ora 15:00

Vendet: Një pjesë e rrugës tranzit, Turgut Ozal, Elbasani, Kont Urani, Beteja e Lumës dhe një pjesë e rrugës mbreti Pleurat.

Arsyeja: Aktivizimi i kabllove tokësore të dëmtuara me herët.

Mot me shi gjatë gjithë kësaj jave

0

Në ditët e ardhshme pritet të jetë më ftohtë dhe shi kohë pas kohe, derisa në fundjavë pritet të bie edhe borë në vise malore.

Sipas Prishtina Weather, në ditët e ardhshme vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, që sjellin përkeqësim të motit. Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të shiut, që vende-vende ditën e enjte do të jenë pak më intenzive. Edhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, derisa në vise malore në fundjavë priten kushte edhe për reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlerat pranueshme por edhe në të mira.

7.10 – Më ftohtë, me erë e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu, vende-vende edhe intenzive.

8.10 – Ftohtë, e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

9.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise malore mbi 1400m priten edhe reshje bore.

10.10 – Ftohtë e kryesisht me vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

11.10 – Kryesisht me vransira dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin nga 11C deri në 6C në fundjavë, edhe maksimalet zbresin deri në 9C ditën e shtunë.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 8-15m/s, e nga dita e premte era ndryshon kahjen në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës.

Fjala e plotë e Kurtit në Samitin në Slloveni

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla dhe Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mori pjesë në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, në Brdo të Sllovenisë.

Në fjalën e tij në sesionin plenar, kryeministri Kurti tha se Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe stabilitet institucional.

Duke theksuar se kanë kaluar mbi tre vjet që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë, kryeministri u bëri thirrje udhëheqësve skeptikë në BE që të pranojnë përparimin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Fjala e plotë e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Samitin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Brdo të Sllovenisë:

Të nderuar zonja dhe zotërinj,

Të nderuar shkëlqesi,

Republika e Kosovës ka një qeveri demokratike dhe ka stabilitet institucional.

Si qeveri e re, me afër 200 ditë në detyrë, na është dashur të merremi me dy sfida kryesore: menaxhimin e pandemisë dhe ndihmën për ekonominë që të tejkalohet situata e vështirë me sa më pak dëme.

Qarkullimi i bizneseve është për 36% më i lartë krahasuar me vitin 2020 dhe për 21% më i lartë në krahasim me vitin 2019. Në fund të muajit gusht shënuam rritje prej 31 mijë vende të reja pune krahasuar me nivelin e para pandemisë. Të ardhurat e qeverisë janë më të larta për 35% në krahasim me vitin e kaluar dhe kjo ka ndodhur pa ndryshuar asnjë politikë të vetme tatimore.

Ne kemi lansuar Pakon e Ringjalljes Ekonomike në përmasa të 6% të bruto produktit tonë vendor që synon t’i ndihmojë bizneset dhe ekonominë në krijimin e vendeve të reja të punës, të ndihmojë familjet më të prekura nga pandemia, të forcojë institucionet dhe shërbimet tona publike dhe të investojë në infrastrukturë moderne dhe të qëndrueshme.

Plani Ekonomik dhe i Investimeve mund të ndihmojë rajonin tonë në gjenerimin e rritjes së qëndrueshme dhe të arrijë disa nga qëllimet tona strategjike. Për vendin tonë sigurimi i ujit dhe i energjisë janë elemente kyçe. Po ashtu ka nevojë edhe për investime që do të integronin rajonin nëpërmjet infrastrukturës, qoftë asaj fizike, por edhe asaj digjitale.

Unë personalisht i kam dorëzuar një raport zonjës Presidente Ursula von der Leyen, me nevojat për investime kur ajo ishte për vizitë në Kosovë, dhe ne presim në të ardhmen të angazhohemi me BE-në, por edhe me BEI-n, BERZH-in dhe Bankën Botërore për t’i shqyrtuar mundësitë që t’i avancojmë përpara ato projekte.

Kanë kaluar më shumë se tri vite që kur Komisioni Evropian rekomandoi liberalizimin e vizave për Kosovën për herë të dytë. U bëj thirrje udhëheqësve skeptikë në BE të vlerësojnë progresin në Kosovë dhe të heqin regjimin e vizave për qytetarët tanë.

Nuk duhet të ketë fonde të BE-së për 6 shtetet e Ballkanit Perëndimor pa vlera të BE-së. BE-ja në Ballkanin Perëndimor duhet të kultivohet nga brenda, dhe jo të imponohet. Ne duhet të përqafojmë vlerat e BE-së në vendet tona, por, për këtë qëllim, ne kemi nevojë edhe për ndihmë nga jashtë.

Ne mirëpresim deklaratën e sotme të përbashkët, por kemi shprehur disa rezerva.

1. Ne besojmë se kur i referohemi Ballkanit Perëndimor kemi nevojë dhe duhet të themi Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, pasi janë gjashtë shtete.

2. Ne besojmë se duhet të përmendet “ballafaqimi me të kaluarën” pasi është pjesë e nevojshme e përpjekjeve për pajtim.

3. Ne gjithashtu besojmë se ky Samit duhet të dënojë angazhimin e ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës: Avionët luftarakë MiG-29 fluturuan përgjatë kufirit, ndërsa ambasadori i Rusisë në Beograd shkoi në pikën kufitare për të inspektuar grumbullimin e trupave serbe atje.

Më 15 qershor gjatë takimit tonë në Bruksel, i kam propozuar Presidentit të Serbisë që të nënshkruajmë Deklaratën e Paqes për jo-agresion, por ai refuzoi të bëj një gjë të tillë.

Ju faleminderit.

Nesër fillon gjykimi në Hagë ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt

0

Gjykimi i dytë në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, ai kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, pritet të nisë nesër.

Gucati e Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Përmes platformës online “Zoom”, shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në DHSK, Angela Griep, në konferencën për media të mbajtur më 30 shtator, ka bërë të ditur se në seancën e 7 tetorit kryetari i trupit gjykues do të bëj hapjen e gjykimit, do të kërkojë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) leximin e aktakuzës, e do të pyesë të akuzuarit nëse i kanë kuptuar akuzat kundër tyre.

Tutje, ajo deklaroi se Gucati e Haradinaj do të informohen nga kryetari i trupit gjykues për disa nga të drejtat dhe detyrimet e tyre gjatë gjykimit, e më pas do të vazhdohet me deklaratën hyrëse të Prokurorisë.

Kurse, dëgjimi i dëshmitares së parë në këtë rast Griep ka thënë se pritet të nisë më 18 tetor.

E njëjta gjithashtu ka bërë të ditur se data e synuar që prokuroria të përfundojë paraqitjen e çështjes së saj është 9 nëntori.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.Gucati dhe Haradinaj ngarkohen se kanë bërë komente nënçmuese kundër dëshmitarëve të mundshëm dhe në mënyrë të përsëritur shprehen synimin e tyre për të dëmtuar punën e Dhomave të Specializuara.“Me këto veprime, z. Gucati dhe z. Haradinaj shkelën fshehtësinë e procedurës dhe frikësuan dëshmitarë (të mundshëm) të Zyrës së Prokurorit të Specializuar dhe si pasojë penguan punën dhe hetimet e ZPS-së”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kjo fundjavë pritet të sjellë reshje bore

0

Në ditët e ardhshme mot vjeshtor, më ftohtë, kryesisht vranët dhe me shi kohëpaskohe. Në vise malore në fundjavë edhe reshje bore.

Sipas Prishtina Weather në ditët e ardhshme vendi ynë përfshihet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, që sjellin përkeqësim të motit. Do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohëpaskohe me reshje të shiut, që vende-vende ditën e enjte do të jenë pak më intensive. Edhe temperaturat pësojnë rënie të ndjeshme, derisa në vise malore në fundjavë priten kushte edhe për reshje bore.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlerat pranueshme por edhe në të mira.

7.10 – Më ftohtë, me erë e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu, vende-vende edhe intensive.

8.10 – Ftohtë, e kryesisht vranët dhe kohëpaskohe me reshje shiu.

9.10 – Kryesisht vranët e ftohtë, me reshje shiu kohëpaskohe. Në vise malore mbi 1400m priten edhe reshje bore.

10.10 – Ftohtë e kryesisht me vranësira dhe të reshura shiu kohëpaskohe.

11.10 – Kryesisht me vranësira dhe me reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin nga 11C deri në 6C në fundjavë, edhe maksimalet zbresin deri në 9C ditën e shtunë.

Të enjten do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 8-15m/s, e nga dita e premte era ndryshon kahjen në verilindje dhe frynë e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet në vlera të larta, megjithë një tendencë të rënies përgjatë pjesë së dytë të javës.

Angela Merkel: S’është e lehtë zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel në Samitin e Brdos në Slloveni, ka thënë se nuk është e lehtë zgjidhja e problemit të Kosovës dhe Serbisë, teksa ka shtuar se janë bërë disa hapa të vegjël në drejtim të duhur.

Merkel theksoi se Procesi i Berlinit ka një rol kyç pozitiv, pavarësisht se jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj.

”Ne gjithashtu folëm për faktin se, përveç çështjeve të pranimit, i ashtuquajturi Proces i Berlinit ka një rol, dhe se ky proces ka pasur me të vërtetë një efekt shumë pozitiv, gjithashtu kur shikoni gjashtë vendet e rajonit, duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, projekti më i fundit dhe më i ri është krijimi i një tregu të përbashkët rajonal, jo të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë pajtuar për çdo detaj. Ne sot biseduam me Serbinë, Bosnjën dhe Kosovën për tejkalimin e çështjeve dhe problemeve të pazgjidhura. Nuk është e lehtë, e pranoj, por ne kemi bërë disa hapa të vegjël në drejtimin e duhur. Tani, procesi i pranimit ka marrë dy dekada, kjo është vënë në dukje sot”, tha Merkel.

Vdekja e fotografit prizrenas, Meddy Huduti, ndizen qirinj në Prishtinë

0

Mbrëmë ka vdekur fotografi i njohur nga Kosova, Meddy Huduti. Lajmin për vdekjen e fotografit e bëri të ditur nëna e tij, Igballe Huduti, e cila ka shkruar në Facebook se ai vdiq pas infektimit me Covid-19.

Fotografi është vlerësuar lartë nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij për punën profesionale, ndërsa në kujtim të tij, një grup i shoqërisë së të ndjerit, janë mbledhur në Prishtinë dhe kanë ndezur qirinj.

Për vdekjen e tij, policia ka dal me një deklaratë me anë të raportit 24-orësh.

Fotografi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Hetim mbi vdekjen-Rr. Agim Çavdërbasha, Prishtinë 05.10.2021-19:10. Është raportuar se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Njësit relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rama për deklaratën e Samitit të Sllovenisë: Askush nuk na pyeti për mendim

0

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar rëndë Bashkimin Evropian dhe politikat e saj karshi Ballkanit Perëndimor, në Samitin e BE-së që është mbajtur sot në Bërdo të Sllovenisë.

Rama ka publikuar në Facebook fjalimin e tij të plotë në këtë samit, ku ndër të tjera ka kritikuar BE-në për mospranim të Shqipërisë në këtë familje dhe për mosliberalizim të vizave për Kosovën.

“Po si i bëhet për shembull, për ekzistencën e 2 milionë qytetarëve të Kosovës ende të kyçur brenda në vendin e tyre, disa vjet pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave? A nuk është surreale që ata mund të udhëtonin lirisht jashtë vendit të tyre, kur ishin nën një regjim brutal i cili u rrëzua me bombat e SHBA dhe BE, ndërsa sot ata janë të kyçur brenda nga vetë çlirimtarët e tyre? Meqë ra llafi BE-ja ka liberalizuar vizat për 52 milionë njerëz jashtë hartës së ardhshme të Unionit dhe jo vetëm përpara, po edhe pasi ajo vetë ka deklaruar, publikisht, se Kosova i përmbushi të gjitha kriteret teknike; madje përmbushi edhe një kriter pa lidhje, që iu kërkua shtesë, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E di e di, është ajo që është”, ka thënë Rama.

Ai ka thënë me këtë rast se Bashkimi Evropian nuk është më i miri, por më të mirë se ai nuk ka.

Sipas tij, për këtë arsye edhe pajtohen me deklaratën përfundimtare të samitit, ndonëse siç ka thënë, askush nuk i pyeti për mendim gjatë hartimit të saj.

“Në fund të ditës, Bashkimi Europian nuk është më i miri, por më të mirë se Bashkimi Europian nuk ka. Kjo është edhe arsyeja pse ne pajtohemi plotësisht me deklaratën përfundimtare të samitit, edhe pse askush nuk na pyeti për mendimin tonë përgjatë hartimit të saj. Është ajo që është”, ka thënë Rama.

Ai ka kërkuar po ashtu që BE-ja të mos e ndajë Ballkanin Perëndimor nga planet e veta të emergjencave

“Le të shpresojmë që në këtë rast të ri krize madhore që na prek të gjithëve, qytetarët tanë nuk do të lihen nga BE-ja si peshq pa ujë, ashtu siç ndodhi kur na latë jashtë skemës së shpërndarjes së dozave të para të vaksinave, duke e detyruar rajonin tonë, që në një luftë të mirëfilltë për mbrojtjen e jetës të mbështetet tek të shumëpërfolurit aktorë të tretë, shprehimisht Kina, Rusia apo Turqia nëse e doni edhe me emra”, është shprehur Rama.

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, bashkë me shtetet anëtare, në Samitin e Sllovenisë, në konsultim me udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët.

Aty BE-ja thotë se ka përsëritur mbështetjen e saj për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, ndërsa një pikë prej tyre i dedikohet direkt dialogut Kosovë-Serbi.

Borrell pas takimit me Kurtin: Prishtina e Beogradi të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse

0

Përfaqësuesi i Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me arritjen e marrëveshjes javën e kaluar mes Prishtinës e Beogradit për targat.

Borrelli përmes një postimi në Twitter u ka bërë thirrje të dy palëve që të intensifikojnë punë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.

“Diskutuam për aranzhimin e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin, një hap i rëndësishëm i cili ka nevojë për zbatim. Tani i bëj thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese që normalizon marrëdhëniet brenda dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell.

Kandidati i LDK-së për Kuvendin e Prizrenit, Kemajl Gegollaj, pritet nga familja Rugova

0

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Kuvendin e Prizrenit, Kemajl Gegollaj, sot është pritur nga familja e ish presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Përmes një shkrimi në facebook, Gegollaj u shpreh i nderuar nga pritja e ngrohtë e familjes Rugova.

Shkrimi i plotë:

Sot jam nderuar pafund me pritjen e ngrohtë të familjes së Presidentit Historik, z. Ibrahim Rugova! Kosova është me fat që Zoti ia fali një burrë të tillë.

I lutem Zotit të Plotfuqishëm që të më bëj mua prej atyre që rrugën politike e shfrytëzojnë për të mirën e përgjithshme, për të mirën e vendit tonë, për Kosovën tonë!

Prishtinë, 6 Tetor 2021

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort