Home Blog Page 4286

139 pacientë po trajtohen për Covid-19 në QKUK

0

139 pacientë po trajtohen aktualisht për Covid-19 në SHSKUK, raporton Gazeta Blic.

Në raportet e klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme, rezulton se nga 139 pacientët që po marrin trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Njoftimi i plotë:

Identifikohet dhe arrestohet i dyshuari nga Prizreni për vjedhje të rëndë

0

Policia në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 05 tetor 2021, një kafiteri në rrugën ”Xhevë Lladrovci” në Prizren, ishte thyer dhe dëmtuar, nga një person i dyshimtë i cili pasi kishte hyrë brenda lokalit kishte vjedhur portofolin e pronarit që kishte një sasi të vogël të parave.

Zyrtarët policore kishin filluar hetimet për dëmtim prone dhe rasti ishte cilësuar vjedhje e rënde, gjatë verifikimit të zonës dhe identifikimit të kryerësit të kësaj vepre, hetuesit kishin arritur ta zbulojnë identitetin e të dyshimit.

Në lidhje me këtë rast është arrestuar dhe ndaluar i dyshimti E.K, i lindur në vitin 2002.

Për rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë,thuhet në njoftim nga zyra për informim nga Policia Rajonale e Prizrenit./tvprizreni.net

Policia ndërpret dasmën në Prizren, organizatori gjobitet e mysafirët shpërndahen

0

Policia në Prizren në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 06 tetor 2021, rreth orës 15:30, policia kishte pranuar një informacion pasi në një sallon të dasmave në Prizren, kanë organizuar aheng familjar (dasmë), në kundërshtim me masat e vendosura nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Andaj, në zbatim të masave dhe informacionit të pranuar njësitë policore kanë ndërmarre veprime të menjëhershme, duke e identifikuar lokacionin ku mbahej ky aheng.

Pas verifikimit policia ndërmori masa në bazë të Ligjit 07L-006 dhe Vendimit të Qeverisë, duke i shpërndarë dasmorët dhe janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 500 euro për pronarin e sallonit të dasmës, ndërsa ndaj organizatorit gjobë në vlerë prej 200 euro.

Në lidhje më këtë rast është informuar edhe Inspektori Sanitar. Duhet theksuar se i njëjti sallon i dasmave konsiderohet një recidivist i thyerjes së rregullave për çka vazhdimisht është gjobitur dhe i është mbyllur lokali, thuhet në njoftim nga zyra për informim nga Policia Rajonale e Prizrenit./tvprizreni.net

Gruaja nga Lipjani: Familjari i burrit më ngacmoi në Facebook për të ma prishur martresën

0

E dëmtuara A.A ka thënë se i akuzuari B.B, i cili ka lidhje familjare me burrin e saj, e kishte ngacmuar përmes rrjeteve sociale për t’ia prishur martesën.

Këtë deklaratë A.A në cilësinë e dëshmitares e ka dhënë në seancën e shqyrtimit gjyqësor, të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dega në Lipjan.

Sipas saj, i akuzuari kishte hapur një llogari në rrjetin social “Facebook” me një emër të panjohur dhe kishte vendosur një foto të bashkëshortit të saj dhe një foto tjetër të një fëmije në moshë madhore. Ajo ka thënë se këto veprime i akuzuari i kishte bërë për të dëshmuar kinse bashkëshorti i saj është i martuar dhe ka fëmijë.

Tutje, ajo ka thënë se i akuzuari pastaj përmes asaj llogarie ka nisur t’iu dërgonte kërkesë familjarëve të saj dhe dikur i kishte dërguar kërkesë edhe asaj personalisht.

Ajo ka thënë se identifikimin e të akuzuarit si ngacmues e ka bërë përmes burrit të saj.

E dëmtuara tha se qëndron në tërësi pranë deklaratës së dhënë në polici, ku edhe një herë e ka rikujtuar atë deklaratë, duke thënë se nuk i kujtohet saktë a ka qenë viti 2018 apo 2019 kur i akuzuari fillimisht e kishte thirrur vëllain e saj L.A dhe i kishte thënë se bashkëshorti i saj që gjendet në botën e jashtme, ka një grua tjetër dhe një fëmijë.

Gjatë vazhdimit të dëshmisë së saj ajo ka thënë se nuk e ka pranuar asnjëherë asnjë kërkesë për shoqërim që i akuzuari ia ka dërguar, e se as nuk ka shkruar asnjëherë me personin në fjalë.

Ajo ka thënë se asnjëherë s’është takuar fizikisht me të akuzuarin për këtë çështje.

Fillimisht i akuzuari B.B dhe mbrojtësja e tij, Kaqusha Avdiu hoqën dorë nga leximi i aktakuzës, pasi të njëjtën thanë se kanë të qartë, e me ç’rast i akuzuari deklaroi se nuk e ndien vetën fajtor për veprën penale për të cilën akuzohet.

Në fjalën hyrëse, prokurori Besnik Jakupi ka thënë se, mbetet pranë aktakuzës duke konsideruar se e njëjta është ngritur mbi dyshimin e mirë bazuar, ndërsa gjatë shqyrtimit gjyqësorë me administrimin e provave do të vërtetohet se i pandehuri B.B ka kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e aktakuzës.

Fjalën hyrëse të prokurorit Jakupi e ka mbështetur e dëmtuara A.A, e cila i është bashkëngjitur ndjekjes penale dhe kërkesës pasurore-juridike.

Në anën tjetër mbrojtësja e të akuzuari B.B, avokatja Avdiu, ka thënë se konsiderojnë se provat e dorëzuara në aktakuzë nuk janë konsumuar elementet e veprës penale ngacmim, andaj në këtë shqyrtim gjyqësor besojnë se do të vërtetohet kundërta e asaj që Prokuroria po pretendon ashtu që, i mbrojturi nga ajo do të shpallet i pafajshëm.

Prokurori Jakupi në këtë fazë të procedurës propozoi që, në cilësinë e dëshmitarit të ftohet L.A.

Propozim ky që u kundërshtua nga mbrojtësja e të akuzuarit, mirëpo si i tillë u aprovua nga gjykatësi Avdirrahman Gashi.

Gjyqtari Gashi tutje tha se, shqyrtimi i sotëm gjyqësor ndërpritet për shkak të marrjes së provës me dëgjimin e dëshmitarit të lartpërmendur, ndërsa vazhdimi i tij u caktua më 8 tetor 2021, në ora 09:00, me thirrje do të ftohet dëshmitari L.A.

Ndryshe sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore më 19 mars 2021, i pandehuri B.B me dashje e ka ngacmuar A.A, tani e dëmtuara, me sjelljen e tij të vëmendjes së vazhdueshme në mënyrë që në muajin nëntor 2019, ka komunikuar me telefon me vëllain e të dëmtuarës L.A dhe prindin D.A, duke ju thënë se N.N, bashkëshorti i të dëmtuarës, i cili gjendet jashtë vendit ka një fëmijë jashtëmartesor me një shtetase të huaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje sipas aktakuzës, me qëllim të ngacmimit më 10 janar 20121, e ka ngacmuar të dëmtuarën duke hapur një profil të rrejshëm në rrjetin “Facebook”, dhe e ka postuar fotografi të një djali “djali” dhe e ka postuar fotografinë N.N, me ç’rast tek e dëmtuara është shkaktuar ndjenja e shqetësimit të madh emocional.

Me këtë ka kryer veprën penale “Ngacmimi” nga neni 182, paragrafi 1, Kodit Penal i Republikës së Kosovës.

Britania e heq Kosoën nga lista e vendeve me rrezikshmëri të lartë si pasojë e Covid-19

0

Qytetarët britanikë nuk këshillohen më që t’i shmangin udhëtimet në 32 destinacione, përfshirë edhe Kosovën, tha të mërkurën Zyra e Jashtme britanike.

Më herët, ajo ka këshilluar kundër udhëtimit në 32 shtetet dhe rajonet në fjalë, për shkak të koronavirusit, edhe pse ato vende nuk kanë qenë në të ashtuquajturën listë të kuqe.

Zyra e Jashtme britanike tha se ndryshimi i politikës pason “përmirësimin e shëndetit publik në shumë vende” dhe “zvogëlimin e rrezikut për shtetasit britanikë”.
Në Kosovë, situata me koronavirus është përmirësuar javëve të fundit.

Të mërkurën, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës raportoi për një viktimë nga koronavirusi dhe 41 raste të reja të të infektuarve.

Për krahasim, në muajin gusht, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë disa herë ka kaluar 30 në ditë.

Të enjten, Qeveria britanike pritet të shpallë ndryshime edhe në listën e kuqe, ku aktualisht ndodhen 54 vende.

Në listën e kuqe janë ato vende që Qeveria britanike thotë se nuk duhet të vizitohen – ”përveç në rrethanat më të jashtëzakonshme” – për shkak të situatës së tyre me koronavirus.

Vrasja e 20-vjeçarit në Zvicër, i dyshuari kryesor një kosovar

0

Kosovari 24-vjeçar është në paraburgim. Katër të dyshuarit tjerë, dy nga të cilët, po ashtu kosovarë, janë liruar përsëri.

Një shtetas zviceran 20-vjeçar pati vdekur nga plagët e marra në një zënke që kishte ndodhur në një fundjavë në mes të shtatorit, në Bahnhofstrasse në St.Gallen.

Tani policia e kantonit St.Gallen ka arritur të identifikojë dhe të marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë. Pesë nga shtatë personat në fjalë, janë arrestuar.

Reklamë

Hetimet e shumta, intervistat me të akuzuarit dhe të tjerët, që japin informacion, bashkë me vlerësimet e filmimeve dhe regjistrimeve të fotografive, kanë çuar te shtatë persona të përfshirë në krim, njofton Policia e Kantonit St.Gallen.

Kështu, gjatë dhjetë ditëve të fundit janë arrestuar pesë nga shtatë personat e përfshirë: një kosovar 24-vjeçar, një zviceran 25-vjeçar, një zviceran 26-vjeçar dhe dy kosovarë 29-vjeçarë, njofton Keyston-SDA.

Policia është gjithashtu në dijeni të një 20-vjeçari zviceran dhe një 22-vjeçari gjerman që ishin përfshirë në krim. Kosovari 24-vjeçar është në paraburgim. Të dyshuarit tjerë janë liruar përsëri.

Sipas njoftimit, janë kryer gjithsej pesë bastisje shtëpish. Rrjedha e saktë e krimit dhe përfshirja aktuale në krim do të përcaktohen më vonë, nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit të St.Gallenit dhe nga shërbimet e specializuara të policisë kantonale të St.Gallenit.

Sipas njohurive aktuale, megjithatë, në konfrontimin fizik nuk rezulton të jetë përdorur ndonjë armë, përcjell albinfo.ch. Sherri dhe konfrontimi fizik kishin shpërthyer të dielën, më 19 shtator, rreth orës 02:45 të mëngjesit.

Patrullat e policisë kishin gjetur një 20-vjeçar zviceran të plagosur rëndë në Bahnhofstrasse në St. Gallen natën e 19 shtatorit rreth orës 3 të mëngjesit. Një tjetër 20-vjeçar zviceran dhe një 22-vjeçar gjerman ishin të plagosur lehtë.

Tre personat e fundit ishin grindur me autorët e panjohur fillimisht, transmeton albinfo.ch. 20-vjeçari zviceran i plagosur rëndë ka vdekur dhjetë ditë pas marrjes së plagëve.

1,737 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i raste aktive me coronavirus është 1,737.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,965 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.

Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Megjithë rritjen ekonomike, 30% e shqiptarëve do jetojnë në varfëri deri më 2023

0

Shqipëria po përjeton rritjen më të lartë ekonomike në Rajon, por në të njëjtën kohë vendi ka një të tretën e popullsisë që jeton në varfëri relative me më pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas Bankës Botërore, këtë vit 30.8 % e popullsisë jeton në varfëri dhe fenomeni do të jetë i qëndrueshëm deri në vitin 2023, ku 29.3 % e popullsisë së vendit do të jetojë me pak se 5 dollarë në ditë.

Sipas matjeve të Bankës Botërore Shqipëria ka nivelin më të lartë varfërisë në Rajon. Kosova e cila renditet e dyta e ka varfërinë në nivelin 24.4 %, Serbia renditet e treta me 19.8%, Maqedonia me 17.9% dhe Mali i Zi me 16%.
Megjithë rimëkëmbjen e fortë ciklike, pandemia i ka përmbysur arritjet e mëparshme në uljen e varfërisë.

Banka Botërore përllogariti se në 50 vende të Rajonit të Europës Qendrorë dhe Azisë deri në fund të këtij viti, COVID-19 ka zhytur në varfëri edhe 4.3 milionë njerëz të tjerë. Banka analizon se megjithëse rritja ekonominë post Covid-19 është e fortë, ajo nuk po rezulton gjithëpërfshirëse. Shumë persona vazhdojnë të dobësohen nga humbjet e vendeve të punës dhe reduktimi i orëve të punës, heqja e ndihmës ekonomike nga qeveria dhe inflacioni i lartë, veçanërisht për artikujt ushqimorë.

Ekonomia e Shqipërisë u rrit me 17.9% në tremujorin e dytë të vitit 2021, por numri i të punësuarve në të njëjtën periudhe ishte 33 mijë më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Covid-19 ka kushtuar miliona jetë në nivel global, ka përmbysur arritjet në uljen e varfërisë dhe ka të ngjarë të lërë një trashëgimi të dëmshme shëndetësore dhe ekonomike në vijim.

Plagët e grumbulluara në kapitalin njerëzor do të shërohen ngadalë, ndërsa ritmi i akumulimit të kapitalit fizik ka të ngjarë të mbetet i ulët.

Edhe para pandemisë, të gjithë nxitësit themelorë të rritjes ekonomike, të tilla si investimet, rritja e produktivitetit, përmirësimet në arsim dhe shëndet, rritja e popullsisë në moshë pune, ishin parashikuar të ngadalësoheshin.

Pandemia do t’i përkeqësojë më tej këto aspekte analizon Banka Botërore dhe efektet negative do të ndihen akoma tek më të varfrit, gratë, fëmijët, si dhe të rinjtë, emigrantët dhe punëtorët informalë.

Për Shqipërinë, duke iu referuar një skenari optimist, nëse pjesëmarrja në forcën e punës dhe punësimi rritet përsëri, varfëria mund të vazhdojë rënien në një skenar optimist nën 30 për qind deri në vitin 2022.

Në vitet në vijim, konsumi privat parashikohet të kthehet si mjeti kryesor i rritjes së PBB -së. Investimet private mund të vijojnë rritjen nëse zbatohen reformat e klimës së biznesit, tha Banka./ Monitor

Telegram: 70 milionë përdorues të rinj u shtuan gjatë rënies së Facebook-ut

0

Aplikacioni për mesazhe, Telegram, ka fituar rreth 70 milionë përdorues të rinj gjatë periudhës sa ka qenë jashtë funksionit aplikacioni Facebook më 4 tetor, ka thënë themeluesi i tij Pavel Durov.

Të hënën, miliona njerëz nuk kanë pasur qasje në Facebook, Instagram, Messenger dhe WhatsApp për gati gjashtë orë.

Facebook ka thënë se disa ndryshime në konfigurim kanë qenë fajtore për këtë mosfunksionim.

Reklamë

“Mesatarja ditore e rritjes në Telegram ka tejkaluar normën dhe ne kemi mirëpitur 70 milionë persona nga platformat tjera në një ditë”, ka thënë Durov në një postim në Telegram.

Durov ka thënë se disa përdorues në Shtetet e Bashkuara mund të jenë përballur me shpejtësi më të vogël, ndërkohë që miliona persona kanë tentuar të hapin llogari.

Komisionarja e Bashkimit Evropian për Konkurrencë, Margrethe Vestager, ka thënë se bllokimi ka demonstruar pasojat e mbështetjes në disa lojtarë të mëdhenj dhe ka theksuar nevojën për më shumë rivalë.

Rusia ka thënë se incidenti ka treguar se Moska ka pasur të drejtë kur ka kërkuar të zhvillojë platformat e saj në internet, ashtu si edhe rrjetet sociale, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

Në fund të fundit: Pasaporta e Kosovës më e dobëta në rajon

0

Kompania londineze Henley & Partners, e cila ofron këshillim për shtetësinë ka publikuar një listë të rishikuar të pasaportave “më të fuqishme” në botë, sipas të cilave pasaportat e Japonisë dhe Singaporit janë të parat në listë, pasi me to mund të udhëtosh në 192 vende pa pasur nevojë për vizë.

Pasaporta e Kosovës është më e dobëta në rajon

Kur bëhet fjalë për vendet e rajonit, më së miri qëndron Sllovenia, pasaporta e së cilës është në vendin e 11 -të dhe qytetarët e së cilës mund të udhëtojnë në 181 vende pa pasur nevojë për vizë.

Pas tyre vjen Kroacia, pasaporta e së cilës është në vendin e 18 -të, Serbia në vendin e 39 -të, Maqedonia e Veriut në vendin e 47 -të, Mali i Zi në vendin e 48-të, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 54 -të dhe Kosova në vendin e 108-të.

Raporti i fundit i Henley është një tregues se hendeku global në lirinë e udhëtimit nuk ka qenë kurrë më i madh.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort