Home Blog Page 4285

12 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, asnjë rast në Prizren

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 898 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë për COVID-19 vetëm 12 qytetarë.

Gjatë këtyre orëve nuk është regjistruar asnjë viktimë teksa nga ky virus janë shëruar 13 pacientë.

Brenda 24 orëve të fundit janë dhënë edhe 919 vaksina kundër virusit korona në nivel vendi.

Ana Brnabiq: Është shumë e vështirë të flasësh me Albin Kurtin

0

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se është shumë e vështirë të flasësh me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Brnabiq shpjegoi se dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës është jashtëzakonisht i vështirë sepse njerëzit që po negociojnë nga Prishtina nuk janë pragmatikë dhe nuk janë të interesuar për projekte rajonale, por sipas saj, vetëm dërgojnë mesazhe që Serbia duhet të gjunjëzohet dhe se është çështje ditësh kur Serbia do të njohë Pavarësinë e Kosovës.

“Ata nuk duan të flasin për asgjë tjetër. Është një situatë jashtëzakonisht e vështirë, por ne duhet të qëndrojmë në dialog”, ka thënë Brnabiq për TV Prva.

Takimi i fundit brenda Procesit të Berlinit, i iniciuar nga kancelarja gjermane Angela Merkel në vitin 2014, u mbajt javën e kaluar dhe Brnabiq thotë se në vend që takimi të ishte kulmi i asaj që është rënë dakord dhe bërë deri më tani, zyrtarët e Prishtinës bllokuan gjithçka në mënyrë që ky samiti të mbetej pa asnjë marrëveshje.

Brnabiq kujton se gjatë Procesit të Berlinit, shumë gjëra ishin dakorduar, përkatësisht projekte që nuk kanë të bëjnë me politikën, por çfarë mund të bëhet paralelisht për ta bërë jetën më të mirë për qytetarët.

“Ka gjëra që duhet të festohen, por ju keni zyrtarë të Prishtinës që bllokuan të gjitha marrëveshjet për të cilat kemi punuar për më shumë se një vit në samit”, deklaroi ajo.

Në atë kuptim, Brnabiq thotë se bashkësia ndërkombëtare kishte mundësi të bindej në disa raste se ishte e pamundur të bisedohej me Albin Kurti, por edhe me presidenten Vjosa Osmanin.

Siç thotë kryeministrja e Serbisë, në samitin në Tiranë, Edi Rama ishte i bindur se sa e pamundur është të flasësh me Kurtin, dhe Sebastian Kurz kishte mundësinë ta shihte të njëjtën gjë në samitin në Vjenë, ndërsa gjatë vazhdimit të dialogut në Bruksel, sipas saj, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak e panë të njëjtën gjë.

“Unë nuk jam tepër optimiste sepse Kosova është fëmija i tyre dhe është e vështirë për ta të kthejnë kokën, por ata e kuptojnë sa e vështirë është dhe sa konstruktiv është Beogradi”, u shpreh Brnabiq.

Fjalët prekëse të dajës së Ilirianit, pasi humbi jetën në vendin e punës në Slloveni

0

8 korriku ishte ditë e kobshme për familjen Bytyqi nga Nishori i Suharekës.

lirijan 19 vjeç humbi jetë në një aksident në vendin e tij të punës në Slloveni.

Ai shkoi për një jetë më të mirë, për ta mbajtur familjen ngase jeta në vendlindje ishte vështirë e përballushme…

“Dikur na vrajke shkau rinin, e tash po na mbyt gyrbeti zi rinin” ishin fjalë e dajës së Ilirijanit.

Shkrimi i plotë:

Kosovë o shtet
Deri kur do te durojm keto dhimbje
Dikur na vrajke shkau rinin
E tash po na mbyt gyrbeti zi rinin
Ku jeni o politikana te shtetit ton
Deri kur do te duronjn babat e nenat tona me keto dhimbje
Deri kur juve ju behet boll hajnia
A do te ket shpres ne ket kosoven ton per te jetuar a gjithmon do te tretet rinia neper evrop per te siguruar familjet e vetaBoll boll boll o politikana boll per veti ma
Zgjohi nga gjumi dhe punoni per rinin ton
Mos i leni te lshojn vendlindjen te gjall
E per tu kthyer ne arkivol familjes allahu te dergoft ne gjenet o engjulli jon Ilirjan Bytyqi do te kujtojm gjithmon e per jete.

Ambasada e Kosovës në Slloveni shpreh ngushellime familjes Bytyqi dhe Saramati

0

Përmes një telegram ngushëllimi Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni, ka ngushëlluar familjen Bytyqi nga Nishori i Suharekës dhe familjen Saramati nga Dobrushti i Prizrenit, ku brenda një jave humbën jetën dy të rinjëve kosovar.

19 vjeçari Ilirijan Bytyqi, ndërroi jetë në një aksident në punë, ndërsa 34 vjeçari Nazif Saramatin, ndrroi jetë mbrëmë në një aksident trafiku.

Telegram ngushëllimi

Javë e rëndë për ne dhe diasporën tonë!

Gjatë kësaj jave humbën jetën dy të rinjë nga Kosova.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Slloveni i shpreh ngushëllime Familjes Bytyqi nga Suhareka për Ilirijan Bytyqin 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident në punë dhe po ashtu i shpreh ngushëllime Familjes Saramati nga Prizreni për Nazif Saramatin 34 vjeç, i cili ndrroi jetë mbrëmë në një aksident.

Ndajmë dhimbjen me Familjet dhe shprehim ngushëllimet më të sinqerta.

Ambasada është përkujdesur për procedurat përkatëse.

Ambasadori Avni Kastrati dhe Stafi i Ambasadës

Ky është bombarduesi i ri bërthamor i ushtrisë amerikane

0

Forcat Ajrore Amerikane kanë prezantuar projektin e një prej avionëve të rinj bombardues, që pritet të futen në shërbim brenda pesë viteve të ardhshme.

Avioni i ri, i cili deri tani është mbajtur sekret, do të kushtojë 600 milionë dollarë për t’u prodhuar dhe sipas planeve të Forcave Ajrore, janë porositur 100 të tillë.

Bombarduesi, i quajtur B-21 Raider, do të jetë në gjendje të mbajë armatime bërthamore dhe do të ndërtohet nga kompania “Northrop Grumman”. Ky mjet i teknologjisë së avancuar do të fluturojë për disa vite bashkë me paraardhësin e tij B-2 Spirit, si edhe Boeing B-52, për t’i zëvendësuar përfundimisht në vitet pasuese.

Avionët B-21 Raider do të vendosen në disa bajza të ndryshme të Shteteve të Bashkuara, në Dakotën e Jugut, Mizuri dhe Teksas. Ekuipazhi i tij do të jetë i përbërë nga dy persona.

Kurti në 26-vjetorin e Srebrenicës: Themeli i paqes në Ballkan është ndëshkimi i kriminelëve

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës në Bosnjë.

Kurti përmes një statusi në Facebook thotë se duan paqe dhe barazi mes kombeve në Ballkan, por që themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve.

“Ne duam paqe, bashkëpunim, dhe barazi mes kombeve në Ballkan. Por themeli i asaj paqeje është ndëshkimi i kriminelëve. Është e pamendueshme se si, edhe në shekullin XXI, ka politikanë në rajonin tonë, që thonë se ata që kërkojnë ndëshkimin e fajtorëve për gjenocid qenkan kundër dialogut e kundër fqinjësisë së mirë. Përkundrazi, e vetmja fqinjësi e mirë zhvillohet duke dënuar krimet e vendosur drejtësi, dhe i vetmi dialog i mirë ndodh kur palët nuk tremben nga distancimi prej krimeve. I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, kurrë më mos pastë Ballkani, e as bota, pushtete e shtete me ambicie gjenocidale”, ka shkruar Kurti.

Kurti kujtoi edhe votimin e rezolutës në Kuvendin e Kosovës për me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë.

“Sot është 26 vjetori i gjenocidit në Srebrenicë, ushtruar nga forcat serbe e të Serbisë mbi viktimat boshnjake. Institucione të ndryshme ndërkombëtare, ndër të cilat edhe Parlamenti Evropian, e kanë shpallur 11 korrikun datë të përkujtimit të masakrës më mizore që ka njohur Evropa pas Luftës II Botërore. Disa ditë më parë Kuvendi i Kosovës miratoi një rezolutë me të cilën dënohet gjenocidi në Srebrenicë dhe ftohet Qeveria e Kosovës të nderojë viktimat dhe kujtimin e kësaj date. Në atë rezolutë pika nr. 5 shkruan se Kuvendi i Kosovës: ‘Fton të gjitha shtetet e rajonit, që të bëjnë përpjekje shtesë për t`i nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që janë përgjegjës për planifikimin dhe kryerjen e gjenocidit në Srebrenicë.’ Ndërsa pika nr. 6 vë në pah se kjo rezolutë: ‘Shfaq gatishmërinë e Republikës së Kosovës dhe u bën apel shteteve të rajonit për përmirësimin e marrëdhënieve të ndërsjella dhe të bashkëjetesës ndërmjet popujve, me qëllim të përmirësimit ekonomik dhe integrimit euro-atlantik të shteteve të Ballkanit Perëndimor’ ”, shkruan tutje kryeministri i Kosovës.

Largimi i mjekëve trend në rritje, kërkohet të ndryshohet Ligji për shëndetësi

0

Në gjashtë mujorin e vitit 2021 ka pasur rritje të kërkesave për vërtetim nga mjekët për t’u larguar nga Kosova. Nga ky komunitet thonë se për të ndalur këtë trend duhet të ndryshohet Ligji për shëndetësi dhe të bëhet Ligji i pagave, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se projeksioni i largimit të mjekëve për këtë vit pritet të shkojë deri në 120. Sipas tij janë në përfundim të një sondazhi të cilin do ta publikojnë brenda dy javëve të ardhshme rreth satisfaksionit që kanë mjekët e rinj gjatë shkollimit të tyre në Kosovë.

“Gjatë 3 vjetëve të fundit ne kemi pasur një shifër prej 110 mjekëve që shkojnë për çdo vjet shumica prej tyre 80% mjekë të rinj të posa diplomuar dhe në 6 mujorshin e parë ne kemi një rritje ku 62 mjekë kanë marrë vërtetimin për t’u larguar nga Kosova që nëse shkon me këtë projeksion e kemi 120 mjekë që largohen. Një rritje e cila përkundër këtyre bllokadave si nga Covidi për komunikime dhe kontakte direkte dhe ajo e vizave. Kështu që ky trend veçse ka dhënë sinjal se do të rritet dhe është brengosës. Fakti që dhënia e specializimeve është në masë nuk ka qenë i mjaftueshëm që të qëndrojnë këtu sepse në vend të parë kanë qenë kushtet e punës dhe specializimeve. Definitivisht është çështja e ngritjes së kapaciteteve për t’iu ofruar trajnime dhe shkollime e këtyre mjekëve ashtu siç duhet kushtet e punës dhe shkollimit të tyre i cili është i mangët. Tani jemi në përfundim të një sondazhi të cilin do ta publikojmë brenda dy javëve të ardhshme rreth kënaqësisë apo satisfakcionit që kanë mjekët e rinj gjatë shkollimit të tyre në Kosovë. Të gjithë janë të brengosur për kualitetin e arsimit dhe fazës së dytë të shkollimit të tyre specialistik”, tha Sejdiu.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Sindikatës të Shëndetësisë në Kosovë, Blerim Syla, ka thënë se në kohën e pandemisë Qeveria aktuale i ndërpreu edhe ato pak stimulime për mjekë dhe infermierë me arsyetime që ai i quan banale.

Ai ka shtuar se jo vetëm infermierët dhe mjekët por edhe të rinjtë po largohen nga vendi, duke shtuar se vetëm këtë vit e kanë kërkuar që të largohen afër 100 mjekë.

“Në kohën e pandemisë kur ne mjekët dhe infermierët ishim heronj, kemi punuar pa pushim. Mirëpo mu në kohën e pandemisë Qeveria aktuale i ndërprenë edhe ato pak stimulime me arsyetimin më banal. Ky është shembull i ofendimit të dinjitetit dhe integritetit të punëtorëve shëndetësor. Dhe ju nuk mund të prisni që këta të rrinë duarkryq dhe të presin edhe valën e katërt. Ata që janë të rinj kanë energji dhe mundësi të cilët kërkojnë që sa më shumë të dalin jashtë vendit jo vetëm mjekët por edhe infermierët për të cilët ka kërkesa të mëdha nga Evropa jo vetëm nga Gjermania. Janë afër 100 mjekë deri tani këtë vit që kanë kërkuar për t’u larguar, dhe kur e shohim këtë statistikë që çdo ditë 100 deri 150 për Kosovën është humbje e madhe”, ka thënë Syla.

Sipas tij nuk ka skematizim të mirëfilltë të vendeve të punës dhe specializime të duhura e që janë më shumë politike.

Syla theksoi se federata ka kërkuar nga Qeveria aktuale të ndryshohet Ligji për shëndetësi dhe të bëhet Ligji i pagave.

“Puna e parë është që mjekët nuk kanë skematizim të mirëfilltë të vendeve të punës. Dhe e dyta është që nuk kemi specializime të duhura sepse janë specializime politike. Edhe ajo që është më e rëndësishmja është paga sepse sot një specialist në Kosovë paguhet 600 euro dhe një infermierë me 377 euro. Duhet më shumë investim në shëndetësi. Të rinjtë po shohin jetën ndryshe dhe nuk duan të rrisin fëmijët këtu dhe duan të krijojnë jetën ku ata e shohin një stabilitet ekonomik. Federata ka kërkuar dhe nga Qeveria aktuale. Janë dy gjëra të rëndësishme, e para të bëhet sa më shpejt Ligji për shëndetësi i cili duhet të ndryshohet dhe të merren parasysh kërkesat e mjekëve, Sindikatës dhe Odës në të cilën kemi paraparë që mjekët e posa diplomuar menjëherë të futen në sistem të punës qoftë si mjekë të përgjithshëm apo në reparte. E dyta është Ligji i pagave. Nëse qeveria aktuale nuk e aprovon ashtu siç e ka paraparë në legjislacion ku do të ketë stabilizim të pagave, atëherë pa këto dy ligje në vitin e ardhshëm do të jetë edhe më katastrofë për shëndetësi”, ka thënë Syla./EO

Kolona të gjata në Vërmicë, kosovarët ia mësyjnë bregdetit shqiptar

0

Në pikën kufitare të Vërmicës janë krijuar kolona të gjata.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në dalje të Kosovës janë krijuar kolona deri në 70 metra.

Si duket kosovarë ia kanë mësyrë edhe këtë vikend pushimeve në Shqipëri.

Kujtojmë se vetëm në fillim të muajit qershor në pikën kufitare të Vërmicës u regjistruan mbi 30 mijë pushues nga Kosova që iu drejtuan bregdetit shqiptar.

Edhe pse është vitit i dytë i pandemisë qytetarët nga Kosova shihen si shpëtim i turizmit në Shqipëri.

Moti sot me diell dhe vranësira të dendura

0

Në fushat termike parashihen rënie të lehta, kryesisht në vlerat e temperaturave maksimaleve. Gjithashtu do të ketë rënie edhe në fushat barike.

Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte që gjatë ditës të ketë riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-31 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Diaspora po vjen me të madhe në Kosovë, shikojeni kufirin Kroaci-Serbi

0

Mërgata e Kosovës ka filluar ta shtoj fluksin e ardhjes në vendin tone me lehtësimin e masave anticovid.

Një numër i madh i veturave nga diaspora është parë në kufirin Kroaci-Serbi duke pritur në kolonë.

Po ashtu, edhe përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari” qindra bashkëatdhetarë kanë zbarkuar në Kosovë vetëm në dy ditët e fundit.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort