Home Blog Page 4284

Vdes një grua në Malishevë, sipas policisë familjarët dyshojnë se shkaktar është vaksina kundër COVID-19

0

Një grua është dërguar pa shenja jete pasditën e kësaj së enjte në QKMF-në e Malishevës.

Policia njofton se sipas mjekut kujdestar nuk është vërejtur ndonjë element dyshimi rreth vdekjes.

“Po në kontakt me familjaret e viktimës, të njëjtit deklarojnë dhe dyshojnë se shkaktar i vdekjes mund te jetë vaksina anti COVID-19 të cilën viktima e kishte marrë para tre ditësh në QKMF Malishevë”, ka deklaruar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Shaqir Totaj me shoqatat e personave me nevoja të veçanta: Përkujdesje maksimale në qeverisjen time

0

Sektori për media i degës së PDK-së në Prizren, përmes një komunikate, njofton se gjatë ditës së sotme, kandidati për kryetar të komunës nga ky subjekt politik, Shaqir Totaj, ka vizituar shoqatat e personave me aftësi të kufizuar. Sipas këtij njoftimi, kandidati Totaj, ka premtuar përkujdesje maksimale në rast të fitores në zgjedhjet e sivjetme lokale në Prizren.

” Kandidati për Kryetar të Prizrenit Shaqir Totaj sot ka vizituar shoqatën “Down Sindrome Kosova” dhe “Handikos”, për të biseduar me ta për nevojat, kërkesat dhe shqetësimet që ata kanë, poashtu i’u premtoi se në qeverisjen e tij personave me aftësi të kufizuara do të i’u mundësohet qasja në të gjitha objektet publike dhe të gjithë qytetarët e Prizrenit do të trajtohen në mënyrë të barabartë.

“Prizreni duhet të jetë i të gjithëve. Në vizitën time tek “Down Sindrome Kosova” e në “Hendikos”, biseduam për planin tim për një Prizren gjithëpërfshirës. Nëpërmjet listës sonë për Asamble, ku kemi përfaqësues me aftësi të kufizuara dhe programit e planeve konkrete, synojmë të realizojmë vizionin tonë për Prizrenin e secilit qytetar.

Gjatë qeverisjes sime, do të mbështesim vazhdimisht personat me aftësi të kufizuara e do t’u ofrojmë qasje në të gjitha objektet publike dhe kudo nëpër qytet. Si kryetar ardhshëm i Prizrenit, zotohem se nuk do të ketë diskriminim për asnjë grup shoqëror.” ka thënë Totaj, thuhet në fund të komunikatës së sektorit për media të PDK në Prizren.

Ambasada amerikane u bën thirrje sërish qytetarëve për t’u vaksinuar

0

Ambasada amerikane në Prishtinë ka bërë thirrje sërish për t’u vaksinuar.

Ata kanë theksuar se vaksinat janë mbrojtja e vetme kundër COVID-19.

“Vaksinat janë mbrojtja e vetme e provuar kundër COVID-19. Reduktimi i vdekjeve, shtrimeve në spital dhe simptomave të rënda”, thuhet në postimin e amabasadës në rrjetin social Twitter.

Qytetarët s’kanë interesim për t’u vaksinuar pas uljes së rasteve me COVID-19

0

Interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19 ka rënë së fundmi në Kosovë. Në baza ditore, numri i të vaksinuarve është dyfish më i vogël se gjatë javëve të kaluara. Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë e lidh uljen e interesimit për ta marrë vaksinën me uljen e rasteve të reja me COVID-19.

Me uljen e numrit të rasteve të reja të infektuara me COVID-19 në Kosovë është ulur edhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër këtij virusi.

Përgjysmë më pak të vaksinuar se gjatë javëve të kaluara ka regjistruar vendi ditët që lamë pas.

E interesim më i ulët për ta marrë vaksinën është parë edhe gjatë 24 orëve të fundit.

Gjatë kësaj kohe, nga 10 mijë e 736 vaksina të administruara, vetëm 1 mijë e 883 ishin për dozën e parë.

Derisa, javë më parë numri i vaksinave të administruara gjatë një dite shkonte edhe në mbi 22 mijë, kur mbi 6 mijë qytetarë paraqiteshin për t’u vaksinuar për herë të parë.

Se është ulur interesimi për t’u vaksinuar e kanë pohuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Zëdhënës për informim në këtë ministri kanë thënë se ka një interesim paksa më të vogël për vaksinim e kjo sipas tyre ndërlidhet me situatën e cila është më e qetë.

Megjithatë, nga kjo ministri ka thënë se tani që qytetarët kanë mundësinë të vaksinohen edhe gjatë vikendeve është bërë shpërndarja e dozave dhe shifrat janë gati të ngjashme brenda një jave.

“Ka më shumë një shpërndarje të dozave, sepse tash vaksinohet edhe të shtunave edhe të dielave, por në total shifrat janë afërisht gati të ngjashme brenda një jave si tërësi. Por, ka një interesim paksa më të vogël, që është e vërtetë, dhe kjo ndërlidhet me faktin që kur situata epidemiologjike është më e qetë, edhe numri i të interesuarve për vaksinim bie, përkundër që do të duhej të ishte e kundërta dhe qytetarët të vaksinohen, jo nga frika, por nga kujdesi për shëndetin e tyre”, është thënë nga MSH.

Tutje zëdhënës për informim ka thënë se trendi i vaksinimit ka qenë pozitiv gjatë muajit shtator dhe se duan të shohin edhe më shumë interesim për ta marrë vaksinën.

“Trendi ka qenë shumë pozitiv dhe vetëm gjatë shtatorit janë administruar për një muaj mbi 500,000 doza, më së shumti për kokë banori në rajon, ndërsa totali i dozave të administruara ka shkuar në mbi 1.4 milion doza. Megjithatë, MSh dëshiron të shoh më tepër interesim, me që ka mjaft doza, nuk pritet fare për vaksinim dhe vaksinohet 7 ditë në javë”, kanë shtuar nga MSH.

Ndërsa, edhe drejtorë të Shëndetësisë nëpër komuna kanë treguar se interesimi për t’u vaksinuar ka rënë shumë ditëve të fundit.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Gjakovë, Afërdita Spahiu-Shllaku ka thënë për Express se interesimi për t’u vaksinuar ka qenë dukshëm më i ulët këtë muaj.

Ajo ka theksuar se këtë çështje e kanë ngritur edhe në takimin e sotëm me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë dhe se do të shohin situatën javëve në vijim në mënyrë që të dinë se si të veprojnë.

“Në muajin tetor ka rënie të interesimit për t’u vaksinuar. Javën e fundit ka pasur pak interesim, ka pasur rënie shumë të madhe të interesimit për ta marrë vaksinën. Një pjesë e madhe e qytetarëve është vaksinuar, një pjesë ndoshta edhe nuk donë të vaksinohet. Mbetet të shihet javëve të ardhshme qysh të veprojmë”, ka deklaruar ajo.

Spahiu-Shllaku është shprehur se të gjitha grupmoshat kanë pasur interesim për ta marrë vaksinën, por që gjendja ka ndryshuar.

Interesimi për të marrë vaksinën ka rënë edhe në komunën e Ferizajt.

Drejtoresha e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë, Nadire Ymeri, ka thënë për gazetën se ka pasur terminë të ndara për vaksinim, por që së fundmi një numër më i vogël i qytetarëve kanë shkuar për ta marrë vaksinën.

Ajo është shprehur se po presin që gjatë vikendeve të rritet numri i personave që shkojnë për t’u vaksinuar.

“Ka të interesuar po ditëve të fundit ka pasur më pak qytetarë, ka pas termine të ndara po nuk e di. Po presim të shtunave të dielave me u rrit numri”, ka theksuar ajo.

Ymeri ka treguar se një interesim pak më të madh për ta marrë vaksinën kanë pasur moshat e shtyra.

Një gjendje e njëjtë është edhe në komunat tjera. Më uljen e rasteve të infektuara me COVID-19, interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar ka qenë më i ulët.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë administruar 1 milion e 407 mijë e 966 vaksina.

819 mijë e 485 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

Pfizer kërkon vaksinimin e fëmijëve 5 deri 11 vjeç

0

Pfizer po kërkon që të vaksinohen edhe fëmijët e moshës 5-11 vjeç kundër COVID-19.

Përmes një shkrimi në Tëitter, Pfizer ka bërë të ditur se i ka dorëzuar kërkesën për aplikimin e vaksinës Rregullatorit të Ushqimit dhe Barnave (FDA) për autorizim urgjent.

E nëse kërkesa e tyre pranohet, ata shumë shpejtë do të mund ta administrojnë këtë vaksinë.

Vaksina Pfizer tashmë ka filluar të jepet te fëmijët nën 18 vjeç.

“Ne dhe @BioNTech_Group kemi paraqitur zyrtarisht kërkesën tonë tek @US_FDA për Autorizimin e Përdorimit Urgjent (EUA) të vaksinës sonë #COVID19 tek fëmijët 5 deri <12″, është thënë nga Pfizer.

Kosova dhe Serbia po shihen si ‘vende të sigurta’ për njerëzit që ndiqen penalisht

0

Në Kosovë dhe në Serbi ka mjaft persona, të cilët janë strehuar për t’iu shmangur ndjekjeve penale ose dënimeve për vepra penale, të cilat i kanë kryer ne vendet përkatëse, thonë Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi dhe Bojana Pavlloviq nga Rrjeti për hulumtim të kriminalitetit dhe korrupsionit në Serbi – KRIK.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës, por ajo nuk ka evidenca të personave që janë në Kosovë dhe që i janë shmangur ndjekjes penale apo vuajtjes së dënimit në shtetet ku i kanë kryer veprat penale.

Kosova dhe Serbia nuk e njohin njëra tjetrën dhe për rrjedhojë, sipas tyre, mungon edhe bashkëpunimi i ndërsjellë gjyqësor dhe personat që ndiqen penalisht, ose për vuajtje të dënimit për vepra penale në Kosovë, strehohen në Serbi dhe anasjelltas.

Ministria e Drejtësisë e Qeverisë së Kosovës, në një përgjigje me shkrim në pyetjen se a ka në Kosovë persona te ndjekur penalisht nga vendet e tjera dhe te cilët janë fshehur ose strehuar në Kosovë, për t’i ikur ligjit në vendet përkatëse, ka thënë se “ka mjaft të tillë”.

“Po, ka shumë të tillë, madje për vepra të rënda penale, por numrin e saktë të tyre Ministria e Drejtësisë nuk e posedon. Sidoqoftë, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka statistika dhe informacion për këtë çështje si dhe identitetin e tyre”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Poashtu kjo ministri ka konfirmuar se ka edhe mjaft persona të Kosovës, të cilët i janë shmangur ndjekjes penale dhe vuajtjes së dënimit për veprat penale në vend dhe që janë strehuar në shtete të ndryshme të botës.

“Po ka raste të tilla, por Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk e din vendndodhjen e tyre, pasi që nëse ka informata të sigurta për vendin ku gjenden, të njëjtat ja transmeton prokurorit ose gjyqtarit të çështjes dhe e njofton për mënyrën e procedimit me rastin. Sidoqoftë, për zbulimin e vendit ku qëndrojnë, është kompetente Policia e Kosovës, pasi kjo është çështje operacionale”, ka thënë Ministria e Drejtësisë.

Miftaraj: Qytetarë të Kosovë fshihen në Serbi dhe në vende të tjera

Ehat Miftaraj, drejtor ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë që qytetarë të shteteve të huaja, të cilët nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ose që nuk hezitojnë të kenë bashkëpunim juridik ndërkombëtar me Kosovën, e përdorin këtë fakt që të shfrytëzojnë Kosovën, si parajsë për t’i ikur apo për t’i bishtnuar qoftë procedurave gjyqësore, qoftë vuajtjes së dënimit në shtet ku janë të dënuara.

Në këtë kontekst, sipas tij, Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëdhënie diplomatike dhe siç thotë ai, Serbia ka hezituar në vazhdimësi për të ngritur nivelin e bashkëpunimit gjyqësor ndërmjet dy shteteve, për t’i realizuar dhe ekzekutuar kërkesat që kanë të bëjnë me bashkëpunim gjyqësor në çështjet penale, qoftë për të ekstraduar persona që kërkohen në Kosovë, e të cilët fshihen në Serbi. Kjo sipas tij ndodhë edhe anasjelltas.

“Kemi raste kur qytetarë të Kosovës fshihen në Serbi, por edhe shfrytëzojnë shtete, me të cilat Kosova nuk ka kurrfarë bashkëpunimi dhe jo rrallë herë, mund të themi që shfrytëzohet apo përdoret edhe vet Spanja, ku e kemi të paktën një qytetar të Republikës së Kosovës, i cili ka kryer vrasje në Kosovë dhe i njëjti ka ikur në Spanjë dhe kjo e fundit nuk e ka njohur apo nuk e ka ekzekutuar kërkesën për arrestim të përkohshëm apo edhe për ekstradim. Ky ka qenë rasti i bashkëshortit të Diana Kastratit (Adnan Jashari), i cili fillimisht ka ikur për në Spanjë dhe ajo nuk ka ofruar bashkëpunim me autoritetet në Kosovë”, tha Miftaraj.

Ai ka shtuar se vendet evropiane që hezitojnë të kenë bashkëpunim gjyqësor ndërkombëtar janë kryesisht, Serbia, Spanja, Qipro, Rumania, Sllokavia, ndonëse sipas tij, kjo e fundit i ka thyer barrierat dhe në një rast ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës, që të ekstradojnë një person të kërkuar nga ky shtet për trafikim të drogës dhe i cili ishte strehuar në Kosovë. Në këto vende, sipas tij ka persona të caktuar që fshihen nga ndjekja e autoriteteve të ndjekjes së Kosovës.

Pavlloviq: Afaristët e ndjekur penalisht janë strehuar në Serbi

Gazetarja e Rrjetit për hulumtim të kriminalitetit dhe korrupsionit (KRIK), Bojana Pavlloviq, vlerëson se Kosova dhe Serbia janë “vende të sigurta” për njerëzit që ndiqen penalisht, ose që tashmë janë dënuar për ndonjë vepër penale.

“Kemi qenë dëshmitarë që shumë njerëz ishin arrestuar në Kosovë për vepra penale, për të cilat janë kërkuar në Serbi dhe anasjelltas”, tha Pavlloviq, duke shtuar se KRIK është marrë me çështjet e Zvonko Vesellinoviqit dhe Milan Radojçiqit, “të cilët këtu te ne (Serbi) tashmë janë afaristë të njohur, që janë në punë me shtetin, ndërkaq që kundër tyre janë ngritur procedura të shumta penale”.

Milan Radoiçiq është afarist nga veriu i Kosovës dhe nënkryetar i Listës Serbe, të cilin autoritetet e Kosovës e ndërlidhin me vrasjen e politikanit serb Olliver Ivanoviq, në janar të vitit 2018. Ndaj tij ishte shpallur fletëarresti në vitin 2019, por ai gjendej në Serbi dhe nuk mund të procedohej.

Ndërkohë, fletëarresti për Milan Radoiçiqin është tërhequr, pa ndonjë sqarim, në mars të vitit 2021.

Ndaj Milan Radoiçiqit, në vitin 2011 ishte ngritur akuza edhe në Serbi, për shkak të përvetësimit të 32 kamionëve të Hipo Alpe Adria Lizing. Me këtë akuzë ishte përfshirë edhe afaristi nga veriu i Kosovës, Zvonko Veselinoviq, por që të dy janë janë liruar nga akuzat me vendim të plotfuqishëm, në vitin 2016.

Edhe Zvonko Veselinoviq, në Kosovë, ndërlidhet me vrasjet e Oliver Ivanoviqit.

“Konsensusi dhe mbrojtja për njerëzit e caktuar”

Bojana Pavlloviqë nga KRIK, konsideron që organet e gjyqësorit të Kosovës “nuk kanë vullnet të mjaftueshëm që ata dy (Milan Radoiçiqin dhe Zvonko Veselinoviqin) t’i arrestojnë dhe t’i vazhdojnë procedurat penale kundër tyre.

“Ajo çfarë di është se Milan Radoiçiq, në muajt e fundit, gjendej në Kosovë, por marrë parasysh që ndaj tij është tërhequr fletëarresti, statusi i tij në lëndën Oliver Ivanoviq është krejtësisht i pasigurt dhe i paqartë. Në anën tjetër, kundër Zvonko Veselinoviqit vazhdon procedura penale, ndërkaq që ai ka shkuar se atje (në Kosovë) disa herë dhe asgjë nuk ka ndodhur”, tha Pavlloviq.

Ajo vlerëson që përveç faktit që Kosova dhe Serbia nuk bashkëpunojnë, “ekziston konsensusi dhe mbrojtja për disa njerëz të caktuar”.

Ekziston edhe shembulli i Radomir Labanit, i cili në Kosovë është që nga viti 2011, kur autoritetet kompetente në Serbi e kërkuan, sepse ai ishte dënuar me gjashtë vjet burg në atë vend për pranimin dhe dhënien e ryshfetit, duke keqpërdorur pozitën e tij zyrtare dhe falsifikimin e dokumenteve.

Që nga viti 2018, Laban ka qenë gjithashtu gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai ishte një nga kandidatët me numrin më të madh të pikëve dhe kishte mbështetjen e Listës Serbe.

Për Bojana Pavlloviqin nga KRIK-u, është “e pabesueshme” që Llaban u zgjodh gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, përderisa në Serbi është i dënuar. Ajo thekson se në fakt kontaktet e tij të ngushta, çuan në zgjedhjen e tij në atë pozitë.

“Kjo nuk është për habi, por është e pabesueshme se si para qytetarëve të Serbisë dhe Kosovës, kompetentët tanë po kanë sukses që t’i arsyetojnë veprimet e këtilla”, theksoi Pavlloviq.

Ministria e Drejtësisë “nuk mund të flasë për raste konkrete”

REL e ka pyetur Ministrinë e Drejtësisë së Kosovës nëse ka pasur eventualisht ndonjë kërkesë të drejtpërdrejtë ose tjetër nga ana e Serbisë ndaj Kosovës për dorëzimin e Radomir Llabanit tek autoritetet serbe.

Sipas kësaj ministrie, “në të kaluarën ka pasur shtetas serb (të cilët nuk e kanë pasur edhe shtetësinë e Kosovës), që janë arrestuar në Kosovë, sipas urdhër-kërkimit ndërkombëtar të lëshuar nga Interpol Serbia, për vepra të rënda penale”, mirëpo të njëjtit janë dëbuar nga territori i Kosovës, “pasi që organet kompetente kanë konstatuar se të njëjtit kanë qëndruar në Republikën e Kosovës në kundërshtim me ligjin, andaj nuk ka pasur nevojë për dërgim të kërkesës për ekstradim”.

“Për shkak të konfidencialitetit të kërkesave, Ministria e Drejtësisë e Republikës së Kosovës nuk mund të flas për raste konkrete, por mund të ju njoftoj se sipas nenit 35, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, shtetasit e Republikës së Kosovës nuk mund të ekstradohen nga Kosova kundër vullnetit të tyre, me përjashtim të rasteve kur me ligj dhe marrëveshjet ndërkombëtare është përcaktuar ndryshe”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Ajo ka shtuar se Kosova ka marrëveshjet ndërkombëtare për ekstradim me Republikën e Shqipërisë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pra, në asnjë shtet tjetër përveç dy të sipërcituarave shtetasit kosovar (edhe nëse ka shtetësi te Kosovës dhe të një shteti tjetër), nuk mund të ekstradohen kundër vullnetit të tyre”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së drejtësisë.

Shtyhet dënimi me burg i Todosijeviçit, sepse ai është “jashtë vendit”

Të mërkurën, më 6 tetor, Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është pranuar kërkesa e avokatit Nebojsha Vlajiq për të zgjatur afatin për mbajtjen e dënimit me burg për Ivan Todosijeviqin, deputet i Kuvendit të Kosovës nga Lista Serbe, me arsyetimin “sepse gjendet jashtë vendit”.

Lista serbe është parti udhëheqëse e serbëve të Kosovës, e cila është formuar në vitin 2013, me mbështetjen e Beogradit zyrtar, ndërkaq që Todosijeviq, përveç se është deputet në Kuvendin e Kosovës, ai kryen edhe funksionin e Organit të përkohshëm komunal të Zveçanit, në veri të Kosovës, i cili funksionon sipas sistemit të Serbisë dhe konsiderohet si strukturë paralele nga autoritetet e Kosovës.

Kur ishte dashur që Todosijeviq të fillonte me vuajtjen e dënimit me burg?

Më 24 gusht, Todosijeviq u dënua me dy vjet burg për shkak të deklaratës së tij, përmes të cilës mohoi masakrën ndaj shqiptarëve në Reçak, në vitin 1999, të cilën e kryen forcat serbe. Todosijeviq është dashur që më 6 tetor të lajmërohej për të vuajtur dënimin.

Por, avokati i tij Nebojsha Vlajiq tani deklaron se Todosijeviq nuk ka marrë fare ftesë për ta vuajtur këtë dënim edhe pse drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, më 24 shtator, konfirmoi të kundërtën.

“Ftesa për Ivan Todosijeviqin që të lajmërohet, është dërguar më 6 tetor, dhjetë ditë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në Prishtinë. A e shihni se çfarë po provon të bëj Albin Kurti (kryeministër i Kosovës), për një grusht votash, nxitë krizë në veri të Kosovës, po përpiqet që ta arrestojë Ivan Todosijeviqin”, ka thënë Petkoviq.

Ku gjendet Ivan Todosijeviq?

Autoritetet serbe, në krye me presidentin Alleksandar Vuçiq, konsiderojnë që Todosijeviq “është dënuar padrejtësisht vetëm pse e ka thënë të vërtetën”.

Më 25 gusht, Vuçiqi, në një video-regjistrim të publikuar në profilin e Instagramit “budućnostsrbije” (ardhmëria e Serbisë), ka vlerësuar që Todosijeviqin “e kanë dënuar gjyqtarët shqiptarë, ndonëse sipas Marrëveshjes së Brukselit, kanë qenë të detyruar që t’a gjykojnë dy gjyqtarë serbë dhe një shqiptar”.

Asokohe ai u pati bërë thirrje serbëve të Kosovës që të jenë të bashkuar për dhe rreth Todosijeviqit, “ashtu siç ne në Serbinë qendrore do të jemi pranë tij, familjes së tij dhe pranë gjithë popullit serb në Kosovë”, kishte porositur presidenti i Serbisë.

Avokati nuk ka dashur t’i përgjigjet pyetjes së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me vendndodhjen e klientit të tij, do të thotë, nëse ai është në Kosovë apo Serbi.

“Nuk mund t’ju them këtë, mos më pyetni fare diçka të tillë”, ka thënë Vllajiq.

Nga Gjykata Themelore në Prishtinë, kanë thënë se nuk mund të flasin lidhur me atë se cilat do të jenë pasojat ndaj Todosijeviqit, në qoftë se ai nuk lajmërohet fare për vuajtjen e dënimit, sepse “në rastin konkret, do të mund të hidhej poshtë procedura për ekzekutimin e dënimit penal”.

Për çfarë saktësisht është dënuar Todosijeviq?

Ivan Todosijeviç u dënua për shkak të deklaratës se “shkasi për agresionin kundër vendit tonë ishte e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë, Reçaku i trilluar”.

Në mars të vitit 2019, në Zveçan, në përkujtimin e 20 vjetorit të bombardimit të ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, ai tha se “ishin këta terroristë shiptari (term pezhorativ për shqiptarët) ata që e shpikën gjithë këtë, që kryen krimet më të mëdha në Kosovë, për të cilat, deri më sot, askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, ata vranë nikoqirë dhe policë të mirë serbë në vendin e tyre të punës. Festën e tyre të përgjakshme e vazhduan gjatë agresionit dhe pas mbërritjes së të ashtuquajturit Mision paqeruajtës në Kosovë”.

NATO-ja kishte nisur aksionin e sulmeve ajrore ndaj ish-Republikës Federale të Jugosllavisë, me qëllim të parandalimit të dhunës nga ushtria, policia dhe forcat paraushtarake serbe kundër shqiptarëve në Kosovë. Kësaj i kishte paraprirë masakra e 45 shqiptarëve në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.

Edhe vendet njohëse të Kosovës hezitojnë për bashkëpunim juridik

Por, për të shmangur vuajtjet e dënimeve të shqiptuara nga gjykatat në Kosovë, siç thotë Miftaraj, ka raste që persona të caktuar janë larguar nga vendi dhe kanë qëndruar në vende, të cilat e njohin shtetin e Kosovës, por që nuk kanë bashkëpunim të ndërsjellë gjyqësor ndërkombëtar. I tillë ishte edhe rasti, sipas tij, me ish-kryetarin e komunës së Kaçanikut, Xhabir Zharku, i cili në vitin 2011 ishte dënuar me tre vjet burg, për veprën penale detyrim për armëmbajtje pa leje.

“Xhabir Zharku ishte një rast tjetër, për arsye se ai e kishte shfrytëzuar shtetësinë suedeze. Edhe përkundër faktit që Kosova kishte bërë marrëveshje të vazhdueshme për të lidhë marrëveshje për ekstradim – jo vetëm për zotin Zharku, por për një marrëveshje të përgjithshme për ekstradim – Suedia është një nga shtetet, e cila heziton t’i ekstradojë shtetasit e vet. Kështu që Zharku, në njëfarë mënyre, është fshehur në Suedi për një kohë të gjatë, derisa i është bërë parashkrimi i ekzekutimit të dënimit. Ai i ka bishtnuar drejtësisë dhe pas parashkrimit të dënimit ai ka ardhur në Kosovë”, ka theksuar Miftaraj.

Ministria e Drejtësisë ka thënë se Kosova ka rreth 28 marrëveshje në fuqi për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale, “ndërsa kur nuk ka marrëveshje në fuqi, bashkëpunimi bëhet mbi bazën e parimit të reciprocitetit”. Ky bashkëpunim sipas kësaj ministrie është i shkëlqyeshëm, madje edhe me shtete që nuk e kanë njohur Kosovën. /rel/

Çmimet globale rrisin çmimet e produkteve në Kosovë

0

Mielli, sheqeri, vaji dhe shumë produkte bazë të shportës së konsumatorit, janë shtrenjtuar muajve të fundit, por pagat e qytetarëve si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat, kanë mbetur të pandryshuara. Kjo situatë ka vështirësuar jetën e qytetarëve dhe ekonomive familjare.

Lëvizja e çmimeve ka ndikuar edhe në buxhetin e familjes së Lumnije Demirit. Ajo punon në sektorin privat me një pagë prej 300 eurosh në muaj. Lumnija thotë se çmimet janë bërë të papërballueshme. Pjesën më të madhe të pagës, thotë se e shpenzon për ushqim dhe fatura të shërbimeve komunale, kurse për gjëra luksoze as nuk bëhet fjalë.

“Përveç, miellit, sheqerit, qumështit edhe pemët dhe perimet janë shtrenjtuar. Edhe gjatë sezonit, sivjet nuk ka patur lirime. Paga deri në fund të muajit nuk mjafton: i paguaj shërbimet komunale, faturat e energjisë, ujit dhe mbeturinave. Unë i kam dy fëmijë në shkollë fillore dhe duhet të paguajë kurse, të blejë libra e fletore”, tha ajo.

Shumica e artikujve që kanë shënuar ngritje në çmime, janë produkte të importuara nga shtetet e rajonit dhe Evropës, thonë Selatin Kaçaniku, udhëheqës i organizatës joqeveritare “Konsumatori” dhe Musa Limani, profesor i ekonomisë.

Ndërkohë, disa nga vendet e rajonit dhe të Evropës, janë duke u përballur me fatura shumë më të larta të energjisë, për shkak të rritjes globale të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit.

Çmimet janë rritur për shkak të rezervave të vogla të gazit, çmimeve të larta të karbonit në Bashkimin Evropian, furnizimeve më të vogla me gaz të lëngshëm për shkak të kërkesave më të mëdha në Azi, më pak furnizimeve me gaz nga Rusia dhe prodhimit më të vogël të energjisë së rinovueshme.

Edhe Organizata eKombeve të Bashkuara (OKB), në një njoftim të publikuar në muajin qershor, thotë se çmimet globale për ushqim janë rritur në baza mujore, me ritmin më të shpejtë në dekadë.

Sipas OKB-së, furnizimet janë prekur nga pengesat në prodhim dhe transport gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.

Limani: Me mallra është importuar edhe inflacioni

Profesor Musa Limani, thotë se rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe gazit si dhe produkteve ushqimore në nivel botëror, po reflektohet edhe në Kosovë, sepse Kosova vazhdon të jetë e varur nga importi i produkteve të huaja. Ai thotë se së bashku me mallrat është importuar edhe inflacioni.

”S’ka dyshim se ngritja e çmimeve të energjisë, shprehet edhe në rritjen e çmimeve të mallrave të konsumit të gjerë, pasi Kosova importin më të madh të të mirave materiale e bënë nga vendet e BE-së. Kur krejt kësaj i shtojmë se në Kosovë tashmë e kemi të pranishëm inflacionin, kjo do të dëmtojë dukshëm buxhetin e konsumatorit në Kosovë. Çdo inflacion shprehet në xhepin e konsumatorit. Veçmas ngritja e çmimeve godet shtresën e popullsisë me të ardhura të ulëta”, thotë Limani.

Kaçaniku: Çmimet mund të rritën edhe në të ardhmen

Por, Selatin Kaçaniku thotë se çmimet e produkteve pritet të shtrenjtohen edhe më shumë dhe sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të reflektojë karshi këtij problemi.

“Nëse qeveria nuk vetëdijesohet dhe nuk vepron në përputhje me situatën, në përputhje me kërkesat e rrethanave, atëherë ne do të përjetojmë një tronditje jashtëzakonisht të madhe të ngritjes se çmimeve. Ne si organizatë e kemi paralajmëruar se do të ndikojë berza botërore, kurse Kosova si shtet i vogël, do të jetë plotësisht i pafuqishëm dhe do të detyrohemi që të durojmë çdo gjë”, thekson ai.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), nuk ka të dhëna zyrtare për tre muajt e fundit se në çfarë shkalle ka arritur përqindja e inflacionit. Por, për muajin qershor të këtij viti, thonë se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit, ka qenë më i lartë, me një mesatare prej 2.4 për qind në qershor, krahasuar me muajin qershor 2020.

Ngritje të çmimeve të konsumit në këtë periudhë ka pasur te buka dhe drithërat me 1.8 për qind, te vajrat dhe yndyrat ushqimore 27.6 për qind, te duhani 4.3 për qind dhe te gazi 5.7 për qind.

Kur kësaj përqindje i shtohet edhe ngritja e çmimeve në tre muajit e fundit, Kaçaniku thekson se familjet me gjendje të rëndë sociale do të falimentojnë.

“Mbi 30 për qind të qytetarëve/konsumatorëve janë të falimentuar, e të cilët nuk kanë mjaftueshëm për të ngrënë dhe as për t’u shëruar”shprehet Kaçaniku.

Shporta mujore e një qytetari në Kosovë llogaritet të jetë 125 euro, ndërkaq konsumi i përgjithshëm për një ekonomi familjare është 7,803 euro. Këto të dhëna janë publikuar në Anketën e Buxhetit të Ekonomive Familjare, në vitin 2018. Kjo anketë në Kosovë publikohet çdo pesë vjet.

Pagat zvogëlohen

Derisa ka ngritje të çmimeve, pagat në sektorin publik dhe privat gjatë vitit të kaluar kanë shënuar rënie. Kurse gjatë këtij viti, nuk ka pasur ndonjë lëvizje.

Në vitin 2020, paga mesatare bruto ishte 466 euro, sa është edhe aktualisht, derisa në vitin 2019 ishte 477 euro. Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ishte 380 euro, derisa në vitin 2019 ishte 411 euro.

Me pagat e ulëta dhe me shkallën aktuale të papunësisë, konsumatori e ka të vështirë ta përballojë nivelin e lartë të çmimeve të konsumit të gjerë”, tha Limani.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është mbi 25 për qind. Ndërkaq numri aktual i familjeve që marrin ndihmë sociale nga 60 euro deri në 180 euro, është afër 26.000 me mbi 100.000 anëtarë.

Edhe Lumnija pohon se që nga viti 2018, kur ka filluar punën e saj, asnjëherë nuk ka pasur rritje të rrogave.

“Rroga nuk më është rritur asnjëherë”, tha ajo

Inflacioni në rajon

Edhe në shtetet e rajonit ka pasur ngritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe produkteve ushqimore.

Inflacioni në Serbi ka arritur në 4.3 për qind. Kësaj rritje i ka kontribuar rritja e çmimeve të energjisë dhe çmimet e ushqimeve të papërpunuara.

Në Maqedoninë e Veriut, tashmë ka ndodhur rritja e çmimit të energjisë elektrike dhe ushqimit. Subjektet ekonomike atje kanë thënë se kriza botërore do të godasë standardin e qytetarëve, ndërsa kanë paralajmëruar rritje të çmimeve të produkteve ushqimore, në masën mes 40 dhe 50 për qind.

Edhe Shqipëria ka paralajmëruar shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike, rrjedhimisht të produkteve të përditshme.

Më gjithë faktin se në Kosovë janë ngritur çmimet e mallrave ushqimore, institucionet energjetike ende nuk kanë paralajmëruar mundësinë e rritjes së çmimit të energjisë elektrike./ REL

Rashica: Kemi pasur kohë të mjaftueshëm të përgatitemi, do t’i gëzojmë tifozët

0

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka folur pas stërvitjes së kryer.

Kosova ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Hajvali para udhëtimit në Suedi, skuadër me të cilën do përballen këtë të shtunë.

Pas stërvitjes, Rashica beson që do rikthehen me rezultate pozitive dhe t’i gëzojnë tifozët.

“Sot ka qenë një stërvitje më e lehtë, duke pasur parasysh se dje ka qenë intensiteti shumë më i madh. Gjatë gjithë javës kemi stërvitur në mënyrën më të mirë të mundshme dhe sigurisht se do të shkojmë për rezultat pozitiv”.

“Në këtë grumbullim kemi pasur më shumë ditë në dispozicion së bashku dhe besoj që kemi pasur kohë të mjaftueshme të përgatitemi. Duke pasur parasysh lojën e mirë kundër Spanjës, ku përveç rezultatit negativ, kemi krijuar shumë raste, shpresoj se në këtë ndeshje do të arrijmë t’i përfundojmë në mënyrën më të mirë rastet që na jepen dhe do t’i gëzojmë tifozët tanë”, deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.

Kombëtarja e Kosovës niset të premten në mëngjes drejt Suedisë, ku edhe do ta zhvillojë stërvitjen e fundit në stadiumin “Friends Arena” në Solna të Stokholmit, në orën 18:00.

Haxhiu: Vettingu, lufta ndaj krimit e korrupsioni dhe dhunës në familje janë prioritetet tona

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, gjatë fjalës së saj në panelin e organizuar nga Tirana Connectivty Forum 2021, ka prezantuar prioritetet e ministrisë të cilën ajo e udhëheq drejt angazhimit të reformës në sistemin e drejtësisë që ka ndërmarrë Qeveria e Kosovës.

Haxhiu tha se fokusi i Ministrisë së drejtësisë është i përqendruar në katër prioritete:

Reforma në drejtësi përmes implementimit të strategjisë për sundimin e ligjit dhe vettingun në sistemin e drejtësisë; Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit; Adresimi i dhunës në familje, dhunës ndaj grave, dhunës në baza gjinore si fenomene që e dëmtojnë zhvillimin e mbarë shoqërorë; Adresimi i krimeve të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Në përputhje me zotimet tona, ne jemi duke punuar për vettingun në sistemin e drejtësisë. Në këtë drejtim ne kemi përfunduar Koncept-dokumentin për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin gjyqësor dhe prokurorial i cili do të miratohet nga Qeveria javës që vjen dhe që i hapë rrugën ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore”, është shprehur Haxhiu.

Ajo tha se vettingu është një ndër top prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe është një proces me rëndësi të madhe për vendin, për ta siguruar integritetin e për ta kthyer besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Gexha: Masat e reja do të merren në përputhje me rekomandimet e IKSHPK-së

0

Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë zhvilluar një takim virtual me kryetarët e komunave të Kosovës me qëllim të koordinimit ndërinstitucional në përballje me pandeminë.

Gexha i informoi kryetarët e komunave për gjendjen e përditësuar epidemiologjike dhe rrjedhën e procesit të vaksinimit.

“Gjithashtu në përputhje me rekomandimet e IKShPK-së dhe ekspertëve shëndetësor, u theksua se sipas analizës epidemiologjike, do të merren masat e nevojshme për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Kujtojmë se kërkesë e kryetarëve të komunave të Kosovës në këtë takim ka qenë heqja e orës policore dhe mbajtja e maskës në raste kur një person është duke ecur i vetëm.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort