Home Blog Page 4283

Shkarkohet Kryeshefi i “Stacionit te Autobusëve”, Luan Hoti

0

Kryeshefi ekzekutiv i Stacionit të Autobusave, Luan Hoti është shkarkuar nga posti i tij.

Këtë e kanë bërë të ditur burime të Front Online.

Sipas bordit, arsyet e shkarkimit janë shkeljet ligjore që Hoti ka kryer gjatë kohës si kryeshef.

Në vendimin e tij, Bordi ka numëruar një serë shkeljesh.

Këtij të fundit i është shqiptuar edhe vërejtje me shkrim duke i dhënë afate të caktuara kohore për reflektim por ky i njejti ka degraduar edhe më tutje sjelljen e tij.

“Bordi i Drejtorëve duke parë nga afër qasjen destruktivë të z. Luan Hoti kundrejt Bordit të Drejtorëve, Operatorëve Ekonomik por edhe ankesave të shumta të punëtorëve me qëllim që të i përmirësoj proceset dhe qasjen në Ndërmarrje si dhe raportet me operatorët Ekonomik me datën 20.08.2020 i ka shqiptuar Kryeshefit Ekzekutiv masën, vërejtje me shkrim, dokument ky i cili ka dhënë afate të caktuara kohore për reflektim dhe përmirësim në përformancën e përgjithshme nga i apostrofuari, por vërejtja me shkrim nuk ka dhënë rezultate pozitive, madje ka degraduar edhe më tutje qasjen dhe mënyrën e tij të menaxhimit në ndërmarrje”, thuhet në vendim.

Vendimi i plotë:

Pak interesim nga diaspora për të votuar më 17 tetor, kjo është arsyeja

0

Kanë mbetur edhe 9 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale në Kosovë.

E për të votuar për këto zgjedhje kanë aplikuar vetëm 15 mijë e 532 qytetarë dukshëm më pak se në zgjedhjet nacionale të cilat u mbajtën vitin e kaluar.

Zëdhënësi për media i KQZ-së, Valmir Elezi, në një prononcim për FrontOnline, tha se mërgimtarët të cilët kanë aplikuar për të votuar kanë afat vetëm deri me 15 tetor për t’i dërguar fletëvotimet në KQZ.

“Mund të ju konfirmoj se deri më tani Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes shërbimit votues, ka tërhequr 2,337 pako të supozuara me fletëvotime, pra të cilat kanë ardhur nga jashtë Kosovës. Gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, kemi 15 532 qytetarë të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe të cilët mund të votojnë përmes postës. Fletëvotimet duhet të pranohen nga ana e KQZ-së më së largu deri më 15 tetor”, u shpreh Elezi.

Ndërsa për numrin e vogël të mërgimtarëve të cilët kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit, për FrontOnline, ka folur ish-kryetari i KQZ-së, Mazlllum Baraliu.

Ai tha se janë disa faktorë të cilët kanë ndikuar që diaspora të mos ketë interesim për të votuar.

“Mendoj që mos respekti që po i bëhet diasporës në një mënyrë duke mos bërë më shumë për ta dhe premtimet të cilat nuk po i realizojnë, duke filluar nga targat, trajtimi i tyre në kufi e deri të përfaqësimi i tyre në Kuvend, është kërkesa që të këtë një përfaqësim jo vetëm në nivelin lokal por edhe në kuvend e Qeveri. Një tjetër arsye mund të jetë edhe zhgënjimi nga Qeveria e Kosovës për të cilët kanë bërë shumë në zgjedhjet e 14 shkurtit”, tha ai.

Baraliu për FrontOnline, tha se edhe procedurat burokratike për të votuar kanë ndikuar që diaspora të mos ketë interesim për të votuar dhe për këtë, ai ndryshimin e ligjit për zgjedhje po e sheh si mundësi të mirë për të i ‘u mundësuar atyre që të votojnë.

“Kjo qeverisje si ato tjerat nuk ka treguar mjaftueshëm përkushtim në këtë aspekt pa marr parasysh ndryshimin e ligjit që iu dështoj në mbledhjen e parë. Qeveria ka pasur mundësi që t’iu mundësoj votimin në ambasada por siç e dimë në 12 ambasada nuk ka ambasadorë aktiv ku kjo është dashur të bëhet që nga një gushti i këtij viti. Dashtë e padashur po vazhdon avazi i vjetër pa dashur të gjykojë për punën e kësaj qeverisje që ka shumë për të bërë dhe për të dëshiruar edhe në këtë aspekt nuk kanë arritur që t’i përmbushin pritshmëri e diasporës “, tha ai.

Lidhur me aplikimin e mërgatës për të votuar për zgjedhjet lokale në Kosovë, për FrontOnline, kanë folur edhe nga organizata “Germin”.

Ata thonë se janë disa arsye se pse diaspora nuk ka aplikuar për të votuar në zgjedhjet lokale.

“Numri ne zgjedhjet lokale ka qenë gjithmonë më i vogël, kjo për arsye si: Mungesa e thirrjeve nga partitë politike për të votuar në këto zgjedhje lokale, pra duke mos i bërë si te rëndësishme sa që janë ato nacionale. Andaj kjo mungese e thirrjeve dhe mos zhvillimit te kampanjave zgjedhore në degët e partive ne diasporë ndikon në mos interesimin e tyre”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Nga kjo organizatë thonë së kanë bërë thirrje që diasporës t’iu mundësohet që të votojnë në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Masat antiCOVID rekomandohen të vazhdojnë edhe për dy javë, këto janë kërkesat e AKK-së për MSH-në

0

Ministria e Shëndetësisë ka vlerësuar se masat antiCOVID duhet të vazhdojnë edhe për dy javë për shkak të fillimit të viti të ri shkollor dhe fushatës zgjedhore.

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në takimin me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ajo kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi.
Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoi kryetarët e komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.

Po ashtu, ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19.

Njoftimi i plotë i AKK-së:

Ministria e Shëndetësisë takim me kryetarët e komunave

Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministren e Ministrisë së Shëndetësisë znj. Dafina Gexha-Bunjaku për të diskutuar situatën lidhur me pandeminë Covid–19 me theks të veçantë për zbatimin e masave dhe vlerësimin e situatës së deritashme.

Ministrja Bunjaku në këtë takim informoi Kryetarët e Komunave me situatën e tashme me pandeminë dhe sidomos aktivitetet ndër-institucionale kundër kësaj pandemie.

Ajo fillimisht falënderoi Kryetarët e Komunave dhe Drejtorët Komunalë për Shëndetësi për aktivitetet dhe angazhimet e deritashme në betejën kundër pandemisë Covid-19.

Ministrja Bunjaku tha se ka pasur takime me Grupin e Ekspertëve Shëndetësor dhe përfaqësuesit e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHP) për të vlerësuar situatën dhe masat e deritashme si dhe kanë pranuar raportin javor.

Sa i përket vaksinimit, Ministrja informoj Kryetarët e Komunave se deri tani për moshat mbi 16 vjet janë vaksinuar 67.5% e popullatës me dozën e parë dhe 47.6% me dozën e dytë.

Në anën tjetër ka një rënie dhe stabilizim të situatës me infeksionet dhe përhapjen me virusin e pandemisë Covid-19.

Andaj vlerësim i përgjithshëm është që këto masa të vazhdojnë edhe për dy javët e ardhshme sidomos tani që ka nis shkolla dhe kemi fushatën për zgjedhjet lokale me 17 tetor.

Ministrja Bunjaku kërkoi edhe nga Inspektoratet dhe Policia që të sforcojnë aktivitetet në zbatimin e masave kundër kësaj pandemie të cilat janë në fuqi.

Në këtë takim, Kryetarët e Komunave dhe përfaqësuesit tjerë komunalë të pranishëm në këtë takim online me Ministrin e Shëndetësisë paraqiten edhe sfidat dhe nevojat aktuale që janë në komunat e Kosovës me theks në çështjet e vaksinimit dhe furnizimit me barna shëndetësore.

Në anën tjetër Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkoi që më datën 18 tetor (një ditë pas zgjedhjeve të 17 tetorit – ditën e zgjedhjeve lokale) të mos mbahet mësimi por të dezinfektohen shkollat meqë aty pritet të mbahen votimet dhe atë me buxhet të siguruar nga niveli qendror për komunat meqë mjetet komunale në shërbime dhe mallra janë në limite të vogla.

Po ashtu u kërkua që në ambiente të jashtme të lejohet tubimi deri në 50 persona të vaksinuar si dhe të hiqen maskat kur një person vetëm është duke ecur.

Po ashtu, nga kryetarët e Komunave u kërkua që të shikohet mundësia e heqjes së orës policore dhe të vazhdoj furnizimi i Komunave me barna esenciale. /Telegrafi/

Analisti gjerman: Macroni po bllokon liberalizimin e vizave për Kosovën

0

Analistë ndërkombëtarë kanë komentuar samitin e së mërkurës në Slloveni, BE-Ballkani Perëndimor dhe deklaratën e nxjerr nga ky samit. Ata fajësojnë krerët e vendeve të BE-së, e veçmas presidentin francez Emmanuel Macron për mos liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën dhe mos zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.Bashkimi Evropian edhe njëherë ka refuzuar të caktojë një datë për zgjerimin me vendet e Ballkanit Perëndimor.Por, në një deklaratë të përbashkët pas samitit BE-Ballkan në Brdo të Sllovenisë thuhet se një ditë këto vende do të pranohen në Bashkimin Evropian.
Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor Bodo Weber për këtë ngecje të integrimit të Ballkanit në BE po e fajëson presidentin e Francës Emmanuel Macron.
“Ka mosmarrëveshje serioze mes vendeve anëtare për të ardhmen e zgjerimit. Presidenti francez Macron është seriozisht kundër zgjerimit të mëtejshëm të Bashkimit Evropian por që nuk e thotë me zë të lartë. Madje ai po ndikon edhe te shtetet tjera që të bllokojë zgjerimin e mëtejmë të BE-së. Qeveria e re gjermane do të ketë një sfidë të vështirë me Macronin, pasi që nëse nuk gjendet një marrëveshje me Parisin për të zhbllokuar zgjerimin e BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, zgjerimi do të jetë përfundimisht i vdekur për vitin e ardhshëm”, deklaroi për RTV Dukagjinin Weber.Eksperti për Ballkanin Perëndimor bëb fajtor Macronin edhe për mungesën e liberalizimit të vizave për Kosovën. Megjithatë ai thotë se Kosova në këtë rast ka rënë viktimë e krizës së refugjatëve gjatë viteve 2015-2016.
Ndërsa profesori nga Oxford University, Richard Caplan thotë se lodhja që po tregon BE nga zgjerimi mund të prodhojë pasoja për rajonin e Ballkanit.“BE-ja ende nuk ka dhënë ndonjë datë për zgjerimin dhe kjo mund të ngrejë shumë pyetje në mendjen e njerëzve se sa serioz është Bashkimi Evropian për integrimin. Udhëheqësit duan që çdo mosmarrëveshje dypalëshe duhet zgjidhur para anëtarësimit në BE. Rreziku është se loja e zgjerimit nga BE mund të ketë pasoja te vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se lojtarët tjerë, veçanërisht Rusia dhe Kina do të përfitojnë nga situata për të shtrirë ndikim e tyre në rajon”, deklaroi Caplan.Si Weber ashtu edhe Caplan dyshojnë se liberalizimi i vizave për Kosovën do të ndodh për shkak të hezitimit të disa vendeve.

1 mijë e 676 raste aktive me Coronavirus

0

1 mijë e 676 është numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë.Ndërkohë, në 24 orëshin e fundit për herë të parë në disa muaj, nuk u regjistrua asnjë viktimë.30 persona rezultuan pozitivë nga 2 mijë e 347 testime, njofton MSH.

Sot vranët dhe me shi moti në Prizren

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se gjatë këtyre dy ditëve parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me riga shiu të cilat do të përfshijnë gjithë territorin e Republikës.

Në viset malore me lartësi mbi 850 m mbi nivel të detit do të ketë kushte që reshjet e shiut të shoqërohen edhe me fjolla bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Media gjermane: Shqipëria dhe Kosova kërcënohen nga përmbytjet, priten reshje rekord

0

Përmbytje të mëdha rrezikojnë të prekin vendin tonë gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme.

Alarmi është dhënë nga media gjermane “Focus.de”, e cila parashikon që reshjet e shiut të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë.

Përmbytjet pritet të përfshijnë të gjithë Mesdheun, por kryesisht në Shqipërinë Jugore dhe Greqi në Veriore, zona të cilat do të përballen me reshje më të dendura.

Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia preken nga shiu. Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë shi të fortë.

“Por ajo që do të ndodhë në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore është e vështirë të kalohet. Dikush nuk mund të paralajmërojë sa duhet për të.

Në Greqinë veriore dhe Shqipërinë jugore ekziston një rrezik për jetën e qytetarëve”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Mbretëria e Bashkuar me rregulla të reja për qytetarët që vijnë nga Kosova

0

Qytetarët që shkojnë nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar kanë për t’u përballur me rregulla të reja në aeroporte e kufij.

Për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, qytetarët që shkojnë nga Kosova duhet ta kenë dëshminë se janë të vaksinuar me dy doza.

Kosova është pjesë e listës së 37 vendeve që duhet ta kenë dëshminë për vaksinim. Po ashtu edhe qytetarët që shkojnë nga Shqipëria në Angli duhet ta kenë dëshminë për vaksinim.

Qeveria Britanike ka të miratuara këto vaksina: Oxford/AstraZeneca, Pfizer/BioNTech, Moderna dhe Janssen.

Ju duhet të jeni në gjendje të siguroni dëshmi të miratuar të statusit tuaj të vaksinimit. Këto përfshijnë një certifikatë dixhitale të Covid-it të BE-së, një kartë vaksinimi të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për banorët amerikanë ose një certifikatë vaksine nga një autoritet i shëndetit publik në nivel kombëtar ose shtetëror.

Nëse s’jeni i vaksinuar, atëherë duhet të hyni në karantinë.

Kurti për “Bloomberg”: BE të kthehet tek esenca e tij, që është zgjerimi

0

Në margjina të Samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë intervistë për mediumin amerikan “Bloomberg”.

Në intervistë, kryeministri Kurti ka theksuar se fondet e Bashkimit Evropian për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

Në vijim intervista e kryeministrit Kurti dhënë për “Bloomberg”:

“Miliardat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së”, thotë lideri i Kosovës.

Bashkimi Evropian duhet të ndërlidhë ndarjen e dhjetëra miliona eurove, të rezervuara për gjashtë vendet e Ballkanit që shpresojnë t`i bashkohen bllokut, me të dhënat e tyre mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, tha Kryeministri i Kosovës.

Deklaratat e Kryeministrit Kurti janë një thirrje e rrallë për më shumë mbikëqyrje të BE-së nga një rajon që është gjithnjë e më shumë i pakënaqur me ngurrimin e bllokut për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtarëve të rinj.

Ato përkojnë edhe me konfrontimin mes Komisionit Evropian dhe anëtarëve të tij – Polonisë dhe Hungarisë, që rrezikojnë të humbasin ndihmën në vlerë të miliarda eurove për shkak të ngecjes në demokraci dhe shkeljeve të sundimit të ligjit.

“Nuk duhet të ketë fonde të BE-së, pa vlera të BE-së,” tha ai gjatë një interviste në margjinat e samitit në Slloveni. “BE-ja nuk duhet të heq dorë nga natyra e saj transformuese, për atë transaksionale”.

Ndonëse Komisioni ka aprovuar 30 miliardë euro (35 miliardë $) për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do shpenzohen përgjatë shtatë viteve të ardhshme, nuk ka caktuar një datë të saktë për zgjerimin, gjë që kërkohej nga shtetet aspiruese si dhe nga disa shtete anëtare.

Kjo ka ngritur shqetësimin që qasja e ngadalshme ndaj zgjerimit të BE-së mund të hap rrugën për rivalët e bllokut meqenëse disa shtete, përfshirë këtu Serbinë, kanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

“Është shumë e rëndësishme që këtyre shteteve t’ju bëhet e qartë se sa shumë kujdesemi për ta”, u tha të mërkurën gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ne jemi partneri i preferuar i tyre”.

Kurti tha se ndonëse e kupton një masë hezitimi të shteteve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të bllokut për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve sa i përket vlerave demokratike të anëtarëve që u pranuan më herët gjatë këtij shekulli, ai paralajmëron kundër përhapjes së këtij hidhërimi në procesin e zgjerimit.

“Mendoj se është mirë që BE-ja të kthehet tek esenca e vetë – që është zgjerimi” tha ai. “Dhe kurdo që thuhet zgjerim i BE-së, së pari dhe para së gjithash është Ballkani Perëndimor, me të cilin BE-ja arrinë harmoninë e vetë si kontinent”.

Arrestohet dhe ndalohet i dyshuari për grabitje në Prizren

0

Zyra për informim e policisë në Prizren, njofton se me datë 06 tetor 2021, rreth orës 19:30 min, kishte ndodhur një grabitje ku një person i dyshuar kishte goditur viktimën dhe i kishte grabitur qanten e dorës duke u larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur, viktima në qante ka pasur një telefon celular si dhe 35 euro para te gatshme.

Viktima kishte marre lëndime te lehta trupore ne fytyre për te cilat kishte marre tretman mjekësor ne Spitalin Rajonal në Prizren.

Hetuesit policor kishin dale ne vendin e ngjarjes dhe ne bazë te deklaratës së viktimës dhe elementeve të dyshimta nga vendi i ngjarjes, kanë arritur te identifikojnë dhe ndalojnë te dyshimtin E.K, i lindur në vitin 2002.

Ne lidhje me rastin eshte informuar prokurori i shtetit, i cili me aktvendim ka ndaluar të dyshuarin në afat prej 48 orë.

Rasti eshte nen hetime, thuhet në komunikatën e zyrës pë informim të policsë në Prizren.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort