Home Blog Page 4282

Volvo tërheq 460.769 vetura, kjo për shkak të një gabimi në jastëkët me ajër

0

Volvo Cars është duke tërhequr 460.769 vetura të modeleve të vjetra në mbarë botën, për shkak të jastëkëve me ajër që do të mund të ishin vdekjeprurës në rast të ndonjë aksidenti.

Problemi shfaqet kur jastëkët me ajër aktivizohen për shkak të një aksidenti. Fragmentet e fryrjes brenda jastëkut me ajër mundet në raste të caktuara të ju godasin – që do mund të çoj deri te lëndime serioze apo edhe vdekja, ka njoftuar kompania amerikane për siguri, transmeton Telegrafi.

Volvo që është në pronësi të kompanisë Geely, që së fundmi ka konfirmuar planet për daljen në publik, është e vetëdijshme për një incident për shkak të cilit mund të shkaktohen vdekje, kështu të paktën thuhet në dokumentet e Këshilli Kombëtar për Siguri në Komunikacion.

Veturat që janë prekur nga kjo tërheqje nga rrugët janë modelet e vjetra të Volvo – aty përfshihen S80 2001-2006 dhe S60 2001-2009. Veturat janë prodhuar në periudhën nga maji i vitit 2000 deri në mars të 2009.

Nga Volvo kanë bërë të ditur se problemi shfaqet, në kohën kur tabletët për fryrjen e jastëkëve me ajër janë të ekspozuar mbi nivel dhe shpesh edhe ndaj temperatura të larta. Tabletët mund të shkatërrohen dhe të lëshojnë një lloj pluhuri, që rrit presionin në pajisje. Këta faktorë mund të rritin rrezikun e shpërthimit të jastëkëve me ajër që mund të nxjerrin fragmente të metalta mbi pasagjerët. /Telegrafi/

Shqipëria shpall emergjencën energjetike

0

Qeveria e Shqipërisë mbajti, këtë të premte, një mbledhje jashtë rendit, pasi ka deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes, kryeministri Rama u shpreh se ditën e shtunë do të prezantohet plani për të përballur këtë situatë.
Kryeministri theksoi se piku i krizës pritet të jetë në mesin e vitit të ardhshëm, ndërsa shtoi se edhe pas kësaj periudhe çmimi nuk pritet të kthehet aty ku është aktualisht.
“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit për të marrë një vendim, për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.
Situata e përgjithshme e rritjes së çmimit të energjisë i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me instrumente financiare, qoftë me instrumente të natyrës administrative. Sot, me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballur këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik nesër.Është një situatë shumë e ngjashme nga aspekti i goditjes me situatën e pandemisë, në këtë kuptim të gjithë janë të prekur.

Ndryshe nga pandemia, vende të ndryshme kanë karakteristika të ndryshme. Ekspertët mendojnë se kriza do të jetë prezente me kulmin e saj deri në mesin e vitit të ardhshëm. Edhe pas kapërcimit të kulmit, çmimet nuk do të kthehen aty ku ishin më parë. Ajo që na takon është të mbrojmë konsumatorët tanë”, u shpreh Rama./A2

​Policia shqipton 403 gjoba gjatë 24 orëve të fundit për mosrespektim të masave anti Covid

0

Masat antiCOVID-19 kanë bërë që shumë qytetarë të marrin gjoba nga policia. Krejt kjo përshkak të mosrespektimit të këtyre masave.Vetëm gjatë së enjtes Policia e Kosovës ka shqiptuar 403 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat e vendosura për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Ndërkohë që të enjten Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) pati një takim virtual me ushtruesen e detyrës së ministres së Shëndetësisë (MSh), Dafina Gexha dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) Elbert Krasniqi ku kanë kërkuar largimin e orës policore, largimin e masës për bartje të maskës kur personi është i vetëm dhe lejimin e grumbullimit deri në 50 persona në ambiente të jashtme, janë kërkesat që Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) i ka parashtruar

Drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, teksa ka bërë të ditura kërkesat që janë parashtruar para nivelit lokal, tha se kanë kërkuar edhe shtimin e përqindjes së shfrytëzimit të lokaleve të gastronomisë pasi që ka rënie të rasteve me COVID-19.

S’ka më automjete pa stikersa, Policia nga sot fillon gjobat

0

Nga e premtja, Policia e Kosovës do të gjobitë drejtuesit e automjeteve të cilët nuk e zbatojnë vendimin për vendosjen e stikersave.

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të pajisen me stikersa në Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve dhe stacionet më të afërta policore, në të kundërtën Policia e Kosovës do t’i gjobitë.

Ky vendim vjen si rezultat i marrëveshjes për targa të arritur në Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë.

Referuar pikës 2 të kësaj marrëveshjeje, parashihet zbatimi i përkohshëm i sistemit të stikersave, me të cilat si Kosova, ashtu edhe Serbia, do të mbulojnë elementet shtetërore të targave të njëra- tjetrës.

Aplikimi i letrave ngjitëse ka nisur nga 4 tetori.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë merr masa pas shfaqjes së gripit të shpezëve në Kosovë

0

Pas shënimit të një rasti të gripit të shpezëve “Avian Influenza” në Sekiraqë të Podujevës, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë disa masa.

Sipas një njoftimi, është bërë e ditur se vendimi hynë sot në fuqi dhe do të zbatohet në të gjithë territorin e Kosovës.

Këto janë të gjitha masat:

I. Masat e përgjithshme:

a) Ndalimin e lëvizjes së shpezëve nga fermat dhe tregtimi i tyre në tregjet e kafshëve – shitblerja e shpezëve;

b) Dezinfektimi i objekteve dhe zonave përreth ku ka shpërthim të sëmundjes;

c) Përcaktimi i zonave të mbrojtura (3 km) dhe gjurmueshmëria e sëmundjes (10 km);

d) Njoftimi i rasteve të dyshimta për sëmundjen Gripi i Shpezëve;

e) Vizita e fermave të dyshuara nga ambulancat veterinare në koordinim me inspektorët veterinar, marrja e mostrave dhe dërgimi në Laboratorin e

Ushqimit dhe Veterinarisë

f) Përcaktimi i lokacioneve dhe groposja e shpezëve të ngordhura.

II. Përjashtimisht nga pika I e këtij vendimi, lejohet lëvizja shpezëve nga fermat e lira nga kjo sëmundje në thertore të licencuara vetëm me pëlqimin e inspektorit veterinar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

III. Urdhërohen të gjithë menaxheret e tregjeve që nga momenti i hyrjes në fuqi të këtij vendimi të pezullojnë punën në pranimin e shpezëve në hapësirat e tyre.

IV. Obligohen të gjitha Komunat, Policia e Kosovës, në koordinim dhe bashkëpunim me AUV-në të bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të masave.

A është e ndaluar të vozisim me papuçe?

0

Shumë njerëz mendojnë se vozitja në këpucë me take dhe shapka (papuce) është e ndaluar, por a është vërtet kështu?

Ndëshkimi i shoferëve me shapka(papuce) është i mundur në rast aksidentesh trafiku, por ky dënim bazohet vetëm në vlerësimin të punonjësit të policisë.

Një studim i kryer në Angli tregoi se vozitja në flip-flops (papuce) është përgjegjëse për më shumë se 1.4 milion aksidente trafiku në vit.

Ekspertët kanë llogaritur që vozitja në papuçe është më e rrezikshme sesa vozitja në këpucë me takë të lartë, sepse duhet më shumë kohë për të lëvizur këmbën nga gazi në frenimdhe presioni është më i ulët.

Peja fitoi derbin kundër Prizrenit 16

0

Peja ka fituar ndaj Prizrenit 16 me rezultat 89:82 (26:17, 17:32, 16:13, 30:20), në kuadër të javës së pestë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por vendasit 2:30 minuta nga fundi i çerekut të parë hynë në një seri të suksesshme, duke përmbyllur këtë pjesë në të mirë të tyre me nëntë pikë epërsi 26:17, përcjell FrontOnline.

Megjithatë, skuadra prizrenase nuk dorëzohet dhe barazon shifrat në 34:34, si dhe kalon në epërsi 36:43, ndërsa pjesa e parë përfundon 43:49.

Perioda e tretë ishte kryesisht e barabartë, me pejanët, që afruan rezultatin, kurse semafori pas 30 minutash tregonte shifrat 59:62. 10 minutat e fundit ishin shumë interesant, por pranë rezultatit 74:74, katër minuta nga fundi,

Peja mori lojën në duar dhe ishte më e përqendruar në momentet e fundit, duke triumfuar 89:82. Peja ka katër fitore dhe një humbje, kurse Prizreni 16, tri fitore dhe dy humbje.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë, 5 kërcime e 4 asistime dhe Ilter Erdem me 13 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, kurse te Prizreni 16 u dalluan Ty Nichols me 34 pikë, 6 kërcime dhe 7 asistime, si dhe Courtney Fells me 15 pikë dhe 10 kërcime.

Këto janë fshatrat e Dragashit që do të mbesin sot pa rrymë

0

KEDS në një komunikatë për media  ka njoftuar se sot për shkak të punimeve në sistemin energjetik do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa rajone të Kosovës duke përfshirë edhe rajonin e Dragashit, raporton TV Prizreni.

Ky do të jetë orari dhe rajonet në të cilat do të ketë intervenime gjatë ditës së sotme:

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

Nga TS 35/10 kV Dragash do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Restelica (kodi 30036002) prej orës 10:00 deri në ora 15:00

Vendet: Lubovishtë, Kukjan, Vranishë, Restelicë, Mlikë, Glloboqicë, Krushevë, Zlipotok dhe Orqushë.

Arsyeja: Zëvendësimi i shtyllave te thyera me të rejat ndërrimi i përçuesve, ndërrimi i izolatorëve, riparimi i shtyllës ku mundet të riparohet, dhe ndërrimi i konzollave.

Digjet 68-vjeçari në një kasolle në fshatin Neperbisht të Suharekës

0

Një person ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në fshatin Neperbisht të Suharekës.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh. Neperbisht, Suharekë, 07.10.2021 – 07:44. Raportohet se në zjarr është përfshirë një shtëpi (kasolle). Zjarrfikësit kanë lokalizuar dhe fikur zjarrin. Në brendi të shtëpisë, është gjetur pa shenja jete pronari i shtëpisë, mashkull kosovar . Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, ka bërë të ditur policia.

Kërkohet rritja e pagës minimale në Kosovë

0

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Atdhe Hykolli, tha se numri i të papunëve është shumë më i lartë sesa që është paraqitur nga institucionet e vendit.

Javë më parë, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, deklaroi se ka rritje prej 22 mijë vende pune të reja në krahasim me qershorin e vitit paraprak.

Hykolli tha se një prej shkaqeve të papunësisë është mos ngritja e pagës minimale.

“Kjo e keqja që na ka sjell pandemia do me thanë ka ndikua shumë edhe në humbjen e punëve pasi shumë sektor që kanë qenë janë mbyllë, kanë mbet shumë pa punë.

Nuk e di seriozitetin e ministrisë Financave për atë hulumtim që e kanë bë, ne mendojmë që te sektori privat numri është edhe më i madh sepse na kemi deklarime që nuk e deklarojnë punë sepse kanë lidhje mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Kështu që ne jemi shumë të sigurt që ajo analizë është edhe ma e keqe sesa që ka dal në ministrinë e Financave”.

“Papunësia është shumë më e madhe. Edhe njëherë e potencova që kjo mos lëvizja e pagës minimale është shumë diskriminuse dhe normalisht që s’ka dinjitet në punë, dhe fatkeqësisht kemi një ikje të madhe të fuqisë punëtore nga vendi ynë sepse njerëzit dëshirojnë me pas një jetë me të dinjitetshme”, tha ai për EO.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort