Home Blog Page 4280

Çdo e katërta veturë e futur në Kosovë s’i plotëson kushtet që të jetë në rrugë

0

Çdo e katërta veturë që është futur në Kosovë, nuk i plotëson kushtet teknike për të qenë pjesë e trafikut. Kjo statistikë është nxjerrur për katër muajt e parë të vitit 2021, por që statistika të ngjashme vlejnë edhe për vitet e kaluar në Kosovë.

Shifrat e frikshme që rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve në Kosovë ia ka dorëzuar Qendra e Automjeteve e Kosovës, Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Përafërsisht, çdo e katërta veturë e futur në Kosovë është kthyer dhe udhëzuar për aftësim pas kontrollit në import. Defektet teknike janë më të shpeshta tek këto vetura.

Çdo e pesta veturë e futur në Kosovë nga muaji janar është evidentuar me defekte të mëdha teknike, të cilat sjellin rrezikshmë të lartë në komunikacion.

Nga statistikat e sigurara për 4 muajt e parë, plot 1631 makina të importuara nga jashtë nuk e kanë kaluar kontrollin e parë dhe ishin të ndaluara për qarkullim.

Hiç më mirë nuk qëndrojnë as mjetet transportuese, autobusët, minibusët, kamionët dhe transporerët. 14% të këtyre mjeteve që janë futur në Kosovë nuk kanë marrë leje që të hyjnë dje në trafik për shkak të problemeve të ndryshme teknike.

Një nga problemet shqetësuese të veturave të futura në Kosovë është edhe dallaverja që bëhet në ndërrimin e kilometrave. 172 vetura në 4 muajt e parë që janë futur në Kosovë janë evidentuar së kanë ndryshuar kilometrat. Atyre u janë shtuar kilometrat, me qëllim që të paguhet më pak doganë për to.

Vetëm një veture që kishte 200 mijë kilometra, i janë bërë 700 mijë kilometra në mënyrë që pagesën prej 10 mijë eurosh, ta bënte 1000 euro në doganën kosovare.

Organet përgjegjëse kanë gjetur rreth 1000 makina brenda Kosovës që i janë ndryshuar kilometrat.

Mësohet se janë rreth 50 autosallone që po hetohën nga Njësia e Auto-Krimeve të Policisë për dallavere të ngjashme.

Një fenomen tjetër shqetësues në këtë industri është edhe tentimi që të zëvëndësohet ndryshimi i identitetit të makinave të përdorura. Në 109 raste, janë evidentuar kur është tentuar të zëvendësohet numri i shasisë, apo të rishkruhet në mënyrë të paautorizuar.

Nga vitit 2018 e këndej, janë mbi 1 mijë raste të tilla të raportuara si të dyshimta, nga Qendra e Automjeteve të Kosovës.

Shqetësuese për trafikun kosovar është fakti se më tepër se 250 makina të përdorura që ishin të aksidentuara (jashtë Kosovës), por që kur u sollën në Kosovë, nuk u raportuan si të tilla. Vetëm 48 prej tyre janë lejuar të dalin në rrugë, pas kontrollit të parë në import.

Të gjitha këto parregullsi në lidhje me makinat e përdorura që importohen në Kosovë, kanë shqetësuar edhe Odën Ekonomikë Britanike në Kosovë, që në një kumtesë të mehershme.

Facebook e bën opsionin e ”punës në distancë” të përhershëm për punonjësit e saj

0

Opsioni për të punuar në distancë është bërë i përhershëm, njoftoi Facebook të mërkurën pasi gjiganti i mediave sociale madje tani ofron për të ndihmuar disa punonjës të interesuar për të lëvizur në vende të tjera.

Duke filluar nga 15 qershori, Facebook do të lejojë çdo punonjës, puna e të cilit mund të bëhet në distancë të kërkojë të punojë në atë mënyrë përgjithmonë, tha gjiganti i internetit për Agence France-Presse (AFP).

“Ne besojmë se si punojmë është më e rëndësishme sesa ajo ku punojmë”, citohet të ketë thënë Facebook ndërsa ndau një azhurnim të politikës së punës në distancë, përcjell Telegrafi.

“Ne duam të jemi vendi ku njerëzit mund të bëjnë punën më të mirë të karrierës së tyre duke siguruar një përvojë të qëndrueshme për punonjësit pa marrë parasysh se ku ndodhen”.

Facebook dhe firmat e tjera të Silicon Valley u “vendosën” në punë nga largësia herët në pandemi, duke u mbështetur në mjetet e internetit që ata krijuan për këtë gjë.

Shefi i Facebook, Mark Zuckerberg ka thënë se ai pret që kalimi në punë në distancë të jetë i qëndrueshëm në rrjetin kryesor shoqëror, i cili planifikon të kërkojë punonjës të aftë për të bërë punën e tyre nga kudo që jetojnë.

Facebook kohët e fundit filloi rihapjen e zyrave pas një ndërprerje pandemike njëvjeçare, por pa përfitime të tilla si ushqimi falas.

Sidoqoftë, Facebook tha që oraret e punës për ata që kthehen në zyra do të jenë fleksibël, por udhëzimi i tij është që njerëzit të jenë në vend të paktën gjysmën e kohës.

Google dhe Microsoft kanë zbuluar skema të ngjashme për punëtorët, ndërsa disa firma të tilla si Twitter u kanë thënë punonjësve se ata mund të punojnë në distancë për një kohë të pacaktuar.

Ndërkohë që Apple thuhet se po përballet me rezistencë të punonjësve ndaj planit të saj për të sjellë përsëri punonjësit në zyrë.

Zvogëlohet numri i lindjeve, migrimi është në rritje

0

Me rastin e Ditës Botërore të Popullsisë, UNFPA në bashkëpunim me Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, kanë organizuar tryezën e diskutimit me temën “Të drejtat dhe zgjedhjet janë përgjigja: Qoftë rritja apo zvogëlimi i numrit të foshnjave, zgjidhja për të ndryshuar normat e lindshmërisë qëndron në prioritizimin e shëndetit dhe të drejtat riprodhuese të të gjithë njerëzve”.

Visare Mujko-Nimani, udhëheqëse e zyrës së UNFPA-së në Kosovë tha se pandemia e ka përshpejtuar rritjen e fertilitetit, që sipas saj, këto lajme kanë nxitur ankth.

Ajo shtoi se edhe Kosova po përballet me migrimin, derisa shtoi se institucionet duhet të ofrojnë politika për të ardhmen e qytetarëve.

“Pandemia mund ta ketë përshpejtuar trendin global drejt nivelit të ulët të fertilitetit, lajmet me rënien e lindjeve kanë nxitur ankth. Në Evropën Lindore ky problem është rritur edhe nga emigracioni. Edhe Kosova po përballet me çështjen e migrimit dhe institucionet duhet të ofrojnë politika për të ardhmen e tyre”.

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Fatmire Kollçaku përmendi disa nga masat që ka marr Qeveria Kurti 2 në zvogëlim të fertilitetit.

“Ne duhet të krijojmë një shtet ku të rinjtë të qëndrojnë dhe t’i krijojnë familjet e tyre. Jemi ballafaquar me Covid-19 dhe kemi pasur rënie të numrit të lindjeve në nivel global, edhe ngase dëshira dhe mundësia nuk janë të njëjta. Qeveria Kurti 2 ka ndërmarr masa në këtë drejtim, dhe vetëm shkurt do t’i përmendi disa prej tyre, që janë masa emergjente”.

“Kemi ligje shumë të mira dhe do t’i monitorojmë a po zbatohen ato. Ne kemi shumë qytetarë që ndër vite e kanë lëshuar Kosovën, por nuk ndalet me fjalë. Shuma e pakos ekonomike është 420 milionë euro”.

“Si parakusht që ne t’i realizojmë këto është që mos të keqpërdoret paraja publike sepse sado që kemi qenë të varfra ne kemi qenë më shumë të vjedhur, Qeveria e ka fokus të luftojë krimin”.Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, theksoi se Covidi ka shkaktuar tkurrje sa i përket rritjes së trendit të fertilitetit.Mirëpo, Richardson tha se shumë shtetet kanë gjetur alternativa të ndryshme të cilat kanë pasur ndikim pozitiv për të ndaluar këtë trend.

“Ne jemi në një moment ku për një kohë kemi parë se është zvogëluar numri i lindjeve dhe kjo është diçka se krejt mund të pajtohemi dhe ky zvogëlimi i lidhjeve do të qëndroj për një kohë dhe Covidi ka shkaktuar tkurrje edhe më të madhe të këtij lloj trendi, dhe ka tendenca që të bëhet rikthimi”.

“Popullata është krenari për kapitalin njerëzor dhe kjo lidhet me identitetin tonë dhe është një sens i shqetësimit zvogëlimin e numrit të popullatës, e sidomos në Ballkanin Perëndimor, çka po bënë qeveria dhe çka kemi vërejt ku ka pasur efekte pozitive. Nëse flasim për fertilitetin ne e dimë se kur me pas një fëmijë sa fëmijë dhe kjo është e drejtë e secilit dhe duhet ta kenë këtë mundësi”.Ilir Berisha, z.kryeshef i Agjencisë së Statistikave të Kosovës tha se për shkak të pandemisë regjistrimi i popullsisë është shtyrë për vitin e ardhshëm.

“Aktualisht është e angazhuar në projektin e regjistrimit të popullsisë që ka qenë planë të realizohet këtë vit mirëpo është shtyrë”.

Simmons: Specialja u bë vetëm për t’i dënuar ish-komandantët e UÇK-së

0

Ish-kryetari i asamblesë së gjykatësve të EULEX-it, Malcolm Simmons ka thënë se nuk i beson Gjykatës Speciale.Ai tha sot para deputetëve të Kosovës se niveli i tij i besimit në Dhomat e Specializuara është i barabartë me besimin që ai e ka në gjyqësorin e Rusisë apo Iranit.“Në Gjykatën Speciale kam po aq besim sa do të kisha pasur në një gjykatë në Rusi apo në Iran. Ky është niveli i besimit që unë e kam në Dhomat e Specilizuara të Kosovës”, tha Simmons.

Ai shtoi se ka vërejtje edhe në komunitetin ndërkombëtar karshi Gjykatës Speciale.
“Ka shqetësime të mëdha në nivel të komunitetit ndërkombëtar në lidhje me nivelin e kompetencave të Gjykatës dhe në lidhje se si po administrohet drejtësia”, tha Simmons.Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet të reagojë pasi tha se Gjykata Speciale “është aty vetëm për t’i ndëshkuar ish-komandantët e UÇK-së”.

Ai theksoi se në misionin e Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë punojnë shumë zyrtarë që mendojnë vetëm se si t’i mbushin xhepat me para.“Në EULEX ka persona të ndershëm dhe të hapur që e bëjnë punën e tyre dhe që kanë ardhur në Kosovë me qëllimin për të bërë mirë. Mirëpo fatkeqësisht ka shumë zyrtarë atje që dëshirojnë t’i mbushin xhepat. Ata e shohin këtë si mundësi për të bërë para dhe s’kanë interes për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës”, tha Simmons.

Lë Zvicrën për Kosovën, biznesmeni i huaj jeton në Graçanicë

0

Ndryshe nga shumë kosovarë, që zgjedhin ta lënë vendin për një jetë më të mirë në perëndim, Andreas Wormser ka lënë Zvicrën për Kosovën.

Për herë të parë, ai erdhi në vitin 1999 dhe shërbeu pesë vjet si atashe i shtetit zviceran, duke ndihmuar kthimin e refugjatëve.

Por, më 2008 ai vendosi të jetojë në qytetin e Graçanicës ku hapi edhe një biznes me qëllim që të sjell sa më shumë turistë.

Andreas tregon se ardhja e tij në Kosovë ishte pritur me habi nga familja. Megjithatë, ai i konsideron punëtorët si familje të dytë, të cilët i përkasin tri nacionaliteteve.

Përveç Andreas, në Kosovë jetojnë 2322 shtetas të huaj, prej tyre 2191 me leje qëndrim të përkohshëm dhe 131 me leje qëndrim të përhershëm.

Vetëm gjatë periudhës janar- qershor të këtij viti, 166 persona kanë fituar shtetësinë e Kosovës. /tch

Kompania e Pfizer i dërgon letër Odës së Mjekëve të Kosovës

0

Oda e Mjekëve të Kosovës ka pranuar një letër nga kompania farmaceutike Pfizer.

Ky njoftim ka të bëjë me ndryshimin e përbërjes farmaceutike të një produkti i cili ka efekt të shpejtë në trajtimin e disa sëmundjeve.

Bëhet fjalë për produktin Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg.

“Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që tani gjendet në treg është prodhim me monohidrat të laktozës nga qumështi i lopës si ekscipient. Reaksionet serioze alergjike janë raportuar te pacientët alergjik në proteinat e qumështit të lopës të cilët janë trajtuar intravenoz ose instramuskular me Solu-Medrol S.A.B. Act-O-Cial 40 mg pluhur dhe tretës për tretësirë për injeksion që përmban laktozë”, thuhet në letrën e dërguar nga Pfizer.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar anëtarë të OMK-së

Po ju drejtohemi me këtë njoftim në lidhje me një kërkesë që e kemi pranuar nga kompania farmaceutike Pfizer e cila është si mëposhtë:

Si rezultat i ndryshimit të përbërjes farmaceutike të produktit Solu Medrol S.A.B. Act-O-Vial 40 mg (Methylprednisolon), kompania Pfizer ka përgatitur një dokument (Direct Healthcare Professional Communication) i cili përfshinë të gjitha të dhënat në lidhje me këtë ndryshim. Ky dokument është aprovuar nga departamenti i farmakovigjilencës pranë AKPPM (shih në attach) dhe tani po shpërndahet tek Ju.

Luteni që tani e tutje lidhur me produktin e lartëcekur të i referoheni këtyre të dhënave të bashkangjitura në këtë njoftim.

207 mijë shqiptarë kanë aplikuar për azil në BE nga 2010-a

0

Referuar të dhënave, del se aplikimet për azil të shtetasve shqiptarë në Bashkimin Europian e të tjera (BE+) gjatë dekadës së fundit kanë qenë shumë të larta në raport me popullsinë e vendit, përcjell albinfo.ch.

Referuar shifrave të raportit të fundit vjetor të Zyrës Europiane të Azilantëve (EASO), nga 2010-a (viti i parë që raportohet) deri në 2020-n, në total ka pasur 207.2 mijë aplikime nga shtetasit shqiptarë për azil në Bashkimin Europian + Zvicrën.

Sipas raportit, numri më i lartë i aplikimeve për azil ishte në 2015-n, me gati 67 mijë persona, duke u përgjysmuar një vit më pas dhe duke u luhatur në nivelet e 20-24 mijë persona në 2017-2019. Në 2020-n, aplikimet u reduktuan ndjeshëm, duke zbritur në rreth 7 mijë, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19, që detyroi mbylljen e kufijve.

Theksohet se të dhënat e EASO i ndajnë aplikimet dhe në minorenë dhe të rritur. Bie në sy numri i lartë i aplikimeve nga minorenët çdo vit, që është mesatrisht një e treta e totalit të aplikimeve dhe 33% për gjithë periudhën.

Ndërkohë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit për të njëjtën periudhë, Shqipëria mban rekord për aplikimet në numër total.

E dyta është Kosova, me 200 mijë aplikime për azil për periudhën 2010-2020. Shetasit e Kosovës kishin nivele të larta në 2013-2015 dhe më pas u shënua një rënie e ndjeshme.

Sebia kishte 177 mijë aplikime në dekadën e fundit, Maqedonia e Veriut 90 mijë, Bosnja 52 mijë, Mali i Zi 12.6 mijë.

Për të gjithë rajonin, periudha 2014-2015 pa një rritje të ndjeshme të aplkimeve për azil në BE+, duke shënuar nivelet më të larta të dekadës.

Në raport me popullsinë aktuale, aplkimet më të larta për azil për dekadën i ka Kosova, për shkak të kërkesave të larta deri në 2015-n (shiko grafikun: Aplikimet për azil 2010-2020).

Për periudhën 2016-2020, rekordin e mban Shqipëria. Në 4 vitet e fundit kërkesat për azil të shqiptarëve ishin sa 3.7% e popullsisë aktuale, kundrejt 1.65% në Kosovë, 1.3% në Maqedoninë e Veriut dhe rreth 0.5% në Serbi, Bosnjë e Mal të Zi, sipas të dhënave të EASO, të përpunuara nga Monitor në raport me popullsinë. (shiko grafikun: Aplikimet pëz azil 2016-2020).

Për shkak se vendet e rajonit konsiderohen të sigurta, pjesa dërrmuese e aplikimeve për azil në vite janë refuzuar.

Cikli i ri i emigracionit që ka përfshirë Shqipërinë vitet e fundit po shkakton probleme në tregun e brendshëm të punës, me shumë sektorë që ankohen për mungesën e punonjësve./Monitor

Burri e bën për spital gruan e tij në Rahovec

0

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua nga Rahoveci ka raportuar se ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi dyshohet se ishte sulmuar fizikisht nga burri i saj.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30.“Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Ky është i riu nga Prizreni që vdiq mbrëmë në një vetaksident

0

Mbrëmë policia ka njoftuar për një vetaksident në afërsi të Lubizhdës së Prizrenit, ku si pasojë kishte humbur jetën një 23 vjeçar, ndërsa lëndime të rënda trupore ka pësuar edhe vëllau i viktimës.

TV Prizreni, mëson se viktima që ka humbur jetën, është Arti Ramadani, nga fshati Lubizhdë e Prizrenit. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot me Ikindi në ora 16:30, në varrezat e fshatit Lubizhdë.

 

27 vjeçari ia vjedh portofolin të moshuarës në Prizren

0

Një 27 vjeçar është arrestuar rreth orës 20:50 në rrugën “Kosova” në Prizren, i dyshuar për vjedhje.

Ai dyshohet se ia ka vjedhur portofolin një gruaje të moshuar, në të cilin ajo kishte vetëm 58 euro.

Lajmin për Gazetën Sinjali e kanë konfirmuar nga Policia e Rajonit të Prizrenit.

“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:50 në rrugën ‘Kosova’ në Prizren. I dyshuari me vendim të prokurorit, është ndaluar për 48 orë”, thuhet në përgjigjen e policisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort