Home Blog Page 4277

5 rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

0

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2.

Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si sëmundja e shekullit. Kryesisht për personat me probleme të mbipeshës, histori të sëmundjes së diabetit në familje apo ata që vuajnë nga paradiabeti kujdesi duhet të jetë shumë i madh.

Ka raste, kur sëmundja përkeqësohet dhe shkakton pasoja të rënda që nënvizojnë nevojën urgjente për të shkuar te mjeku. Në këtë artikull do të mësoni rastet kur një diabetik duhet të shkojë menjëherë në urgjencë.

Hiperglicemia

Hiperglicemia ndodh kur nivelet e sheqerit janë tepër të larta. Nëse ky problem nuk trajtohet siç duhet, gjaku bëhet acidic dhe dëmton qelizat. Njeriu rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën. Simptomat e hiperglicemisë janë:

  • Etje e madhe

  • Urinim i shpeshtë

  • Të përziera ose të vjella

  • Mjegullim i shikimit

  • Frymëmarrje e shpejtë

  • Humbje e ndjenjave

Hipoglicemia

Hipoglicemia ndodh kur nivelet e gjakut në sheqer janë tepër të ulëta. Nëse një diabetik nuk është në gjendje të rrisë nivelet e sheqerit në gjak, atëherë ai rrezikon të bjerë në koma ose të humbasë jetën Simptomat e hipoglicemisë janë :

  • Të dridhura ose dobësi

  • Dhimbje koke

  • Marramendje

  • Shikim të dyfishtë

  • Konfuzion

  • Humbje e ndjenjave

Lëndimet në këmbë

Diabeti dëmton nervat dhe rrjedhimisht shkakton mpirjet e këmbëve. Kësisoj një diabetik nuk është i vetëdijshëm për lëndimet që mund të pësojë në këmbë, gjë që më pas do i detyrojë mjekët ta amputojnë atë. Sigurohuni që të kontrolloni shëndetin e këmbëve çdo ditë, shkruan AgroWeb.

Sulmi në zemër

Diabeti i katërfishon gjasat e atakut në zemër. Simptomat e hipoglicemisë janë : Dhimbje dhe shtrëngim në kraharor. Dhimbje në pjesën e shpinës, shpatullës, qafës, nofullës. Marrje e frymës. Gjatë një ataku në zemër, çdo sekond ka rëndësi, ndaj duhet të shkoni menjëherë tek mjeku. E njëjta gjë vlen edhe për isheminë.

Dështim të veshkave

Diabeti është i lidhur fort me sëmundjet e veshkave. Përveç analizave të urinës, një diabetik duhet të tregojë kujdes ndaj këtyre simptomave.

  • Tension i lartë i gjakut
  • Urinim i shpeshtë
  • Ënjtje të kyçeve dhe këmbëve
  • Nevojë e pakët për insulinë.

Qeveria e Kosovës për “Mini-Shengenin” Ballkanik: Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë

0
Qeveria e Kosovës thotë se iniciativa e ‘mini-Shengenit’ është nismë pa vizion për rajonin.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk ka marrë pjesë në Forumit Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po mbahet në Maqedoninë e Veriut, që deri tani njihej si “mini-Shengeni” Ballkanik.

Nga ky forum, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kanë ftuar edhe vendet tjera në rajon që t’i bashkohen nismës “mini-Shengenit”, si mundësi e vetme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe lëvizjes.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev gjatë një takimi në Novi Sad në tetor të vitit 2019.

Përmes një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zyra për media e Qeverisë së Kosovës tha se “qëndrimet për idenë e Novi Sadit, të ashtuquajtur ‘mini-Shengen’, tashmë janë të njohura”.

“Iniciativa e Novi Sadit nuk e ka miratimin tonë dhe si rrjedhojë, nuk kemi pasur zyrtarisht ftesë për pjesëmarrje në takim. Për ne, i ashtuquajturi ‘mini-Shengen’ është nismë pa vizion për rajonin. Ne kemi propozuar avancimin e bashkëpunimit rajonal nga CEFTA në SEFTA, sipas modelit të EFTA-EEA, nga e cila do të përfitonin njëkohësisht të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në përgjigje.

Ideja e “mini-Shengenit” ballkanik, u prezantua në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, si nikoqir i këtij takimi, u ka bërë thirrje të gjithë liderëve të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në vazhdimësi ka kundërshtuar nismën e “mini-Shengenit”, pasi sipas tij, rajoni duhet t’i kthehet agjendës së integrimit në Bashkimin Evropian dhe jo nismave që sipas kryeministrit të Kosovës, janë të dëmshme për shqiptarët.

Mesazhi i Ramës për kryeministrin Kurti
Mesazhe nga Shkupi në drejtim të kryeministrit Kurti, ka dërguar homologu i tij shqiptar, Edi Rama.

Ai tha se kush thotë që kjo është një nismë e projektuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë, jeton në një botë tjetër.

“E para, jeton në një botë paralele. E dyta, jeton për politikë në lëkurën e njerëzve dhe jo për rritjen e mirëqenies dhe për forcimin e urave mes njerëzve dhe e treta, harron se po të nisemi kështu, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Nëse Bashkimi Evropian është Jugosllavi e madhe, kjo është Jugosllavi e vogël”, tha Rama.

Përveç kryeministrit Kurti, kundër kësaj iniciative është shprehur edhe drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Ai tha për Radion Evropa e Lirë se asnjë iniciativë rajonale që nuk i përfshin të gjithë, nuk mund të ketë sukses.

“Ajo që vendet e rajonit duhet të gjejnë në këtë rast, është një konsensues që brenda procesit të Berlinit apo brenda ndonjë iniciative tjetër, të arrijnë atë që po synojnë që të ketë një rajon ekonomik që është atraktiv për tregti dhe për investime. Në këtë situatë, kur janë vetëm tri vende, unë nuk besoj që kjo inciativë do të ketë sukses”, tha Rukiqi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, u bën thirrje qeverive të rajonit që të mbeten të përkushtuara ndaj agjendës së Bashkimit Evropian dhe marrëdhënieve transatlantike.

Rama, Vuçiç e Zaev nënshkruajnë marrëveshjen trepalëshe

0

Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, gjatë Forumit Rajonal Ekonomik, firmosën 3 memorandume për të ardhmen e vendeve.

Memorandumet konsistonin për marrëveshjen e bashkëpunimit, mbrojtjet në rast katastrofash të tre vendeve. E dyta kishte të bënte me lehtësimin e import-eksporteve, për të eliminuar barrierat dhe kontribuar në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira.

Ndërsa memorandumi i tretë kishte të bënte me lëvizjen e lirë të njerëzve dhe lejimin e punësimit të lirë në Rajon si dhe lehtësimin e procedurave të përkohshme të qëndrimit.

“Marrëveshja e parë për bashkëpunimin, mbrojtjen, katastrofat, që përqendrohet në tre vendet, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

I dyti memorandumi për të lehtësuar eksport-importin, mbështetur në gatishmërinë politike të të treja vendeve, për të eliminuar barrierat, për të kontribuar në ecurinë ekonomike dhe për të rritur vëllimin e tregtisë së ndërsjellët.

Memorandumi i tretë ka të bëjë për qarkullimin e lirë të njerëzve dhe lehtësuar procedurat për leje të përkohshme të qëndrimit”, thuhej në marrëveshjet e firmosura nga tre liderët e Ballkanit.

Pandemia la pa punë 10 për qind të grave në rajonin e Prishtinës

0
Në Prishtinë gratë u goditën nga pandemia, duke lenë 10 për qind të tyre të papuna për gjashtë muaj deri në 1 vit, krahasuar me burrat që ka qenë shifra prej 4 për qind.

Theksi vendoset në mungesë të sigurisë dhe shëndetit në punë, ku një numër i madh rrezikohen në hapësirat e punës.

Iniciativa Kosovare për Stabilitet ka lansuar sot raportin “Përceptimet dhe qëndrimet e qytetarëve në rajonin e Prishtinës”, ku janë anketuar 200 gra dhe burra në rajonin e Prishtinës, me qëllim që të informohen vendimmarrësit dhe qeverinë mbi politikat kryesore sociale dhe të mirëqenies.

Mrika Sefaj nga IKS tha se ushqimet dhe furnizimet shtëpiake zën midis 10 deri në 80 për qind te kostove të familjare. Ndërkohë që të ardhurat mesatare të familjes të shpenzuara për këtë kategori shpenzimesh janë 45,5 për qind qe është e konsiderueshme.

“Një numër jashtëzakonisht i lartë i të anketuarve femra nuk janë punësuar në 6 muajt deri në 1 të fundit, duke pohuar se pandemia ka goditur ato më së shumti prej 43,5 për qind. Gratë që kërkojnë punë janë dy herë gjasat më shumë që të jenë jashtë tregut të punës se sa burrat”, ka treguar ajo.

Veç tjerash, më shumë se shumica e grave dhe të rinjve preferojnë të punësohen jashtë vendit.

“Gratë dhe të rinjtë prej 72 për qind preferojnë të punësohen jashtë vendit, ne krahasim me burrat që kanë interesim më të ulët prej 42 për qind”, shprehet ajo.

Drejtoresha e IKS, Brikenë Hoxha theksoi se janë të përkushtuar në drejtat e grave, dhe se po punojnë që politikave publike t’iu ofrojnë të dhëna empirike.

E, menaxherja e projektit të UNOPS, Visare Gorani tha se edhe pse Kosova ka ligje të mira, ka ngecje në zbatimin e tyre.

“Askush nuk e dinë se si punëdhënësi i trajton aksidentet në punë. Kemi pasur raste kur e gjithë familja hyn në grackën e papunësisë. Është me rëndësi qe fokusi ynë, shëndeti në punë dhe siguria në punë, duhet të ketë rregullore të mira, politika të tyre ku do t’i mundesonin punë të dinjitetshme të gjithëve”, ka thënë ajo.

Nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, Avni Ajdini tha se siguria dhe shëndeti në punë është shumë i plogësht.

“Punëtorët pagën minimale prej vitit 2011 nuk ka lëvizur fare prej 170 euro. Edhe pse ka pasur premtime nuk ka lëvizje. Kemi mjaft çfarë të diskutojmë por duhet të punojmë shumë më tepër”, ka theksuar ai.

Anketa dhe ky raport janë pjesë e projektit “Mbështetje për koalicionin e drejtësisë sociale”, i cili është brenda kornizës së projektit të UNOPS “Nxitja e punës së denjë përmes forcimit të menaxhimit të SSHP dhe dialogut social në Kosovë”.

 

Specializantët protestojnë para SHSKUK-së, kërkojnë të paguhen për kujdestaritë

0
Dhjetëra specializantë po protestojnë para Administratës Qendrore të SHSKUK’së, duke kundërshtuar vendimin për mospagesën e kujdestarive gjatë vikendeve dhe festave.

Ka filluar protesta e specializantëve para Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Dhjetëra specializantë po protestojnë para Administratës Qendrore të SHSKUK;së, për mospagesat e kujdestarive 24 orëshe gjatë vikendeve dhe gjatë festave.

Protesta ka filluar nga ora 12:00.

Kujtojmë që drejtori i SHSKUK’së-së, Valbon Krasniqi, e nënshkroi një vendim me 1 korrik, i cili parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

Një qytetar humb kuletën afër shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren, kërkon ndihmë për gjetjen e saj

0

Qytetarit, Adem Haxhi, i ka humbur kuleta me letërnjoftim dhe dokumente tjera të rëndësishme brenda saj, në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri” në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

 

Ai kërkon ndihmë për gjetjen e saj dhe u lutet personave që e gjejnë kuletën t’ia kthejnë duke e lajmëruar atë në numrin e telefonit: 044833453.

 

Vjen lajmi i mirë nga Trusti

0

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se kthimi bruto nga investimet përgjatë muajve janar-qershor ka arritur në 108 milionë euro, kurse asetet e fondit janë rritur për 177 milionë euro.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Trusti ka thënë se kjo performancë pozitive erdhi “si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe”.

“Njëkohësisht investimet në Kosovë fOkanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.

Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

➕ 108 milionë euro nga investimet në gjashtëmujorin e parë
🔴 Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës arriti performancë tejet të kënaqshme edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kthimi bruto nga investimet përgjatë janar-qershor 2021 arriti në +108 milionë euro, kurse asetet e fondit u rriten për 177 milionë euro dhe arritën në 2.17 miliardë euro.
⚪️ Kjo performancë pozitive erdhi si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe. Këtë vit institucioni ka drejtuar investime në instrumente të reja financiare, për t’i dhënë edhe më shumë diversitet, e rrjedhimisht shpërndarje riskut investues, por edhe synuar kthim sa më të lartë.
🔵 Njëkohësisht investimet në Kosovë kanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.
🟡 Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet.
🟣 Gjatë këtij gjashtëmujori u përmbyll me sukses edhe procesi i tërheqjes së 10%-shit, përmes të cilit 427,363 kontribuues i tërhoqën mbi 198 milionë euro, me fitim mesatar prej 24.2%.

Rama në Forumin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absolutisht kundër

0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e kupton se pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar atij, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në iniciativën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.

Por Rama tha se e di se për çfarë arsye nuk po merr pjesë Kosova në iniciativën që tani ka ndryshuar emër.

“E di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe ta bëjnë maksimumin për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po zhvillohet në Shkup.

Ai tha se e shkuara duhet të lihet pas dhe se ajo nuk duhet ta determinojë të ardhmen.

“E shkuara nuk mund të diktojë se sa rritemi ekonomikisht. Përkundrazi, e ardhmja duhet ta diktojë. E shkuara nuk mund ta diktojë se sa zhvillohemi në të gjitha aspektet”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar tha se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet nëse shikohet nga e kaluara.

“Ne jemi këtu për të ardhmën dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të së shkuarës që do të zgjidhet në të ardhmen”, deklaroi Rama.

Për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos iu bashkuar kësaj nisme, foli indirekt edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se disa mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

“Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative. Gjithmonë do të ketë dikush që do të kërkojë për teori konspiracioni, që nuk mendojnë për ekonominë, të cilën nuk mendojnë në afat të gjatë dhe ata të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e afërta që vijnë”, tha Vuçiq.

Para tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaef e ftoi Kurtin dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës kishte deklaruar vitin e kaluar se “mini-Schengeni” mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të re.

“Më duhet të jem i sinqertë se mini-Schengeni ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Mini-Schengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit”, shprehej Kurti.

Por Kosova ishte zotuar në marrëveshjen e Washingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Kurti që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më.

“Nuk ka më mini-Schengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut”, ishte shprehur Kurti.

Gjithçka që u tha në Forumin Ekonomik në Shkup

0

Në Shkup po mbahet Forumi ekonomik rajonal me pjesëmarrjen e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por në këtë takim të liderëve rajonal nuk po merr pjesë edhe Kosova.

 

Në këtë takim ku po diskutohet rreth Shengenit Ballkanik, e ku pritet t’i ndryshohet emri, përveç Kosovës nuk po merr pjesë as Mali i Zi, e as Bosnjë dhe Hercegovina.

Në një fjalim para të pranishmëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Bashkimi i rajonit duke ndjekur katër liritë themelore të proklamuara nga Bashkimit Evropian, do të ketë më shumë perspektivë dhe paga të mira.

“…Është shumë e qartë se kjo nismë është gjë e duhur. Por jo vetëm që është gjë e duhur, por është edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i të shkuarës, në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë. Ai që nuk e ka kuptuar qëllimin për të hapur vende të reja të punës dhe mundësi për të rinjtë, është i dënuar që të jetojë në të shkuarën. Kjo nismë është shembull i Bashkimit Evropian. Liria e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe ideve është qëllimi jonë. Pse duhet të rrimë me kurriz ndaj njëri tjetrit?”, tha ai.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme….”

Sipas tij, kjo nismë nuk është Jugosllavi e vogël dhe kush thotë kështu është duke jetuar për politikë në lëkurën e njerëzve. Ai po ashtu tha se kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele.

“Nëse nisemi me këtë ide, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Kjo është një nismë që jeton me vlerat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.

Ndërkaq, nikoqiri i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalën hyrëse në mes tjerash tha se janë sot në Shkup për të hapur rrugët e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Nga sot fillon një periudhë e re në rajon. Nga sot mbi 300 ndërmarrës nga e gjithë Ballkani janë këtu me ne. Ne të gjithë jemi këtu për të përforcuar Ballkanin së bashku. Hapësira kuptimplotë ekonomike është qëllimi jonë. Qëllimi jonë është bashkëpunim fuqiplotë, ku do të ndërtojmë ekonomi të përbashkët. Jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tonë, të vendeve tona. Qytetarët dhe kompanitë do përfitojnë shumë nga ky bashkëpunim i jonë. Të gjithë ne e kemi qëllim BE-në, pasi ne nuk mund të jemi asgjë tjetër, por një Ballkan evropian…”, tha Zaev në fjalimin e tij, duke paralajmëruar lëvizje pa kufij.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real…”, tha Zaev.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq foli në “Forumin ekonomik”. Ai tha se janë në Shkup për të hapur rrugë për ekonomi të përbashkët dhe jetë më të mirë.

“Jemi këtu për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne nuk kemi probleme mes vete. Ne duam të rritemi së bashku. I pranuam ato që i propozoi Zorani dhe Edi. Edhe ata pranuan që propozova unë. Qytetarët tonë meritojnë shumë më mirë për të ardhmen dhe nuk ka gjë që na ndal. Nuk do ketë as kufij për të na ndaluar. Me heqjen e kufijve ne do të ulim edhe harxhimet e kompanive për të punuar në rajon. Mundësitë janë më të mëdha se pengesat për të bashkëpunuar. Në të ardhmen ne duam të punojmë për të rritur GDP e vendeve tona e kjo do të thotë se shtetet tona do të jenë më të pasura dhe ndërmarrësit do të kenë buxhete më të mëdha për të punuar me rajonin dhe botën”, tha Vuçiq,

“Ky takim nuk është kundër askujt por është për jetë më të mirë për qytetarët tonë” përfundoi Vuçiq.

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë:

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort