Home Blog Page 4276

Shteti ka në plan që së shpejti t’i pensionojë policët para kohës

0
Foto: Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ndër prioritet e ministrisë së tij është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor.

Draftligji për pensionimin e parakohshëm të policëve ka përfunduar dhe është dërguar në Ministrinë e Financave por si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, ky proces është ndalur.

Tutje, Sveçla tha se prioritet tjetër i ministrisë së tij është menaxhimi i situatës me pandemi. Më tej, ai apeloi tek të gjithë ata që plotësojnë kushtet të marrin vaksinën.

“Ndër prioritet e ministrisë tonë është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor por prioriteti numër një i qeverisë është menaxhimi i situatës me pandeminë, bisedimi me qytetarë drejtpërdrejtë. Apeloj që të gjithë ata që plotësojnë kushtet të vijnë të marrin vaksinën. Kjo është një kusht bazë për një shoqëri dhe një jetë normale në të ardhmen në Kosovë”, tha Sveçla për Ekonomia Online.

Ndërsa i pyetur se sa po shkelet privatësia pasi Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët të denoncojnë rastet kur ka shkelje në trafik duke sjell edhe fotografi dhe pamje, ministri Sveçla tha se e gjitha është e bazuar në ligj. “E gjitha është e bazuar në ligj”, u shpreh ai.

Ramadani: Në bazë të analizave të para, qytetarët në Deçan s’janë helmuar nga uji

0

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se në bazë të analizave të para në Deçan qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ramadani ka thënë se janë marrë mostrat e analizimit të ujit të gjashtë fshatrave të Deçanit për të parë arsyet e ankesave të qytetarëve.

“Mostrat kanë rezultuar në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian”.

I pari i IKSHPK-së thotë se në mostrat e dy fshatrave, Granaqelë dhe Gllogjan janë shfaqur disa koloni të dyshimta e që sipas tij do të duhet të pritet analiza edhe për disa orë.

“Për të parë rezultatet përfundimtare, analizat duhet parë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme”.

Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk kanë simptomat e njëjta.

Ai thotë se ka edhe banorë tjerë që kanë shfaqur shqetësime të ngjashme, e që nuk kanë konsumuar fare ujin e ujësjellësit të Deçanit.

“Analizat fiziko-kimike nuk kanë kaluar limitet e lejuara”, deklaroi Ramadani.

Rreth 800 qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa simptomave të helmimit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj kishte deklaruar se dyshimet janë që simptomat të kenë ardhur nga uji i pijes.

Ndërkohë gjatë një vizite që iu bëri të hospitalizuarve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka pasur helmim të ujit të pijes, dhe i njëjti është bërë në mënyrë të qëllimshme, fajtorët duhet të të përballen sa më parë me drejtësinë.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Berisha ka thënë se sot më së shumti ndihmë mjekësore kanë kërkuar fëmijët, derisa ka pasur një rënie të numrit të atyre që kërkuar shërbime mjekësore.

Helmimi i qytetarëve në Deçan, presidentja Osmani urgjentisht kërkon hetim

0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, po kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse, angazhim të mëtejmë në zbardhjen e shkaqeve që çuan në helmimin e qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Osmani këtë reagim e bëri pas një bisede që pati me Ministrin e Shëndëtësisë Arben Vitia dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

”Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”.

OKB ndez alarmin: Mbyllja e shkollave nga koronavirusi rrezikon një katastrofë gjeneratash

0

Mbyllja e shkollave të lidhura me Covid-19, e cila prek ende më shumë se 156 milionë studentë në nëntëmbëdhjetë vende, nuk mund të zgjasë më, përndryshe do të jetë një katastrofë gjeneratash. Është ky alarmi i dhënë nga dy organizatat e kombeve të Bashkuara Agjencitë e Kombeve të UNESCO dhe UNICEF ​.

“Kanë kaluar tetëmbëdhjetë muaj nga fillimi i epidemisë Covid-19 dhe arsimimi i miliona fëmijëve vazhdon të ndërpritet. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Shkollat ​​duhet të mbyllen të fundit dhe të parat që rihapen” , thonë në një deklaratë të përbashkët drejtorët e përgjithshëm të UNICEF, Henrietta Fore dhe të UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Për këta dy zyrtarë, rihapja e shkollave nuk mund të presë fundin e pandemisë, as vaksinimin e të gjithë nxënësve dhe stafit, dhe mund të kryhet “në mënyrë të sigurt”, veçanërisht pasi shkollat ​​nuk janë ndër vendet kryesore të shumimit të virusit, thonë ata.

“Për të shmangur një katastrofë brezash, ne i nxisim politikanët dhe qeveritë të vendosin përparësinë e rihapjes së sigurt të shkollave. Mbyllja e shkollave rrezikon të ardhmen tonë vetëm për të ruajtur në mënyrë të pasigurt të tashmen tonë”, përfundojnë ata.

Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta i COVID-19 mund të dominojë në Evropë

0

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i kanoset Evropës nga variant Delta, duke bërë thirrje për vaksinimin.

“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominojë në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të situatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë” është thënë në njoftimin e MSH-së.

Specialja cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30.

Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

Arrestohet personi i katërt për dallevere me patentë shofer

0

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Sektori i Hetimeve të Korrupsionit në vazhdën e veprimeve hetimore të zhvilluara lidhur me dyshimet për keqpërdorime dhe marrje të patentë shoferit përmes ryshfetit, me datë 11.07.2021 ka arrestuar personin e katërt të dyshuar A.G. (1972), i cili ka qenë në kërkim policor lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale “Pranim i ryshfetit në sektorin privat” në bashkryerje nga neni 309 dhe “Ndihma” në kryerjen e veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare” neni 426.

Ky arrestim është vazhdimësi e rastit të datës 09.07.2021 me ç ‘rast janë arrestuar edhe 3 (tre) të dyshuar tjerë, ku Policia e Kosovës ka publikuar komunikatë zyrtare në datën e lartëshenuar.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit nga PTH-Prishtinë, personi i dyshuar ndalohet për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saja ligjore, në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete kriminale.

Haradinaj viziton pacientët e helmuar në Deçan

0

Kryetari i aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar pacentët e helmuar në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan.

Ai tha se nga kryetari Bashkim Ramosaj, u informua se me këtë çëshjte për një ekspertizë të saktë janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”.

Ndërsa, Haradinaj tha se nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë.

“Në QKMF “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, për vizitë të qytetarëve të prekur nga simptomat e helmimit. Mjekë, infermierë e teknikë në nivel të lartë të detyrës, në ndihmë të qytetarëve. Për fat të mirë, numri i pacientëve ka rënë. Siç u informova nga kryetari Bashkim Ramosaj, për të hetuar këtë rast dhe për një ekspertizë të saktë, janë ftuar edhe Policia, Prokuroria, IKSHPK dhe “Hidrodrini”. Nëse kjo vepër e shëmtuar, që dyshohet se është helmim i ujit të pijes, është shkaktuar qëllimshëm nga dora njerëzore, shpresoj që fajtorët të përballen sa më parë me drejtësinë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ambasada amerikane: Autorët e dhunës seksuale në Kosovë të mbahen përgjegjës

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë kërkoi angazhim nga institucionet e Kosovës për, siç tha, vendosjen e drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

“Është koha për të dyfishuar përpjekjet dhe për t’i mbajtur përgjegjës të gjithë autorët, pavarësisht nga prejardhja, etnia, apo lidhjet politike”, tha Ambasada amerikane në një postim në Facebook.

Javën e kaluar, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me dhjetë vjet burgim ish-rezervistin e policisë serbe, Zoran Vukotiq, për kryerjen e veprës penale të dhunës seksuale, gjatë luftës në Kosovë.

Kjo ka qenë hera e parë që dikush është dënuar për një krim të tillë nga gjykatat e Kosovës.

Sipas të dhënave të prezantuara nga institucionet, gjatë luftës së fundit në Kosovë më 1998/99, kanë qenë rreth 20 mijë raste të përdhunimeve seksuale nga pjesëtarë të forcave serbe.

Pas raportimit të Simmons, reagon EULEX: Koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara

0

Misioni i EULEX në Kosovë ka reaguar pas raportimit të Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se deklarata e tij është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale.

EULEX thekson se deklaratat e Simmons i shohin si një përpjekje tjetër për të diskredituar misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë, si dhe të vet BE-së.

“Deklarata e Malcolm Simmons e dhënë sot në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale. Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar 2 , ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t’i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnësundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vet BE-së. Kjo po ashtu është pasqyrim i pakënaqësisë së Simmons me rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që i janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar (MB) për veprime të mëtejme. Simmonsi po ashtu është dukur i pakënaqur me hedhjen poshtë nga ana e gjykatës së MB të një padie civile që ai e parashtroi kundër Misionit dhe institucioneve të tjera të BE-së”, thuhet në reagimin e EULEX.

Reagimi i plotë i EULEX:

Mbi koleksionin e të pavërtetave të pamenduara dhe të pabazuara dhe opinioneve personale të Malcolm Simmons

Deklarata e Malcolm Simmons e dhënë sot në Kuvend është një koleksion i hamendësimeve të pamenduara dhe të pabazuara, të pavërtetave dhe mendimeve personale. Duke e ditur se ai nuk mund të paditet për shpifje, meqë deklarata e Simmons është e mbuluar nga imuniteti i privilegjit parlamentar , ai është përfshirë në një fushatë të qëllimshme dezinformimi në lidhje me shkelje që pretendohet se kanë ndodhur gjatë kohës së tij në EULEX dhe e cila ka për qëllim t’i shërbejnë motiveve dhe interesave të fshehta. Ne e shohim këtë si një përpjekje tjetër për të diskredituar Misionin nga ata që janë të interesuar të minojnë sundimin e ligjit në Kosovë si dhe të vet BE-së. Kjo po ashtu është pasqyrim i pakënaqësisë së Simmons me rezultatin e tri hetimeve që janë kryer kundër tij nga autoritetet e BE-së në Bruksel dhe që i janë dorëzuar autoriteteve deleguese të Mbretërisë së Bashkuar (MB) për veprime të mëtejme. Simmonsi po ashtu është dukur i pakënaqur me hedhjen poshtë nga ana e gjykatës së MB të një padie civile që ai e parashtroi kundër Misionit dhe institucioneve të tjera të BE-së në vitin 2020. Thënë shkurt, ai është i pakënaqur me të gjitha procedurat juridike kundër tij.Lidhur me përgatitjen profesionale të z. Simmons në EULEX

Simmons ishte punonjës i deleguar nga Mbretëria e Bashkuar në EULEX prej vitit 2008 në disa pozita dhe pothuajse përgjatë gjithë mandatit ekzekutiv të EULEX-it, i cili përfundoi në qershor 2018. Përgjatë kësaj periudhe, Simmons ishte deleguar nga Zyra së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK). Ai më nuk punon për ZPJK, por sipas deklaratës së vet Simmonsit, gjatë tërë periudhës së tij në EULEX ai rregullisht i kishte raportuar autoriteteve të MB. Ai sot ka pretenduar se në vitin 2013 ai i kishte paraqitur shqetësimet e tij para ambasadës së MB, jo para EULEX-it, BE-së apo autoriteteve të Kosovës. Pas kësaj, jo vetëm se nuk është larguar nga EULEX-i, por në vitin 2014 ai ka aplikuar dhe është pranuar të bëhet Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it. Në fund të vitit 2015, Simmons me krenari deklaroi publikisht se EULEX-i ka qenë veçanërisht efektiv në llojet e rasteve me të cilat është marrë. Sipas deklaratës së sotme të Simmonsit, në vitin 2016 ai gjithashtu kishte aplikuar që të bëhej kryetar i Dhomave të Specializuara të Kosovës, por se nuk ishte përzgjedhur.

Nga viti 2014 deri në vitin 2017 ai ishte Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it dhe si i tillë ai ishte përgjegjës për drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës së gjyqtarëve të EULEX-it dhe vlerësimin e punës së tyre. Si Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it, Simmons ishte i përfshirë plotësisht në të gjitha aktivitetet gjyqësore, duke përfshirë të gjitha parregullsitë e pretenduara që i përmendi sot, siç është pjesëmarrja në përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe në caktimin e lëndëve.

Nëse prania e parregullsive ishte aq e qartë për të, atëherë pse ai nuk e kreu punën e tij si mbikëqyrës dhe pse nuk i lajmëroi menjëherë autoritetet e BE-së? Në vend që ta bënte atë, Simmons zyrtarisht raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it më 2 shtator 2017, që është vetëm pasi në tetor 2016 kishin filluar disa procedura disiplinore kundër tij për pretendime për shkelje. Pas përfundimit të angazhimit të tij në EULEX, Simmons nuk shërbeu më si gjyqtarë në Mbretërinë e Bashkuar.

Lidhur me hetimin e pretendimeve të tij

Në vitin 2017, një ekip hetimor i pavarur i udhëhequr nga një gjyqtar i pensionuar i Gjykatës Evropiane të drejtësisë u themelua në Bruksel për të hetuar pretendimet për shkeljet e raportuara nga Simmons. Kur i ishte dhënë mundësua t’i vërtetonte pretendimet e tij të ndryshme, Simmons nuk bashkëpunoi me ekipin e hetimeve e as nuk dha prova në mbështetje të pretendimeve të tij.

Lidhur me deklaratën e dhënë në një gjykatë të Mbretërisë së Bashkuar

Në vitin 2018, Simmons parashtroi procedurë ligjore para Gjykatës Qendrore të Punësimit në Londër në Mbretërinë e Bashkuar kundër ish-punëdhënësit të tij, Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit (ZJK) dhe disa institucioneve të BE-së në të cilën ai përsëri iu referua shumë prej pretendimeve të njëjta, të paraqitura në një kënd krejtësisht të ndryshëm me shpresën për ta fituar çështjen gjyqësore kundër ZJK. Në vitin 2020, Gjykata Qendrore e Punësimit në Londër e hodhi poshtë kërkesën e Simmons për pjesëmarrjen e EULEX-it dhe të institucioneve të tjera të BE-së në këto procedura. Simmons nuk parashtroi ndonjë ankesë ndaj këtij vendimi dhe Misioni e konsideron çështjen të përfunduar.Lidhur me statusin e tij si sinjalizues

Në pikëpamje të pretendimeve të Simmons se ai ishte sinjalizues, ai kërkoi të bëhej i tillë vetëm pasi kishin filluar një sërë procedura disiplinore kundër tij. Raporti fillestar kundër Simmons për shkelje të rëndë ishte parashtruar më 7 tetor 2016, kurse vendimi për fillimin e hetimeve disiplinore ishte nxjerrë në janar 2017. Disa muaj më vonë, më 2 shtator 2017 Simmons raportoi pretendime për shkelje që përfshinin stafin e EULEX-it dhe EEAS-it, duke kërkuar mbrojtje si sinjalizues. Deri në atë kohë, kundër tij tashmë ishin dy hetime disiplinore në proces, çka sugjeron se ai nuk kërkoi mbrojtje të sinjalizuesit me mirëbesim, por në përpjekje për ta shmangur vëmendjen nga hetimet e kryera kundër tij.

Lidhur me hetimet e mëparshme dhe parimin e transparencës

Simmons ishte objekt i hetimeve të pavarura për pretendime të rënda për shkelje në tre raste individuale, gjatë kohës së tij si gjyqtar në EULEX. Këto hetime u zhvilluan dhe u përfunduan nga një panel disiplinor i cili u formua dhe ndodhej në Bruksel, i kryesuar nga një ish-gjyqtar i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Në të tre rastet, këshillat e bordit disiplinor iu komunikuan Simmonsit dhe autoritetit delegues të tij, Zyrës së Jashtme dhe të Komonuelthit të Mbretërisë së Bashkuar. Vendimi përfundimtar për atë se çfarë masash duhej marrë si përgjigje ndaj këshillave të bordit disiplinor në lidhje me shkeljet e Simmonsit qëndron te autoriteti delegues i tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Për hir të transparencës, ne i bëjmë thirrje Simmonsit që para Kuvendit të Kosovës të paraqesë raportet, konkluzionet dhe rekomandimet e bordit disiplinor, çka do t’i mundësonte deputetëve shqyrtimin e plotë të pretendimeve të tij. Vetëm Simmons mund t’i paraqesë këto raporte në Kuvend, pasi pjesa tjetër e institucioneve i nënshtrohen obligimit të konfidencialitetit.Lidhur me pretendimet specifike të Simmons sot

Rasti “Kleçka”: Pretendimet e Simmons për rastin “Kleçka” kundërshtohen nga realiteti. Ai pretendon se një gjyqtar i tha atij se vendi i tij i punës mund të rrezikohej nëse të pandehurit nuk dënoheshin. Megjithatë, pasi që trupi gjykues, i kryesuar nga Simmons, i liroi nga akuza të pandehurit në shtator 2013, Simmons jo vetëm që nuk e humbi punën e tij, por vazhdoi tutje duke u emëruar Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it një vit më vonë. Por ai ishte ai që gjykoi rastin si kryesues i trupit gjykues. Si i tillë, ai pati çdo mundësi ta shpëtonte veten e tij nëse ai nuk do të pajtohej me paraqitjen e rastit në gjykatë.

Rasti “Drenica II”: Përbërja e trupit gjykues në rastin Drenica II ishte e ligjshme. Asnjë kundërshtim nuk ishte ngritur nga palët në lidhje me përbërjen e trupit gjykues gjatë procedurave të shqyrtimit gjyqësor. Simmons duhet t’i kujtohet se pas vendimit të vitit 2018 të Gjykatës Kushtetuese u nxor një vendim nga Gjykata Kushtetuese në nëntor 2019 prej gjyqtarëve kosovarë, të cilët unanimisht hodhën poshtë një ankesë përfundimtare në rastin e krimeve të luftës “Drenica II”, duke i konfirmuar pesë dënime. Kjo i demanton të gjitha pretendimet për anim nga ana e trupit gjykues të shkallës së parë.

Në lidhje me pretendimet se EULEX-i ua dorëzoi dosjet e rasteve autoriteteve të prokurorisë serbe: Ne e përsërisim se: EULEX-i kurrë nuk u ka dorëzuar ndonjë rast të krimeve të luftës autoriteteve të prokurorisë serbe, as nuk ka hequr dorë nga autoriteti mbi dosjet dhe rastet hetimore. Ne i kërkojmë Simmons që t’i identifikojë të gjitha rastet që ai pretendon se Misioni ua dorëzoi autoriteteve serbe.

Në lidhje me mbrojtjen e dëshmitarëve: Masat për mbrojtjen e dëshmitarëve janë siguruar në përputhje me legjislacionin e Kosovës, për dëshmitarët që u paraqitën me prova dhe për të cilët u vërtetua me besueshmëri se ishin në rrezik serioz pasi i plotësuan kriteret e rrepta të përzgjedhjes. EULEX-i vazhdon të menaxhojë programin e tij të mbrojtjes së dëshmitarëve të mbetur deri më sot dhe ende ofron siguri për dëshmitarët brenda dispozitave ligjore ekzistuese.Stafi i EULEX-it kontribuon në sundimin e ligjit të Kosovës

Shumica e institucioneve, përfshirë EULEX-in, kanë Kodin e Sjelljes për të trajtuar veprat keqbërjet disiplinore apo etike. Për të gjitha institucionet, është me rëndësi se si trajtohen këto shkelje. EULEX-i i mori seriozisht të gjitha pretendimet për çdo shkelje dhe menjëherë filloi procedurat disiplinore kundër një numri të kufizuar të pjesëtarëve të stafit të akuzuar për keqbërje, përfshirë edhe çdo keqbërje financiare. Sidoqoftë, EULEX-i përfaqëson shumë më tepër sesa Simmons dhe disa të tjerë që i nënshtrohen procedurave disiplinore. Ish-stafi ndërkombëtar dhe vendas i EULEX-it përbëjnë një “Kush është Kush” të mendjeve më të shquara ligjore në botë. Ne jemi krenar kur shohim ish-stafin tonë duke ndjekur penalisht dhe gjykuar raste në gjykata ndërkombëtare dhe kombëtare ose duke punuar si ekspertë të sundimit të ligjit në vende të ndryshme të botës. Por më e rëndësishmja, ne jemi veçanërisht krenarë për ish-stafin tonë vendas të cilët tani punojnë si gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë ligjorë në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort