Home Blog Page 4275

Punëtorët e ATK-së sot në grevë

0

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës, njofton se pasi Ministria e Financave nuk ka marr për bazë kërkesat e tyre, nesër do të rifillojnë grevën, duke i ndërprerë për tri orë të gjitha shërbimet tatmipaguesit. Krijimi i kushteve të punës, propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës dhe kompensimet tjera të shpenzimeve, janë kërkesat e punëtorëve të ATK-së.Ky është njoftimi i tyre i plotë:

Sindikata e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës pas ngritjes së kërkesave drejtuar Ministrisë së Financave, dhe pas ripërsëritjës së dërgimit të shkresës së fundit me datë 9 Qershor 2021, përmes të cilës i është dhënë afat prej 30 ditësh, dhe meqë nuk është pranuar përgjigje në lidhje me kërkesat e adresuara, Sindikata njofton që ditën e Mërkure, me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdojë Grevën e pezulluar të datës 20 Maj 2021. Greva do të filloj nga ora 9:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit.Greva do mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.Arsyeja për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:1. Krijimi i kushteve të punës;2. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),Greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin nr. 04/L-011, për Organizimin Sindikal në Kosovë, Ligjin për Greva nr.03/L-200, si dhe duke u bazuar në Statutin e SHSPATK-së.

Moti i nxehtë sot në Prizren, temperaturat deri në 35 gradë Celsius

0

Moti gjatë ditës së sotme do të jetë i nxehtë. Temperaturat do të shkojnë deri në 35 gradë Celsius.“Nga dita e martë deri të enjten moti do të jetë i nxehtë me temperatura të larta deri 37 gradë Celsius. Minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 30-37 gradë Celsius”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).
Nga IHMK njoftojnë se në fundjavë do të ketë ndryshim të temperaturave.

“Në fundjavë do të kemi kushte tjera meteorologjike. Në fushat barike do të ketë luhatje gjë që do të mundësoj që nga dita e premte mbi territorin tonë të ketë vranësira të dendura të cilat do të sjellin riga shiu të shoqëruara me rrufe dhe me stuhi”, njofton IHMK.Tutje në njoftim, nga IHMK thonë se “Për shkak të ndryshimeve të temperaturave, proceseve fizike dhe dinamike që do të ndodhin në Troposferë, ekziston mundësia që në territore të caktuara rigat e shiut të shoqërohen me breshër. Indeksi UV deri në fundjavë mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP që nga ora 10-17 të mos jemi në kontakt me rrezet e diellit mbeten në fuqi. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë dhe lokalist e fortë”.

Gazetari kroat për Ramush Haradinajn: Sikur ta kishim ne një lider si ai

0

Gazetari i njohur kroat Velimir Bujanec, Bujanec, ka vlerësuar punën dhe mundin e ish kryeministrit Haradinaj i cili është edhe kryetar i Aleancës për Ardhmërië e Kosovës (AAK).

Bujanec, i cili është moderator televiziv në Kroaci, tha se Haradinaj ju ka qëndruar gjithmonë besnik bashkëluftëtarëve të tij, të cilët nuk i harroi asnjëherë pa marr parasysh çfarë pozite mbante ai.

“Ky është burrë shteti i vërtetë, sikur ta kishim një si ai: Ramush Haradinaj publikoi një pamje nga fushëbeteja, në kujtim të bashkëluftëtarit të ndjerë Shaban Lajqi. Komandanti shqiptar dhe kryeministri i Kosovës në dy mandate, Ramush Haradinaj, në profilin e tij në Instagram, ka ndarë një fotografi mbresëlënëse nga fushëbeteja në kujtim të luftëtarit të guximshëm Shaban Lajqi – Mixha, i cili shkoi nga kjo botë pesëmbëdhjetë vite më parë, për shkak të sëmundjes së rëndë të shkaktuar nga pasojat e luftës. Ajo që është veçanërisht e bukur dhe e ndershme në postimin e Haradinajt është fakti se një njeri i cili është i lartë në politikë sot, kurrë nuk i ka harruar bashkëluftëtarët e tij, dhe më e rëndësishmja – në asnjë moment nuk ka menduar t’i tradhtojë ata, e për këtë shkak ai shpesh ra në konflikt të ashpër me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, që i kushtoi atij edhe me humbjen e postit të kryeministrit, në të cilin jam i bindur që do të kthehet”, ka shkruar ai.

Ai tha se po të udhëhiqet Kroacia, nga një lidier siç është Ramush Haradinaj, i cili nuk u gjunjëzua nga askush, e sidomos jo para atyre që bënë agresion kundër shtetit, vendi do të kishte më pak probleme.

“Ne Ramush Haradinajn duhet të marrin shembull shumë politikanë kroat, e Atdheu ynë do të kishte më pak probleme nëse do të udhëhiqej nga njerëz si ai, luftëtar e atdhedashës që nuk përulen para askujt e veçanërisht jo para atyre që bën agresion ndaj shtetit për të cilin dhanë gjakun e tyre”, thuhet në shkrimin e Bujanec.

Limaj pas dëshmisë së Simmons rreth EULEX: A thua edhe sa njerëz mbahen në burgje padrejtësisht?

0

Fatmir Limaj, ish i akuzuar nga EULEX-i, po e vlerëson alarmante dëshminë e Malcolm Simmons në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se në bazë të deklarimeve të tilla, mund të ketë shumë të tjerë të cilët mbahen padrejtësisht në burgje.

Limaj në Info Magazine u shpreh se këto janë dëme të pariparueshme, njofton Klan Kosova.

”Duhet të jetë alarmante për vendin”.

”Nga ajo që dëgjova sot në atë dëshmi mendova me veten: A thua sa njerëz janë në burgjet e Kosovës që janë duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë?”.

”Për çfarë shteti të së drejtës po flasim nëse në burgjet e Kosovës ka djem apo vajza janë të dënuara me direktiva dhe jo mbi bazën e provave dhe fakteve”.

”Kjo është alarmante, flitet për jetën e njerëzve. Sa dëmi më është shkaktuar mua personalisht mua dhe disa njerëzve të tjerë, e që nuk riparohen edhe disa jetë me i pasë”.

”Sa herë është përfolur dhe keqpërdorur familja ime. Kush mundet ne me na i riparu të gjitha ato që kanë ndodhë. Nuk luhet me jetën e njerëzve, autoritetin e njerëzve”.

”Fatkeqësisht, këtu në Kosovë i patëm qit emrat e rrugëve me prokurorë. Në Prishtinë nisën edhe emërtime të rrugëve gjoja ata janë shpëtimtarë”.

Sipas tij tashmë është në trend që të kundërshtohet e të sulmohet çdo gjë që ishte atdhetare e njerëzore, njofton Klan Kosova.

”Është e qartë, kjo është bo modë të luftohet çdo gjë që ka qenë kombëtare, atdhetare e njerëzore. Është bërë tashmë modë të luftohet kjo strukturë me njerëzit që s’kanë kursyer asgjë për shërbim të vendit”.

”Shpresoj që Kosova të mos dëmtohet nga e gjithë kjo fushatë”.

”Kjo nuk është çështje e eliminimit të një individi apo personaliteti. Unë frikohem që kjo në fund ka mi kushtu Kosovës. Po ligështohet e po dëmtohet fryma çlirimtare e ndërtuese e këtij vendi”.

Shteti ka në plan që së shpejti t’i pensionojë policët para kohës

0
Foto: Ilustrim

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se ndër prioritet e ministrisë së tij është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor.

Draftligji për pensionimin e parakohshëm të policëve ka përfunduar dhe është dërguar në Ministrinë e Financave por si pasojë e dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm Ramush Haradinaj, ky proces është ndalur.

Tutje, Sveçla tha se prioritet tjetër i ministrisë së tij është menaxhimi i situatës me pandemi. Më tej, ai apeloi tek të gjithë ata që plotësojnë kushtet të marrin vaksinën.

“Ndër prioritet e ministrisë tonë është pensionimi i hershëm i zyrtarëve policor por prioriteti numër një i qeverisë është menaxhimi i situatës me pandeminë, bisedimi me qytetarë drejtpërdrejtë. Apeloj që të gjithë ata që plotësojnë kushtet të vijnë të marrin vaksinën. Kjo është një kusht bazë për një shoqëri dhe një jetë normale në të ardhmen në Kosovë”, tha Sveçla për Ekonomia Online.

Ndërsa i pyetur se sa po shkelet privatësia pasi Policia e Kosovës ka ftuar qytetarët të denoncojnë rastet kur ka shkelje në trafik duke sjell edhe fotografi dhe pamje, ministri Sveçla tha se e gjitha është e bazuar në ligj. “E gjitha është e bazuar në ligj”, u shpreh ai.

Ramadani: Në bazë të analizave të para, qytetarët në Deçan s’janë helmuar nga uji

0

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani ka thënë se në bazë të analizave të para në Deçan qytetarët nuk janë helmuar nga uji i pijshëm.

Ramadani ka thënë se janë marrë mostrat e analizimit të ujit të gjashtë fshatrave të Deçanit për të parë arsyet e ankesave të qytetarëve.

“Mostrat kanë rezultuar në kufijtë e së lejueshmes në bazë të standardeve të Bashkimit Evropian”.

I pari i IKSHPK-së thotë se në mostrat e dy fshatrave, Granaqelë dhe Gllogjan janë shfaqur disa koloni të dyshimta e që sipas tij do të duhet të pritet analiza edhe për disa orë.

“Për të parë rezultatet përfundimtare, analizat duhet parë edhe gjatë 24 orëve të ardhshme”.

Ramadani thotë se ka edhe persona tjerë që kanë konsumuar ujë por që nuk kanë simptomat e njëjta.

Ai thotë se ka edhe banorë tjerë që kanë shfaqur shqetësime të ngjashme, e që nuk kanë konsumuar fare ujin e ujësjellësit të Deçanit.

“Analizat fiziko-kimike nuk kanë kaluar limitet e lejuara”, deklaroi Ramadani.

Rreth 800 qytetarë të Komunës së Deçanit, që nga e shtuna kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të disa simptomave të helmimit.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj kishte deklaruar se dyshimet janë që simptomat të kenë ardhur nga uji i pijes.

Ndërkohë gjatë një vizite që iu bëri të hospitalizuarve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se nëse vërtetohet se ka pasur helmim të ujit të pijes, dhe i njëjti është bërë në mënyrë të qëllimshme, fajtorët duhet të të përballen sa më parë me drejtësinë.

Drejtori i QKMF-së “Adem Ukëhaxhaj” në Deçan, Selmon Berisha, ka deklaruar se gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve që kanë kërkuar ndihmë është e mirë dhe se janë jashtë rrezikut për jetë.

Berisha ka thënë se sot më së shumti ndihmë mjekësore kanë kërkuar fëmijët, derisa ka pasur një rënie të numrit të atyre që kërkuar shërbime mjekësore.

Helmimi i qytetarëve në Deçan, presidentja Osmani urgjentisht kërkon hetim

0

Presidentja e vendit Vjosa Osmani, po kërkon nga të gjitha institucionet përgjegjëse, angazhim të mëtejmë në zbardhjen e shkaqeve që çuan në helmimin e qytetarëve të Komunës së Deçanit.

Osmani këtë reagim e bëri pas një bisede që pati me Ministrin e Shëndëtësisë Arben Vitia dhe kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

”Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur.

Pres nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve. Një hetim nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.

Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”.

OKB ndez alarmin: Mbyllja e shkollave nga koronavirusi rrezikon një katastrofë gjeneratash

0

Mbyllja e shkollave të lidhura me Covid-19, e cila prek ende më shumë se 156 milionë studentë në nëntëmbëdhjetë vende, nuk mund të zgjasë më, përndryshe do të jetë një katastrofë gjeneratash. Është ky alarmi i dhënë nga dy organizatat e kombeve të Bashkuara Agjencitë e Kombeve të UNESCO dhe UNICEF ​.

“Kanë kaluar tetëmbëdhjetë muaj nga fillimi i epidemisë Covid-19 dhe arsimimi i miliona fëmijëve vazhdon të ndërpritet. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë. Shkollat ​​duhet të mbyllen të fundit dhe të parat që rihapen” , thonë në një deklaratë të përbashkët drejtorët e përgjithshëm të UNICEF, Henrietta Fore dhe të UNESCO-s, Audrey Azoulay.

Për këta dy zyrtarë, rihapja e shkollave nuk mund të presë fundin e pandemisë, as vaksinimin e të gjithë nxënësve dhe stafit, dhe mund të kryhet “në mënyrë të sigurt”, veçanërisht pasi shkollat ​​nuk janë ndër vendet kryesore të shumimit të virusit, thonë ata.

“Për të shmangur një katastrofë brezash, ne i nxisim politikanët dhe qeveritë të vendosin përparësinë e rihapjes së sigurt të shkollave. Mbyllja e shkollave rrezikon të ardhmen tonë vetëm për të ruajtur në mënyrë të pasigurt të tashmen tonë”, përfundojnë ata.

Ministria e Shëndetësisë: Varianti Delta i COVID-19 mund të dominojë në Evropë

0

Zëvendësministrja e Ministrisë së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku është vaksinuar sot kundër COVID-19.

Përmes një njoftimi Ministria e Shëndetësisë ka tërhequr vërejtjen për rrezikun që i kanoset Evropës nga variant Delta, duke bërë thirrje për vaksinimin.

“Varianti “Delta” i COVID-19 mund të dominojë në Evropë, prandaj është shumë e rëndësishme që sa më shumë qytetarë të vaksinohen gjatë kësaj periudhe të qëndrueshme të situatës epidemiologjike që e kemi arritur së bashku. Vetëm përmes vaksinimit mund të mbrojmë vetën, të afërmit tonë dhe të evitojmë një valë tjetër në vjeshtë” është thënë në njoftimin e MSH-së.

Specialja cakton seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

0

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30.

Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort