Home Blog Page 4273

Sot varroset në Krushë të Madhe 18-vjeçarja që humbi jetë në aksidentin tragjik në Kroaci

0

Vajza 18-vjeçare, Anjeza Bellanica, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të autobusit në Kroaci, do të varroset sot në Krushë të Madhe.

Në njoftimin e bërë publik në rrjetin social Facebook, varrimi i saj do të bëhet sot në orën 19:00 në varrezat e fshatit Krushë e Madhe.

Ndryshe, kufomat e 10 viktimave të së dielës, kur autobusi me bashkatdhetarë që po udhëtonin nga Gjermania për në Kosovë, në Sllavonski Brod të Kroacisë u aksidentua, tashmë janë rrugës për në Kosovë.

Bie vlera e arit, investitorët tregohen të kujdesshëm përpara takimit të Rezervës Federale

0

Vlera e arit ka rënë poshtë nivelit të 1,800 dollarëve për ons [28.35 gram], ndërkohë që investitorët janë treguar të kujdesshëm përpara takimit të Rezervës Federale.

Norma e arit mbeti e pandryshuar në 1,796.3 dollarë për ons, pasi ra në nivelin më të ulët të sesionit prej 1,792, ndërkohë që qëndrueshmëria e dollarit ortë ka zbehur vlerën e metalit.

Indeksi i dollarit, që mat performancën kundër valutave rivale, u rrit me 0.2 për qind, në nivelin më të lartë në tre muaj e gjysmë, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të tjera.

Rrita e rasteve me COVID-19 në Shtetet e Bashkuara, sipas analistëve, do të bëjë që Rezerva Federale të mbajë politikat monetare të pandryshuara.

Investitorët do shohin se si FED do reagojë ndaj rritjes së shpejtë të inflacionit, ndërkohë që përballet edhe me kërcënim nga varianti Delta.

10 karafila të bardhë për 10 jetët e humbura në aksidentin tragjik në Kroaci

0

Vullnetarë të grupit “Vullnetarët kërkim – shpëtim” kanë dal mëngjesin e mërkurës në pikën kufitare në Vërmicë për të nderuar me nga një karafil të bardhë trupat e pajetë të mërgimtarëve që pritet të arrijnë në Kosovë.

Në aksidentin e së dielës (25.07.2021) në Kroaci mbetën të vdekur 10 bashkatdhetarë të cilët kishin marrë rrugën nga Frankfurti i Gjermanisë për tek më të dashurit e tyre në Kosovë.

Në nderim të tyre, grupi i vullnetarëve kërkim – shpëtim janë mobilizuar që të organizojnë një aksion simbolik në kufirin më Shqipërinë, ku pritet të hyjnë trupat e mërgimtarëve të vdekur.

Arbreshë Berisha, vullnetare në grupin “Vullnetarët kërkim – shpëtim”, tregon për KosovaPress se me të marrë lajmin se trupat e mërgimtarëve të vdekur në aksidentin e së dielës në Kroaci do të vijnë në Kosovë të mërkurën në mëngjes janë organizuar në nderim të tyre.

“Mbrëmë kuptuam që kufomat e tragjedisë që ndodhi në Kroaci do të arrijnë sot dhe kërkuam edhe prej qytetarëve që kushdo që ka dëshirë të na bashkëngjitet me një simbolikë, me të cilën do t’i nderojmë trupat e pajetë, me një karafil të bardhë t’iu themi lamtumirën e fundit”, thotë ajo.

Ajo uron që familjet e atyre që humbën jetën ta kalojnë sa më lehtë dhimbjen e madhe për më të dashurit e tyre, teksa uron që aksidente të tilla të mos ndodhin më kurrë.

“Familjarët ta kalojnë sa ma lehtë këtë dhimbje e të lënduarve shërim të shpejt. Urojmë të mos ketë më raste tjera si kjo që ndodhi së fundmi”, shprehet ajo.

Sa i përket organizimit, ajo bënë të ditur se nuk kanë pasur asnjë problem, teksa paralajmëron një aksion tjetër.

“Nuk kemi pasur asnjë problem[…] Ka qenë edhe një iniciativë për me pastru, pasi siç shihet edhe në kamerë është vendi i papastër, por kjo mbetet për ditët në vijim”, thotë ajo.

Trupat e mërgimtarëve që humbën jetën në aksionin tragjik mëngjesin e së dielës në Kroaci pritet që sot të vijnë në Kosovë. Ndërkaq ende nuk dihet nëse do të dërgohen fillimisht në morg në Prishtinë apo do të dërgohen tek familjarët e tyre për t’u varrosur.

Ambasadori i BE-së në Beograd: Dialogu Kosovë-Serbi, është element kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE

0

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, ka thënë se dialogu Kosovë-Serbi, është element kyç për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Fabrizi, duke folur për televizionin publik serb, potencoi se kushtet që Brukseli ia ka vënë Serbisë janë konstante dhe nuk ndryshojnë.

“Raundi i fundit i dialogut mund të ketë qenë ‘më i vështiri nga të gjitha ato të vështirat’. Të dy palët duhet t’i përkushtohen [dialogut]. Dialogu është një element kryesor për stabilitetin rajonal dhe pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian. Ekziston një interes i madh që dialogu të ketë sukses, kurse  BE është duke bërë më të mirën që kjo të realizohet”, tha Fabrizi, transmeton Telegrafi.

“Dihet se për çfarë bëhet fjalë – dialogu me  Kosovën, sundimi i ligjit, reformat ekonomike, prokurimet publike, subvencionet, ndihma shtetërore janë gjëra për të cilat duhet punuar. Vendet anëtare thanë në konferencën ndërqeveritare se ende nuk ka hapje të grupeve të reja, por që gjërat po lëvizin në një drejtim pozitiv”, shpjegon Fabrizi.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e të ashtuquajturit ‘Mini-Shengen’.

“Procesi i anëtarësimit në BE lehtëson shumë mundësinë që Brukseli të merret me të gjithë zonën e Ballkanit Perëndimor dhe që gjithçka të jetë në përputhje me standardet evropiane”, thotë Fabrizi.

Arrijnë në Morinë trupat e pajetë të dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

0

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Koraci, tashmë kanë arritur në Morinë.

Kjo është bërë e ditur nga kompania e cila është duke kryer bartjen e kufomave.

Ata kanë bërë të ditur se vazhdimisht janë në përcjellje nga policia shqiptare dhe pritet që së shpejti të arrijnë në Kosovë.

Ndryshe mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore.

SHSKUK, COVID-19: 82 pacientë në trajtim

0

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme 82 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19.

Sipas raportit të SHSKUK-së, nga 82 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, 24 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 54 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK, 65 pacientë të shtrirë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë

Klinika Infektive, 23 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 42 pacientë

Në spitalet e përgjithshme, 17 pacientë, 12 prej tyre Covid-19 pozitivë, 9 me oksigjeno-terapi

Spitali i Gjakovës, 5 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë.

Ministria e Bujqësisë u kërkon fermerëve që të mos i djegin hamulloret

0

Ministria e Bujqësisë u ka kërkuar fermerëve që të mos djegin hamulloret pas përfundimit të korrje-shirjeve të grurit.

Sipas një njoftimi të kësaj ministrie me djegien e hamulloreve, pos që shkaktohet ndotje të ambientit, do të shkaktohen edhe dëme të tjera të shumta, duke shkatërruar mikroflorën dhe mikrofaunën e tokës.

Më tutje kjo ministri ka dhënë disa udhëzime se si të veprohet pas korrjes së grurit.

Disa prej udhëzimeve janë që : pas korrjes së grurit në parcelat ku s’ka ujitje, bëni përkufizimin e parcelës duke bërë lëvrimin 2-4 rende në mënyrë që nëse paraqitet zjarri mos të depërtoj edhe në parcelat tjera. Në parcelat ku nuk ka ujitje pas korrjes së grurit, bëni lëvrimin e cekët dhe në këtë mënyrë kashta e mbetur do të futet në tokë që të kompozohet, duke ndikuar kështu në përmirësimin e strukturës dhe plleshmërinë e tokës. Djegia e kashtës do të jetë potencial i zjarreve që do të rrezikoj pasurinë e tjerëve, objektet e banimit, objektet ekonomike, si dhe djegien e pyjeve. Në parcelat ku ka ujitje, menjëherë filloni të bëni lëvrimin dhe mbjelljen e kulturës tjetër në të njëjtën parcelë dhe nëse përcaktoheni të mbillni misrin foragjer me vegjetacion të shkurtër (nën 100 ditë), përdoreni dyfishin e farës për mbjellje për ha.

Më tutje kjo ministri ka bërë të ditur se pas korrjes së grurit, në të njëjtën sipërfaqe mund të mbillen kultura tjera si misri foragjer me vegjetacion të hershëm (që si i gjelbër shfrytëzohet si ushqim për kafshët, por edhe për silazh), pastaj perimet si: lakra, etj. dhe në të njëjtën kohë do të rrisni të hyrat në fermën tuaj.

“Rëndësia e mbjelljes së kulturës së dytë do të shërbej si një qarkullim bimor duke ndikuar në rendimente më të larta tek kulturat që do t’i kultivoni në atë parcelë” është thënë më tutje në njoftimin e ministrisë.

Dy të vdekur, 5 të zhdukur dhe 31 të plagosur, si pasojë e shpërthimit në Gjermani

0

Të paktën dy njerëz humbën jetën dhe 31 të tjerë u plagosën në një shpërthim të madh që ndodhi të martën në një kompleks industrial në qytetin Leverkusen të Gjermanisë.Të dhënat i konfirmoi sot operatori i kompleksit i cili tha se pesë persona janë ende të zhdukur.Shpërthimi ndodhi në Chempark, një nga parqet më të mëdha industriale në botë.

Operatori Currenta tha se kërkimet për pesë të zhdukurit vazhdojnë, por shpresa për gjetjen e të mbijetuarve sa vjen e zvogëlohet.
Currenta tha se shpërthimi ndodhi në një pjesë të parkut ku gjenden mbeturinat dhe se nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi atë.Shpërthimi i madh aktivizoi alarmin e rrezikut ekstrem dhe bëri që zyrtarët t’u bëjnë thirrje banorëve pranë që të strehohen brenda dhe t’i mbyllin dritaret e tyre për të shmangur kontaktin me tymin e madh.

Matjet e cilësisë së ajrit më vonë treguan se tashmë është në nivele të sigurta.

Nga sot, mohimi i gjenocidit në Bosnje ndalohet

0

Në Bosnje e Hercegovinë, mohimi i gjenocidit dhe lavdërimi i kriminelëve të luftës ndalohen nga sot.Kjo, pasi plotësimet në Kodin Penal të Bosnjes, që u bënë nga përfaqësuesi i lartë i komunitetit ndërkombëtar, Valentin Inzko, dhe që dënojnë mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës, hynë në fuqi.Një ditë më herët, ato u publikuan në Gazetën Zyrtare të Bosnjës.

Për shkelësit e Kodit Penal, këto ndryshime parashikojnë tani dënime me burg prej tre muajsh deri në pesë vjet.Vendimi i Inzkos për plotësimet, i publikuar më 23 korrik, nxiti reagime të ashpra nga Republika Sërpska – entitet i banuar me shumicë serbe në Bosnje.
Anëtari serb i Presidencës trepalëshe të Bosnjës, Millorad Dodik, i cili vjen nga ky entitet, paralajmëroi se Bosnja mund të shpërbëhet dhe nisi një peticion për mospranimin e ndryshimeve në Kodin Penal.

Dodik mohoi se në Srebrenicë të Bosnjës ka pasur gjenocid.Gjatë luftës së viteve 1990, forcat serbe vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë.Vrasjet u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.Përfaqësues të Republika Sërpskës nisën të martën bojkotimin e institucioneve qendrore të Bosnjës, për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal.

Kuvendi nis seancën me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci

0

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e sotme me një minutë heshtje për viktimat e aksidentit në Kroaci.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca në hapje të seancës propozoj që të nderohen viktimat.

“Propozoj që të mbajmë një minutë heshtje për ti nderuar 10 bashkatdhetarët tanë të cilët para tre ditësh në aksidentin tragjik në Kroaci e humbën jetën. U prefshin të qetë në dheun e Kosovës të cilin e deshën aq shumë”, tha Konjufca.

Ndryshe sot rreth orës 12;00 pritet që trupat e dhjetë viktimave të arrijnë në Morinë.

Në aksidentin fatal në Sllavonski Brod të ndodhur më 25 korrik vdiqën 10 shtetas kosovarë që po udhëtonin në linjën Frankfurt-Prishtinë, kurse u lënduan mbi 40 të tjerë.

Të mbijetuarit e këtij aksidenti kanë arritur mbrëmë në Kosovë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort