Home Blog Page 4272

MF: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Kosova

0

Pas miratimit të buxhetit të rishikuar për vitin 2021 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes në njoftimi për media, ka thënë se me këtë ligj synohet luftimi i pandemisë dhe imunizimi i popullatës, me fokus të veçantë adresimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

“Buxheti i rishikuar për vitin 2021 është rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky është njëherësh edhe buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tani, përkundër problemeve gjatë këtyre dy viteve si pasojë e pandemisë Covid-19“ është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Më tutje kjo ministri ka bërë të ditur se me Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021, shkalla nominale e rritjes ekonomike është 7.9% kurse të ardhurat e buxhetit janë rishikuar me ngritje rreth 150 milionë euro.

“Poashtu, në këtë Rishikimi të Buxhetit është përfshirë edhe Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në shumën prej 420 milionë euro. Kjo pako përmban pesë grupe të masave të përqëndruara në rritjen e punësimit dhe riorientimin e kapitalit drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm“ është thënë mes tjerash .

Kurti në mbledhje të Qeverisë shpreh mirënjohje për Kroacinë: Do të qëndrojmë pranë bashkatdhetarëve

0

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka nisur mbledhjen e Qeverisë duke shprehur mirënjohje për shtetin e Kroacisë që u ka dal në ndihmë të lënduarve në aksidentit që ndodhi në këtë shtet.

Kurti u ka shprehur ngushëllime të gjithë familjarëve të të vdekurve dhe ka thënë se do të qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve.

“U shpreh ngushëllime për viktimat. U shpreh mirënjohje Kroacisë për ndihmën e dhënë. Qeveria do tu qëndrojë me bashkatdhetarët”.

Rreth orës 13:30 kanë arritur në pikën kufitare të Morinës, trupat e pajetë të mërgimtarëve nga aksidenti në Kroaci.

Varrimi i trupave të pajetë do të bëhet pasditen e sotme.

Ndërkaq, mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Aksidenti tragjik i autobusit nga Kosova, që po udhëtonte nga destinacioni Frankfurt-Prishtinë ndodhi të dielën, ku si pasojë kanë vdekur 10 persona humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Votohet rishikimi i buxhetit për vitin 2021

0
Me 69 për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi e miratoi rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

Vetëm një amandament i opozitës ka kaluar nga 35 sa ishin gjithsej.

Amandamenti i opozites u bë nga deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra për ndërtimin e një kopshti femijësh në Skenderaj.

Një grua dënohet në Malishevë me 5 muaj burgim pasi e gjuajti burrin me filxhan

0

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 5 muaj burgim me kusht të akuzuarën se e kishte shtyrë bashkëshortin dhe e kishte gjuajtur me filxhan shkaku i xhelozisë, E.E.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga gjykatësi Lulzim Paçarizi, dënimi me burg ndaj të akuzuarës nuk do të ekzekutohet, nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

E njëjta gjithashtu obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të paguajë shumën prej 20 euro, si dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, E.E. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 27 korrik.

Sipas aktakuzës, më 1 shtator 2020, rreth orës 05:30, në shtëpinë e tyre të përbashkët, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme, me dashje përdor forcën ndaj bashkëshortit-të dëmtuarit V.H. duke i shkaktuar dhimbje.

Në aktakuzë thuhet se pasi që e akuzuara vëren një mesazh në telefonin e të dëmtuarit, ashtu që në shenjë xhelozie fillon e fjaloset, duke i bërtitur dhe ofenduar, ashtu që i dëmtuari i largon fëmijët nga shtëpia dhe i dërgon tek një mik i tij, ndërsa e akuzuara vazhdon dhe bërtet dhe në një moment revoltohet duke e shtyrë me dy duart të dëmtuarin, e më pas e nxjerrë një filxhan dhe gjuan në drejtim të të dëmtuarit mirëpo nuk e godet. Ajo ngarkohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, paragrafi 1, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

MSh thirrje qytetarëve: Vaksinohu, varianti Delta po vjen

0

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

MSh thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga varianti Delta i COVID-19 i cili mund të përhapet më lehtë se variantet tjera.

“Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria ka theksuar se të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur”, thuhet në njoftim.

Trupat e viktimave të aksidentit dërgohen në morgun e Spitalit të Prizrenit

0

Trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, janë dërguar në morgun e Spitalit të Prizrenit.

Gazetarja e T7, Ardita Rashiti, po qëndron te morgu i Spitalit të Prizrenit dhe sjell foto prej atje.

 

Ndryshe, sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipër, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.

UNDP: Rritet kënaqshmëria e qytetarëve me punën e institucioneve të Kosovës

0

Ka një rritje domethënëse të kënaqshmërisë së qytetarëve me punën e institucioneve kyçe ekzekutive, legjislative dhe gjyqësore të Kosovës, thuhet në raportin “Pulsi Publik, edicioni i XX-të“, prezantuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Krahasuar me anketën e mëparshme të realizuar në dhjetor të 2020-së, kënaqshmëria e regjistruar me performancën e kabinetit të ekzekutivit është 59.1 për qind, gjë që përbën një rritje prej 37.8 pikë përqindje në krahasim kur kjo vlerë ishte 21.3 për qind.

“Niveli i regjistruar i kënaqshmërisë me punën e Kryeministrit është 59.5 për qind nga 23 për qind në muajin dhjetor 2020, ndërsa kënaqshmëria me punën e Kryetarit të Kuvendit është rritur nga 46.7 për qind në muajin dhjetor 2020 në 59.2 për qind në muajin maj 2021. Niveli më i lartë i kënaqshmërisë prej 63.7 për qind është regjistruar me punën e Presidencës, krahasuar me 33.9 për qind të regjistruar në muajin dhjetor 2020”, thuhet në raport.

Sipas UNDP-së, Indeksi i Demokratizimit është rritur në 1.58 pikë krahasuar me dhjetorin e 2020-së, kur kjo vlerë ishte 1.32 pikë, duke treguar se qytetarët janë të kënaqur me trendet demokratike në vend.

Indeksi i Besueshmërisë Ekonomike (IBE) është rritur nga muaji dhjetor 2020 dhe ka arritur në 1.49 pikë, duke treguar një rritje të konsiderueshme të besimit të qytetarëve në perspektivën ekonomike të Kosovës.

Gjetjet tregojnë edhe rritje thelbësore të ndjenjës së sigurisë te të anketuarit, me 76.4 për qind që ndihen të sigurt kur janë në publik, krahasuar me 68.4 për qind të regjistruar në muajin dhjetor 2020.

“Tri problemet kyçe me të cilat Kosova aktualisht ballafaqohet janë papunësia me 34.3 për qind, varfëria me 19.3 për qind dhe korrupsioni me 9.3 për qind. Serbët e Kosovës e konsiderojnë papunësinë me 16.7 për qind, sigurinë publike dhe personale me 14.8 për qind dhe problemet e hapësirës urbane me 12.9 për qind si tri problemet më të mëdha, ndërsa për komunitetet e tjera të Kosovës problemi më i madh është papunësia me 51.2 për qind, ndjekur nga varfëria me 18.9 për qind dhe furnizimi me energji me 11.4 për qind”, përfundon raporti.

Respondentët u shprehën mesatarisht të kënaqur me reagimin e institucioneve të Kosovës ndaj pandemisë COVID-19, me 43.6 për qind të kënaqur me masat e ndëmarra nga kabineti ekzekutiv.

Në ora 16:00 varroset në Randobravë të Prizrenit viktima e aksidentit në Kroaci, Ahmet Hoxha

0

Sot në ora 16:00 do të i jepet lamtumira e fundit në vendlindjen e tij në fshatin Randobravë, 55 vjeçarit, Ahmet Hoxha, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin fatal që ndodhi mëngjesin e së dielës në Sllavonski Brod të Kroacisë. Lajmin për kohën e varrimit të babait të tij, e ka bërë përmes një postimi në facebook, i biri Valmiri.

Arrijnë në Kosovë trupat e viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci

0

Kanë arritur në Kosovë trupat e dhjetë viktimave të aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Sjellja e trupave të viktimave është bërë me tri vetura, nën përcjelljen e policisë.

Në vendkalimin kufitar janë parë edhe Ambasadori i Kosovës në Shqipër, Nait Hasani dhe ai i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Prej kompanisë që po e kryen transportin kanë deklaruar se këtë po e bëjnë vullnetarisht.

“Gjithë përgatitjet janë bërë nga kompania. Ne e kemi kry transportin vullnetarisht”, ka deklaruar një prej përfaqësuesve të kompanisë.

Varrimi i viktimave pritet të bëhet në orët e pasditës.

Kryeministri kroat i përshëndeti në shqip të aksidentuarit me autobus, deputetja shqiptare Lekaj-Prljaskaj tregon momentin

0

Deputetja shqiptare në parlamentin kroat, Ermina Lekaj- Prljaskaj në një intervistë për emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ka folur rreth tragjedisë që ndodhi të dielën në Kroaci ku humbën jetën dhjetë persona dhe mbi 40 të tjerë u lënduan.

Lekaj-Prljaskaj tha se kjo ishte një tragjedi e rëndë derisa u shprehi ngushëllime familjarëve të viktimave dhe u dëshiroj shërim të shpejtë qytetarëve që po trajtohen ende në spitalin e Sllavonski Brod.

“Qeveria kroate dhe qeverisja lokale kanë dhënë një kontribut shumë të madh, dhe duhet t’i falënderoj emergjencën dhe spitalin e Sllavonski Brodit të cilët në një kohë të shkurtë kanë arrit në vendin e ngjarjes dhe brenda një ore kanë kryer operacionet e dy personave që kanë qenë në gjendje kritike dhe pastaj me ardhjen time dhe ambasadorit Kasapolli kanë bashkëpunuar me ne dhe na kanë informuar për çdo gjë, na kanë lejuar të kemi kontakt edhe me pacientët”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

Deputetja shqiptare ka shpalosur edhe disa detaje tjera rreth komunikimit të saj me kryeministrin kroat dhe kryeministrin Kurti.

“Gjatë shkuarjes time në vendin e ngjarjes e kam njoftuar kryeministrin Andrej Plenkoviq i cili më është zotuar se do të na ndal në ndihmë dhe do ta kemi mbështetjen e tij, pastaj e kam kontaktuar dhe kryeministrin Kurti i cili shprehi gatishmërinë që ti vizitojë pacientët, gjë e cila edhe ndodhi pastaj”, u shpreh deputetja.

Lekaj-Prljaskaj gjatë kësaj interviste tregoi se kryeministri kroat Plenkoviq i kishte kërkuar t’i mësonte se si të fliste shqip para se ti vizitonte pacientët e shtrirë në spitalin e Sllavonski Brodit.

“Mua më len përshtypje humanizmi  i tij, momenti kur ka ardhur në Sllavonski Brod në spital më ka thënë Ermina që së bashku do të shkojmë ti vizitojmë pacientët ti do të flasësh shqip unë kroatisht dhe më tregon në gjuhën shqipe se si thuhet “mirëdita” dhe “si jeni”.

Ai dy herë brenda dy orëve i ka vizituar pacientët dhe i ka dhënë mundësi vetes që ti mësoj dy fjalë në gjuhën shqipe”, u shpreh ajo.

Ndryshe mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë arritur 21 nga të mbijetuarit e aksidentit që janë në gjendje më të mirë shëndetësore, kurse sot kanë arritur edhe trupat e pajetë të dhjetë viktimave.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort