Home Blog Page 4271

Aliu, IHMK: Temperaturat e larta mbi vendin tonë do të vazhdojnë deri në fillim të gushtit

0
Vendi ynë këto ditë është përfshirë nga temperatura shumë të larta.

E temperatura të njëjta do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim në Kosovë

Kështu ka konfirmuar për “Gazeta Blic”, Bekim Aliu Nga Instituti Hidrometereologjik i Kosovës.

Aliu tha se temeperaturat do të vijojnë të njëjta deri me datën 7 gusht dhe se do të jenë mbi 30 Gradë Celcius.

“Këto temperatura do të vazhdojnë, janë masa të nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore, konkretisht nga Çabi dhe Nigeria. Do të fokusohen edhe për disa ditë të ardhshme, diku deri me 6 apo 7 gusht. Do të kemi temperatura mbi 30 Gradë Celcius” konfirmoi Aliu për “Gazeta Blic”

Ngritja e tmeperaturave ka sjellë edhe fluks të lartë  të pacientëve në QKUK.

Mjeku kujdestar në Qendrën Emergjente në QKUK, Avdush Bajgora, tha për “Gazeta Blic” se gjendja momentalisht në këtë klinikë është alarmante.

Ai tha se ka një fluks të lartë pacientësh që kërkojnë ndihmë si pasojë e goditjeve nga dielli.

“Vetë fakti se në vendin tonë po dominojnë temperatura afrikane, numri i pacientëve në Qendrën Emergjente është rritur mjaft shumë. Sidomos ata që janë me sëmundje kronike, sëmundje kardivaskulare, respiratore, gjithashtu kemi një numër të shtuar të pacientëve që paraqiten me gjakderdhje inskenike, iskemi e trurit nga goditjet e diellit, me shifra nuk mund të të tregoj. Gjendja është mjaft alarmante. Në Qendrën Emergjente jemi të obliguar t’i trajtojmë vetëm pacientët me prioritet, pacientët me politrauma, me arrest kardiak etj. Prioritet ne kemi pacientat që vijnë nga aksidentet në trafik, nga arrestet kardiake”Bajgora i’u bëri thirrje pacientëve dhe sidomos atyre me sëmundje kronike që të shmangin pikun e të nxehtit gjatë këtyre ditëve” deklaroi Bajgora për “Gazeta Blic”.

Hoti: Edhe bashkatdhetarët që ndodhen në Kosovë mund të vaksinohen

0

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti tha se tashmë janë krijuar të gjitha kushtet që vaksinimi në masë të rrjedhë me një dinamikë më të shtuar dhe vjeshta të na zë me shumicë të popullatës të vaksinuar kundër COVID-19.

Hoti theksoi se të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, por që kanë shtetësi të Kosovës mund të vaksinohen në Kosovë.

“Procesi i vaksinimit ka fituar një dinamikë të re gjatë kësaj jave kur kemi një rritje të interesimit për të vaksinuar. Në veçanti ajo që na jep kuroja është që të rinjtë po vaksinohen shumë dhe në bazë të shënimeve po shohim që një numër i madh i studentëve janë vaksinuar”, tha ai.

Ai tha se nga Klinika Infektive sinjalizojnë se të shtrirët në spital janë kryesisht qytetarët që janë infektuar me coronavirus si pasojë e mosvaksinimit ose ata që ende nuk e kanë kaluar virusin.

Zëdhënësi i MSH-së në një deklaratë për RtvDukagjini tha se tashmë ekziston mundësia për zgjedhje dhe kombinim të vaksinave.

“… Po ashtu janë thjeshtuar procedurat për caktim të terminëve. Janë krijuar të gjitha kushtet që vaksinimi masiv të rrjedh me dinamikë të shtuar dhe ne ta mbërrijmë vjeshtën me një shumicë të popullatës të vaksinuar kundër COVID-19”, tha ai.

Zëdhënësi i MSH ka folur edhe për kartonin e vaksinimit.

“Katroni i vaksinimit të cilën e jep MSh është mjaft i avancuar edhe e ka QR kodin dhe ky do të njihet edhe ndërkombëtarisht. Dhe do të jetë një dokument që do të mundësojë qytetarëve që ka kompletuar procesin e vaksinimit që çdo kalim në shtet tjetër përmes skanimit që bëhet t’i kenë autoritetet kontrolluese të gjitha të dhënat dhe të verifikojë statusin e të vaksinuarve, të qytetarit nga Kosova”.

Hoti më tej tha se edhe të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë jashtë vendit, por që kanë shtetësi të Kosovës mund të vaksinohen në Kosovë.

Të gjitha vendimet e Qeverisë Kurti në mbledhjen e së mërkurës

0

Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën mbledhjen e 21-të të rregullt në të cilën ka miratuar dy projektligje dhe vendime e dokumente të tjera nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Në fillim të mbledhjes, Kurti ka shprehur edhe njëherë ngushëllimet për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre në fatkeqësinë e rëndë të komunikacionit në afërsi të Sllavonski Brodit, në Republikën e Kroacisë.

Kryeministri ka falënderuar shtetin e Kroacisë, institucionet dhe drejtuesit shtetërorë të shtetit kroat për ndihmën e pakursyer dhe ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që t’ju qëndrojë afër familjeve të viktimave të këtij aksidenti të rëndë.

Këto janë vendimet e Qeverisë Kurti në mbledhjen e së mërkurës:

Projektligji për punimet nga metalet e çmuara ka marrë miratimin e Qeverisë. Me këtë Projektligj përcaktohen kushtet e veprimtarisë dhe kërkesat teknike për përbërjen, përmbajtjen dhe pas­tër­tinë e punimeve nga metalet e çmuara si dhe kushtet e kontrollimit dhe shë­nji­mit të punimeve, si dhe mbikëqyrjen metro­logjike. Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ky ligj do të zbatohet nga Agjencia e Metrologjisë së Kosovës dhe subjektet që merren me për­pu­ni­min, importin dhe shitblerjen e punimeve nga me­talet e çmuara, gjysmë punimeve dhe lën­dë­ve përpunuese.

Projektligji për ratifikimin e Amendamentit të marrëveshjes së bashkëfinancimit për projektin “Programi mbështetës për ujësjellës dhe kanalizim në zonat rurale, Faza (dalëse)VI”, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Zvicrës, është Projektligji i dytë që ka marrë miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme. Me amendamentin e kësaj marrëveshjeje, rritet kontributi nga Qeveria e Zvicrës në këtë bashkëfinancim për 572 mijë franga zvicerane, me çka kontributi i përgjithshëm i Qeverisë Zvicerane shkon në 7 milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e dy milionë franga zvicerane. Amandamentimi i marrëveshjes modifikon edhe kohëzgjatjen  e marrëveshjes dhe do të mbulojë periudhën 1 janar 2019 deri më 30 qershor 2022.

Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme edhe Raportin gjashtëmujor, 1 janar-30 qershor 2021, të buxhetit të Republikës së Kosovës. Sipas Raportit, të hyrat e përgjithshme në këtë gjashtëmujor kapin shifrën prej 1,185.41 milionë euro, dhe paraqesin 45 për qind të planifikimeve, ndërsa krahasuar me gjashtëmujorin e parë të vitit paraprak, ka një rritje prej 20% më shumë.

Shpenzimet e Buxhetit në këtë periudhë, sipas Raportit, kapin shumën prej 1026.98 milionë euro dhe paraqesin 38 për qind të shpenzimeve të planifikuara. Krahasuar me vitin paraprak, ka një rritje prej 93.24 milionë euro, ose 10% më shumë.

Në mbledhjen e sotme është riaprovuar edhe Raporti vjetor financiar për vitin 2020. Ky vendim shfuqizon vendimin Nr.06/06 të datës 12 prill 2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe ky raport do të procedohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sipas kërkesave të Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe të përgjegjësive. Riaprovimi është bërë pas rishqyrtimit dhe evitimit të lëshimeve teknike dhe sqarimeve të nevojshme të këtij raporti.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për themelimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e pesë (5) anëtarëve të Bordit në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale në këtë përbërje: Sami Dvorani, kryesues;  Fadile Dyla, Zv.Sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, anëtare; Irfan Lipovica, Zv.Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, anëtar.

Miratimin nga kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme e ka marrë edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për kushtet e hyrjes, kalimit transit, qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës dhe regjimin e vizave në Republikën e Kosovës, nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013 si në vijim:

3.Bartësit e dokumenteve të udhëtimit për të huaj dhe dokumenteve valide të udhëtimit të lëshuara në bazë të Konventës për Statusin e Refugjatit (1951) dhe Konventës për Statusin e Personave pa Shtetësi (1954), të lëshuara nga vendet anëtare të BE-së dhe Zonës Schengen, si dhe Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja, Australia, Japonia, Zelanda e Re, lirohen nga nevoja për t’u pajisur me vizë kosovare për hyrje, transit dhe qëndrim në territorin e Republikës së Kosovës deri në 15 ditë pa vizë.

Ndërsa pika 4 e Vendimit nr. 15/158 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 29.11.2013 plotësohet si në vijim:

Shtetasve të: Shteteve anëtare të BE-së; shteteve anëtare të Zonës Schengen; Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës Veriore; Selisë së Shenjtë; Principatës së Andorës; Principatës së Monakos; Republikës së San Marinos; Republikës së Shqipërisë; Republikës së Malit të Zi, dhe Republikës së Serbisë,

Ju lejohet hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 90 ditë për një periudhë gjashtë (6) mujore, me letërnjoftim biometrik valid.

Shtojca 1 e Vendimit Nr. 15/158 të datës 29.11.2013 ndryshohet duke hequr asteriskun nga Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda Veriore, si shenjë dalluese për vendet anëtare të BE-së.

Pjesët e tjera të vendimit nr. 15/158 të datës 29.11.2013, vendimi nr. 08/167 i datës 22.01.2014 si dhe vendimi nr. 14/55 i datës 06.07.2018 mbeten në fuqi.

Qeveria ka ndarë 430 mijë euro për Ministrinë e Shëndetësisë, mjete këto që do të përdoren për pagesën e specializantëve për muajin korrik 2021. Ndërsa, pesë (5) milionë euro janë ndarë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e Masës 2.5 të Pakos për Ringjalljen Ekonomike.

Me propozimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për pezullimin e përkohshëm të zbatimit të nenit 22 (Shtojca 1) të Rregullores për pagat, shtesat mbi pagë dhe kompensimet e tjera në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, deri në plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe nisma për lidhjen e aneksit të marrëveshjes për ndryshimin e shtojcës II të Marrëveshjes së tregtisë së lirë ndërmjet Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës, në lidhje me përkufizimin e konceptit të “produkteve të origjinës dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka aprovuar edhe Koncept Dokumentin për sistemin e menaxhimit të performancës komunale dhe skemës së granteve të bazuara në performancë.

Me propozimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Qeveria ka miratuar vendimin për rialokim të mjeteve në shumën prej 500 mijë euro. Mjetet e rialokuara do të përdoren për realizimin e 11 marrëveshjeve të mirëkuptimit për realizimin  e projekteve kapitale të nënshkruara mes Ministrit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarëve të komunave.

Miratimin e Qeverisë e ka marrë edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për rialokimin e mjeteve në shumë prej 150 mijë euro për projektin kapital “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit” në Komunën e Deçanit, në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarit të Komunës së Deçanit.

MSH dhe IKSHPK vazhdojnë t’u bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen

0

Numri i të infektuarve me coronavirus është rritur në dy ditët e fundit, ndërkaq Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi i bëjnë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Aktualisht, në vend në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MSH dhe IKSHPK një ditë më parë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

MSh thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’u mbrojtur nga varianti Delta i COVID-19 i cili mund të përhapet më lehtë se variantet tjera.

“Varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë sesa variantet tjera që qarkullojnë mes njerëzve, duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Ministria ka theksuar se të dhënat tregojnë qartë se marrja e të dy dozave të vaksinimit ul ndjeshëm rrezikun nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe vdekjes.

“Nëse jeni mbi 18 vjeç, shfrytëzojeni mundësinë për t’u vaksinuar duke u regjistruar në https://ekosova.rks-gov.net/për të mbrojtur kështu vetën dhe njerëzit më të dashur”, thuhet në njoftim.

Edhe IKSHPK ka ftuar qytetarët që të vaksinohen. Instituti thekson se vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

“Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina. Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtjes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe”, thuhet në thirrjen e IKSHPK-së për tu vaksinuar.

“Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit”.

250 raste aktive me Covid-19, numri i të infektuarve po vazhdon të rritet

0

Dy ditë e fundit në vend është shënuar rritje e të infektuarve me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka informuar se në 24 orëshin e kaluar nga 3,669 teste të kryera, 58 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.616, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,265 persona.

Në total numri i rasteve aktive është 250.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës.

Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Minishengeni: Rama-Zaev-Vuçiq takohen në Shkup

0

Iniciativës së shteteve të rajonit, e cila u paraqit për publikun si “minishengen”, pritet t’i ndërrohet emri gjatë ditës së sotme.

Këtë e ka paralajmëruar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të takohet sot me homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç në Shkup në kuadër të Forumit Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Mbi 300 kompani nga të tre vendet por edhe shtete të tjera te rajonit janë pjesëmarrëse.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri me dije se do të ndryshohet emri i ri i nismës që deri më sot e njohim si minishengeni, por është kontestuar deri tani nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili nuk ka marrë pjesë në asnjë takim.

Për këtë emër kanë qenë skeptikë edhe Bosnja e Mali i Zi pasi disa herë i janë bashkuar tryezave të mëparshme.

“Janë disa vendime, marrëveshje për tu nënshkruar, është dhe një Forum Ekonomik me komunitetin e biznesit dhe vazhdojmë punën”, ka thënë Rama.

Ai ka treguar pse do i ndërrohet emri kësaj iniciative.

“Shengeni Rajonal është vetëm korniza e një formule që është formula e BE, pra korniza e katër lirive të BE, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, e shërbimeve dhe kapitalit. Duke qenë se shumëkush është kapur pas këtij emri dhe është menduar që të ketë një emër tjetër thjesht si nisëm, unë mendoj se kush do të kapet me emrin, do të kapet prap me emrin, nuk është se do të zgjidhet gjë nga kjo anë”, ka thënë ai.

Edhe presidenti serb, ka folur për ndryshimin e emrit të kësaj iniciative rajonale.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, thotë se emri i ri i nismës rajonale, i cili deri më tani njihej si “Mini-Shengen”, do të shpallet sot.

“Nesër do të mësoni emrin e vërtetë të kësaj nisme dhe si do të quhet në të ardhmen,” u tha Vuçiq gazetarëve dje pasi mbërriti në një vizitë dy-ditore në Shkup, ku do të takohet me Edi Ramën dhe Zoran Zaev si pjesë e iniciativën të quajtur Mini-Shengen.

Edhe sot mot i nxehtë, temperatura deri 38 gradë Celsius

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se temperaturat maksimale të ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 35 dhe 38 gradë Celsius.

“Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore (Shkretëtira e Çadit dhe Nigerisë), do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë. Nëpër disa zona parashihen vranësira, kryesisht rreth relievit malor, ku parashihet edhe ndonjë rigë e dobët.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38 gradë Celsius. Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Mundësi Egzon Shala arrin në Tokio, garon më 5 gusht

0

Mundësi Egzon Shala arrin në Tokio, garon më 5 gushtEgzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, kanë arritur në Tokio, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës..

“Pas udhëtimit të gjatë dhe të mundimshëm, mundësi Egzon Shala dhe trajneri i tij, Sylejman Shala, sapo kanë arritur në Fshatin Olimpik në Tokio. Egzoni, fitues i normës olimpike, është garuesi i fundit që arrin në Tokio nga ekipi ynë olimpik, derisa gara e tij është më 5 gusht. Ndërkohë, ekipi i shenjëtarisë sportive, Drilon Ibrahimi dhe Gëzim Hazrolli, kanë mbërritur sot në Kosovë”, ka njoftuar KOK.

I jepet lamtumira e fundit 55 vjeçarit nga Randobrava që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

0

Këtë të mërkurë është varrosur një nga viktimat e aksidentit në Slavonski Brod të Kroacisë, nga ku mbetën të vdekur 10 mërgimtarë.

Hamet Hoxha, 55-vjeçar nga Randobrava, u përcoll sot për në banesën e fundit, në Prizren.

Edhe viktimat e tjera kanë ardhur sot, gjatë ditës, në atdheun e tyre, ku do të pushojnë në dheun e tyre përgjithmonë.

MF: Ky është buxheti më i madh që ka pasur Kosova

0

Pas miratimit të buxhetit të rishikuar për vitin 2021 Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve përmes në njoftimi për media, ka thënë se me këtë ligj synohet luftimi i pandemisë dhe imunizimi i popullatës, me fokus të veçantë adresimin e dëmeve ekonomike të shkaktuara nga pandemia.

“Buxheti i rishikuar për vitin 2021 është rreth 2.5 miliardë euro, ndërsa të hyrat do të jenë 2 miliardë e 43 milionë euro. Ky është njëherësh edhe buxheti më i madh që ka pasur Kosova deri më tani, përkundër problemeve gjatë këtyre dy viteve si pasojë e pandemisë Covid-19“ është thënë në njoftimin e kësaj ministrie.

Më tutje kjo ministri ka bërë të ditur se me Rishikimin e Buxhetit për vitin 2021, shkalla nominale e rritjes ekonomike është 7.9% kurse të ardhurat e buxhetit janë rishikuar me ngritje rreth 150 milionë euro.

“Poashtu, në këtë Rishikimi të Buxhetit është përfshirë edhe Pakoja e Ringjalljes Ekonomike në shumën prej 420 milionë euro. Kjo pako përmban pesë grupe të masave të përqëndruara në rritjen e punësimit dhe riorientimin e kapitalit drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm“ është thënë mes tjerash .

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort