Home Blog Page 4268

Specializantët protestojnë para SHSKUK-së, kërkojnë të paguhen për kujdestaritë

0
Dhjetëra specializantë po protestojnë para Administratës Qendrore të SHSKUK’së, duke kundërshtuar vendimin për mospagesën e kujdestarive gjatë vikendeve dhe festave.

Ka filluar protesta e specializantëve para Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Dhjetëra specializantë po protestojnë para Administratës Qendrore të SHSKUK;së, për mospagesat e kujdestarive 24 orëshe gjatë vikendeve dhe gjatë festave.

Protesta ka filluar nga ora 12:00.

Kujtojmë që drejtori i SHSKUK’së-së, Valbon Krasniqi, e nënshkroi një vendim me 1 korrik, i cili parashih që specializantëve të mos u paguhen kujdestaritë.

Një qytetar humb kuletën afër shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren, kërkon ndihmë për gjetjen e saj

0

Qytetarit, Adem Haxhi, i ka humbur kuleta me letërnjoftim dhe dokumente tjera të rëndësishme brenda saj, në afërsi të shkollës “Abdyl Frashëri” në lagjen Ortakoll të Prizrenit.

 

Ai kërkon ndihmë për gjetjen e saj dhe u lutet personave që e gjejnë kuletën t’ia kthejnë duke e lajmëruar atë në numrin e telefonit: 044833453.

 

Vjen lajmi i mirë nga Trusti

0

Fondi i Kursimeve Pensionale ka njoftuar se kthimi bruto nga investimet përgjatë muajve janar-qershor ka arritur në 108 milionë euro, kurse asetet e fondit janë rritur për 177 milionë euro.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Trusti ka thënë se kjo performancë pozitive erdhi “si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe”.

“Njëkohësisht investimet në Kosovë fOkanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.

Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

➕ 108 milionë euro nga investimet në gjashtëmujorin e parë
🔴 Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës arriti performancë tejet të kënaqshme edhe në gjysmën e parë të këtij viti. Kthimi bruto nga investimet përgjatë janar-qershor 2021 arriti në +108 milionë euro, kurse asetet e fondit u rriten për 177 milionë euro dhe arritën në 2.17 miliardë euro.
⚪️ Kjo performancë pozitive erdhi si nga vlerësimi i tregjeve financiare ashtu edhe nga vendimmarrja e FKPK-së në alokimin taktik përgjatë kësaj periudhe. Këtë vit institucioni ka drejtuar investime në instrumente të reja financiare, për t’i dhënë edhe më shumë diversitet, e rrjedhimisht shpërndarje riskut investues, por edhe synuar kthim sa më të lartë.
🔵 Njëkohësisht investimet në Kosovë kanë vazhduar në letrat me vlerë të Qeverisë dhe depozitat bankare, që në fund të gjashtëmujorit ishin rreth 568 milionë euro. Sikurse është deklaruar edhe më parë, Bordi vazhdimisht synon rritjen e investimeve brenda vendit.
🟡 Me këtë rezultat FKPK-ja ka akumuluar prej themelimit rreth 660 milionë euro kthim bruto nga investimet.
🟣 Gjatë këtij gjashtëmujori u përmbyll me sukses edhe procesi i tërheqjes së 10%-shit, përmes të cilit 427,363 kontribuues i tërhoqën mbi 198 milionë euro, me fitim mesatar prej 24.2%.

Rama në Forumin Ekonomik Rajonal: E di se për çfarë mendohet Kosova, jam absolutisht kundër

0
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se nuk e kupton se pse vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor nuk i janë bashkuar atij, kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në iniciativën e bashkëpunimit ekonomik rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.

Por Rama tha se e di se për çfarë arsye nuk po merr pjesë Kosova në iniciativën që tani ka ndryshuar emër.

“E di për çfarë mendohet Kosova dhe në këtë pikë jam absolutisht me një qëndrim të kundërt, sepse për mua të gjitha këto vende duhet të jenë pjesë e këtij procesi dhe ta bëjnë maksimumin për veten e tyre, për njerëzit e tyre, për shoqëritë e tyre dhe për të gjithë së bashku”, tha Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal që po zhvillohet në Shkup.

Ai tha se e shkuara duhet të lihet pas dhe se ajo nuk duhet ta determinojë të ardhmen.

“E shkuara nuk mund të diktojë se sa rritemi ekonomikisht. Përkundrazi, e ardhmja duhet ta diktojë. E shkuara nuk mund ta diktojë se sa zhvillohemi në të gjitha aspektet”, u shpreh Rama.

Kryeministri shqiptar tha se nuk ka asgjë që nuk mund të zgjidhet nëse shikohet nga e kaluara.

“Ne jemi këtu për të ardhmën dhe çështjet e së shkuarës zgjidhen shumë më lehtë nëse sytë janë nga e ardhmja. Me sytë nga e shkuara, nuk ka çështje të së shkuarës që do të zgjidhet në të ardhmen”, deklaroi Rama.

Për vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos iu bashkuar kësaj nisme, foli indirekt edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se disa mendojnë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.

“Gjithmonë do të kemi oponentë ndaj kësaj iniciative. Gjithmonë do të ketë dikush që do të kërkojë për teori konspiracioni, që nuk mendojnë për ekonominë, të cilën nuk mendojnë në afat të gjatë dhe ata të cilët mendojnë vetëm për zgjedhjet e afërta që vijnë”, tha Vuçiq.

Para tij, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaef e ftoi Kurtin dhe liderët tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen kësaj nisme.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

Kryeministri i Kosovës kishte deklaruar vitin e kaluar se “mini-Schengeni” mund të jetë vizioni i Serbisë për një Jugosllavi të re.

“Më duhet të jem i sinqertë se mini-Schengeni ballkanik nuk është realitet, më shumë është ide se sa projekt. Për të bashkëpunuar gjashtë vendet e rajonit ne kemi kornizën e Procesit të Berlinit. Në këtë kuptim edhe nuk ka ndonjë gjë të re. Mini-Schengeni ballkanik ka rreziqet e veta, kam thënë se ai paraqet Jugosllavinë e katërt, të cilën Serbia e do, kjo është intenca e Beogradit”, shprehej Kurti.

Por Kosova ishte zotuar në marrëveshjen e Washingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Kurti që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më.

“Nuk ka më mini-Schengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut”, ishte shprehur Kurti.

Gjithçka që u tha në Forumin Ekonomik në Shkup

0

Në Shkup po mbahet Forumi ekonomik rajonal me pjesëmarrjen e kryeministrit të Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, atij të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por në këtë takim të liderëve rajonal nuk po merr pjesë edhe Kosova.

 

Në këtë takim ku po diskutohet rreth Shengenit Ballkanik, e ku pritet t’i ndryshohet emri, përveç Kosovës nuk po merr pjesë as Mali i Zi, e as Bosnjë dhe Hercegovina.

Në një fjalim para të pranishmëve, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Bashkimi i rajonit duke ndjekur katër liritë themelore të proklamuara nga Bashkimit Evropian, do të ketë më shumë perspektivë dhe paga të mira.

“…Është shumë e qartë se kjo nismë është gjë e duhur. Por jo vetëm që është gjë e duhur, por është edhe e vonuar. Ky rajon nuk mund të vazhdojë të mbetet peng i të shkuarës, në asnjë aspekt. Kush nuk e kupton akoma se sa të vegjël jemi të ndarë. Ai që nuk e ka kuptuar qëllimin për të hapur vende të reja të punës dhe mundësi për të rinjtë, është i dënuar që të jetojë në të shkuarën. Kjo nismë është shembull i Bashkimit Evropian. Liria e lëvizjes së njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe ideve është qëllimi jonë. Pse duhet të rrimë me kurriz ndaj njëri tjetrit?”, tha ai.

“Uroj që sot të jetë një ditë e mirë për të gjithë ata që kanë ardhur jo vetëm nga Shqipëria dhe Serbia, por edhe nga Mali i Zi, Kosova, Bosnja, Kroacia, Sllovenia, e Greqia. Mozaiku është më i madh se tre vendet tona dhe besoj se është e mjaftueshme pamja e këtij mozaiku, për të kuptuar vlerën dhe rëndësinë e kësaj nisme….”

Sipas tij, kjo nismë nuk është Jugosllavi e vogël dhe kush thotë kështu është duke jetuar për politikë në lëkurën e njerëzve. Ai po ashtu tha se kushdo që mendon se Mini-Shengeni është gatuar në bodrumet e ish-Jugosllavisë jeton në botë paralele.

“Nëse nisemi me këtë ide, atëherë duhet të themi se edhe Bashkimi Evropian është një Jugosllavi e madhe. Kjo është një nismë që jeton me vlerat dhe mekanizmat e Bashkimit Evropian”, citohet të ketë thënë Rama.

Ndërkaq, nikoqiri i takimit, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalën hyrëse në mes tjerash tha se janë sot në Shkup për të hapur rrugët e bashkëpunimit mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Nga sot fillon një periudhë e re në rajon. Nga sot mbi 300 ndërmarrës nga e gjithë Ballkani janë këtu me ne. Ne të gjithë jemi këtu për të përforcuar Ballkanin së bashku. Hapësira kuptimplotë ekonomike është qëllimi jonë. Qëllimi jonë është bashkëpunim fuqiplotë, ku do të ndërtojmë ekonomi të përbashkët. Jetë më të mirë për të gjithë qytetarët tonë, të vendeve tona. Qytetarët dhe kompanitë do përfitojnë shumë nga ky bashkëpunim i jonë. Të gjithë ne e kemi qëllim BE-në, pasi ne nuk mund të jemi asgjë tjetër, por një Ballkan evropian…”, tha Zaev në fjalimin e tij, duke paralajmëruar lëvizje pa kufij.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real…”, tha Zaev.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq foli në “Forumin ekonomik”. Ai tha se janë në Shkup për të hapur rrugë për ekonomi të përbashkët dhe jetë më të mirë.

“Jemi këtu për të vendosur për të ardhmen tonë të përbashkët. Ne nuk kemi probleme mes vete. Ne duam të rritemi së bashku. I pranuam ato që i propozoi Zorani dhe Edi. Edhe ata pranuan që propozova unë. Qytetarët tonë meritojnë shumë më mirë për të ardhmen dhe nuk ka gjë që na ndal. Nuk do ketë as kufij për të na ndaluar. Me heqjen e kufijve ne do të ulim edhe harxhimet e kompanive për të punuar në rajon. Mundësitë janë më të mëdha se pengesat për të bashkëpunuar. Në të ardhmen ne duam të punojmë për të rritur GDP e vendeve tona e kjo do të thotë se shtetet tona do të jenë më të pasura dhe ndërmarrësit do të kenë buxhete më të mëdha për të punuar me rajonin dhe botën”, tha Vuçiq,

“Ky takim nuk është kundër askujt por është për jetë më të mirë për qytetarët tonë” përfundoi Vuçiq.

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë:

 

Haradinaj për bashkatdhetarët që vdiqën në Kroaci: Askush nuk mund të kompensojë humbjen tuaj

0
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka shprehur edhe njëherë ngushëllime familjarëve të bashkatdhetarëve që humbën jetën në aksidentin në Kroaci.

“Të nderuara familje Sylmetaj, Zhubaj, Binakaj, Gjotaj, Kolmekshaj, Kikaj, Iprijaj, Kastrati, Bellanica, Hoxha, Rrustemi, Kurtaj dhe Maloku. Ju u ndatë nga familjarët tuaj, të cilët do të pushojnë përgjithmonë në Atdhe. Por, dhembjen tuaj e kemi bashkëndjerë të gjithë ne. Greçina, Deva, Baballoqi, Juniku, Lipoveci, Vitomirica, Malësia e Vogël, Krusha e Madhe, Randobrava, Pakashtica e Smolica, nuk ishin të vetme në dhembje. Ato kishin solidaritetin e tërë Kosovës, e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë ata”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë i tij:

‘Rregullat e reja’: Kaq mund të gjobiteni nëse e merrni produktin pa kupon fiskal

0
Përveç bizneseve të cilat janë të detyruara t’u lëshojnë kupon fiskal secilit blerës, edhe konsumatorët janë të obliguar ta kërkojnë kuponin për çfarëdo blerje, nëse ky i fundit nuk iu jepet vet nga dyqani.

Pra, sipas ligjit, edhe ju si konsumator mund të gjobiteni nëse pranoni të merrni produktin pa kupon fiskal. Madje, gjoba për një veprim të tillë mund t’ju kushtojë 20 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

 

Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve, thotë se të gjitha bizneset obligohen të lëshojnë kupon fiskal, por, një pjesë e përgjegjësisë iu mveshet edhe konsumatorëve.Reklama e sponzorizuar.

Sipas tyre, Administrata Tatimore e Kosovës e rezervon të drejtën për të ju gjobitur në qoftë se pranoni të merrni produktin apo shërbimin pa kupon fiskal.

 

Ligji për ATK, neni 53, pika 7, mes tjerash përkufizon se ”… Çdo konsumator i cili largohet nga objektet e biznesit pas blerjes së mallrave apo shërbimeve pa kërkuar kupon duke reflektuar blerjen e atyre mallrave apo shërbimeve do t’i nënshtrohet një gjobe prej njëzet (20) Euro.”

 

Mbrojtësit e Konsumatorëve iu bëjnë thirrje qytetarëve se sa herë që kuponi fiskal nuk iu jepet, të raportojnë përmes telefonit në ATK në këtë numër: 038 222 165.

“KUPONI FISKAL ËSHTË PËRGJEGJËSI E DYANSHME”, shtojnë Mbrojtësit e Konsumatorëve.

Kjo është mënyra se si duhet të strukturoni dietën tuaj për të parandaluar sëmundjet e zemrës

0

Ndërsa numrat vazhdojnë të rriten për personat që vdesin nga një sëmundje zemre, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që t’i japim përparësi shëndetit të zemrës, veçanërisht kur plakemi.

 

Për fat të mirë, hulumtimet në zhvillim tregojnë se zakonet tona dietike mund të ndikojnë pozitivisht (ose negativisht) në shëndetin e zemrës sonë.

 

Sipas një përmbledhjeje të re të studimeve, ekziston një mënyrë specifike për të strukturuar dietën tuaj në mënyrë që të parandaloni sëmundjet kardiovaskulare.

 

Dieta dhe shëndeti i zemrës

 

Ndoshta nuk është një surprizë për ju që të hani një dietë “të shëndetshme” është e mirë për zemrën tuaj, por përmbledhja e re e publikuar në Cardiovascular Research hulumtoi pak më thellë se sa nga secili grup ushqimor duhet të hamë për të mbrojtur veten – dhe sa shpesh.

Për hulumtimin e tyre, një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Napolit kreu një përmbledhje të literaturës mbi konsumin e grupeve të ndryshme ushqimore në lidhje me vdekshmërinë e sëmundjeve kardiovaskulare të botuar deri në gusht 2020. Ata grupuan ushqimet bazuar në origjinën e tyre: mish, vezë, peshk, qumësht, drithëra dhe karbohidrate të përpunuara (si buka), bishtajore, perime, fruta dhe fruta arrore.

 

Nuk është për t’u habitur, meta-analiza e tyre tregoi se dietat me një konsum më të lartë të ushqimeve me bazë bimore-dhe konsum të kufizuar të karbohidrateve të rafinuara shoqërohen me një rrezik shumë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe vdekshmërisë kur krahasohen me dietat që përbëhen kryesisht nga ushqime shtazore.

Duke u zhytur më tej, studiuesit ishin në gjendje të përcaktonin se nëse po përpiqemi të shmangim një sëmundje të zemrës, duhet të synojmë të hamë të paktën dy racione në ditë me drithëra, perime dhe fruta, dhe një racion në ditë me arra dhe fara, vaj ulliri ekstra të virgjër (ose vajra të tjerë me bazë bimore), dhe kos. Po ashtu, të dhënat e tyre mbështetën një dietë që përbëhet nga katër racione në javë peshk dhe bishtajore.

 

Nga ana tjetër, rezultatet sugjeruan se ka disa grupe ushqimore që duhet të synojmë t’i kufizojmë. Gjegjësisht, mishi i bardhë, djathi, vezët dhe qumështi duhet të konsumohen jo më shumë se tre racione në javë, ndërsa karbohidratet e rafinuara (si buka e bardhë dhe makaronat), mishi i kuq dhe gjalpi duhet të kufizohen në dy racione në javë.

Dhe sa i përket shkelësit më të keq të shëndetit të zemrës, mishi i përpunuar si sallami duhet të hahen vetëm me raste.Këto gjetje mbështesin se një dietë kryesisht me bazë bimore, me konsum të moderuar të produkteve shtazore, është ndoshta zgjedhja juaj më e mirë nëse jeni duke u ushqyer për një zemër të shëndetshme.

Zaevi e fton Kurtin t’i bashkohet atij, Ramës dhe Vuçiqit për bashkëpunim rajonal

0
Kryeministri i Maqedonisë Veriore , Zoran Zaev e ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor që t’i bashkohen nismës së tij, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për bashkëpunimin rajonal, të njohur si “mini-Schengen”.

Kësaj nisme sot iu ndryshua edhe emri, ndërsa Zaev u bëri thirrje liderëve ballkanikë që ta krijojnë një vizion të përbashkët për zhvillimin e këtij rajoni.

“Nisma është e hapur për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, andaj i ftojmë dhe i inkurajojmë kolegët tanë që të bashkohen për shkak të popujve tanë. Ne të gjithë jemi Ballkan Perëndimor dhe evropian. Ta krijojmë një vizion për zhvillim real për të përfituar të gjithë qytetarët tanë”, tha Zaev.

“Emri i ri pasqyron realitetin e ri i cili pasqyrohet nga të gjithë ne”, tha ai paraprakisht.

Kryeministri maqedonas tha se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i japin impuls të ri hapësirës së tregut të lirë ekonomik.

“Me harmonizimin e politikave të investimeve do të krijojmë një potencial të zhvillimit në rajon”, tha ai.

Ai tha se përveç tjerash, ky bashkëpunim rajonal mund të kontribuojë edhe në relaksimin e marrëdhënieve në rajon.

Kosova ishte zotuar në marrëveshjen e Washingtonit për t’iu bashkuar iniciativës së “mini-Schengenit”, por Albin Kurti, kryeministri aktual i Kosovës, që nga fillimi e ka pozicionuar veten si kritik i mprehtë i këtij projekti. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është në të njëjtën linjë.

Në Samitin e fundit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Kurti madje deklaroi se “mini-Schengeni” nuk ekziston më.

“Nuk ka më mini-Schengen, ka treg të përbashkët rajonal dhe këtë e ka marrë Procesi i Berlinit, që do ta ketë takimin e radhës në gjysmën e parë të korrikut”, ishte shprehur Kurti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort