Home Blog Page 4266

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, për siç thotë vendimin për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.

Haradinaj shkruan se në rrjetin social Facebook se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon.

“Mashtrimi vazhdon. Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se përveç që nuk është vendosur reciprociteti, kjo qeveri i shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kontroll i shtuar i Policisë në trafik, në fokus autobusët

0

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti rajonal i trafikut rrugor që nga data 29 korrik 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve.

Krahas kontrolleve të përgjithshme për siguri në rrugë, plani për kontrollin e shtuar të automjeteve për bartjen e udhëtarëve, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Kontrolli do të fokusohet në gjendjen teknike të autobusëve, sinjalizim, etj.

​Gërvalla shkon në vizitë zyrtare në Maqedoni të Veriut

0

Gërvalla do të pritet në takim nga krerët institucional.

Sipas Ambasadës së Kosovës në Shkup thuhet se tema kryesore e takimeve që do të zhvilloj ministrja Gërvalla atje do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët.

“Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, SH.S.Znj. Donika Gërvalla nesër do të zhvilloj vizitën e parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ajo do të pritet nga krerët institucional, Presidenti Pendarovski, Kryetari i Kuvendit Xhaferi, Kryeministri Zaev, Zëvendëskryeministri i Parë Grubi dhe Ministri i Jashtëm Osmani. Temë kryesore e takimeve do të jetë avancimi i raporteve miqësore dypalëshe në rrafshin politik, ekonomik, atë të mbrojtjes si dhe në fusha tjera të interesit të përbashkët. Ministrja gjithashtu do të ketë agjendë të ngjeshur me aktivitete tjera me institucione lokale dhe aktivitete tjera kulturore”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Rritje e të infektuarve me coronavirus, aktualisht 305 raste aktive

0

Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërsa janë shëruar 17 persona. Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.633

Aktualisht, numri i rasteve aktive është 305.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, institucionet shëndetësore në vazhdimësi po u bëjnë thirrje qytetarëve për tu vaksinuar.

Vendet ku sot do ketë ndërprerje të rrymës për shkak të punimeve në rrjet

0

Kompania për distribuimin e energjisë elektrike, KEDS, ka njoftuar se të premten do të realizojë punime në rrjet dhe si rrjedhojë do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa lokalitete të vendit.

Orari i punimeve dhe i ndërprerjes së rrymës sipas rajoneve:

Rajoni i Prishtinës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

TS 35/10 kV Koliqi do të ndërprehet:
LP 10kV Koliqi  (Kodi: 14016002) në dy termine prej orës 09:00 deri në ora 12:00 dhe nga ora 13:00 deri 16:00
Vendet: Koliqi, Ballabani dhe Nishevci.
Arsyeja: Pastrimi i linjave 10 kV nga vegjetacioni,

TS 220/35/10(20)kV Podujeva do të ndërprehet

LP 10kV Ballovcit (kodi: 14000008) prej orës 08:00 deri në ora 10:00

Vendet: Surkishi,Lladofci,Sfeqel,Dumoshi,Shajkovci,Surdulli,Hertica,Drazhnje,Rakenica, Turuqica.

Arsyeja: Vendosja e përquesve 10kV në izolatorë

Punime në projekte investive

Nga TS 110/10(20)kV Prishtina 3 do të ndërprehet:

TS 10/04kV Hoxhë Kadri Prishtina (kodi: 12000015071) prej orës 09:00 deri në ora 21:00

Vendet: Hoxhë Kadri Prishtina

Arsyeja: Energjizimi i daljeve të reja 0.4kV

Rajoni i Prizrenit

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Krusha (Kodi: 30034011) prej orës 13:00 deri në ora 15:00
Vendet: Krushë e Madhe, Krushë e Vogël, Randobravë, bizneset: Seperacioni. “10Maji”, Seperacioni. “Agimi”, Sep. “Isa Rexhepi”, Seperacioni. “Arbëria”, Seperacioni. “Kag-Asfallt” dhe N.P.T “Soni-Com”.
Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

TS 35/10 kV Pirana do të ndërprehet:
Dalja 10 kV Hasi 2  (Kodi: 30034003) prej orës 11:00 deri në ora 13:00
Vendet: Lubizhda, Bregdrini, Lukia, Romaj, Kuzhnini, Dedaj, Kabashi dhe Rizam Holding.

Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Punime nga palët e treta

1Nga TS 35/10 kV Prizreni IV do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Shkolla normale (kodi: 30033004) prej ores 11:00 deri në ora 15:30

Vendet: Lagjja Tusus 1, Lagjja Tusus 2, Lagjja Tusus 3, Lagjja Tusus 4, Lagjja Tusus 5, Shkolla Normale, KFOR-i turk, Lagjja e Trimave.

Arsyeja: Zëvendësimin e Transformatorit dhe Panelit të TU

Rajoni i Ferizajt

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

NS 35/10 kV Kaqaniku do të ndërprehet:

LP 10kV Pylltaria (Kodi: 40043004)  nga ora 12:00 deri 14:00

Vendet: Kërbliq dhe Leskovicë, Drenusha, Rakoci, Sanatoria, Llanishta, Gjurgjedelli, Runjeva, Hekurudha, Kisi, Lagje e re.

Arsyeja : Shqyrtimi i mbrojtjes rele

Punime nga palët e treta

Nga TS 35/10kV Ferizaj II do të ndërprehet në TS Arben Hasani :

TS 10/04 kV TS afër Permendorës ”D. Islami” (kodi: 40041001200) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV TS Heset Quza (te kombinati) (kodi: 40041001231) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV TS Kulla (Meti) (kodi: 40041001059) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV TS Drebangu (kodi: 40041001001) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Hasan Elezi (kodi: 40041001278) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV TS Pllaci I Krasniqve (kodi: 40041001003) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Armani (kodi: 40041001104) prej orëes 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV TS, afer Spitalit ”Elita” (Jezerci Xhamprerës) (kodi: 40041001201) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

TS 10/04 kV Pompa e benzinës (Gllavicët-afer Ben-Af) (kodi: 74000 40041001211) prej orës 11:00 deri në ora 14:00

Vendet: Armani, TS afer Permendores ”D. Islami”, TS Heset Quza (te kombinati), TS Kulla (Meti), TS Drebangu, Hasan Elezi, TS pllaci I Krasniqëve, TS, afer Spitalit ”Elita” (Jezerci Xhamprerës), Pompa e benzinës (Gllavicët-afer Ben-Af)

Arsyeja: Zhvendosja e rrjetit 10kV dhe 0.4V, sipas ZT

Rajoni i Mitrovicës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

TS 110/10 kV Vushtrria 2 do të ndërprehet:
Dalja 10 kV KFORI Francez (Kodi: 73000015) prej orës 11:00 deri në ora 15:00
Vendet: KFORI Francez
Arsyeja: Shqyrtimi i mbrojtjes rele.

Punime nga palët e treta

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

Dalja 10 kV Qyteti II (kodi: 74000010) prej ores 12:00-12:30 dhe nga ora 15:30-16:00

Vendet: Shkolla Teknike, Morava (Fidanishte), Afrim Durmishi, Shkolla Norvegjeze, Rukolli, Banesat te Komuna, Kuvendi Komunal, Rr. 28 Nëntori, Bekim Berisha Abeja, Harun Beka, Isa Boletini, Dëshmorët e Kombit, Osman Geci, Ali Gashi

Arsyeja: Krijimi i kushteve të punës pa tension, manipulim me ndarsa TM

Nga TS 110/10(20) kV Skenderaj do të ndërprehet:

TS 10/04 kV TS Ujësjellsi (kodi: 74000010012) prej ores 12:00 deri në ora 16:00

Vendet: Ujësjellsi

Arsyeja: Realizimi i sistemit Hyrje/Dalje TM, sipas PEE

Rajoni i Gjakovës

Punime të domosdoshme për siguri të sistemit

NS 35/10 kV Xërxa do të ndërprehet:

LP 10kV Denji (Kodi: 82081007)  nga ora 10:00 deri 14:00

Vendet: Fshatrat: Çifllak, Denjë, Dobidol, Guri Kuq, Kaznik, Kramovik, Polluzhë, Rakovinë, Ratkoc (një pjesë).

Arsyeja : Montim – Shtërngimi i përçusëve TM dhe ndërrimi i izolatorëve TM degëzimi Guri Kuq

Punime në projekte investive

Nga TS 35/10 kV Malisheva do të ndërprehet:

TS 10kV Mirusha (kodi: 82082002) prej orës 09:00 deri në ora 18:00

Vendet: Rr.603 Adem Jashari (1 konsumatorë), Rr.Imer Krasniqi (7 konsumatorë), Rr.605 Hamdi Berisha (1 konsumatorë), Rr.606 Pavarësia (1 konsumatorë), fshatrat: Bubël, Burim, Carallukë (3 konsumatorë), Damanek, Gurbardhë, Llapçevë, Lubizhdë, Lubizhdë e Malishevës, Lumnishtë, Mirushë, Mrasor, Panorc (një pjesë), Turjakë.

Arsyeja: Ndërrimi i konzollave të tensionit të mesëm.

Temperatura përvëluese edhe sot e nesër

0

Masat e nxehta të ajrit të ardhura nga Afrika Veriore do të mbeten të qëndrueshme edhe për ditët vijuese, duke krijuar mot shumë të nxehtë dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 36-38 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet në vlera ekstreme, prandaj kujdes nga kontakti direkt me rrezet e diellit, sidomos personat në moshë dhe shtresa tjetër e popullatës me sëmundje kronike.

<Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vende të lira pune në Prizren, kërkohen 3 punëtor

0
bakery worker with a basket of bread in his hand

Furra “Ralin” në Prizren, kërkon të punësoj:

2 punëtor me përvojë pune në furrë dhe
1 ndihmës furre

Për informacione shtesë mun të kontaktoni në këtë numër të telefonit: 044 625 660.

“Mini-Shengeni” ndërron emër, tani quhet “Ballkani i Hapur”

0

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq të enjten kanë nënshkruar iniciativën bashkëpunuese rajonale mes tre vendeve.

Për dallim që në fillim të saj në Novi Sad, kjo nismë quhej “Mini-Shengen” në Shkup u vendos që ajo të emërohej “Open Balkan” apo në shqip “Ballkani I Hapur”.

Në krye të deklarimeve të tre liderëve ka qenë refuzimi i Kosovës që të jetë pjesë në këtë nismë.

Madje kryeministri kosovar Albin Kurti ndër muaj e vite e ka quajtur iniciativën “Jugosllavi të Re”

“Kush thotë që kjo nismë është e bërë në bodrumet e ish-Jugosllavisë për ri ngritjen e saj , jeton në një botë paralele”, tha kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Nga ana e tij presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se shtetit i tij është gati të bëjë lëshime për të bindur Kosovën që të bëhet pjesë e nismës.

“Nëse i kërkohen Serbisë lëshime, ne jemi të gatshëm të bëjmë një gjë të tillë. Nëse për ju është poshtëruese që Kosova të prezantohet me yll, lirisht vendoseni Serbinë me katrorë përmbi”, theksoi Vuçiq.

E nikoqiri kryeministri Zoran Zaev pos që ka ftuar Kosovën , Malin e Zi e Bosnjën që të bëhen bashkë me ta në nismën e“Ballkani i Hapur” thirri Brukselin që sa më shpejt t’ia liberalizojë vizat shtetasve të Kosovës.

Operacioni për shpëtimin e ariut në Kukës

0

Pas njoftimit të marrë prej një banori të fshatit Xhaferaj, Kukës, në brendësi të Parkut Natyror Korab-Koritnik, mbi një ari të kapur nga një lak në afërsi të zonës ku ai banonte, PPNEA, së bashku me AWRT, Four Paws Kosovë, Adzm Kukës dhe banorë të zonës, arritën të lirojnë e të mjekojnë ariun që kishte më tepër se 3 ditë i zënë në kurth.

Megjithëse terreni ishte i vështirë, grupi i punës arriti që të mjekojë plagët e gjendura në trupin e ariut, të cilat ishin krijuar nga tentativat e përsëritura për tu liruar nga kurthi ku kishte rënë. Në fund të procesit, ariu u pa nga distanca që arriti të ngrihej e të lëvizte, megjithëse plagët do të vazhdojnë ta shqetësojnë për disa kohë.

Ekipi ynë falenderon të gjithë ata që morën pjesë në këtë operacion shpëtimi, i cili rezultoi i suksesshëm.

Ariu i murrmë (Ursus arctos) është një lloj që gëzon mbrojtje në nivel kombëtar e ndërkombëtar, duke u renditur në Ankesin II të Konventës së Bernës dhe në Direktivën Evropiane të Habitateve.

PPNEA i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të hetojnë këtë rast e të vendosin para drejtësisë të gjithë ata që vendosin të tilla kurthe për kapjen e jetës së egër, e cila përbën një vepër penale që ndëshkohet me ligj.

Osmani, Kurti e Konjufca ngushlluan familjet që humbën të dashurit e tyre

0

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryekuvendari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, kanë vizituar për ngushëllime familjet e personave që kanë humbur jetën në aksidentin në Slavonski Brod të Kroacisë.

Që të tre krerët shtetëror u kanë shprehur ngushëllime familjarëve, duke i siguruar ata se do të kenë mbështetje institucionale. Ata kanë përmendur edhe ndihmën e pakursyeshme të shtetit kroat për t`u dalë në ndihmë të aksidentuarve, duke falënderuar strukturat shtetërore për angazhimin.

Presidentja Osmani ka theksuar se një fatkeqësi si kjo është dhimbje për gjithë qytetarët e Kosovës, ndërkohë që ka uruar shërim të shpejtë për të gjithë të lënduarit.

Kryetari i Kuvendit, z.Konjufca, theksoi se dhimbja për mërgimtarët që humbën jetën është e madhe, ngase erdhën për vizitë në familjet e tyre për ta gjetur gëzimin, por e gjetën vdekjen.

Ndërkaq kryeministri Kurti tha se kjo tragjedi nuk është vetëm e familjeve, por e të gjithë kombit. Sipas tij, dhimbja duhet të kthehet në forcë për ta përballuar më lehtë këtë humbje të madhe.

Në ditën e parë të vizitave, të tre liderët institucionalë kanë vizituar familjet e Ahmet Hoxhës, Anjeza Bellanicës, Kujtim Kastratit, Leonora Kolemekshajt, Naser Sylemetajt, Erlinda Binakajt, Valentina Zhubi-Binakajt dhe Gjylë Malokut, të cilët nuk i mbijetuan aksidentit të rëndë në Slavonski Brod të Kroacisë.

Vizitat ngushëlluese do të vazhdojnë të premten edhe në familjet e tjera.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort