Home Blog Page 4265

Një lokal në Prizren, të gjithë personat në ditën e vaksinimit të tyre do t’i qerasë me nga një kafe

0

Pronari i një lokali në Shatërvan të Prizrenit, ka vendosur që të gjithë ata të cilët vaksinohen kundër Covid-19 dhe posedojnë dëshmi për një gjë të tillë, ditën e vaksinimit të tyre do të qerasën me nga një kafe gratis.

Ky veprim i pronarit të ” Code Caffe” në Prizren, ka për qëllim sensibilizimin e qytetarëve që të vaksinohen dhe te shmangen masat e mbylljes së sërishme në rast të ripërhapjes së virusit famëkeq në vendin tonë.

” Të gjithë ata që vijnë me dëshmi se janë vaksinuar, në ditën e vaksinimit një kafe e kanë falas!

Thuaj Jo mbylljes, Po vaksinimit”, është postuar në faqen e lokalit ” Code Caffe” në Prizren.

Vazhdon rritja e rasteve, 92 të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 92 raste të reja me COVID-19 në Kosovë, nga testimi i 3,788 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Ndërkohë, Ministria ka njoftuar se janë shëruar 16 persona duke e quar numrin e të shëruarve në 105,657 në total që nga fillimi i pandemisë.

IKSHPK: Vaksinohuni tash për të mos marrrë masa rigoroze në vjeshtë

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohet kundër COVID-19.

Derisa thonë se vaksinimi është metoda më e mirë dhe më efikase në luftën kundër COVID-19, IKShPK thekson se mosvaksinimi dërgon në masa rigoroze në vjeshtë.

Njoftimi i plotë:

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Vaksinimi kundër COVID-19 shpëton jetë!

Vaksinimi është metoda më e mirë, më e lirë dhe me efikase në luftë kundër COVID-19!

Vaksinimi zgjon mbrojtjen natyrore të trupit tonë për të krijuar rezistencë ndaj infeksioneve specifike dhe e fuqizon sistemin imunitar!

Vaksinimi parandalon vdekjet dhe komplikimet e rënda, të cilat kërkojnë shtrirjen e pacientit në spital.

Vaksinohuni tash për të mos marrë masa rigoroze në vjeshtë!

Me vaksinim do ta kalojmë valën e re nga varianti Delta me sa më pak të sëmurë e sa më pak viktima.

Asnjëra vaksinë që është në përdorim në Kosovë nuk përmban virus të gjallë që shkakton COVID-19. Kjo domethënë se nuk mund të sëmureni me COVID-19 nga vaksina.

Kosova është i vetmi shtet në rajon që ka dhënë vetëm vaksina të miratura nga Agjencia Evropiane dhe Amerikane e Barnave është Kosova. Këto vaksina janë Astra-Zeneca dhe Pfizer. Këto vaksina kanë sigurinë, cilësinë dhe efikasitetin, që e plotësojnë standardin evropian dhe atë amerikan.

Disa po ngurrojnë për t’u vaksinuar sepse frikësohen nga efektet anësore të cilat deri tani në Kosovë kanë qenë minimale por dobia e mbrojtes nga COVID-19 është shumë herë më e madhe.

Nëse nuk vaksinohemi mund të rriten rastet e reja duke u përcjellë me shtim të hospitalizimeve, vdekjeve, mbingarkesë të sistemit shëndetësor, rikthim të kufizimeve, goditje të shëndetit mental, shkollës, ekonomisë, kulturë, artit e sportit.

Qytetarë të dashur!

Vaksinohuni!

Me vaksinë mbroni veten, familjen, të afërmit, kombin dhe njerëzimin kundër COVIiD-19.

Kontrolli dhe siguria e mishit gjatë verës, AUV–Kujdes gjatë transportimit për në shtëpi

0

Mishi dhe produktet me origjinë shtazore kërkojnë kujdes të veçantë, posaçërisht gjatë stinës së verës ku edhe mbizotërojnë temperaturat e larta. Përveç kujdesit të jashtëm dhe të brendshëm, AUV u bën thirrje konsumatorëve për kujdes edhe gjatë transportit të mishit për në shtëpi.

Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Lamir Thaçi, në intervistë për KosovaPress thotë se  gjatë verës fokus qendror në kontrollet e rregullta kanë mbikëqyrjen e produkteve që kërkojnë kushte frigoriferike, si mishi dhe produktet tjera me origjinë shtazore.

“Tani jemi në stinën e verës dhe temperaturat janë shumë të larta, jo vetëm operatorët e biznesit, por të gjithë duhet të tregojmë kujdes kur blejmë dhe transportojmë mish qoftë nga marketet apo nga pikat ku ne blejmë sepse mishi është shumë i ndjeshëm ndaj temperaturave të larta, andaj gjithmonë kërkohet ruajtja adekuate frigoriferike. Nëse është mish i freskët atëherë duhet të jetë temperatura jo më e lartë se 3 – 4 gradë, ndërsa nëse është mish i ngrirë ai asnjëherë nuk duhet të shkojë në temperaturë më të lartë se –18. Rekomandohet që ne të tregojmë kujdes, përveç transportit deri në shtëpitë tona edhe në ruajtjen në frigoriferët e familjeve tona dhe gjatë procesit të gatimit”, thekson ai.

Ai tregon hapat që AUV ndërmerr për produktet që nuk i plotësojnë kushtet ligjore për konsum.

“Ne jemi duke mbikëqyrur tregun qoftë për produktet nga importi, qoftë për prodhimet vendore dhe kudo që kemi hasur produktet që nuk i kanë plotësuar kushtet ligjore për konsum, ne gjithmonë kemi vepruar fillimisht me konfiskim, asgjësim të mishit që ka rezultuar se nuk i plotëson kushtet dhe ndaj të gjithë operatorëve të biznesit ne iniciojmë fletëparaqitje për gjykatë dhe gjykata pastaj vendosë për masat ndëshkimore[…]Brenda vitit gjithmonë arrijmë shifra rreth 100 mijë kg produkte me origjinë shtazore, ku përveç mishit hyjnë edhe qumështi dhe produktet e qumështit. Por, kjo është e ndryshme, në vite të caktuara mund të shkojë në 300 mijë kg. Ka pasur vite kur është kaluar milioni”, bën të ditur ai.

Zëdhënësi i AUV, Lamir Thaçi thotë se çdo ngarkesë që importohet në Republikën e Kosovës duhet të ketë dokumentacionin përcjellës që garantohet mbi sigurinë e produktit, në të kundërtën thotë se nuk lejohet të hyjë në Kosovë.

“Nëse mishi kërkon që të ruhet i ngrirë, atëherë secila ngarkesë duhet të vijë në temperaturë nën -18 gradë dhe çdo herë kontrollohet kontejneri se gjatë gjithë kohës, përmes aparatit special që mat temperaturën gjatë udhëtimit, ai tregon temperaturën gjatë gjithë kohës sa ka lëvizur kontejneri derisa ka arritur në Kosovë. Dhe, këtu inspektorët e agjencisë tregojnë kujdes shumë të lartë që secila ngarkesë që hyn në Kosovë t’i plotësojë të gjitha kushtet. Në të kundërtën, secila ngarkesë që nuk i plotëson kushtet ligjore mbi sigurinë e produktit nuk i lejohet të hyjë në Kosovë”, shton ai.

Në kontrollin e brendshëm, Thaçi thekson se kërkohet që therjet të kryhen në thertore të licencuara dhe vetëm atëherë kur veterinari thotë se çdo gjë është e sigurt, mishi lejohet që të kalojë në treg për konsum.

AUV vazhdon që të ketë numër të vogël të inspektorëve veterinarë, por që synon që përmes kalimit të inspektorëve komunal në AUV të plotësojë numrin e tyre për mbulimin e gjithë Republikës së Kosovës.

“Ne nuk kemi numër të mjaftueshëm (të inspektorëve). Tani sa vite kemi paraqitur kërkesën se kemi mungesa të inspektorëve veterinarë. Ne shpesh po Ne shpesh po mbulohemi me inspektorët e komunave, të cilët është e paraparë që shumë shpejt të kalojnë në AUV dhe atëherë kur ne i marrim ata, do të jetë vetëm një autoritet përgjegjës në Republikën e Kosovës që do të mbikëqyrë sigurinë ushqimore”, thotë ai.

Pritje deri në 3 orë në Merdare, QKMT sugjeron t’i shfrytëzoni këto dy pika kufitare

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar për pritjet nëpër pikat kufitare.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QKMK’ja ka bërë me dije se pritjet në vendkalimin kufitar në Merdare aktualisht janë 180 minuta.

Kjo qendër ka sugjeruar qytetarët që të shfrytëzojnë pikëkalimin kufitar në Mutivodë dhe Jarin, ku pritjet po zgjasin 5-10 minuta.

“QKMK ju njofton, aktualisht pritjet në PKK Merdarë, në hyrje/dalje janë 180 min, ndërsa në PKK Mutivodë dhe Jarin janë 5-10 min, andaj mund të shfrytëzoni këto dy PKK për hyrje/dalje në/nga Kosova! Shmangeni pritjet e gjata! Rrugë të mbarë!”, thuhet në njoftim.

Vetëm katër ligje janë miratuar për katër muaj në Kuvendin e Kosovës

0

Kuvendi i Kosovës është në prag të përfundimit të sesionit pranveror. Deputetët nga 6 gushti i javës së ardhshme do të shkojnë në pushim një mujor.

Që nga konstituimi i legjislaturës së tetë, më 22 mars, të zgjedhurit e popullit kanë miratuar vetëm katër ligje, nga 26 sosh sa ishin në procedurë. Gjatë punës së tyre, deputetët u mblodhën plotë 20 herë në seanca plenare, pesë nga to debate parlamentare dhe dy interpelanca. E veçantë e këtij sesioni po konsiderohet edhe shkarkimi i katër bordeve publike të institucioneve të pavarura. Ndërkohë, mospërmbushjen e agjendës legjislative të Qeverisë, të paraparë për sesionin pranveror e kritikojnë nga opozita, ndërsa në partinë në pushtet e arsyetojnë atë.

Agnesa Haxhiu nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë për KosovaPress se legjislatura e tetë në këtë sesion ka qenë më e dobët se ajo paraprake, ani pse ka pasur krizë politike dhe shëndetësore.

Ajo ka thënë se kjo dinamikë e ulët ka ardhur për shkak se Qeveria është vonuar për të dërguar agjendën legjislative në Kuvend.

Krahas miratimit të katër ligjeve, Haxhiu bënë të ditur se ndërmjet shqyrtimit të parë dhe të dytë janë edhe 22 projektligje, përfshirë edhe katër marrëveshjet ndërkombëtare që s’po gjejnë përkrahje në Kuvend.

“Sesioni pranveror, gjegjësisht sesioni i parë i legjislaturës së tetë, nëse po flasim në aspekt të procesit ligjbërës nuk është se ka qenë shumë efektiv. Ndonëse kur e konsiderojmë me legjislaturën e kaluar dhe problemet që i ka pasur shumica paraletrare me numra kjo legjislaturë nuk e ka pasur këtë problem[…]Prej agjendës legjislative që qeveria e ka paraparë për këtë vit, që përbën 193 projektligje, prej këtyre vetëm 24 deri më tani janë proceduar në Kuvend. Kur llogarisim edhe dy nisma ligjore të deputetëve, nënkupton se deri tash në Kuvend janë proceduar 26 projektligje. Prej tyre janë të martuar vetëm katër deri tash që është fundi i sesionit. Krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020 është numër më i vogël. Në atë periudhë janë miratuar 10 projektligje, duke pas parasysh se vitin e kaluar kemi pas edhe krizë politike dhe shëndetësore”, ka thënë ajo.

Numrin e vogël të ligjeve të miratuar në Kuvend, deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e konsideron si pafuqi politike të partisë në pushtet, ani pse ka mazhorancë të madhe parlamentare.

Ajo është shprehur skeptike se agjenda legjislative do të përmbushet deri në fund të vitit, derisa thotë se pushteti më shumë po si kushton vëmendje shkarkimit të bordeve të institucioneve të pavarura, sesa miratimin e ligjeve.

“Çfarë kemi parë brenda katër muajve, ju e dini që as 15 përqind të agjendës legjislative të paraparë nga Qeveria Kurti nuk është përmbushur tash. E njëjta nuk presim të përmbushet as deri në fund të viti, për së afërmi. Kuvendi çka e ka karakterizuar kohëve të fundit është shkarkimet e institucioneve të pavarura, të bordeve, se sa është marrë me miratimin e ligjeve. Për herë të parë kemi një mazhorancë tepër të fuqishme, e fuqia e saj brenda parlamentit nuk është fuqi që e determinon kalimin e ligjeve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Miratimin e vetëm të katër ligjeve e arsyeton deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili e ndërlidh edhe me afatet ligjore të Kuvendit për të shqyrtuar Projektligjet.

“Në Kuvend ka afate të caktuara për të cilat në shqyrtim të rregullt duhet të respektohen dhe ne jemi për të shqyrtuar ato. E thash që Qeveria ka një intensitet më të madh sa i përket procedimit, por nuk shoh ndonjë vështirësi të shqyrtimit dhe miratimit të tyre, për shkak se kemi një mazhorancë stabile dhe një shumicë në Kuvend që të paktën për shkak të votave s’do të ketë ngecje. Afatet janë afate dhe duhet t’i respektojmë, por s’do të kemi situata kur ka munguar shumica për t’i votuar në kuvend. Tash çdo projektligj që ka ardhur në seancë ka marrë miratimin, qoftë në lexim të parë, qoftë në lexim të dytë. Por konsideroj se sesioni vjeshtor do të jetë periudha më e ngjeshur me shqyrtimin e projektligjeve që vijnë nga qeveria dhe janë të paraparë me planin legjislativ”, ka thënë ai.

Lidhur me akuzat për shkarkime të bordeve, Rrustemi ka thënë se operojnë në përputhje me zotimet në fushatë dhe planin qeverisës.

“Ne si mazhorancë po operojmë në gjitha drejtimet në përputhje në orientimet programore dhe zotimet që kemi dhënë para qytetarëve në zgjedhjet e 14 shkurtit[…]po përmbushin angazhimin tonë në drejtim të rikthimit të integritetit dhe funksionalitetit të performacës në Agjencitë, Këshillat dhe institucionet e pavarura që i ka themeluar Kuvendi dhe i raportojnë Kuvendit”, ka shtuar Rrustemi.

Ndër katër ligjet e miratuara, janë marrëveshja ndërkombëtare për IPA ndërmjet Kosovës dhe BE-së, plotësim-ndryshimi i Ligjit për Kodin e Procedurës Penale, plotësim-ndryshimin e Ligjit për Automjete për heqjen e homologimit dhe rishikimi i buxhetit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen edhe të hënën e javës së ardhshme, për të debatuar për punën e qeverisë Kurti në 100 ditët e saj qeverisëse./kp

16 Gushti, afati i fundit kur subjektet politike duhet t’i zyrtarizojnë kandidatët për kryetarë komunash!

0

Qytetarët e Kosovës pritet të zgjedhin drejtuesit e rinj lokale dhe asambletë komunale.

Subjektet politike kanë filluar t’i bëjnë publike kandidaturat e tyre për kryetarë komunash, me përjashtim të LVV-së që nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat.

Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, duke folur në lidhje zyrtarizimin e kandidatëve, tha se 16 gushti është afati i fundit kur subjektet politike mund të aplikojnë për t’u certifikuar për zgjedhjet e 17 tetorit.

Cakolli theksoi se gjatë kësaj periudhe kohor subjektet politike duhet t’i bëjnë publike edhe kandidaturat me të cilat garojnë në zgjedhje.

“Tashmë kemi hyrë në dy javët e fundit të afatit ligjor, prej gati dy muajsh sa ka qenë i përcaktuar nga KQZ-ja, gjatë të cilit subjektet politike duhet të aplikojnë për tu certifikuar në zgjedhje. Përkatësisht duhet të tregohen edhe kandidaturat e tyre për komunat përkatëse ku ata do të garojnë. Në bazë të planit operacional të miratuar nga ana e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, 16 gushti është afati i fundit që subjektet politike kanë në dispozicion për të aplikuar në mënyrë që të certifikohen për të marrë pjesë në zgjedhjet e 17 tetorit. Pas përmbylljes së këtij afati, KQZ-ja do të ketë kohë afërsisht 2-3 javë për t’i verifikuar të njëjtit, dhe për t’i dërguar shkresat nëpër institucionet përkatëse. Deri me 1 shtator është data e fundit që KQZ-ja të marrë vendim për tu certifikuar ose për të mos u certifikuar kandidatët e subjekteve politike” tha Cakolli për “Gazeta Blic”

Tutje Cakolli tha se jo të gjitha kandidaturat e bëra publike do të certifikohen nga KQZ-ja, pasi janë disa filtra të kontrollit.

“Përkundër faktit se deri më tani një pjesë e madhe e subjekteve politike kanë shpallur disa kandidatura, jo të gjitha këto kandidatura do të certifikohen nga KQZ-ja, për shkak se janë disa filtra të kontrollit dhe të verifikimit të cilat duhet të zbatohen përpara se të njëjtit të certifikohen si kandidat, qoftë për të parin e komunës apo edhe për Kuvendet komunale. Konkretisht duhet të njëjtit të kenë banuar të paktën tri vite në komunën përkatëse, që është kushti i parë për të garuar në zgjedhjet lokale, dhe së dyti janë kriteret ligjore” deklaroi ai.

Eugen Cakolli Hulumtues, KDI

Partia në pushtet, LVV-ja, ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidat për kryetar komune, deri në këto momente.

“Gazeta Blic” ka tentuar disa herë të komunikojë për këtë çështje me zëdhënësin e LVV-së, Arlind Manxhuka, por i njëjti nuk është përgjigjur.

Po pse LVV-ja po heziton t’i bëjë publike kandidatët për kryetarë komunash???

Njohësi i rrethanave politike në vend, Shemsi Jashari, thotë se LVV-ja është duke u vonuar në emërimin e kandidatëve për kryetarë komunash për shkak të konkurencës së madhe brenda strukturave.

Jashari thotë se kjo përplasje është mes aktivistëve të vjetër të LVV-së dhe atyre që nuk kanë shumë aktivitet në këtë parti.

“Lëvizja Vetëvendosje është duke u vonuar në emrimin e kandidatëve për kryetar komunash për arsye të konkurencës së madhe brenda strukturave për tu kandiduar, pasi numri i madh i votave në zgjedhjet e fundit iu jep siguri kandidatëve për tu zgjedhur dhe secili don ta shfrytëzoj këtë mbështetje për LVV për tu zgjedhur si kryetar. Ka përplasje brenda strukturave të LVV-së, dhe ato përplasje janë kryesisht mes dy grupeve. Grupi i parë përbëhët nga aktivistët e vjetër të LVV-së,që bashkë kanë punuar gjatë për të ardhur në pushtet dhe grupi i dytë janë të ardhurit e vonshëm që nuk kanë aktivitet për LVV-në, por që janë më të shkolluar dhe me pervojë në lojrat politike,dinë të servilohen dhe të janë të ndëgjueshëm për strukturat e larta. Tashmë sfida e Albin Kurtit është si të gjejë zgjidhje pa qarje të mëdha, prandaj edhe po e shtynë nominimin për ti menagjuar paknaqsitë qoftë duke tentuar ti bindë disa aktivistë për të hequr dorë nga kërkesat,qoftë duke i plotësuar kërkesat e tyre duke iu dhënë pozita në qeveri.” tha Jashari për “Gazeta Blic”.


Shemsi Jashari, Analist

Edhe profesori universitar, Muhamed Kelmendi, ndan të njëjtin mendim në lidhje me vonesën e shpalljes së kandidatëve nga ana e LVV-së.

Kelmendi thotë janë dy grupeve rivale, i Vjosës dhe Albinit që synojnë kandidimin.

Tutje ai thotë se VV-ja në Prishtinë ka shumë probleme të brendshme rreth pozicionimit për kandidatin për kryetar.

“VV-ja ka probleme të brendshme të medha për kandidatin për kryetar të Prishtinës.Tash jane disa mundesi nga grupet që po intervenojnë në këtë çështje.VV-ja nuk po mund të arrin pajtimin midis grupeve, kanë pretendime dy grupet . Ai i Vjoses dhe Albinit me shokë. Se si do te shkoje çeshtja çështë veshtirë të parashihet. Natyrisht se kështu ka veshtiresi dhe krijon një gjendje të rënde per vete VV-në dhe kandidatin e saj.Mendohet se së shpejti do të arrihet pajtimi dhe të paraqitet kandidati dhe lista.Kush do jetë është vështire të ipet një prognozë e qartë” tha Kelmendi për “Gazeta Blic”


Muhamet Kelmendi, Profesor Universitar

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nimsa Socialdemokrate dhe AKR-ja tashmë i kanë zyrtarizuar kandidatët në Prishtinë dhe kanë filluar t’i bëjnë publikë edhe në komunat e tjera.

Zgjedhjet lokale të 17 tetorit vijnë pak muaj pas zgjedhjeve të përgjhithshme që u mbajtën në vend.

Kuvendi ka miratuar vetëm katër ligje për katër muaj

0

Një nga këto miratime është ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Sipas vlerësimeve nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), organizatë kjo që monitoron punën e Kuvendit, Qeveria është vonuar në miratimin e agjendës legjislative dhe, rrjedhimisht, ka edhe vonesa në miratimin e ligjeve.

Agnesa Haxhiu, hulumtuese në KDI, tha për Radion Evropa e Lirë se dinamika e punës në Kuvendin e Kosovës duhet të rritet, në të kundërtën miratimi i ligjeve do të mbetët shumë mbrapa.

“Dinamika e punës së Kuvendit të Kosovës, në aspektin e ligjbërjës, varet shumë nga puna e Qeverisë. Edhe, në fakt, Qeveria është vonuar goxha shumë deri në miratimin e agjendës. Mandej, ka edhe vonesa të tjera për miratim të ligjeve”, tha Haxhiu.

Brenda këtij viti, në agjendën legjislative janë paraparë për shqyrtim 193 ligje.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion në Kuvendin e Kosovës, Adnan Rrustemi, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, tha se deri në fund të vitit do të miratohet një numër i konsiderueshëm i ligjeve.

Sipas tij, janë disa afate të brendshme brenda Kuvendit, që e pamundësojnë kalimin më të shpejtë të projektligjeve.

“Kuptohet, tash jemi në fund të sesionit pranveror dhe Kuvendi pritet të shkojë në fillim të gushtit në pushim, për t’u kthyer në sesionin vjeshtor në javën e dytë të shtatorit. Unë pres që punë shumë e madhe do ta presë Kuvendin dhe deputetët, në kuptimin e shqyrtimit të projektligjeve në vjeshtë, sepse tash janë disa projektligje që kanë kaluar në leximin e parë e që pritet të kalojnë në grupet punuese”, tha Rrustemi.

Nga ana tjetër, deputetja Time Kadrijaj, nga radhët e partisë politike opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se Qeveria është vonuar shumë në sjelljen e ligjeve në Kuvend.

“Është një Qeveri që shumë pak ka punuar në hartimin dhe në sjelljen e projektligjeve të reja dhe në miratimin e votimin e tyre. Ato afatet kohore që janë paraparë për sjelljen e ligjeve te shumica e komisioneve, janë shtyrë. Tash është edhe koha e pushimeve dhe Kuvendi do të shkojë në pushim. Duke e ditur se cilat janë procedurat për miratimin e ligjeve, unë them se deri në fund të vitit, do të ketë shumë pak ligje të miratuara”, tha Kadrijaj.

Kërkohet bashkëpunim pushtet – opozitë për ratifikimin e marrëveshjeve

Një nga problemet në Kuvendin e Kosovës është mosarritja e kuorumit. Edhe më herët në legjislaturat e kaluara, por edhe tani, Kuvendi nuk ka arritur që të bëjë ratifikimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare në mungesë të kuorumit.

Deputeti Rustemi tha se opozita duhet ta kryejë punën e saj dhe të marrë pjesë në seancat e Kuvendit, kurse deputetja Kadrijaj tha se opozita kryesisht është e pranishme në seanca dhe në takimet e komisioneve dhe grupeve parlamentare.

Pa një bashkëpunim ndërmjet partive në pushtet dhe opozitë, ratifikimi i marrëveshjeve do të jetë i vështirë, tha Agnesa Haxhiu, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

“Është shumë e domosdoshme që të krijohet një rrugë bashkëpunimi, një gjuhë e përbashkët me opozitën, sepse kjo është e vetmja mënyrë që këto projektligje të kalojnë. Duke pasur parasysh që projektligjet janë proceduar prej Qeverisë, i takon shumicës parlamentare dhe Qeverisë që të kultivojnë një qasje më bashkëpunuese me opozitën”, tha Haxhiu.

Për t’i ratifikuar marrëveshjet ndërkombëtare në Kuvend, nevojiten votat e 2/3 të deputetëve (apo 80 nga 120 deputetë).

Marrëveshjet që pritet të ratifikohen, janë amandamentimi i Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore, Marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, Marrëveshja e kornizës së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”, etj.

Kuvendi, deri më tani, ka miratuar ratifikimin e marrëveshjes financiare Programi i Instrumentit të Para-anëtarësimit [IPA] ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe ligjet për drejtësi, infrastrukturë dhe buxhet.

Haradinaj, i reagon Kurtit: Po shet patriotizëm, ndërsa heq barrierat që mbrojnë prodhuesit vendor

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj i ka reaguar Qeverisë së Kosovës, për siç thotë vendimin për heqjen e barrierave ndaj prodhimeve me origjinë nga Serbia.

Haradinaj shkruan se në rrjetin social Facebook se mashtrimi i Qeverisë Kurti po vazhdon.

“Mashtrimi vazhdon. Shet leksione patriotizmi në negociata, e në anën tjetër e heq çdo barrierë që mbron prodhuesit vendor nga prodhimet serbe”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka thënë se përveç që nuk është vendosur reciprociteti, kjo qeveri i shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping.

“Përpos se nuk aplikon reciprocitetin e premtuar, shfuqizon edhe masat mbrojtëse antidamping për bllokat e Serbisë, përmes të cilëve shteti i Serbisë i ka financuar prodhuesit e saj me qëllim të dëmtimit të prodhuesve vendor të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj.

 

Kontroll i shtuar i Policisë në trafik, në fokus autobusët

0

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti rajonal i trafikut rrugor që nga data 29 korrik 2021, ka filluar me implementimin e një plani operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të automjeteve për bartjen e udhëtarëve.

Krahas kontrolleve të përgjithshme për siguri në rrugë, plani për kontrollin e shtuar të automjeteve për bartjen e udhëtarëve, do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të vazhdojë deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.

Kontrolli do të fokusohet në gjendjen teknike të autobusëve, sinjalizim, etj.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort