Home Blog Page 4263

Kolona të gjata në Merdarë

0

Po vazhdojnë kolonat e gjata në kufi. Deri në dy orë janë pritjet në dalje të pikës së kalimit kufitar në Merdarë, kolona e veturave është 800 metra.

Ndërsa për në hyrje në këtë pikë kufitare pritjet janë deri në 30 minuta, ndërsa 300 metra është kolona.

Pritje ka edhe në pikat kufitare Vermicë dhe Dheu i Bardhë. Kështu bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Më pak pritje janë në pikat kufitare Glloboqicë, Stançiq, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës dhe Kullë.

106 pacientë me Covid-19 duke u trajtuar në spitale

0

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në spitalet e përgjithshme aktualisht janë të shtrirë 106 pacientë.

Nga ta 52 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 63 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

“Në QKUK, 75 pacientë të shtrirë, 29 prej tyre Covid-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi. Klinika Infektive, 34 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 41 pacientë”, thuhet në njoftim.

Më tej në njoftim thuhet se në spitalet e përgjithshme janë 31 pacientë, 23 prej tyre të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 10 me oksigjeno-terapi.

“Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 9 pacientë, Spitali i Pejës, 8 pacientë, Spitali i Gjilanit, 9 pacientë dhe Spitali i Mitrovicës, 1 pacient”, thuhet në njoftim.

Instituti Sizmik i Kosovës jep detaje rreth tërmetit të mbrëmshëm, epiqendra ishte në Viti

0

Kosova mbrëmë është goditur nga një tërmet me magnitudë 3.4 shkallë Rihter.

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se epiqendra e këtij tërmeti ishte në qytetin e Vitisë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 në ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth.”, ka shkruar ai.

Sot debat parlamentar lidhur me 100 ditshin e Qeverisë Kurti

0

Deputetët do t’iu drejtohen të hënën ulëseve të Kuvendit të Kosovës në një seancë plenare nga ora 10:00, në rendin e ditës të së cilës janë gjashtë pika.

Rendi i ditës:

-Deklarimet jashtë rendit të ditës,

-Pyetjet parlamentare,

-Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik,

-Debat parlamentar lidhur me punën njëqind ditore të Qeverisë së Kosovës,

-Zgjedhja e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,

-Zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave.

Instituti Sizmik i Kosovës jep detaje pas tërmetit të mbrëmshëm

0

Mbrëmë janë ndier lëkundje të tokës në Kosovë. Tërmeti thuhet se ka pasur epiqendrën në Viti në zonën kufitare me Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa, ka dhënë detaje lidhur me tërmetin, ku përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Kosova është goditur nga një tërmert me mangnitudë 3.4 sipas shkallës Rihter.

Mustafa ka thënë se epiqendra ishte 10 km në jug të Vitisë.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, më 01/08/2021 n’ora 23:07 sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga nje tërmet me magnitude 3.4 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet IV-V ballë të Merkalit. Thellësia hipoqendrore ishte 2 km. Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona për rreth.”, ka shkruar ai.

Kosova përfshihet nga zjarret, bëhet thirrje për ndalimin e djegies së hamulloreve

0

Ditëve të fundit rajoni është përfshirë nga zjarret e shumta, e kjo si pasojë motit të nxehtë dhe pakujdesisë së qytetarëve.

 

 

E derisa Shqipëria, Turqia e Greqia e vende tjera po luftojnë me zjarret tash e sa ditë, gjatë ditës së djeshme në disa pjesë të Kosovës janë paraqitur disa vatra zjarri.

Fillimisht zjarri u paraqit në një zonë prej 200 hektarësh në Suharekë. Pas kësaj është raportuar edhe për zjarr në malin përball fshatit Llokovicë në Reqan të Prizrenit, derisa tjetër vatër zjarri ka shpërthyer edhe në Oshlak përball Prevallës.

 

Zjarri përfshiu edhe një pjesë të komunës së Fushë Kosovës.

 

Po ashtu edhe fshati Koshtovë e Vllahisë në komunën e Mitrovicës u përfshirë nga zjarri gjatë orëve të pasdites së djeshme.

 

Kryetari Agim Bahtiri kishte dalë në vendin e ngjarjes për të parë nga afër situatën.

 

Edhe në fshatin Gaçkë të komunës së Ferizajt, një pjesë e malit është kapluar nga zjarri.

 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë zjarrfikësit dhe e kanë lokalizuar zjarrin.

 

Ekipet e zjarrfikësve dhe njësit e specializuara të FSK-së në bashkëpunim me KFOR-in tash e disa ditë janë duke luftuar me zjarret në Rugovë të Pejës.

Ditë më parë në zonën pyjore Shtupeq të Madh të Rugovës u paraqiten vatra të zjarreve, të cilat arritën të lokalizohen, mirëpo gjatë ditës së djeshme u shfaqen vatra të reja.

 

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka bërë të ditur se janë duke bërë  përpjekje të jashtëzakonshme për të lokalizuar vatrat e reja që janë shfaqur, sidomos në mbrëmje nga erërat e shfaqura që po vështirësojnë lokalizimin e tyre.

 

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka deklaruar se do të shqyrtojnë shqiptimin e masave ndaj të gjithë atyre që po i djegin hamulloret në Kosovë.

 

MBPZHR u ka bërë thirrje fermerëve që të ndalin praktikën e djegies së mbetjeve bujqësore pas të korrave.

Ministria e Bujqësisë thotë se djegia e hamulloreve po shkakton ndotje të ambientit dhe njëherësh po rrezikon shëndetin dhe jetën e qytetarëve.

Nxehti afikan edhe këto ditë do të mbretërojë, këto janë temperaturat për sot dhe ditët në vijim

0

Instituti Hidrometeorologjik bënë të ditur se situata meteorologjike vazhdon të mbetet pothuaj e ngjashme me ditët e fundit të muajit korrik. Kjo gjendje meteorologjik vije si pasojë e prezencës së masave të nxehta të ardhura nga Afrika Veriore.

Në fushat barike nuk kemi luhatje të theksuara, kështu që kjo situatë termike do të vazhdoj deri ditën e enjte ku parashihen rënie të përkohshme të temperaturave maksimale. Përpos këtyre vlerave të larta të temperaturave maksimale, nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të cilat përpos reshjeve dhe shkarkimeve elektrike do të shoqërohen edhe me erëra lokale të forta. Temperaturat minimale mbeten pothuaj konstante me ditët e fundit, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të kenë ulje të lehta.

Minimalet ndërmjet 16-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-37 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga perëndimi dhe jugperëndimi e lehtë dhe lokale e fortë.

Apelohet te qytetaret që t’i respektojnë këshillat e IKPSH, gjithashtu apelohet te qytetaret të mos ndezin zjarre, sepse zjarret mund të jenë aq të furishme sa mund të rrezikojnë jetët e njerëzve dhe kuptohet asgjësimin e mikrofaunës, pastaj zjarret mund ti dëmtojnë edhe sipërfaqet e mbjellura me misër e që fatkeqësisht për shkak të mungesës së reshjeve dhe temperaturave ekstreme, kjo kulturë në shumë vende do të mbetet e pazhvilluar, duke zvogëluar rendimentet ose duke mos dhënë fare rendimente.

 

100 raste pozitive me Covid-19 sot në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 100 raste pozitive me COVID-19, nga testimi i 2.849 personave të dyshuar për koronavirus.

Sipas të dhënave të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes, ndërkohë që janë shëruar 3 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në Kosovë janë shënuar 108,465 raste pozitive, prej të cilave 2,266 kanë përfunduar me fatalitet.

Ndërkohë numri i rasteve aktive ka arritur në 539.

 

Dubai e bëri përsëri: tani pishina më e thellë në botë me 14.6 milion litra ujë

0

Qyteti i superlativave me kullën më të lartë në botë midis rekordeve të tij të shumta, Dubai tani ka pishinën më të thellë në planet të kompletuar me një “qytet të fundosur” për zhytësit për të eksploruar.

Pikiatë e thellë Dubai, e cila u hap të mërkurën, por fillimisht vetëm me ftesë, krenohet si “objekti i vetëm i zhytjes në botë”, ku mund të zbresësh 60 metra, 15 metra më thellë se çdo pishinë, nga rekordet botërore Guinness.

Ai përmban 14.6 milion litra ujë të freskët, një vëllim ekuivalent me gjashtë pishina me madhësi olimpike. Të udhëhequr nga dritat dhe muzika e ambientit, zhytësit mund të luajnë futboll në tavolinë dhe lojëra të tjera në fund, si dhe të eksplorojnë një “qytet të braktisur të fundosur” ose thjesht të kënaqen duke shikuar bimësinë gjatë zhytjes.

Pishina është e pajisur me më shumë se 50 kamera, për qëllime argëtimi dhe sigurie. Një zhytje një-orëshe kushton midis $ 135 dhe $ 410, duke u zotuar se do të hapet për publikun e gjerë së shpejti.

Dubai, i cili nga tetori pret Expo 2020 të vonuar, u rihap për turistët në korrik të vitit të kaluar dhe ka organizuar një nga fushatat më të shpejta të vaksinimit në botë kundër Covid-19.

Gjuan me kallashnikov në dasëm Policia e arreston një person nëf shatin Duhël

0

Policia ka arrestuar një person, i cili në një aheng familjar në fshatin Duhël të Suharekës, ku sipas raporti të Policisë i njejti ka gjuajtur me armë zjarr.

Me datë 31 korrik 2021, rreth orës 15:51 min, policia në Suharekë kishte pranuar një informacion se në fshatin Duhel te Suharekës dëgjohen të shtëna nga arma e zjarrit.

Veprimet policore ishin të menjëhershme dhe gjatë patrullimit në atë lokacion gjetën se i dyshimti H. L, i lindur në vitin 1969, kishte shkrepur disa here në ajër me arsyen se kishte një aheng familjar.

Policia informoj prokurorin kujdestar dhe në cilësinë e provës materiale gjeti dhe sekuestroj një armën kallashnikov, prodhim kinez me nr. serik 05481-84, me një karikator dhe 27 fishekë të po kësaj arme kalibri 7.62 mm, gjithashtu janë konfiskuar si dëshmi materiale edhe katër (4) gëzhoja që dyshohet se janë gjuajtur nga kjo armë.

Rasti po trajtohet në procedurë të rregullt hetimore.

Policia rajonale në Prizren apelon te qytetarët që rastet e festave apo ahengjeve familjare të mos përdorim armë zjarri të cilat cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe prishin rendin dhe qetësinë publike, andaj moto e policisë është: “Festo me zemër e jo me armë” dhe “Sa ma pak armë-ma pak tragjedi familjare”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort