Home Blog Page 4260

Situata me zjarret në Kosovë, katër vatra aktive

0

Numri i vatrave aktive me zjarr në vend ka në katër, nga 50 sa ishin.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj.

“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër  vatra zjarri”.

Koqinaj bëri të ditur se në Suharekë, rajoni i Prizrenit janë dy lokacione: Vraniç dhe Bukosh, pastaj Parku Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe në Janjevë, zjarr fushor dhe malor.

“Në të gjitha këto lokacione , NJPZSH  janë në veprim, deri sa në Rajonin e Pejës, Bjeshkët e Nemuna në  veprim përveç NJPZSH( Njësive Profesionale Zjarre fikje Shpëtim) janë edhe njësi të FSK-së dhe mbështetje sipas kërkesës edhe nga KFOR-i”.

Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, ​Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit.

Kryeministri Kurti shkon në Suharekë pas shpërthimit të zjarreve

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në orët e mëngjesit ka vizituar Komunën e Suharekës, pas shpërthimit të zjarreve ditën e djeshme në disa pjesë të kësaj komune.

Kryeministri Kurti fillimisht u prit në zyrën e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, kurse më pas kanë vizituar Zonën Industriale dhe fshatin Studençan.

Ai gjatë kësaj vizite ka takuar edhe disa nga banorët e Studençanit.

“Jam këtu në mënyrë që të njoftohem për së afërmi me gjendjen pas një numri të madh të shpërthimit të zjarreve në këtë komunë dhe të shoh si qeveri se çka do të mund të ndihmojmë duke u përqendruar te nevojat urgjente së pari”, tha Kurti.

Edhe kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bashkëbiseduar me banorët e Studençanit, duke u interesuar për gjendjen e tyre.

Në njoftimin e Komunës së Suharekës thuhet se nga Njësiti i Zjarrfikësve në Suharekë, kryeministri dhe kryetari i Komunës janë njoftuar me gjendjen momentale në rajonet e prekura nga zjarret.

Ndryshe, nga 50 vatra zjarri në Kosovë, aktive kanë mbetur vetëm 10.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj. Të dhënat janë deri në orën 16:00 të së hënës.

“Gjatë ditës kemi pasur edhe deri në 50 vatra zjarri, por që kanë mundur të lokalizohen, falë edhe ndërhyrjes së KFOR-it”, ishte shprehur Koqinaj, duke thënë se rajoni më i goditur nga zjarret është ai i Pejës, e sidomos fshati Shtupeq.

Koqinaj tha se Kosova ka nevojë të madhe për helikopterë në mënyrë që sa më mirë të menaxhohen situatat nga fatkeqësi të ndryshme.

Situata me zjarre në Kosovë vazhdon të jetë problematike në disa rajone të Kosovës.

Pas situatës me zjarre, Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media thekson se referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri.

“Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë”.

Ndryshe, deri tani lidhur me zjarrvënie, ​Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar. Njëri është arrestuar në Zubin Potok dhe tjetri në Babimovc të Obiliqit. 

 

https://www.facebook.com/watch/?v=930676307657876

Vazhdon sot seanca për 100 ditët e Qeverisë Kurti

0

Seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën debatohet për punën e Qeverisë Kurti për 100 ditët e para të qeverisjes vazhdon sot.

Seanca e nisur të hënën vazhdon sot në ora 10:00.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se qeveria e tij nuk krahasohet me ish qeveritë e kaluara.

Kurti tha se gara e tij nuk është me të kaluarën, por me të ardhmen. Sipas tij, këto 100 ditë janë kthesë drejtë zhvillimit.

Para deputetëve, kreu qeveritar ka paraqitur edhe të arriturat, që siç tha janë realizuar në këta muaj qeverise.

“Qeveria jonë nuk krahasohet me qeveritë e mëparshme, gara jonë po theksojë nuk është me të kaluarën, por të ardhmen. Këto janë ditët e kthesës drejtë zhvillimit”, tha ai.

Por, shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka pasur kritika për fjalën e kryeministrit Albin Kurti në seancën mbi punën 100-ditore të qeverisë.

Ai tha se janë prezantuar shumë pak projekte që janë realizuar nga Qeveria Kurti 2, derisa shtoi se po e njëjta e ka humbur shpresën e qytetarëve.

Tahiri ka akuzuar Kurtin edhe për abstenim në qeverisje në katër komunat në veri

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se raporti i punës për 100 ditët e Qeverisë së Kosovës është i thatë, dëshpërues, por është i vërtetë, pasi pasqyron qeverinë që ka marrë epitetin e qeveri praktikante dhe populiste.

Abdixhiku tha se kjo qeveri e sheh si fakt që Kosova po lulëzon vetëm pse ata janë tashmë në qeveri, pa bërë asgjë tjetër.

582 raste aktive me coronavirus në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bën të ditur se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 582.

MSH njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,266 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë mbi 428.818 doza të vaksinës.

Deri më sot mbi 146.215 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Institucionet shëndetësore, në vazhdimësi po apelojnë për vaksinim kundër COVID-19, duke vlerësuar se është arma e vetme për të mposhtur pandeminë.

Madje, tashmë në Kosovë është prezent edhe varianti “Delta” i coronavirusit, i cili sipas ekspertëve po përhapet më shpejtë sesa variantet tjera të COVID-19.

Një ditë më parë në seancën e Kuvendit të Kosovës, edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka kërkuar nga qytetarët t’i përgjigjen thirrjes për vaksinim.

Ai tha se synim i tyre mbetet imunizimi i 60 për qind të popullatës deri në fund të vitit.

“Edhe fushata e vaksinimit po e bënë të vetën sepse vetëm gjatë ditës së sotme kemi 17 mijë termine të caktuara nga qytetarët për vaksinim që është në harmoni të plotë me planin e veprimit për vaksinimin e qytetarëve në masë përkundër sfidave që i kemi interesimi i qytetarëve çdo ditë e më shumë për vaksinim po rritet dhe ne qëndrojmë në objektivin tonë për vaksinim deri në fund të vitit të 60 për qind të popullatës duhet të përfshihet në vaksinim. Varianti Delta është prezent mbi 80 për qind e të infektuarve ditor dhe ky variant me shpërndarjen është jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe e vetmja alternativë është vaksinimi”, theksoi Vitia në seancën e së hënës në Kuvend.

Për procesin e vaksinimit, ministri Vitia ka thënë se ka qenë sfidë përgatitja e ekipeve dhe qendrave dhe se jo secila qendër ia ka dalë që të funksionoi në mënyrë të përkryer.

Vitia tha se në disa komuna është dashur që të punohet më shumë që t’u shpjegohet edhe qytetarëve për rëndësinë e vaksinimit.

Moti i nxehtë dhe me vapë edhe sot

0
created by dji camera

Edhe sot mbi vendin tonë do të mbretëroj mot me temperatura të larta.

Instituti Hidrometeorologjik njofton se me edhe me datën 3 gusht do të jetë shumë nxehtë. Paradite kryesisht me diell, e gjatë ditës dhe mbrëmjes me vransira kalimtare, por pa gjasa për reshje.

4.08 – Mbetet mot shumë i nxehtë, me diell dhe vransira kalimtare. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.

5.08 – Vransira të ndryshueshme dhe jo shumë nxehtë. Pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.

6.08 – Paradite me kthjellime, ditën priten zhvillime të vransirave e mundësi edhe për rrebeshe shiu me bubullima.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 16C deri 20C, e maksimalet fillimisht luhaten nga 34C deri në 36C, e nga dita e enjte zbresin në 30C e 28C.

Do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 6-15m/s, ditën e hënë edhe me hove deri në 17m/s.

Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, e ditën e enjte me tendencë të rënies.

Policia e Kosovës: Të gjithë zjarrvënësit do të përballen me organet e drejtësisë

0

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë lidhur me vatrat e zjarrit që janë përhapur në shumë vende të Kosovës.

Policia bën me dije se ata që kanë shkaktuar zjarret, qëllimshëm apo me neglizhencë, do të ndiqen nga organet e drejtësisë.

Kjo është komunikata e plotë:

Referuar situatës në të cilën ndodhemi lidhur me përhapjen e disa zjarreve nëpër lokalitete të ndryshme të vendit tonë, Policia e Kosovës me kapacitetet e saj në dispozicion po angazhohet me përkushtim në parandalimin dhe shuarjen e zjarreve duke ofruar asistencë me pajisje policore si topat e ujit si dhe duke koordinuar aktivitetet me agjencionet tjera në të gjitha rajonet ku janë raportuar vatra zjarri.

Policia e Kosovës është angazhuar në mënyrë intensive në hetimin e shkaktarëve të zjarreve dhe të gjithë personat/individët që dyshohen se kanë shkaktuar zjarrvënie të qëllimshme, apo si pasojë e neglizhencës së tyre, do të përballen me organet e drejtësisë.

 

Nokia rikthen telefonin ikonik, me një bateri që zgjat 21 ditë

0

Nokia ka njoftuar rikthimin e Nokia 3610 me jetëgjatësi baterie 21-ditore, diçka e padëgjuar në epokën e sotme të telefonave inteligjentë. Marka finlandeze njoftoi se do ta lançojë telefonin në gusht bashkë me dy telefona inteligjentë të rinj.

Nokia 3610 ishte një nga telefonat më të mirë të vitit 2001. Telefoni thuhet se do të dalë në treg për vetëm 40 euro. Kompania është munduar të rikrijojë modelet e vjetra si 3310 dhe 8110, si një përpjekje për të risjellë lavdinë e dikurshme të markës.

Ndryshe nga modelet e tjera,, 6310 do t’i mbetet besnik modelit origjinal me vetëm disa ndryshime të vogla. Pamja origjinale me tre ngjyra është ndryshuar ndërsa ekrani është më i madh. Telefoni vjen në ngjyrë jeshile të errët, të verdhë, të zezë dhe blu e hapur.

Abdixhiku – Qeverisë Kurti përgjatë 100 ditëshit: I thatë dhe dëshpërues

0

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se raporti i punës për 100 ditët e para rë Qeverisë së Kosovës është i thatë, dëshpërues, por është i vërtetë sipas tij, pasi pasqyron qeverinë që ka marrë epitetin “qeveri praktikante dhe populiste”.

Abdixhiku tha se kjo qeveri e sheh si fakt që Kosova po lulëzon vetëm pse ata (zyrtarët e VV-së v.j.) janë tashmë në qeveri, pa bërë asgjë tjetër.

“Sot kemi para vetës një raport 100 ditësh që sikurse planin qeverisës i prezantuar po ashtu me vonesë është i thatë, është dëshpërues, por është i vërtetë. I vërtetë është, sepse e pasqyron saktë këtë qeveri që tashmë ka marrë epitetin qeveri praktikante dhe populiste. E dëgjuat kryeministrin, një ndër argumentet bazike të tij dhe të raportit 100 ditësh është ajo e performancës së përgjithshme politike, ekonomike, shoqërore, të politikës së jashtme. Kosova sipas tij po merr hov e po lulëzon gjithandej për shkak të disa faktorëve tjerë që nuk i dimë, por kryesori, thelbësori, më i rëndësishmi është vet fakti që këta janë në qeveri. Ky akt si fakt i të qenit në qeveri pa ndonjë masë, se për masa nuk po flitet, mjafton që Kosova të lulëzojë vetvetiu brenda dhe jashtë. Kështu këta e shohin vetën, një ndërrim karrige nga aty këtu dhe Kosova lulëzon, pa bërë asgjë tjetër”, tha ai.

Ai ka pasur kritika për krahasimin e ekonomisë për shtatë muajt e parë të vitit me ata të vitit të kaluar, kur vendi ishte i mbyllur për shkak të pandemisë. Sipas tij, po tentohet që pazotësia e kësaj qeverie të mbulohet me numra.

I pari i LDK-së tha se qeveria Kurti ka ndryshuar qëndrim edhe sa i përket reciprocitetit e dialogut me Serbinë.

“Për 100 ditë ndryshuat qëndrim në reciprocitet aq shumë sa që kauzën simbolike të bllokave të Serbisë e kapërcyet me lehtësi, ia hoqët tarifën ironikisht produktit të vetëm që e mbanit si simbolikë. Ndryshoni edhe në dialog, pa kushte, pa platformë, pa raportim, e injoroni këtë Kuvend e kështu edhe popullin me mos transparencë, sepse po mendoni nga aty ku jeni nuk keni me zbrite asnjëherë. Dialogun po e përdorni natyrisht për elektrizim të masave këtu, krenoheni çka i ke thënë Serbisë, e vërteta është se çka i thua Serbisë nuk është më punë e madhe këndej, këtë vend Serbisë i kanë bërë edhe rezistencë shoqërore edhe luftë të armatosur patriotët më të mëdhenj të vendit”, tha ai.

Abdixhiku ka kërkuar të dijë se çka është duke bërë qeveria që Kosovën ta nisni përfundimisht në rrugën e lëvizjes së lirë, në rrugën e NATO-s, BE-së e OKB-së.

Sa i përket punësimeve familjare, Abdixhiku tha se po tentohen të mbulohen duke iu referuar 20 viteve të kaluara.

“Kjo qeveri ka kapur me familjar bordin e Telekomit të Kosovës, bordin e Postës së Kosovës, bordin e Iber-Lepencit, Këshillin Shtetëror të Cilësisë, Odën e Farmacistëve, Universitetin Isa Boletini, Universitetin Haxhi Zeka, Teatrin Kombëtar të Kosovës, Kompaninë rajonale të ujësjellësit Prishtina, e plot trupa të tjerë. Tani çështja është kështu kur punëson motrën, nipin e dajën çfarë dallojnë nga kapësit e deritanishëm, cili është ndryshimi. Kur një anëtar i juaji vendoset drejtor i një ndërmarrje publike, gruan e vendos në departamentin e financave, kunatën në arkiv, e nipin në prokurim ku dalloni ju. Ka 15 vite që flisni me të drejtë që nepotizmi dhe korrupsioni janë probleme të mëdha të ndërmarrjeve publike dhe për 100 ditë i bëtë të gjitha gjërat që nuk duhet bërë. Kur jepni 28 tenderë një burimor nga 33 sosh, kur nënshkruani një kontratë korruptive, 5 euro për veturën për ta anuluar pastaj si rezultat i presionit publik, por jo si pasojë e një ndërgjegje të brendshme, ku dalloni ju”, tha ai.

Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren

0
Dhjetëra vetura të parkuara në një parking janë përfshirë nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Xërxë-Prizren.

Lexues të Telegrafit kanë dërguar pamjet nga vendi i ngjarjes, ku kanë treguar se si rezultat i kësaj është bllokuar edhe rruga shkaku i kolonës së madhe.

Është thënë gjithashtu se qytetarët kanë lajmëruar ekipin e zjarrfikësve, ndërkaq këta të fundit nuk kanë arritur ende në vendin e ngjarjes.

Telegrafi ka kontaktuar me policinë të cilët thanë se janë në pritje të informatave nga terreni.

Nagavci: Mësimi plotësues vazhdon edhe vitin e ardhshëm

0

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se mësimi plotësues do të vazhdoj edhe gjatë vitit të ardhshëm.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se përhapja e pandemisë COVID-19 ka shfaqur vështirësi dhe sfida të mëdha në shumë dimensione e në veçanti ka reflektuar edhe në procesin edukativo-arsimor.

“Në linjë me këtë, në fund të muajit prill morëm vendim që të organizohet mësim plotësues për fëmijët që kanë pasur ngecje në mësim gjatë pandemisë.
Falënderoj të gjithë mësimdhënësit, shkollat dhe DKA-të për punën dhe angazhimin e tyre në këtë proces. Jam e bindur se procesi i organizimit të mësimit plotësues ka reflektuar dhe ndihmuar nxënësit sadopak në arritjen e rezultateve dhe kompensimin e mësimit të humbur”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

 

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort