Home Blog Page 4259

Aksidenti tragjik në Kroaci, ministri Mehaj dekoron kolonelin Rajko Periq me medaljen “Shërbim i shquar”

0

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama priti sot në takim të veçantë këshilltarin ushtarak kroat në kuadër të NALT-it në Ministrinë e Mbrojtjes, kolonel Rajko Periq.

 

Me këtë rast, ministri Mehaj, në shenjë të mirënjohjes për angazhimin e jashtëzakonshëm  në menaxhimin e fatkeqësisë tragjike të javës së kaluar në Sllavonski Brod të Kroacisë, kolonelin Periq dekoroi me medaljen “Shërbim i shquar”.

Gjithashtu, ai shprehu edhe falënderimin dhe mirënjohjen për angazhimin e tij me përkushtim të lartë profesional, në këshillë-dhënie për stafin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Mehaj, ndër të tjera theksoi edhe njëherë vlerësimin e lartë për lidhjen e natyrshme dhe bashkëpunimin e fuqishëm me shtetin mik kroat, të dëshmuar edhe në rastin e fatkeqësisë tragjike në Kroaci.

Nga ana e tij, kolonel Periq, shprehu përshtypjet dhe admirimin e tij për të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së dhe vizionin e saj për të ardhmen.

Koloneli Periq, përkushtimin e tij për mbështetje nga autoritetet kroate është duke e dëshmuar edhe në koordinimin e mbështetjes së mundshme në menaxhimin e zjarreve të ditëve të fundit.

Ndryshe, më 25 korrik, një autobus me qytetarë të Kosovës që po vinin nga Gjermania u aksidentua në Kroaci, ku si pasojë humbën 10 qytetarë nga Kosova, mërgimtarë dhe më shumë se 40 u lënduan.

Kryetari i Suharekës i shpërblen me paga shtesë zjarrfikësit

0

Pasi disa pjesë të  Suharekës janë përfshirë nga zjarri, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj ka vendosur t’i shpërblej zjarrëfikësit për punë e tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Muharremaj ka treguar se 50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.

Postimi i plotë:

Mobilizimi për situatën aktuale në menagjimin e zjarreve po vazhdon.

Drejtorët kanë marrë detyra shtesë dhe do të jenë vazhdimisht në teren me kryetarët e fshatrave dhe njësitë vullnetare.

4 zjarrëfikës të rinjë do të jenë shtesë me pagesë për 3 muaj.

50 euro shtesë do të jetë pagesa për 3 muajt e ardhshëm, për zjarrëfikësit të cilët aktualisht janë në krye të detyrës.

Bali Muharremaj

 

Këta janë emrat e propozuar nga Qeveria Kurti për anëtarë të Bordit të AKP-së

0

Qeveria Kurti është duke e mbajtur mbledhjen e saj të radhës.

 

Në rend dite në këtë mbledhje ishte përzgjedhja e emrave për t’u bërë anëtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Emrat të cilat qeveria ka propozuar për tu bërë anëtarë të këtij bordi janë si vijon:

Nazmi Mikollovci

Suzana Dautaj

Mentor Hyseni

Vjollca Jashari

Violeta Arifi Krasniqi,

Xhevdet Neziraj,

Halim Muqolli,

Avni Ajdini.

Vdes avokati i njohur kosovar me prejardhje nga Komuna e Prizrenit

0

Oda e Avokatëve të Kosovës ka bërë të ditur se ka humbur anëtarin e saj, avokatin Besnik Blakaj.

 

“Oda e Avokatëve të Kosovës, i shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

Varrimi i të ndjerit, do të bëhet sot me datë 03.08.2021, në fshatin Vrellë – Komuna e Istogut, në ora 17:00″, thuhet në njoftimin e OAK.

Avokati, Besnik Blakaj u lind më 06.07.1962 në fshatin Zhur, Komuna e Prizrenit. Fakultetin Juridik e kishte përfunduar në Universitetin e Prishtinës me datë 08.09.1993, ndërsa provimin e Jurisprudencës e kishte dhënë me datë 20.09.2003 në Prishtinë.

Avokati Blakaj ushtroi profesionin e avokatit që nga data 11.11.2003, me seli të zyrës në Pejë.

Kurti: Zjarret sfidë e madhe, kemi kërkuar ndihmën e FSK-së dhe KFOR-it

0

Kryeministri Albin Kurti ka folur për ballafaqimin me zjarret që shpërthyen ditët e fundit në disa qytete të vendit.

 

Kurti ka deklaruar se komunat nuk kanë zjarrëfikës mjaftueshëm, ndërsa shtoi se komunat fiqnje po i ndihmojne komunat tona.

Ai tha se është në kontakt të vazhdueshëm me kryetarët e komunave ku ka shpërthyer zjarri.

“Jam në kontakt të vazhdueshëm dhe me mundësitë që kemi po bëjmë më të mirën. Si institucione po mboilizohemi makasimalisht, kemi kërkuar edhe ndihmën e FSK-së dhe KFOR-it”, deklaroi ai.

Kurti tha se mbajtja nën kontroll e zjarreve është një sfidë e madhe për vendin tonë.

RrGK: Shqetësuese përfshirja e ultë e grave në listat zgjedhore për zgjedhjet lokale

0

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka thënë se po përcjellë me vëmendje të shtuar zyrtarizmin e kandidatëve për kryetar/e të komunave. RrGK shprehet se është shqetësuese që nga kandidatët e zyrtarizuar deri më tani, gratë mbesin shumë pak të përfshira në listat zgjedhore të partive politike.

“RrGK vlerëson përpjekjet e disa partive për të kandiduar gra në garën për zgjedhje lokale. Sidoqoftë, përzgjedhja e deritanishme e shumicës së kandidatëve burra për kryetar/e të komunave është jashtëzakonisht problematike. Kjo praktikë e ndjekur nga partitë politike është duke pamundësuar përfshirjen e grave në jetën publike dhe ndërtimin e një shoqërie më të barabartë. RrGK ua rikujton partive politike të Kosovës se neni 14 i Ligjit për Barazi Gjinore (LBGJ) i obligon ato që të zbatojnë masat për promovimin e pjesëmarrjes së barabartë të burrave dhe grave në organet dhe trupat e partive, në pajtim me dispozitat e nenit 6 të këtij ligji – i cili përcakton qartë se në ato raste kur ekzistojnë pabarazitë, duhet të merren masa të veçanta të përkohshme me qëllim të përshpejtimit të realizimit të barazisë faktike ndërmjet grave dhe burrave në ato fusha ku ekzistojnë pabarazi. Prandaj, është e domosdoshme që të respektohet ky ligj dhe të krijohen kushtet që gratë të kenë mundësi që në mënyrë të barabartë me burrat të marrin pjesë në proceset vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.

RrGK ka theksuar se zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit treguan për një pjesëmarrje të madhe të grave në procesin zgjedhor dhe sollën rritje të numrit të grave në përfaqësimin politik.

“Përmes votës, qytetarët treguan që duan më shumë gra në pozita udhëheqëse andaj partitë politike, përveç respektimit të LBGJ, e kanë për obligim që t’a respektojnë këtë vullnet dhe të ofrojnë më shumë hapësirë për gratë në zgjedhje lokale. Teksa afatet po ngushtohen dhe brenda partive ende po diskutohet për kandidaturat e mundshme, RrGK edhe njëherë u bën thirrje të gjitha partive politike që të kandidojnë sa më shumë gra për kryetare të komunave në zgjedhjet lokale dhe t’i përmbahen standardit të përfaqësimit minimal prej pesëdhjetë përqind (50%) në pajtim me kushtet e parapara me Ligjin për Barazi Gjinore. Ne kërkojmë që partitë politike të angazhohen për të ofruar hapësirë për gratë në këto zgjedhje lokale duke krijuar mundësi për përfshirje në përfaqësim politik edhe të grave me aftësi të kufizuara, grave rome, ashkalike, egjiptiane, gorane dhe serbe të cilat nuk janë të përfaqësuara fare. Gratë kanë nevoja dhe ide të ndryshme, dhe për një udhëheqje gjithëpërfshirëse, është e domosdoshme përfaqësimi i tyre në organet vendimmarrëse”, thuhet në njoftim.

RrGK ua ka rikujtuar partive politike në Kosovë se përfshirja e grave në proceset vendimmarrëse është një hap i rëndësishëm në përpjekjen për të ndërtuar një shoqëri të drejtë dhe të barabartë.

Shaban Gogaj pa mbrojtës, anulohet seanca në rastin ku ai po akuzohet për vrasjen e Agonis Tetajt

0
Është anuluar seanca ndaj të pandehurit Shaban Gogaj, i cili po akuzohet për vrasjen e tani të ndjerit, Agonis Tetaj.

Deri te anulimi i seancës ka ardhur për shkak se pas përjashtimit të mbrojtësit të të pandehurit, avokatit Besnik Berisha, i pandehuri nuk ka mbrojtës tjetër.

Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Pejës, Tringa Zhuti.

“Si rezultat i përjashtimit të mbrojtësit të tij, i njëjti nuk ka mbrojtës tjetër andaj nuk ka kushte për mbajtjen e seancës”, tha Zhuti.

Ndryshe, me 28 qershor 2021, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Husaj-Rugova, e ka përjashtuar avokatin Besnik Berisha nga mbrojtja e Shaban Gogaj.

Kjo pasi, avokati Berisha i ishte drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.

Fillimisht, për këtë ai është dënuar me 500 euro gjobë, për çka, avokati Berisha nuk ka ngelur i befasuar e duke u shprehur me fjalët “shyqyr që ekzistojnë shkallët e tjera”.

Pas kësaj, gjykatësja Husaj-Rugova mori aktvendim për përjashtimin e tij, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Me dënimin me gjobë dhe përjashtimin e avokatit Besnik Berisha nga mbrojtja e të akuzuarit Shaban Gogaj, nuk është pajtuar Këshilli Drejtues i Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), ku kjo e fundit e ka cilësuar këtë vendim, cënim të nderit dhe profesionit të avokatisë.

Në arsyetimin e vendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se gjykatësja Violeta Husaj-Rugova nuk kishte përfshirë në procesverbal të gjitha deklarimet e bëra në atë seancë.

Si rrjedhojë e kësaj, Këshilli Drejtues ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJ), të bëjë vlerësimin e ligjshmërisë së vendimit të Gjykatës së Pejës për dënimin dhe përjashtimin e avokatit Besnik Berisha.

Përveç kësaj, Këshilli ka kërkuar nga kryetari i Gjykatës së Pejës, Armend Berisha, që përveç vlerësimit të vendimeve, të bëjë edhe inicimin e procedurës disiplinore ndaj gjykatësës Violeta Husaj-Rugova.

Ndërsa sipas Këshillit Drejtues, deri në përfundimin e hetimeve disiplinore ndaj avokatit Berisha nga prokurori disiplinor i OAK-së, nuk do të bëjë caktimin e avokatit sipas detyrës zyrtare ndaj të pandehurit Shaban Gogaj, në rast të kërkesës nga Gjykata Themelore në Pejë.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Pejë, gjegjësisht kryetari Armend Berisha ka refuzuar kërkesën e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK) që të inicojë procedurë disiplinore ndaj gjykatëses Violeta Husaj-Rugova.

Sipas burimeve brenda gjykatës, “Betimi për Drejtësi” merr vesh se Gjykata e Pejës nuk e ka gjetur të bazuar kërkesën për inicim disiplinor dhe rishqyrtim të vendimit për përjashtimin e avokatit Berisha dhe si rrjedhojë, kjo kërkesë është refuzuar si e pabazuar.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë, më 12 qershor 2019, Shaban Gogaj akuzohet për vrasje të rëndë, se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:04, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, përkatësisht në kompaninë “Gogaj AG”, me dashje e privon nga jeta Agonis Tetaj dhe me këtë ka vënë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarve Agzon Hadërgjonaj dhe Faruk Zukaj.

Sipas aktakuzës, pasi i pandehuri merr një telefonatë nga e cila bisedë shihet se është dukshëm i acaruar dhe posa e përfundon këtë bisedë, i pandehuri nga karrigia e anës së majtë të banakut kalon në një tjetër që gjendej në mes të banakut, lakohet dhe nxjerr nga sirtari i fundit në anën e djathtë të tij revolen e tipi “Beretta”, vendos karikatorin dhe e repeton të njëjtën, e merr në shenjë tani të ndjerin Tetaj.

Në aktakuzë thuhet se tani ndjeri në ato momente ishte në mes të dy dëmtuarve tjerë dhe i pandehuri qëllon një herë në drejtim të tij dhe e kthen armën ku e kishte marr, më pas menjëherë çohet nga karrigia, me ç’rast për pasojë i dëmtuari merr plagë në kokë, ku si rrjedhojë pëson vdekje të menjëhershme.

Në këtë rast, për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe Isuf Cacaj, ku sipas aktakuzës, më 23 shtator 2019, rreth orës 14:50 në Deçan, në shitoren “Gogaj AG”, ka mbajt në pronësi armë dhe atë pistoletën e tipit “Bloë TR 92”, e kalibrit 9mm, e gjetur nga policia në sirtarët nën banakun e arkës.

Kurse, sipas aktakuzës që ishte ricilësuar më 16 mars 2021, nga prokurori Agon Uka, Shaban Gogaj akuzohej se më 23 shtator 2018, rreth orës 11:05:31, në Deçan, në rrugën “Luan Haradinaj”, në kompaninë “Gogaj Ag”, nga pakujdesia i pandehuri Gogaj, e privon të ndjerin nga jeta, Agonis Tetaj.

Sipas ricilësimit, gjersa i pandehuri ishte duke komunikuar në telefon me Natyra Melaj, vajzën e hallës rreth shkuarjes së tij në bjeshkë, duke e porosit që të merrte gjësende ushqimore, posa e përfundon këtë bisedë, e lëshon telefonin në tavolinë, nga karrika në skajin e majtë të banakut ku ishte ulur, kalon në karriken tjetër që gjendet në mes të banakut, lakohet duke shikuar në anën e djathtë kah dritaret në drejtim të rrugës dhe nxjerr nga sirtari i tretë i anës së djathtë, revolen e llojit “Beretta”, Model 92 FS, e vendos karikatorin në armë, e reperton të njëjtën dhe shkrep një herë në drejtim të, Asgan Hadërgjonaj, Agonis Tetaj e Faruk Zukaj, të cilët kanë qenë në distancë rreth 70 cm në mes vete, ndërsa në raport me të pandehurin distance ka qenë 4-5 metra,

Nga kjo shkrepje, sipas prokurorit Uka, goditet tani i ndjeri Agonis Tetaj në mollëzën e djathtë të fytyrës, e pas këtij veprimi i akuzuari kthen armën ku e ka marrë duke e kap kokën me dy duart, duke menduar se ka shkrep me armën me gaz, për të cilën paraprakisht e ka njoftuar xhaxhi i tij, Isuf Cacaj, se arma me gaz ndodhet aty.

Sipas aktakuzës që ishte ricilësuar nga prokurori Uka, i akuzuari këtë veprim nuk e ka dëshiruar as pasojën e shkaktuar, përkatësisht pasoja shkaktohet kundër vullnetit të tij, si rezultat i moskujdesit apo indiferencës apo jo seriozitetit të tij, ashtu që përkundër përpjekjeve për ofrimin e ndihmës, tani të ndjerit Agonis, i njëjti nuk ka mundur të mbijetoj plagës.

Në gjendje të rëndë shëndetësore, 18 vjeçari i lënduar nga rrëzimi i lisit në Prizren

0

Djaloshi 18 vjeçar E.Sh nga Prizreni, që pësoi lëndime nga rrëzimi i një lisi mbi Marash, ndodhet në gjendje të rëndë në QKUK në Prishtinë.

Babai i tij, që edhe vet ka pësuar pasi kishte qenë me të birin në momentin kritik, konfirmoi për portalin se djaloshi, student i vitit të parë, ndodhet në gjendje kome, në repartin Neuropsikiatrik në Prishtinë, raporton Gazeta e Prizrenit.

Ai ka thënë se djali ka pësuar goditje në tru dhe ka humbur shumë gjak, pas plagëve të marra, derisa ishin mbi urë kur lisi ishte rrëzuar.

Në fakt në piknik kishin dalë babai me djalë dhe motrën, dhe që të tre kishin pësuar lëndime.

Rastin e lëndimit të tre personave e ka paraqitur edhe Policia në Prizren.

Portali “Gazeta e Prizrenit” ka njoftuar se dy ditë më parë, mbi Marash është rrëzuar një lis i madh, i cili pos lëndimeve të 3 qytetarëve, ka dëmtuar edhe urën.

Shkaku i mbylljes, qytetarët nuk kanë mundur të ecin në këtë pjesë.

Sveçla thotë se do të arrestohen e ndëshkohen piromanët

0
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar rreth vatrave të zjarrit që janë përhapur ditëve të fundit në vend.

Sveçla në reagimin e tij tregoi se ku ka pasur vatra aktive gjatë ditës së djeshme teksa bëri të ditur se janë duke punuar me kapacitete të plota për të shuar vatrat e zjarrit dhe janë duke bërë çmos për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve.

Mes tjerash Sveçla bëri të ditur se deri më tani Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për zjarrvënie të qëllimshme dhe po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta.

“Është shumë me rëndësi të theksoj se përkundër temperaturave të larta ne kemi hasur raste të zjarrvënies së qëllimshme nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, për çka policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona, ndërsa po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta”.

Reagimi i plotë i Sveçlës:

Që nga e premtja zjarret kanë kapluar disa lokacione në komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës. Me këtë rast, Ministria e Punëve të Brendshme ka aktivizuar menjëherë Qendrën Operative e cila aktualisht është duke koordinuar të gjitha veprimet e ekipeve reaguese në terren.

Zjarrfikësit, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë, pjesëtarët e Policisë së Kosovës mbështetur edhe nga KFOR-i janë duke punuar me kapacitete të plota për të shuar vatrat e zjarrit, duke bërë çmos për të mbrojtur jetën dhe pronën e qytetarëve në këto lokacione.

Vetëm dje gjatë ditës, kemi pasur vatra aktive të zjarrit në këto komuna:

• Suharekë: Bukosh, Krushicë, Gjinovc, Reqan, Shirokë, Dubravë dhe Vraniq

• Gjakovës: Nec dhe Babaj të Bokës

• Prizren: bjeshkët e Oshllakut
• Pejë: Shtupeq
• Malishevë: Kravasari
• Artanë: Parallovë
• Mitrovicë e Veriut: Kushtovë e Vllahisë
• Zveqan: Rudinë
• Zubin Potok:Bube
• Fushë Kosovë: KozminËshtë shumë me rëndësi të theksoj se përkundër temperaturave të larta ne kemi hasur raste të zjarrvënies së qëllimshme nga disa qytetarë të pandërgjegjshëm, për çka policia e Kosovës tashmë ka arrestuar dy persona, ndërsa po vazhdon hetimin edhe për raste tjera të dyshimta.

Mobilizimi i të gjitha institucioneve tona nuk do të jetë i mjaftueshëm në këto situata nëse mungon përgjegjësia qytetare. Prandaj, ju bëjë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kenë kujdesin maksimal, që në asnjë rast dhe rrethanë të mos të ndezin zjarre, përndryshe ne do të jemi të pa-kompromis ndaj sjelljeve të tyre të cilat po shkaktojnë rrezik të përgjithshëm.

Drejtori i Institutit Sizmik: Kosova mund të goditet nga një tërmet deri në 6.3 shkallë të rihterit

0
Gjatë ditës së diel në Kosovë janë ndjerë lëkundje të lehta toke.

Epiqendra e tërmetit ishte 10 km në jug të Vitisë. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm në disa zona përreth.

Drejtori i Institutit Sizmik, Shemsi Mustafa ka thënë se përpos këtij tërmeti, gjatë javës së kaluar Kosova është goditur 7-8 tërmete, me shkallë të ndryshme të rihterit.

Sipas tij, në të ardhmen, Kosova mund të goditet nga një tërmet me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit.

“Kjo tregon se në të kaluarën por edhe tani Kosova mund të goditet me një magnitudë prej 6.3 shkallë të rihterit, shqetësimi i qytetarëve është krijuar sepse të gjithë e dinë se një dekadë pasluftës kanë qenë disa ndërtime të kryera në mënyrë të egër, pa respektuar kriterin e ndërtimit”, ka thënë ai në emisionin “Sot”.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort