Home Blog Page 4258

IKSHPK: Mos hani ushqim kudo, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve

0

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit për gjatë kësaj kohe.

 

IKSHPK thotë se qytetarët shpesh herë janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

“Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi! Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht! Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme:, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Për më shumë reagimi i plotë:

“Qytetarë të dashur!

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë!

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
-pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

IKSHPK thotë tutje në komunikatë “Mos hani ushqim kudo. Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve”.

Sulmohet sigurimi i Spitalit të Gjakovës

0

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është sulmuar fizikisht punëtori i sigurimit të spitalit. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marr tretman mjekësor.

 

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali ka bërë me dije se për rastin është njoftuar edhe policia, derisa thonë se po presin që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës”, thuhet në postim.

 

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

0

Mbi 280 persona prej moshës 13 e deri në 23 vjeç në Kosovë janë identifikuar me inteligjencë të jashtëzakonshme, përmes një projekti të veçantë të Institutit “Atomi” në Prishtinë.

 

Shteti i Kosovës, tash për tash, nuk ofron përkrahje për këta të rinj.

Instituti ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, “Atomi”, është e vetmja adresë në Kosovë që bën identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe u ofron përkrahjen.

Këtë punë ky Institut e ka bërë për një periudhë kohore dhjetëvjeçare.

Zyrtarët në këtë Institut thonë se përveç fëmijëve ‘atomistë’, të zbuluar në kuadër të projektit “Atomi”, janë identifikuar edhe shumë ‘atomistë’ të tjerë të moshave më të reja, madje edhe të moshës pesëvjeçare, të cilët janë referuar për vlerësim nga prindërit ose mësimdhënësit.

Naime Hoxha, drejtoreshë në Institutin “Atomi”, thotë se të drejtën e aplikimit për testimin e inteligjencës e kanë të gjithë nxënësit që janë në klasat 8-12 dhe që vijojnë mësimin në ndonjë shkollë, qoftë publike ose private në Kosovë.

Ndërkaq për nxënësit që janë më të rinj mund të testohen, por për ta nuk ekzistojnë aktivitetet përfituese.

Ganimete Rexhepi, nëna e një fëmije me aftësi të jashtëzakonshme, thotë se për të realizuar qëllimet dhe për të avancuar më shumë dijen e tij, përveç në Institutin “Atomi”, përkrahje nuk ka hasur, as në shkollë, e as në institucione të tjera të shtetit.

“Psikologia e Institutit ‘Atomi’ në atë kohë zonja Naime (Hoxha) ka shpjeguar se si duhet të veprojmë me fëmijën tonë, pasi ai u zbulua me aftësi të inteligjencës së jashtëzakonshme, mirëpo nuk kemi pasur asnjë lloj përkrahjeje (nga shteti). Përveç që (shkolla) na ka uruar dhe përgëzuar që kemi një fëmije të tillë, asgjë tjetër. Mund të them se më kujtohen si sot fjalët që kanë qenë prej drejtorit të shkollës se ‘Ne nuk kemi mundësi që asnjë përkrahje të ju japim, planprogrami është i njëjtë si për të gjithë fëmijët’ dhe kemi vazhduar ashtu. Do të thotë, asnjëherë, asnjë lloj përkrahjeje prej institucioneve të shtetit”, thotë Ganimete Rexhepi.

Drejtoresha e Institutit “Atomi”, Naime Hoxha thotë se deri tash nuk ka parë që ka mekanizma të nivelit nacional për identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të lartë, e as nuk ekzistojnë mekanizma udhëzues formalë që do t’iu ndihmonin mësimdhënësve e punonjësve të tjerë që të punojnë me këta fëmijë.

“Vetëm Instituti ‘Atomi’ merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme. Kështu që konsideroj që shteti ka shumë për të bërë dhe të bëjë hapin së pari me vetë legjislacionin që është në fuqi, e më pas edhe për të përkrahur personat me nevoja të veçanta”, shprehet ajo.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit në vitin 2019, kishte nxjerrë një udhëzim administrativ për fëmijët me aftësi të jashtëzakonshme inteligjente. Me anë të këtij udhëzimi, detyrat dhe përgjegjësitë e ministrisë janë që të hartojë dhe monitorojë zbatimin e politikave për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/ nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti, kreativitet dhe artistike. Mirëpo, deri më tash, kjo ministri nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje.

Treni i shpejtë nga Mynihu përplaset me trenin çek, 2 të vdekur e mbi 40 të lënduar

0

Dy persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar, kur një tren i shpejtë i nisur nga Mynihu i Gjermanisë i përplas me një tren udhëtarësh të mërkurën në Republikën Çeke.

Katër persona me lëndime të rënda janë transportuar nga vendi i aksidentit me helikopter, ndërsa 31 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan Reuters.
Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se aksidenti mes trenave ndodhi në qytezën perëndimore çeke, Domazlice.

“Treni Ex 351 e kaloi shenjën “Stop” dhe u përplas me një tren udhëtarësh”, tha ministri çek i Transportit, Karel Havlicek, duke iu referuar trenit ekspres, Mynih – Pragë.
Agjencia e lajmeve, CTK, raportoi se shërbimet emergjente dërguan katër helikopterë pas aksidentit, që ndodhi pas orës 8 të mëngjesit afër fshatit Milavce, 140 kilometra në jugperëndim të Pragës.
Komandanti rajonal i zjarrfikësve, Jaroslav Hrdlicka, tha për një televizion çek se ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar një person të zhdukur në vendin e përplasjes

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sërish në mëngjesin e së mërkurës në pikë-kalimin kufitar Merdare ka pritje të gjatë, në hyrje nga 90-120 minuta, ndërsa në dalje nga 120-160 min. Kolonat në Merdare janë deri në 1 kilometër. 

 

Pritje ka edhe në pikëkalimin Dheu i Bardhë, në hyrje/dalje 45-60 minuta.

Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë deri në 15 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min)    Dalje (min)

Merdare                          90-120           120-160

Jarinje                             10-15               10-15

Mutivodë                        03-05              03-05

Dheu i Bardhë               45-60             45-60

Vermicë                          03-05             10-15

Muçibabë                        05-10              10-15

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

689 raste aktive me coronavirus

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se  numri i rasteve aktive është 689.

 

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667, nga COVID-19 kanë vdekur 2,267 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius

Ndërkaq, të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.

Policia Rajonale në Prizren ka shqiptuar 47 tiketa, si pasojë e parregullsive në kundërvajtje në trafik

0

Drejtoria Rajonale e Policisë përmes një komunikate për media ka njoftuar aktivitetet e Policisë në Prizren.

 

Njoftimi i plotë:

 

 

“ Ku tani kemi fluks të madh të automjeteve në rrugë, Policia Rajonale në Prizren ka filluar me zbatimin e planit operativ “Alkoholi”, një aktivitet i përbashkët te NJRKRR me Stacionet  Policore- Prizren, Prizren-Veri dhe Suharekë nën mbështetjen e NJRSH-së .

 

Policia ka vazhduar me aktivitetet e saja ne parandalimin e aksidenteve ne komunikacion. Ku janë mbajtur pika kontrolli në orët e vona me datë 30,31/07/21 dhe 01.08.2021,  nga ora 23:30-02:00 .

 

Në angazhimet policore, gjatë realizimit të detyrave janë gjetur parregullsi në kundërvajtje në trafik dhe për këtë Policia ka shqiptuar 47 tiketa.

 

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar janë shqiptuar 23 gjoba.

Nisje e vrullshme 3 gjoba.

Ndërrimi i shiritave 1 gjobe.

Drejtimin e automjetit në ndikimin e alkoolit 3 gjoba.

Drejtimi i mjetit pa patentë shofer 1 gjobë.

Mos përdorimi i rripit të sigurisë 7 gjoba.

Skadimi i afatit të regjistrimit 1 gjobë.

Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër 2 gjoba.

Pa drita 5 gjoba. 

Mungesa e dokumenteve me veti 1 gjobë.

 

Ky aktivitet i Policisë, me masa te shtuara , ka për  qellim të parandalimit të aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe i fton qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë. Për te gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, ku qytetarët mund te dërgojnë  informatat (foto dhe sekuenca) në adresat tona elektronike të policisë (të dhënat e tyre do të ruhen me konfidencialitet të plotë).

 

Me këtë aktivitet Policia do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.”, thuhet në njoftimin nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren.

Kurti: Fuqia e rinisë sonë është brenda shtetit, për të na shtyrë drejt zhvillimit

0

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj, ngjarje kjo e organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë.

Në këtë ceremoni, ku i pranishëm ishin edhe Ambasadori i Republikës së Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, private dhe publike, Organizatat e Shoqërisë Civile, si dhe 200 të rinj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të nisim Muajin e Rinisë me kaq shumë të rinj bashkërisht.

“Për mua, çdo mundësi të flas drejtpërdrejt me të rinjtë është e rëndësishme, sepse vendimet që marrim tani dhe në vitet në vazhdim do të formojnë të ardhmen që ata do të trashëgojnë. Me agjendën e këtij Muaji, ne festojmë punën, angazhimin dhe potencialin e kësaj gjenerate”, tha kryeministri Kurti.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha është pak të thuash se jemi krenarë me të rinjtë tanë, që në Kosovë dhe botë, po korrin suksese të njëpasnjëshme në të gjitha fushat dhe sektorët.

Në sport, muzikë dhe film, në biznes, teknologji dhe arsim të lartë, kudo që ata angazhohen, rezultati është arritje e jashtëzakonshme, u shpreh kryeministri Kurti, duke vlerësuar se shteti i Kosovës nuk gëzon ambasadorë më të mirë.

“Falë tyre, emri ‘Republika e Kosovës’ dhe simbolet tona shtetërore vazhdimisht paraqiten krah-për-krah me ato të shteteve më të zhvilluara në arenën ndërkombëtare”, tha kryeministri.

 

Fjala e plotë e kryeministrit Kurti:

Mirëdita të gjithëve,

Të rinj pjesëmarrës,

I nderuari ambasadori Weidinger,

I nderuari udhëheqës i UNICEF-it në Kosovë, profesor Shpend Selimi

Të nderuar përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit,

Përfaqësues të institucioneve të tjera në Kosovë,

 

Thash profesor Selimi meqenëse kur unë isha i ri, si student, Shpend Selimi ishte i ri sikurse tani, dhe ishte profesor i imi e mi mbante disa lëndë, njëra prej tyre ishte Antenat.

E antenat janë të rëndësishme edhe për jetën politike, përveçse për valët elektromagnetike. Faleminderit profesor që na ke mësuar në rini, por edhe për punën që e ke bërë për të rinjtë edhe jashtë universitetit.

S’po dua ta heq kravatën e të jem më i lirë sepse ndoshta pastaj, mund të ndodhë që dikush prej jush të më sfidojë në basketboll pasi që jemi këtu. Njëherë, në po këtë fushë, më priu fati gjatë kohës së zgjedhjeve që para kamerave të shënoj në tentimin e parë. Kush e di çfarë rezultate do kishim në ato zgjedhje pa atë kosh. Prandaj edhe nëse sfidohem në gjuajtje të lira, e sipas probabilitetit mundësia të mos shënojë është më se reale, kërkesa ime për ju do të ishte të mos mbetet asnjë gjurmë që do mund ta shfrytëzonte opozita për kritikat e saj.

Është kënaqësi të gjendem mes jush, të nisim Muajin e Rinisë me kaq shumë të rinj bashkërisht. Për mua, çdo mundësi të flas drejtpërdrejt me të rinjtë është e rëndësishme sepse vendimet që marrim tani dhe në vitet në vazhdim do të formojnë të ardhmen që ata do të trashëgojnë.

Me agjendën e këtij Muaji, ne festojmë punën, angazhimin dhe potencialin e kësaj gjenerate. Është pak të thuash se jemi krenarë me të rinjtë tanë, që në Kosovë dhe botë, po korrin suksese të njëpasnjëshme në të gjitha fushat dhe sektorët. Në sport, muzikë dhe film, në biznes, teknologji dhe arsim të lartë, kudo që ata angazhohen, rezultati është arritje e jashtëzakonshme. Shteti i Kosovës nuk gëzon ambasadorë më të mirë. Falë tyre, emri ‘Republika e Kosovës’ dhe simbolet tona shtetërore vazhdimisht paraqiten krah-për-krah me ato të shteteve më të zhvilluara në arenën ndërkombëtare.

Por përtej paraqitjes jashtë, fuqia e rinisë sonë është brenda kufijve të vendit tonë, për ta formësuar shtetin dhe për të na shtyrë përpara drejt zhvillimit. Sfidat tona më të mëdha do zgjidhen nga ky brez i të rinjve, ndërsa përgjegjësia jonë tani është t’ua largojmë barrierat, t’ua ofrojmë mundësitë dhe hapësirën, dhe t’i pajisim me aftësitë e nevojshme për t’u angazhuar në të gjitha sferat e jetës.

Më shumë se liderët e së nesërmes, të rinjtë janë subjekti i sotëm i ndryshimit që po e kërkojnë të gjithë. Rinia gjithmonë ka qenë zëri i parë dhe më i lartë i avokimit që shoqëritë të përparojnë duke shtyrë kufijtë tanë përtej asaj që u mendua si e mundur nga gjeneratat e mëparshme.

Si kurrë më parë, shteti i Kosovës po investon në potencialin e brezit të ardhshëm. Prioriteti ynë i parë është menaxhimi i pandemisë COVID-19 në mënyrë që të shpëtojmë jetë njerëzish dhe të mbrojmë ekonominë e vendit. Përmes masave mbrojtëse dhe administrimit të vaksinave të siguruara, situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm. Në këtë aspekt, ju si të rinj keni detyrën dhe përgjegjësinë të vaksinoheni sa më parë, nëse këtë nuk e keni bërë ende.

Edhe ekonomia i është përgjigjur pozitivisht qeverisjes sonë. Eksportet, aktiviteti ekonomik dhe të hyrat buxhetore: të gjitha janë rritur. Kemi miratuar projektbuxhet për vitin 2021 prej 2.5 miliardë eurove sipas të cilit projektohet rritje ekonomike për 7.9%. Përpara se të merrnim drejtimin e Qeverisë, ky nivel rritjeje parashihej të arrihej vetëm në vitin 2023.

Pakoja e Ringjalljes Ekonomike që kemi miratuar gjithsej ka vlerën 1.1 miliardë euro. Të rinjtë do të përfitojnë posaçërisht përmes Skemës për Punësim të Garantuar për të Rinjtë, e cila do fillojë të zbatohet së shpejti. Përmes kësaj skeme, Qeveria do t’i subvencionojë pagat dhe kontributet për çdo 12 muaj çdo të ri që punësohet për herë të parë. Po ashtu, në kuadër të Pakos së Ringjalljes, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit do të ndajë 2.5 milionë euro në projekte të organizatave dhe individëve ku përfitues dhe pjesëmarrës do të jenë të rinjtë. Një pjesë e mirë e këtij fondi do t’iu dedikohet projekteve që rrisin përfshirjen e të rinjve në tregun e punës përmes trajnimeve, granteve dhe programeve për punë praktike.

Në veçanti ne jemi zotuar për lidhjen e tregut të punës me arsimimin profesional, në mënyrë që ta urëzojmë hendekun e shkathtësive, ashtu që të rinjtë kur ta mbarojnë fakultetin të kenë edhe një vend pune adekuat që lidhet me vitet dhe fushat e studimit.

Të gjitha këto por edhe shumë më tepër në kuadër të programit tonë qeverisës po i bëjmë për të rinjtë, jo vetëm sepse e kemi përgjegjësi, por sepse është interesi ynë më i lartë shtetëror.

Të rinjtë janë grupimi më i madh i fuqisë punëtore të Kosovës dhe çdo përpjekje për të rritur mirëqenien tonë kolektive duhet të synojë mbushjen e çdo të riu me një entuziazëm për të ardhmen që e pret në Kosovë dhe me një garanci se ata mund të krijojnë familje dhe të ndërtojnë të ardhme këtu në vendin e vet.

Shumë prej përpjekjeve tona lehtësohen falë bashkëpunimit me partnerët tanë zhvillimorë, vendorë dhe ndërkombëtarë. Sot, në aktivitetin e parë të Muajit të Rinisë po lansojmë fazën e dytë të Programit të Punës Praktike ‘Kosova Generation Unlimited’ në partneritet me UNICEF dhe Agjencinë Austriake për Zhvillim. Ju që do të përfitoni nga ky program, shpresoj që ta shfrytëzoni si mundësi për t’u sfiduar, rritur e ngritur profesionalisht. Sigurohuni që të jeni aktivë gjatë kësaj kohe duke bërë pyetje vazhdimisht dhe kontribuoni sa më shumë që të mundeni sepse kështu do të merrni më të mirën për vetën tuaj nga secila përvojë. Për punëdhënësit apo ofruesit e praktikës në punë është po aq mundësi e mirë kjo. Sipas raportit të një studimi në Kanada, punëdhënësit shohin një kthim të investimit prej afërsisht 1 dollar e gjysmë për çdo dollar të investuar në praktika pune për të rinjtë, por kjo me kusht se i angazhoni të rinjtë në role produktive ku mund të mësojnë dhe kontribuojnë maksimalisht.

 

Të dashur të rinj,

Ju jeni rritur në një periudhë me sfida të mëdha – nga lufta për liri kur ishit veçse fëmijë ose ndoshta ende të palindur e i kishit prindërit tuaj në vështirësi e sfida tejet të mëdha, deri në shpalljen e pavarësisë dhe tentimet e pandalshme që nga ajo ditë për ndërtimin e një shoqërie të sigurt, paqësore, demokratike dhe të barabartë. Tash, derisa vazhdojmë të menaxhojmë pandeminë COVID-19 dhe variantet që shpalleshin kohë pas kohe të këtij virusi, dhe teksa përpiqemi të rikuperohemi nga pasojat ekonomike të saj, Kosova hyn në një kapitull të ri me juve në front.

Ta ruajmë paqen, të punojmë për prosperitet, të luftojmë për drejtësi dhe gjithëpërfshirje, dhe ta mposhtim cinizmin me shpresë dhe me optimizëm.

Unë kurrë më i frymëzuar nga ju sesa tani nuk kam qenë. Tashmë e keni hapësirën dhe lirinë për të ndërtuar një të ardhme ashtu siç e meritoni, dhe për këtë, keni mbështetjen tonë të pakusht.

Nëse nuk jemi për rininë, atëherë nuk jemi. Por ne duhet dhe do të jemi me rininë dhe për rininë.

Ju faleminderit.

Komuna e Gjilanit apelon qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore

0

Komuna e Gjilanit ka apeluar qytetarët që të mos ndezin zjarre fushore dhe zjarre të tjera që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm për qytetarët dhe ekonomitë familjare.

 

Komuna e Gjilanit njofton se inspektorët e preventivës nga zjarri si dhe Policia e Kosovës janë në terren në vazhdimësi për të identifikuar çdo përhapje të zjarrit dhe shkaktarët e përhapjes.

“Kodi penal i Republikës së Kosovës, neni 365, sanksionon me burg nga gjashtë muaj deri në pesë vjet të gjithë ata që shkaktojnë rrezik të përgjithshëm përmes ndezjes së zjarreve”, thuhet në njoftim.

Për çdo rast, qytetarët mund të telefonojnë në numrat pa pagesë, 193 dhe 112.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort