Home Blog Page 4257

Policia jep detaje të reja për 64 vjeçarin që vdiq si pasojë e zjarrit në stallë

0

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vdekjen e 64 vjeçarit në Malishevë nga asfiksia.

Sipas njoftimit viktima diku rreth orës 01:00 pas mesnate më datë  (03.08.2021) ishte zgjuar dhe kishte shkuar tek shtalla e tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, më 02.08.2021, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar. Familjarët e kishin gjetur viktimën rreth një orë më vonë dhe e kishin dërguar në QKMF.

Sipas tyre, stalla dyshohet të jetë djegur si pasojë e lidhjeve të shkurtëra në rrjet elektrik shkaku i erërave të forta.

 

Njoftimi:

Policia e Kosovës, Stacioni Policor në Malishevë, rreth orës 02:30 të datës 03.08.2021 është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF), se një person i gjinisë mashkullore (viti i lindjes 1957), është sjellë pa shenja jete nga familjarët në këtë institucion shëndetësor.

Njësitet relevante policore (patrulla dhe hetuesia), i janë përgjigjur rastit. Sipas deklaratave të familjarëve,  dyshohet se viktima diku rreth orës 01:00 pas mesnate më datë  (03.08.2021) ishte zgjuar dhe kishte shkuar tek shtalla e tij e cila ishte përfshirë nga zjarri, më 02.08.2021, që të sigurohej nëse zjarri ishte shuar plotësisht apo nëse është riaktivizuar. Familjarët e kishin gjetur viktimën rreth një orë më vonë dhe e kishin dërguar në QKMF.

Më 02.08.2021 si pasojë e zjarrit ishte djegur një pjesë e shtallës së tij, e cila dyshohet të jetë djegur si pasojë e lidhjeve të shkurtëra në rrjet elektrik shkaku i erërave të forta. Zjarri ishte shuar nga zjarrfikësit në të njëjtën ditë rreth orës 19:00, pra më datë 02.08.2021.

Dyshimet e mjekut kujdestar janë se i njëjti mund të jetë ngulfatur/asfiksuar nga tymi i shtallës e cila edhe pse zjarri ishte shuar ende tymonte.

Pas konsultimeve me prokurorin e shtetit rasti është kualifikuar si ‘hetim i vdekjes’,  për hetim të rastit janë angazhuar hetuesit e Sektorit të Hetimeve Rajonale Gjakovë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimi i aksidenteve dhe incidenteve aeronautike, Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

0

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës (KHAIA) ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Autoritetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike në Maqedoninë e Veriut.

 

Me këtë rast, të dy autoritetet kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili ka për qëllim bashkëpunimin midis organeve hetimore kosovare dhe maqedonase në hetimin e aksidenteve në aviacionin civil, organizimin e trajnimeve të përbashkëta të hetuesve, shkëmbimin e praktikave të mira, informacionit, ekspertëve dhe pajisjeve në fushën e hetimeve të sigurisë në aksidentet ajrore, si dhe pjesëmarrjen dhe shkëmbimin e ekipeve hetimore në rast të një aksidenti me përmasa katastrofike.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, nënshkruesit nënvizuan se përfundimi i një marrëveshjeje të tillë konfirmon marrëdhëniet e mira të deritanishme në mes të dy vendeve tona në fushën e Hetimit të Aksidenteve Aeronautike, dhe krijimin e një kuadri të përbashkët për bashkëpunim profesional në të ardhmen në mes të dy Autoriteteve hetimore, të cilat kanë për synim efikasitetin më të madh, profesionalizmin, të cilat ndikojnë në rritjen e sigurisë së Aviacionit Civil në vendet tona.

Memorandumin e Bashkëpunimit në emër të Komisionit për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Kosovës e nënshkroi Mirsim Beqiri, kryesues i KHAIA-së, ndërsa në emër të Komitetit të Hetimeve të Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike të Republikës së Maqedonisë nga Zoran Ilevski-Kryesues i KISIV. 

Zjarret në Kosovë: Digjet stalla në Malishevë, vdes një person

0
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në fshatin Novosellë të Malishevës ka vdekur, pas përfshirjes së stallës së tij nga zjarri.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

“Fsh. Novosellë, Malishevë 03.08.2021 – 01:20. Viktima mashkull kosovar është sjellë pa shenja jete në QKMF pa shenja jete. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Si pasoje kësaj vdekje dyshohet të jetë ajri i tymosur pasi që viktima kishte shkuar tek stalla e cila ishte përfshirë nga zjarri. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IM për obduksion”, thuhet në raport.

Ndryshe, Malisheva është një prej komunave që është përfshirë nga zjarret.

IKSHPK: Mos hani ushqim kudo, pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve

0

Instituti Kombëtarë i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes gjatë konsumimit të ushqimit për gjatë kësaj kohe.

 

IKSHPK thotë se qytetarët shpesh herë janë helmuar si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar.

“Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi! Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht! Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme:, thuhet në reagimin e IKSHPK-së.

Për më shumë reagimi i plotë:

“Qytetarë të dashur!

Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë gatimit, ruajtjes, shpërndarjes dhe konsumit të ushqimit!

Shumë herë jemi ballafaquar me helmime me ushqim, ku qytetarë të pafajshëm për shkak të konsumimit të ushqimit të kontaminuar kanë përfunduar në spital, të cilët falë përkujdesjes së ekipit të mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë!

Kujdes i shtuar ku konsumohet ushqimi!

Shmangia e konsumimit të mishit dhe peshkut, suxhukut dhe produkteve të ngjashme të papërpunuara termikisht!

Shmangia e konsumimit të ushqimit që përmban vezë të freskëta, majonezë, salcat e ndryshme, etj.

Shmangia e konsumimit të djathit të freskët nga qumështi jo i pasterizuar ose zier!

Shmangia e konsumimit të frutave dhe perimeve të palara.

Nuk preferohet konsumimi i ushqimit që ka qëndruar jashtë frigoriferit për më shumë se 2 orë.

Konsumoni qumësht të pasterizuar ose të zier.

Frutat dhe perimet të lahen me ujë të bollshëm.

Ushqimi i mbetur të ruhet në frigorifer.

Ushqimi i ngrirë i cili është shkrirë duhet të konsumohet sa më shpejt ose të hidhet dhe nuk duhet të ringrihet!

Duart duhet të lahen:

-para se të filloni të përgatisni ushqimin
-pasi të prekni mishin e freskët, peshkun, vezët ose perimet
-pas përdorimit të tualetit
-pasi të pastroni hundën
-pasi të prekni një kafshë
-pasi të prekni ndonjë plagë apo prerje në trup.

IKSHPK thotë tutje në komunikatë “Mos hani ushqim kudo. Pakujdesia shkakton epidemi me rrezik për jetën e qytetarëve”.

Sulmohet sigurimi i Spitalit të Gjakovës

0

Spitali i Gjakovës ka njoftuar se sot në orët e para të mëngjesit është sulmuar fizikisht punëtori i sigurimit të spitalit. I njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke marr tretman mjekësor.

 

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali ka bërë me dije se për rastin është njoftuar edhe policia, derisa thonë se po presin që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar.

“Sot rreth orës 2.20 të mëngjesit, është sulmuar fizikisht në vendin e punës punëtori i sigurimit të spitalit, nga ana e disa personave të pandërgjegjshëm. Personi i sulmuara ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është duke e marr trajtimin e duhur mjekësorë. Për rastin në fjalë është njoftuar edhe policia dhe presim që të ndërmerren veprimet e nevojshëm nga organet kompetente, që sulmuesit të marrin dënimin e merituar. Menaxhmenti i Spitalit dënon ashpër sulmin duke shpresuar që rastet si ky mos të përsëriten, dhe personeli të ndjehen të sigurt ne vendet e tyre të punës”, thuhet në postim.

 

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

0

Mbi 280 persona prej moshës 13 e deri në 23 vjeç në Kosovë janë identifikuar me inteligjencë të jashtëzakonshme, përmes një projekti të veçantë të Institutit “Atomi” në Prishtinë.

 

Shteti i Kosovës, tash për tash, nuk ofron përkrahje për këta të rinj.

Instituti ndërkombëtar për inteligjencë të jashtëzakonshme në Kosovë, “Atomi”, është e vetmja adresë në Kosovë që bën identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të jashtëzakonshme dhe u ofron përkrahjen.

Këtë punë ky Institut e ka bërë për një periudhë kohore dhjetëvjeçare.

Zyrtarët në këtë Institut thonë se përveç fëmijëve ‘atomistë’, të zbuluar në kuadër të projektit “Atomi”, janë identifikuar edhe shumë ‘atomistë’ të tjerë të moshave më të reja, madje edhe të moshës pesëvjeçare, të cilët janë referuar për vlerësim nga prindërit ose mësimdhënësit.

Naime Hoxha, drejtoreshë në Institutin “Atomi”, thotë se të drejtën e aplikimit për testimin e inteligjencës e kanë të gjithë nxënësit që janë në klasat 8-12 dhe që vijojnë mësimin në ndonjë shkollë, qoftë publike ose private në Kosovë.

Ndërkaq për nxënësit që janë më të rinj mund të testohen, por për ta nuk ekzistojnë aktivitetet përfituese.

Ganimete Rexhepi, nëna e një fëmije me aftësi të jashtëzakonshme, thotë se për të realizuar qëllimet dhe për të avancuar më shumë dijen e tij, përveç në Institutin “Atomi”, përkrahje nuk ka hasur, as në shkollë, e as në institucione të tjera të shtetit.

“Psikologia e Institutit ‘Atomi’ në atë kohë zonja Naime (Hoxha) ka shpjeguar se si duhet të veprojmë me fëmijën tonë, pasi ai u zbulua me aftësi të inteligjencës së jashtëzakonshme, mirëpo nuk kemi pasur asnjë lloj përkrahjeje (nga shteti). Përveç që (shkolla) na ka uruar dhe përgëzuar që kemi një fëmije të tillë, asgjë tjetër. Mund të them se më kujtohen si sot fjalët që kanë qenë prej drejtorit të shkollës se ‘Ne nuk kemi mundësi që asnjë përkrahje të ju japim, planprogrami është i njëjtë si për të gjithë fëmijët’ dhe kemi vazhduar ashtu. Do të thotë, asnjëherë, asnjë lloj përkrahjeje prej institucioneve të shtetit”, thotë Ganimete Rexhepi.

Drejtoresha e Institutit “Atomi”, Naime Hoxha thotë se deri tash nuk ka parë që ka mekanizma të nivelit nacional për identifikimin e fëmijëve me inteligjencë të lartë, e as nuk ekzistojnë mekanizma udhëzues formalë që do t’iu ndihmonin mësimdhënësve e punonjësve të tjerë që të punojnë me këta fëmijë.

“Vetëm Instituti ‘Atomi’ merret me identifikimin dhe përkrahjen e personave me inteligjencë të jashtëzakonshme. Kështu që konsideroj që shteti ka shumë për të bërë dhe të bëjë hapin së pari me vetë legjislacionin që është në fuqi, e më pas edhe për të përkrahur personat me nevoja të veçanta”, shprehet ajo.

Në anën tjetër, Ministria e Arsimit në vitin 2019, kishte nxjerrë një udhëzim administrativ për fëmijët me aftësi të jashtëzakonshme inteligjente. Me anë të këtij udhëzimi, detyrat dhe përgjegjësitë e ministrisë janë që të hartojë dhe monitorojë zbatimin e politikave për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/ nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, dhunti, kreativitet dhe artistike. Mirëpo, deri më tash, kjo ministri nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim lidhur me këtë çështje.

Treni i shpejtë nga Mynihu përplaset me trenin çek, 2 të vdekur e mbi 40 të lënduar

0

Dy persona kanë vdekur e mbi 40 të tjerë janë lënduar, kur një tren i shpejtë i nisur nga Mynihu i Gjermanisë i përplas me një tren udhëtarësh të mërkurën në Republikën Çeke.

Katër persona me lëndime të rënda janë transportuar nga vendi i aksidentit me helikopter, ndërsa 31 të tjerë kanë pësuar lëndime më të lehta, shkruan Reuters.
Shërbimi rajonal i shpëtimit tha se aksidenti mes trenave ndodhi në qytezën perëndimore çeke, Domazlice.

“Treni Ex 351 e kaloi shenjën “Stop” dhe u përplas me një tren udhëtarësh”, tha ministri çek i Transportit, Karel Havlicek, duke iu referuar trenit ekspres, Mynih – Pragë.
Agjencia e lajmeve, CTK, raportoi se shërbimet emergjente dërguan katër helikopterë pas aksidentit, që ndodhi pas orës 8 të mëngjesit afër fshatit Milavce, 140 kilometra në jugperëndim të Pragës.
Komandanti rajonal i zjarrfikësve, Jaroslav Hrdlicka, tha për një televizion çek se ekipet e shpëtimit ende janë duke kërkuar një person të zhdukur në vendin e përplasjes

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

0

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se sërish në mëngjesin e së mërkurës në pikë-kalimin kufitar Merdare ka pritje të gjatë, në hyrje nga 90-120 minuta, ndërsa në dalje nga 120-160 min. Kolonat në Merdare janë deri në 1 kilometër. 

 

Pritje ka edhe në pikëkalimin Dheu i Bardhë, në hyrje/dalje 45-60 minuta.

Në pikë-kalimet tjera kufitare pritjet janë deri në 15 minuta.

Pikat e Kalimit Kufitar Hyrje (min)    Dalje (min)

Merdare                          90-120           120-160

Jarinje                             10-15               10-15

Mutivodë                        03-05              03-05

Dheu i Bardhë               45-60             45-60

Vermicë                          03-05             10-15

Muçibabë                        05-10              10-15

Ndërsa për të marr informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni ueb faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

689 raste aktive me coronavirus

0

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se  numri i rasteve aktive është 689.

 

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.667, nga COVID-19 kanë vdekur 2,267 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.322 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 445.650 doza të vaksinës.

Deri më sot 155.907 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius

Ndërkaq, të enjten ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort