Home Blog Page 4256

“Është shpërthim epidemik”, Tolaj flet për situatën në Deçan

0

Një numër i madh i banorëve të komunës së Deçanit po vazhdojnë të kërkojnë trajtim mjekësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë.

Këtë situatë të krijuar tash e 5 ditë infektologu, Ilir Tolaj po e cilëson si shpërthim epidemik.

“Është shpërthim epidemik, i një gjendje të provokuar nga një agjent i jashtëm, me gjasë edhe në bazë të simptomatologjisë edhe në bazë të të dhënave epidemike prezente dhe që janë në dispozicion ky agjent gjasat janë më të mëdha që të jetë infeksioz,”- tha Tolaj.

Ai në ATV tha se nuk mendon që shkaktari i këtij helmimi të jetë kimik.

“Përhapja e këtyre infeksioneve në një regjion të caktuar, në fakt shumica apo pjesa më e madhe të këtyre të sëmurëve janë nga regjioni që furnizohen nja një vijë e ujit dhe ata që kanë marrë pjesë praktikisht ose që rastësisht kanë ndodhë që janë të fshatrave tjera por që ka ndodhë në periudha të caktuara të kohës në atë regjion. Prandaj, kjo e bënë jashtëzakonisht të besueshme që uji mund të jetë një prej burimeve të infeksionit. Shkaktarët edhe ata të cilët mund të përhapen me ujë janë të shumtë dhe mund të jenë edhe baktere edhe parazit, por nuk e mendoj që është kimik,”-shtoi tutje Tolaj.tolaj

BE synon krijimin e Euros digjitale

0

Ky projekt pilot, i synuar të zgjasë dy vjet, u mirëprit menjëherë nga Parisi dhe Berlini, që megjithatë kushtëzuan krijimin e një varianti digjital të euros me një “vendim politik” të 19 vendeve anëtare të zonës së euros

Wednesday, 14 July 2021 – 22:40albinfo.ch
Banka Qendrore Europiane njoftoi sot fillimin e projektit për ndërfutjen e euros digjitale, e krijuar si një përgjigje ndaj rritjes së materializimit të pagesave dhe përhapjes së kriptovalutave.

“Një euro digjitale mund të ketë pasoja të konsiderueshme për qytetarët dhe bizneset në zonën e euros, si edhe për stabilitetin financiar”, thuhet në një deklaratë të përbashkët nga Ministria franceze dhe gjermane e Financave.

Ata bënë thirrje për “përfshirje të ngushtë të shteteve anëtare” në punën që do të kryhet.

Për dy vjet, BQE do të punojë për të përcaktuar funksionet dhe modalitetet teknike të këtij mjeti virtual të ardhshëm pagese.

Qëllimi është të ofrohet një “formë më e sigurt e monedhës”, ajo e një banke qendrore, sipas një deklarate të lëshuar pas takimit të bordit të guvernatorëve në Frankfurt, raporton Afp, transmeton Albinfo.ch.

Vendimi për nisjen e një euroje digjitale do të vijë vetëm pas kësaj faze eksploruese

A keni ide kreative për Facebook dhe Instagram? Mund të shpërbleheni

0

Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerbergu tha se do të shpërblejnë ata që krijojnë përmbajtje të mahnitshme në Facebook dhe Instagram.
Themeluesi i Facebookut, Mark Zuckerbergu ka njoftuar se janë duke krijuar programe në vlerë prej mbi 1 miliard dollarësh në mënyrë që të shpërblejnë ata që krijojnë përmbajtje të mahnitshme në Facebook dhe Instagram.

Zuckerbergu e bëri lajmin të ditur përmes llogarisë së tij në Facebook, duke bërë të ditur se shpërblimi do të jepet për përmbajtjet shumë të mira që krijohen në këto dy platforma gjatë vitit 2022.

“Ne duam të krijojmë platformat më të mira për miliona krijues, kështu që jemi duke krijuar programe të reja për të investuar mbi 1 miliard dollar për përmbajtjet e mahnitshme që krijohen në Facebook dhe Instagram gjatë vitit 2022. Investimi në krijues nuk është risi për ne, por jam i entuziazmuar që po e zgjerojmë këtë me kohë. Detaje të tjera, së shpejti”, ka shkruar Zuckerbergu.

 

I nxehti afrikan po largohet, ja kur do të fillojnë ditët e freskëta

0

I nxehti afrikan ka sjellë temperatura të larta në Kosovë ndërkohë që edhe të enjten pritet të jetë shumë nxehtë, shkruan Prishtina Weather.

Mbetet shumë nxehtë edhe të enjten. Të premten pasdite rrebeshe e bubullima. Fundjava me mot jostabil, me rrebeshe e bubullima kohëpaskohe. Temperaturat në rënie.

14.07.2021 – Mot shumë i nxehtë dhe kryesisht me diell mbetet edhe ditën e enjte, me mundësi që vonë pasdite përreth viseve malore të ketë rrebeshe shiu. Ndërsa ditën e premte mbetet mot i nxehtë, derisa orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

E ky mot jostabil që fillon të premten, do të vazhdojë edhe përgjatë fundjavës, ku po pritet të mbajë një mot mjaft aktiv, me vranësira e diell, e kohëpaskohe do të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima, madje edhe orëve të natës. E rrebeshet ka gjasa të jenë mjaft intenzive, që lokalisht mund të sjellin reshjet të mëdha, me mundësi edhe për breshër.

Mot jostabil pritet edhe në fillim të javës së ardhshme me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Cilësia e ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme, e orëve të pasdites shkaku i rritjes së ozonit sipërfaqësor mund të kaloj në vlera mesatare. Nga dita e shtunë dhe në fundjavë do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë kryesisht në vlera shumë të larta, e në fundjavë zbret në vlera të larta, megjithatë që nga ora 10 deri 16, preferohet t’i ikim ekspozimit në rreze të diellit.

15.07 – Mbetet shumë nxehtë e kryesisht me diell. Vonë pasdite përreth viseve malore me mundësi për ndonjë rrebeshe shiu me bubullimë.

16.07 – Nxehtë, paradite kryesisht me diell. Gjatë ditës priten zhvillime të vranësirave, e pasdite dhe në mbrëmje priten edhe rrebeshe me bubullima, vende-vende me reshje më intenzive.

17.07 – Diell e vranësira. Që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Rrebeshet mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.

18.07 – Vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga orët e mëngjesit priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet ka gjasa të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.

19.07 – Kryesisht me vranësira dhe intervale me diell gjatë ditës. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Temperaturat minimale luhaten nga 17C deri 19C, e maksimalet pësojnë rënie, nga 35C të enjten, në 27C deri 29C ditëve të fundjavës.

Prokuroria Themelore në Pejë nis hetimet për helmimin në Deçan

0

Prokuroria Themelore në Pejë ka nisur hetimet në lidhje me rastet e helmimeve në Deçan, me ç’rast ka lëshuar edhe një urdhër për intervistim të disa personave.

Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë, ka thënë se Kryeprokurori i kësaj prokurorie ka caktuar dy prokurorë për këtë çështje.

“Si urdhëresë e parë ka qenë të bëhet sigurimi i vendit të ngjarjes si dhe sigurimi i videokamerave nga kamerat e sigurisë në atë rajon dhe pista të tjera të hetimit dhe gjithashtu të bëhet intevistimi i zyrtarëve të kompanisë ‘Hidrodrini’, zyrtarëve të mjekësisë familjare në Deçan dhe personave të tjerë që kanë qenë pjesë e hetimit”, ka thënë Nikqi, shkruan Klankosova.tv

Ai nuk dha ndonjë shifër se sa persona do të intervistohen nga kjo prokurori, pasi sipas tij janë të dhëna konfidenciale, por që tha se intervistimi ka filluar.

Nikqi tha se dy prokurorë dhe institucionet përkatëse në koordinim me policinë janë duke punuar në terren dhe në vazhdimësi ka veprime hetimore që priten të nxirren në vendin e ngjarjes.

Për fotografinë e publikuar në rrjetet sociale gjatë ditës së sotme në të cilën pretendohet se shihen dy të dyshuar që kanë gisht në helmimin e ujit, Nikqi tha se nuk e ka autorizimin të flasë në lidhje me këtë çështje.

KOK publikon orarin e garave të sportistëve nga Kosova në “Tokyo 2020”

0

Komiteti Olimpik i Kosovës, ka publikuar orarin e garave të sportistëve kosovarë që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

E para që do t’i hapë garat do të jetë xhudistja Distria Krasniqi, e cila më 24 korrik do ta ketë përballjen e parë.

Janë gjithsej 11 sportistë kosovarë që do ta përfaqësojnë vendin tonë në Lojërat Olimpike.

Rikujtojmë se ekipi i xhudos gjahtë ditës së djeshme është nisur për në Tokio.

Arsyeja pse do të paguajmë 5 euro më shumë sa herë të regjistrojmë veturën

0

Qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.Zhurmë, pritje e vonesa shkaktohen pothuajse çdo ditë në rrugët e Prishtinës.Krejt kjo nga ngarkesa e madhe e veturave.

Disa herë, është kritikuar ndotja që ato shkaktojnë dhe gjendja jo e mirë teknike.Pikërisht, për identifikim më të lehtë të automjeteve që kanë të kryer kontrollin teknik, shoferët duhet të paguajnë shtesë 5 euro.Sipas vendimit të Ministrisë së Infrastruktës, qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Zëvëndësministri i kësaj ministrie, Hysen Durmishi thotë se kjo do të t’i ndihmojë Kosovës të aplikojë për karton të gjelbërt.
E kjo nuk është arsyeja e vetme.Megjithatë, jo të gjithë e mirëpritën këtë.Ekspertët e komunikacionit thonë se kjo pagesë po bëhet e tepërt për qytetarët, pasi që çmimi për regjistrimin e veturës u ngrit edhe vitin e kaluar.Por ky vendim, sipas Ahmetit ka edhe anën pozitive.E se kjo mund të jetë një barrë për qytetarët e thonë edhe ekonomistët.Jakup Bellaqa thotë se për qytetarët do të ishte me ekonomike përdorimi i transportit urban.Qytetarët që nga 1 shtatori do të jenë të obliguar të paguajnë shtesën prej 5 euro, gjatë regjistrimit të automjeteve.

Edhe sot temperatura përvëluese në Kosovë

0

Moti i nxehtë vazhdon të mbajë edhe gjatë kësaj të enjte në Kosovë.Ndonëse pasdite do të ketë reshje shiu në disa pjesë të vendit që do të përcjellën edhe me stuhi, temperaturat maksimale të ditës do të lëvizin ndërmjet 34 dhe 38 gradë Celsius. Kështu ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK).

“Të enjten pasdite nëpër disa territore të kufizuara paraqiten kushte për shi dhe stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i juglindjes. Nga e premtja e tutje përpos rigave të shiut parashihen edhe rënie të temperaturave””, njofton IHMK.

Kurti nga Greqia komenton vendimet në mbledhjen e sotme të Qeverisë

0

Ndonëse mbledhja e sotme e Qeverisë së Kosovës, u mbajt pa të, është Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ai i cili e ka përshëndetur këtë takim të sotëm, ani pse nuk raportohet të jetë kthyer nga Greqia.

Kurti shkruan se në këtë mbledhje të qeverisë, u miratuan 30 vendime, më me prioritet prej të cilave qe trajtimi i gjendjes emergjente në Komunën e Deçanit.

”Në mbledhjen e 19-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës u miratuan gjithsej 30 vendime.

Me prioritet, në fillim të mbledhjes u trajtua gjendja emergjente në Komunën e Deçanit. Krahas mbështetjes së deritanishme të dhënë nga Qeveria, me të gjitha resurset e nevojshme për tejkalimin e gjendjes, sot u ndanë 150.000 euro për rrjetin e ujësjellësit, me qëllim sigurimin e furnizimit të rregullt dhe të sigurt me ujë të pijes.

Për rritje ekonomike që e rritë mirëqenien e qytetarëve, do të mundësohen 420 milionë euro mbështetje nëpërmjet Pakos për Ringjalljen Ekonomike të vendit.

Si pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, do të përgatisim Programin për Reforma Ekonomike 2022-2024.

U ndanë 4 milionë euro për blerjen e teksteve shkollore, 4.5 milionë euro për blerjen e dronëve për Ministrinë e Mbrojtjes, 1.3 milion euro për kompensimin e dëmeve natyrore në bujqësi. Po ashtu u mundësua blerja e automjeteve të blinduara për Doganat e Kosovës.

Përmirësimi i vazhdueshëm i menaxhimit të pandemisë COVID-19, mundësoi lehtësimin dhe heqjen graduale të kufizimeve në përballje me situatën epidemiologjike.

U morën dy vendime lidhur me: nënshkrimin e marrëveshjes “Projekti Emergjent i Kosovës për Covid-19 – Financim shtesë” dhe amandamentimin e projektit “Kontributi i BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë”.

Në vazhdimësi të trajtimit me prioritet të zbardhjes së fatit të personave të zhdukur gjatë luftës, emëruam z. Andin Hoti, Kryetar të Delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur.

Për herë të parë, në nivel shtetëror u emërua Komisioni për hulumtimin, inventarizimin, vlerësimin dhe dokumentimin e objekteve të trashëgimisë kulturore dhe historike të shkatërruara gjatë luftës 1998 – 99.

Bëmë hapin e parë drejt themelimit të Operës së Kosovës.

Me qëllim të adresimit të çështjes së mbrojtjes së tokës bujqësore dhe shfrytëzimit të pyjeve, u themeluan dy Task Forca ndërinstitucionale. Kabineti Qeveritar i dha mbështetjen udhëzimit administrativ që rregullon dhe mundëson një mjedis me ajër të pastër.

U miratua Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit 2021-2025 dhe u kërkua autorizimi për Amandamentimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2016.

Pesë projektligje iu proceduan Kuvendit: ai për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale; të Drejtën Ndërkombëtare Private; Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja; Mbeturinat nga Industritë Nxjerrëse të Mineraleve; si dhe Amandamentimi i Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë mbi Programin Kornizë për Bashkëpunim Financiar.

Kuvendit po ashtu iu propozuan edhe kandidatët për bordet e dy institucioneve të rëndësishme: Organit Shqyrtues të Prokurimit dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji. U emëruan dy borde të përkohshme të ndërmarrjeve publike të ujësjellësit, “KRU Gjakova Sh. A.” dhe “Mitrovica Sh. A.”. Po ashtu, u miratuan nismat për dy marrëveshje ndërkombëtare me Qeverinë e Danimarkës për bashkëpunim në fushën e drejtësisë, si dhe transferimin e personave të dënuar.

Vendimet e sotme janë vazhdim i zbatimit të zotimeve tona para qytetarëve, për një shtet të drejtë e zhvillimor”.

Këto janë vendimet që mori Qeveria në mbledhjen e sotme

0

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar dokumente dhe politika nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Duke shqyrtuar dhe vlerësuar gjendjen emergjente të krijuar pas helmimeve në Komunën e Deçanit, Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndarë 150 mijë euro për financimin e projektit për trajtimin dhe rregullimin e sistemit të ujësjellësit. Vendimi obligon Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Komunën e Deçanit për ekzekutimin e këtij vendimi.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar 5 projektligje:

1. Projektligjin për ratifikimin e Amendamentit Nr.1 të marrëveshjes së lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë hungareze në lidhje me programin kornizë për bashkëpunim financiar;

2. Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet penale;

3. Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare private;

4. Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja; dhe

5. Projektligjin për mbeturina nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Në vijim është miratuar edhe Udhëzimi administrativ për rregullat dhe normat e shkarkimeve në ajër nga burimet e palëvizshme të ndotjes i cili ka për qëllim që të përcaktojë:

– Intervalet, metodat, kushtet për monitorimin periodik dhe të vazhdueshëm të emisioneve të ndotësve në ajër, sipas matjes dhe llogaritjes si dhe mënyrën e vlerësimit të rezultateve të monitorimit;

– Vlerat e përgjithshme kufitare të emisioneve, vlerat kufitare specifike të emisioneve, mënyrën e llogaritjes së kufijve të emisioneve dhe kërkesat teknike për funksionimin e burimeve të palëvizshme dhe metodën e vlerësimit të pajtueshmërisë;

– Kërkesat lidhur me zvogëlimin e emisioneve të Komponimeve Organike të Avullueshme nga impiantet që përdorin tretës organik si dhe gjatë ruajtjes dhe distribuimit të benzinës; si dhe

– Kërkesën për raportimin e emisioneve nga operatorët e burimeve të palëvizshme.

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar Programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2021-2025. Programi ka për qëllim që të përcaktojë masat dhe prioritetet e institucioneve për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Objektiv i programit është që të mundësojë përmbushjen e detyrimeve që dalin nga kjo marrëveshje.

Në mbledhjen e sotme është aprovuar vendimi për t’i propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidatët e përzgjedhur për kryetar dhe anëtarë të Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe të kandidatëve për pozitën e kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energjinë.

Me vendimin e miratuar sot në mbledhje të Qeverisë, z.Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, është emëruar njëkohësisht edhe në pozitën e kryetarit të delegacionit të Kosovës për bisedime për çështjen e personave të zhdukur, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, nën kryesimin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Me dy vendime të miratuara nga Qeveria e Kosovës i është propozuar Presidentes së Republikës së Kosovës dhënia e autorizimeve për zëvendëskryeministrin e parë për integrim evropian, zhvillim dhe dialog për nënshkrimin e Amandamentimit Nr.1 të Marrëveshjes Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2016 dhe për autorizimin e ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Financimit “Projekti Emergjent i Kosovës për COVID-19 – financim shtesë” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Miratimin e Qeverisë, në mbledhje, e ka marrë edhe nisma për lidhjen e Marrëveshjes Ndërkombëtare për amandamentimin e Marrëveshjes së grantit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për projektin “Mbështetja e BE-së për disponueshmërinë dhe qasjen në vaksinat kundër COVID-19 në Kosovë.

Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme ka miratuar edhe Pakon për Ringjalljen Ekonomike, që është faza e dytë e adresimit të vështirësive të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Kjo pako me masat e propozuara mund të kontribuojë në arritjen e katër synimeve:

– Punësimin dhe formalizmin e ekonomisë, me fokus parësorë në fuqizimin e gruas dhe të të rinjve në ekonomi;

– Përmirësimi i strukturës së përbërjes të të ardhurave përmes favorizimit të sektorëve të caktuar ekonomik, sidomos në sferën e prodhimit dhe të përmirësimit të bilancit tregtar të vendit;

– Rritja e balancuar dhe gjithëpërfshirëse ekonomike, duke u përkujdesur që kjo rritje të shoqërohet edhe me përmirësimin e indikatorëve kyç të mirëqenies;

– Ruajtja e qëndrueshmërisë afatgjate dhe minimizimi i rreziqeve fiskale të vendit duke mbajtur nën kontroll borxhin publik dhe koordinimin me donatorët.

Shuma e përgjithshme e Pakos së Ringjalljes Ekonomike është 420 milionë euro, ku financimi nga buxheti është 190 milionë euro ndërsa 230 milionë euro do të jenë financime nga huamarrja.

Kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për hartimin e Programit të Reformave Ekonomike 2022-2024, si pjesë të dialogut me Bashkimin Evropian. Programi do të bazohet në kornizën makro-fiskale dhe është pjesë e Programit të Qeverisë 2021-2023.

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për plotësim-ndryshimin e vendimit për ndalimin e procedurave të blerjes së automjeteve zyrtare nga ministritë dhe agjencitë në vartësi të tyre. Me plotësimin dhe ndryshimin e këtij vendimi, Doganat e Kosovës nuk do të ju nënshtrohen kufizimeve të këtij vendimi.

Katër milionë euro i ka ndarë Qeveria nga mjetet buxhetore për Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për blerjen e librave. Këto mjete merren nga rimëkëmbja ekonomike dhe transferohen ne Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. Ndërsa 4.5 milionë, me një vendim tjetër të aprovuar në mbledhje, janë ndarë për Ministrinë e Mbrojtjes për blerjen e dronëve.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort