Home Blog Page 4255

Dënohet me burgim të përjetshëm kosovari që e vrau bashkëshorten në Gjermani

0

Gjykata Rajonale në Regensburg të Gjermanisë ka shpallur të mërkurën aktgjykim dënues për kosovarin 56-vjeçar që e kishte vrarë me thikë bashkëshorten e tij në tetor të vitit të kaluar, njofton “BR24”.

Kosovari pasi e kishte kryer veprën kishte shkuar në Polici dhe kishte deklaruar se e vrau bashkëshorten. Ai e kishte ther bashkëshorten disa herë me thikë.

Dyshohet se arsyeja e vrasjes ishte xhelozia. Pasi bashkëshortja e tij ishte telefonuar nga një numër i panjohur, 56-vjeçari kishte menduar se ajo po e tradhtonte. Por në të vërtetë në atë moment bashkëshortja tashmë e ndjerë ishte telefonuar nga vëllai i saj. Por në të vërtetë në gjykatë është thënë se arsyeja e vrasjes ishte pasi i pandehuri kishte humbur “fuqinë” dhe më bashkëshortja nuk kishte frikë nga ai.

Siç është treguar nga dëshmitarët bashkëshortja kishte jetuar me vite si skllave. Fëmijët gjatë procesit kishin thënë se nuk janë gëzuar si në një familje normale kur ktheheshin në shtëpi. Sa herë ktheheshin pyesnin nëse kryefamiljari ishte aty.

Fuqinë 56-vjeçari kishte filluar të humbiste kur kishte vuajtur dënim me burgim prej nëntë muajve pasi ishte zënë duke treguar kokainë. Pas daljes dëshmitarët thanë se ai kishte vërejtur se familja ia ka dalë shumë mirë pa të dhe kjo e pengoi.

Gjykatësi Michael Hammer tha se arsyeja e vrasjes në fakt është egoizmi, pasi donte të kthente rendin e vjetër në shtëpi, ku e mbante bashkëshorten si skllave. Xhelozia ishte vetëm një arsye për të arsyetuar veprën.

Presidentja Osmani dekreton ligjin për rishikimin e buxhetit

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar Ligjin për rishikim të buxhetit.

“Duke u bazuar në kompetencat kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka dekretuar shpalljen e Ligjit Nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, më 28.07.2021 dhe i pranuar nga Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës, më 04.08.2021”, bëhet e ditur nga zyra e Presidentit.

PDK pritet të zgjedh sot kryesinë e re

0

Partia Demokratike e Kosovës sot pritet të mbledhë Këshillin Drejtues ku do të zgjedhet përbërja e re e Kryesisë së PDK-së.

Përveç përbërjes së Kryesisë së re, pritet që të zgjedhen edhe nënkryetarët dhe sekretari i PDK-së.

Betim Gjoshi, sekretar elektotal në mandatin e kaluar që ka organizuar mbajtjen e Konvetës së PDK-së ku u zgjodh kryetari i ri Memli Krasniqi, e konfirmoi ditë më parë thirrjen e mbledhjes së Këshillit Drejtues për ditën e enjte.

Sipas tij PDK tashmë i ka kryer të gjitha përgatitjet në organizimin e mbajtjes së mbledhjes së Këshillit Drejtues ku pritet t’i jepet besim përbërjes së re të Kryesisë të cilën do ta prezantojë kryetari i ri Memli Krasniqi.

Zjarrfikësi nga Malisheva i përgjakur duke shuar etjen pas luftës me zjarret

0

Malisheva është një nga komunat e prekura nga zjarret ditët e fundit.

Komuna e Malishevës ka publikuar një fotografi të një zjarrfikësi i cili shihet të jetë përgjakur në luftën për të shuar flakët.

Ai shihet duke shuar edhe etjen tij, pas punës në fshatin Lladrovc.

Situata me zjarret, raporti i Policisë së Kosovës

0

Ka disa ditë që zjarret janë përhapur në disa rajone të vendit, ndërsa përhapjes së zjarrit i kanë ‘kontribuar’ edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore. 

Gjendja më problematike është paraqitur në rajonin e Pejës, saktësisht në Shtupeq të Madh të Rugovës.

Më poshtë mund ta gjeni raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës për zjarret:

Sankoc, Gllogoc 04.08.2021-13:19. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në pronën e ankuesit ku janë djegur hamullore dhe  pylli në hapësirë prej rreth tre hektarëve. Njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin, nuk raportohet për të lënduar.

Brus, Lipjan 04.08.2021-12:10. Në rrethana të panjohura ka shpërthyer zjarri në malet e fshatit, ndërsa njësitet e  zjarrfikësve  të Lipjanit, Llapnasellës e Novobërdës së bashku edhe me njësitet policore kanë arritur që të lokalizojnë zjarrin.  Sipas rojës së pyllit janë dëmtuar rreth 20 –hektarë pronë shtetërore dhe 5-hektarë male pronë private. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Gushtericë e epërme, Graqanicë 04.08.2021 -17:10. Për shkaqe ende të pa njohura është përfshirë nga zjarri një objekti ndihmës pronë e ankuesit mashkull kosovar. Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Ramjan, Viti 04.08.2021-10:30. Ankuesi kosovar ka njoftuar se disa ara të papunuara  janë përfshirë nga zjarri. Njësitet e zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar dhe të dyshuar.

Rr. Nato-99, Gjilan 04.08.2021-18:50. Është arrestuar i dyshuari  kosovar pasi që i njëjti në oborrin e depos së tij kishte ndezur një zjarr për t’i djegur disa mbeturina të depos, por pasi që zjarri kishte filluar të merrte përmasa, me ndihmën e qytetarëve dhe njësitet policore, kishin arritur ta lokalizojnë zjarrin. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Shurdhan, Gjilan 04.08.2021-19:30 I dyshuari mashkull  kosovar  u kishte vënë zjarrin disa barishteve në një hapësirë prej rreth 2 ari, të cilat ndodheshin në pronën e tij. I dyshuari ka arrit që ta lokalizojë vet zjarrin.

Cernillë, Ferizaj 03.08.2021 – 18:30. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 50 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.

Softaj, Ferizaj 04.08.2021 – 15:15. Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të pa njohura deri më tani janë djegur rreth 30 hektarë të hamulloreve të grurit. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kalë lokalizuar zjarrin. Të lënduar nuk ka.

Peqan, Suharekë 04.08.2021-14:05. Raportohet se, si pasojë e prishjes së një përçuesi elektrik ka shpërthyer një zjarr ku është përhap në kodrinat e fshatit Peqan dhe Sllapuzhan. Njësitet e zjarrfikësve janë duke  tentuar që ta shuajnë zjarrin.

Rrahje masive me gota të qelqit në një lokal në Prizren, arrestohen gjashtë persona

0

Më datën 31 korrik 2021 në orën 23:55, Policia në Prizren kishte pranuar një informacion se në rrugën ‘Tranziti i Ri’ të Prizrenit, në një lokal kishte  ndodhur një rrahje masive me gota të qelqit dhe grushte. Të dyshuarit në këtë incident ishin në ndikim të alkoolitndërsa dje janë arrestuar gjashtë të dyshuar.

 

Sipas policisë, reagimi i tyre ka qenë i menjëhershëm duke dërguar njësitet policore  në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin e shtetit janë ndërmarrë të gjitha veprimet si dhe është iniciuar rasti.

“Katër persona të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njëri prej tyre është duke u trajtuar edhe më tutje në Spitalin Rajonal të Prizrenit”, njofton policia tutje.

“Pas veprimeve operative – hetimore  në lidhje me rastin, me 04.08.2021, është arritur që të sigurojmë video-incizime nga lokali, ku dyshohet të ketë  ndodhur rasti, pas analizimit të video- incizimeve është  arritur që të i identifikojmë gjashtë të dyshuarit e këtij rasti: M.  XH. i datëlindjes 1994E. A. i datëlindjes 1995D. K. i datëlindjes 1991D. D. i datëlindjes 1993SH. H. i datëlindjes 2000 dhe M. H. i datëlindjes 1996“, thuhet në njoftimin e policisë.

Në prezencën e avokatëve mbrojtës janë marrë deklarata nga gjashtë të dyshuarit , të cilët deklarojnë se atë natë kishin konsumuar shumë pije alkoolike dhe sipas tyre ishin provokuar vazhdimisht nga pala tjetër të përfshirë në këtë përleshje fizike.

Me vendim të prokurorit të shtetit  të  dyshuarit  ndalohen në qendrën e ndalimit për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Stacionit Policorë në Prizren.

Nagavci: S’ka mësim fizik pa vaksinim antiCOVID-19 të mësimdhënësve

0

Ka një numër të konsiderueshëm të mësimdhënësve të cilët nuk janë vaksinuar.

E për të nisur procesin mësimorë fizikisht në shtator duhet të plotësohen edhe parakushtet, si vaksinimi.

Kështu tha në një deklaratë për Ekonomia Online, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci.

“Në po planifikojmë dhe po shpresojmë që viti i ri shkollor, do të jetë me pjesëmarrje fizike të nxënësve në shkolla, që nënkupton se duhet të plotësohen edhe parakushtet për vaksinim. Është mirë që kemi vaksina të mjaftueshme, janë të aprovuara dhe besoj do kemi numrin e rifreskuar të mësimdhënësve të vaksinuar dhe shpresoj që në këtë rritje të numrave të dy ditëve të fundit të personave që janë vaksinuar të jetë një numër i konsiderueshëm i mësimdhënësve”, tha Nagavci.

“Unë dëshiroj të besoj që ndoshta nuk është shumë hezitim, më shumë është një neglizhencë e mësimdhënësve, një numër të tyre të cilët pas përfundimit të një viti shkollor jo shumë të lehtë e me sfida ndoshta e kanë shfrytëzuar këtë kohë të pushimit duke planifikuar që tash kur jemi para fillimit të vitit shkollor, pra ata që akoma nuk janë vaksinuar të bëjnë vaksinimin në dy dozat në mënyrë që të jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor”, tha Nagavci.

Mes tjerash, ministrja theksoi se është e nevojshme që të jemi të përgatitur me të gjitha kushtet për një kujdes të shëndetit publik, dhe se janë pikërisht mësimdhënësit ata që duhet të japin një shembull të tillë.

“Është mirë që të jemi të parapërgatitur dhe t’i plotësojmë të gjitha parakushtet për një kujdes për shëndetin publik, tash kemi praktikat e vendeve të rajonit të cilat me një farë forme e kanë ndaluar ambientet e mbyllura ku ka persona që nuk janë vaksinuar, kështu që unë besoj mësimdhënësit që promovojnë shkencën do të jenë një shembull i mirë për të tjerët”, përfundoi Nagavci.

Mundësi Egzon Shala mposhtet në çerekfinale, shpresohet në medaljen e bronztë nga repesazhi

0

Mundësi ynë, Egzon Shala nuk arriti të kalojë edhe pengesën Amir Hossein Zare nga Irani, prej të cilit u mund në çerekfinale të kategorisë deri në 125 kilogramë në Lojërat Olimpike ‘Tokio 2020’.

 

Egzoni tani duhet të shpresojë në fitore të iranianit Zare në gjysmëfinale, për t’iu mundësuar garimi në repesazh.

Lufta e iranianit me Petriashvillin e Gjeorgjisë, zhvillohet prej orës 11:15 me kohën tonë lokale.

 

 

Shala në raundin e parë, kishte mposhtur algjerianin, Djahid Berrahal, duke triumfuar me rezultat 6:0, për vetëm 45 sekonda.

 

Urojmë që Egzonin ta shohim në repesazh dhe të ndjek ëndrrën për medaljen e bronztë.

 

KRU “Hidroregjioni Jugor”: Personat që do të hasen duke keqpërdorur ujin e pijes do të ndëshkohen

0

Kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm. Si rrjedhojë e kësaj, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sha , përmes një komunikate për media, ka njoftuar për aktivitetet që do të zhvillohen në bashkëpunim me Drejtorinë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren dhe Drejtorinë e Inspektoratit Komunal të Komunës së Prizrenit për parandalimin e keqpërdorimit të ujit, duke thënë se personat që do të hasen duke keqpërdorur ujin e pijes do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

 

Njoftimi i plotë:

 

” KRU “Hidroregjioni Jugor” sha, me qëllim të furnizimit me ujë edhe në këto ditë të nxehta të verës, në  takimin e mbajtur sot me Drejtorin Regjional  të Policisë së Kosovës në Prizren, Drejtorin e Inspektoratit Komunal të Komunës së Prizrenit, jemi dakorduar që ekipet tona së bashku me policinë e Kosovës të inspektojnë në lokacionet, ku kemi keqpërdorimet më të mëdha të ujit. Personat që do të hasen duke keqpërdorur ujin e pijes do të ndëshkohen me gjobat e parapara sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi.

 

Konsumatorë të çmuar, kohëve të fundit ka një rritje të konsumit që po shoqërohet me një shkallë të madhe të keqpërdorimeve të ujit të pijshëm, kryesisht në disa lokacione specifike.

Si pasojë e këtyre keqpërdorimeve nga konsumatorët e pandërgjegjshëm, kohë pas kohe është i pamundur furnizimi për disa pika më të larta.Prandaj, te kjo kategori e konsumatorëve kërkojmë mirëkuptim në pamundësinë e furnizimit të rregullt me ujë të pijes.

 

Andaj, me qëllim të furnizimit me sasi të mjaftueshme dhe të barabartë për të gjithë konsumatorët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sha, apelon te të gjithë që të racionalizohet shpenzimi i ujit të pijes dhe të mos keqpërdoret për arsye të panevojshme.”

Temperaturat po ulen sot, parashihet që të ketë dhe riga shiu në formë stuhie

0

Sot ka mundësi që në vende të izoluara të ketë riga shiu në formë stuhie. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 33-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit mesatare dhe lokalisht e fortë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort