Home Blog Page 4254

Profesorë, intelektualë e themelues të UÇK-së i bashkohen PDK-së në Kryesinë e re

0

Dje Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka zgjedhur Kryesinë e re. Përmes një komunikate për media, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se kjo Kryesi përbëhet nga zyrtarë të PDK-së që janë rritur organikisht në këtë parti dhe emra të rinj që i janë bashkuar vizionit të PDK-së dhe kryetarit Memli Krasniqi.

Kryetari i ri i PDK-së, Memli Krasniqi tha para anëtarëve të Këshillit Drejtues se Kryesia e re e PDK-së do të përbëhet nga njerëzit e devotshëm të saj që kanë qenë në PDK që nga themelimi por edhe nga gra e djem të rinj profesionistë që besojnë në vizionin e PDK-së.

 “Përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë qenë shumë të rinj në fillet e PDK-së, e që si të rinj kanë besuar e kanë rrugëtuar me PDK-në deri sot, kur janë kalitur e janë të gatshëm për të zhvilluar betejat politike të saj. Përbëhet po ashtu nga njerëz që kanë përvojë në politikën kosovare jashtë PDK-së, e të cilët, tashmë janë të bindur se vetëm brenda PDK-së e me PDK-në, Kosova ecën në rrugën e duhur të zhvillimit e integrimit. Përvoja e të cilëve e plotëson mozaikun tonë gjithëpërfshirës e të pa alternativë. Dhe së fundmi, përbëhet po ashtu nga njerëz komplet të rinj, jo veç në PDK por edhe në politikë, të cilët janë vlerë e shtuar e që përbëjnë avantazh për ne, por që janë profesionistë, e njerëz kompetent me përvojë në fushat e tyre, të cilët sot na duhen e të cilët i kanë besuar vizionit tonë. Pra, një kryesi, që e lidhë çdo hallkë të PDK-së, të përvojës së saj, të identitetit të saj, të profesionalizmit dhe qeverisjes së saj, dhe të perspektivës së saj në të ardhmen”, tha Krasniqi.

 Ai po ashtu tha se anëtarët e Kryesisë së PDK-së nuk janë aty për kurrfarë privilegji, por për përgjegjësitë që i presin, dhe siç tha ai, këto përgjegjësi janë të mëdha.

 “Kjo kryesi e re, do të prodhojë orientimin politik të PDK-së. Do të prodhojë orientimin ideor të saj. Do të prodhojë organizimin e saj. Do të prodhojë aktivizimin e saj. Do të prodhojë alternativën e qeverisjes me Kabinetin e Qeverisjes së Mirë. Pra një kryesi e punës dhe angazhimit”, tha ai.

 Por, kush janë emrat e rinj që për herë të parë u bënë pjesë e lidershipit të ri të PDK-së?

 Profesoresha e njohur e Psikologjisë, Donika Shahini-Lami i nga dje është bërë pjesë e Kryesisë së PDK-së dhe anëtare e Këshillit Drejtues.

 Profesoresha Donika Shahini-Lami, më parë ka punuar për 10 vite në Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, OSBE.

 Ajo po ashtu njihet për punën e saj si gazetare gjatë luftës në Kosovë si dhe ka punuar për Televizionin Publik Japonez, NHK si dhe ka bashkëpunuar me media të ndryshme ndërkombëtare.

 Në Kryesinë e re të PDK-së është zgjedhur edhe Jakup Nura, bashkëpunëtor i ngushtë i Komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

 Bernard Nikaj – profesor, diplomat, ish- ambasador i Kosovës në Bruksel, po ashtu i është bashkuar PDK-së në Kryesinë e re.

 Nikaj është i shkolluar në disa prej universiteteve më prestigjioze botërore.

 Anëtare e re e Kryesisë së PDK-së ështe zgjedhur edhe Besa Kabashi-Ramaj, e shkolluar në Universitete Amerikane, dhe me përvojë mbi 10 vjeçare në fushat e sigurisë ndërkombëtare, politikat e mbrojtjes dhe menaxhmentit.

 Ajo ka punuar për shumë organizata e fondacione të njohura vendore e ndërkombëtare.

 Pjesë e Kryesisë së re të PDK-së është bërë edhe Bekim Çollaku. Ai është i shkolluar në Britani të Madhe, me përvojë të gjatë institucionale e politike. Ai ka qenë bashkëpunëtor i afërt dhe shef stafi i kryeministrit dhe presidentit Hashim Thaçi.

 Në Kryesinë e re të PDK-së është zgjedhur edhe Adri Nurellari, politolog, pedagog e publicist.

Nurellari ka qenë më parë shef i kabinetit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli dhe keshilltar i ish-kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi.

 Sekretar i përgjithshëm i PDK-së është zgjedhur Bajrush Xhemajli.

 Kryesia e re e PDK-së me vendim të Këshillit Drejtues do të ketë pesë nënkryetarë dhe pesë sekretari.

 Nënkryetarë të PDK-së janë zgjedhur Vlora Çitaku, Uran Ismaili, Ramë Buja dhe Enver Hoxhaj.

 Anëtarët tjerë të Kryesisë së PDK-së janë zgjedhur emra të njohur të PDK-së dhe zyrtarë të kësaj partie që janë rritur organikisht në PDK e ata janë: Blerand Stavileci, Nexhat Demaku, Evgjeni Thaçi – Dragusha, Sokol Bashota, Rashit Çalaj, Zenun Pajaziti, Valdete Idrizi, Betim Gjoshi, Fehmi Mujota, Petrit Hajdari, Luljeta Veselaj – Gutaj, Muzafer Shala, Muhamet Haliti, Kujtim Gashi, Safete Hadergjonaj dhe Donjet Bislimi, thuhet në njoftimin nga Zyra e Komunikimit të PDK-së.

Përplasje në Komisionin për Shëndetësi, Haxhiu tërhiqet nga kryesimi i grupit punues për ligjin anti-COVID

0

Kërkesa e kryetares së Komisionit për Shëndetësi, Fatmire Kollçaku, drejtuar institucioneve shëndetësore që të mos përgjigjen në pyetjet e deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, ka përplasur deputetët në mbledhjen e sotme ku po diskutohet për monitorimin e zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19.

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, deklaroi se pas ndërhyrjes së kryetares sa komisionit do të tërhiqet nga grupi punues për monitorimit të zbatimit të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

“Është ndërhyrje në punën e grupit punues, është minim i punës. Është absurde me iu dërgu e-mail institucioneve për të mos u përgjigjur pyetjeve të deputetëve. Po ju tregoj unë nuk mund të punoj në një grup punues derisa ju i dërgoni e-mail institucioneve që të mos përgjigjen. Unë nuk do të jem më pjesë e këtij grupi punues”, tha ai, raporton Kp.

Kryetarja e komisionit, Fatmire Kollçaku, duke iu përgjigjur deputetit Haxhiu tha se i njëjti ka keqpërdorur në emër të grupit punues.

“E keni keqpërdor në emër të grupit punues, keni dërguar e-mail, keni dalë jashtë fushës së studimit. Ju punoni krye në veti, nuk e respektoni komisionin”, tha ajo.

Sërish ka reaguar deputeti Bekim Haxhiu, i cili tha se nuk po e kupton pse po brengosen për raportet që kanë kërkuar.

“Pse po brengoseni nëse kemi kërkuar raport ditor, pse po brengoseni nuk po ju kuptoj”, tha ai.

Në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 119 pacientë

0
Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Në klinikat COVID-19 dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 119 pacientë.

Nga ky numër, 80 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, ndërsa 82 gjenden në oksigjeno-terapi.

Në QKUK, 70 pacientë të shtrirë, 35 prej tyre COVID-19 pozitivë, 57 me oksigjeno-terapi.

Klinika Infektive, 37 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 32 pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 49 pacientë, 45 prej tyre COVID-19 pozitivë, 25 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 5 pacientë

Spitali i Gjakovës, 16 pacientë

Spitali i Pejës, 15 pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 3 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient.

FSK me 100 pjesëtarë në terren në operacionet për fikjen e zjarrit

0

FSK me 100 pjesëtarë në terren në operacionet për fikjen e zjarrit Kosova ende është duke u ballafaquar me vatra zjarri. Sipas të dhënave të MPB-së, janë 9 vatra aktive ku situata më e rëndë paraqitet në parkun nacional Bjeshkët e Nemuna për shkak të erërave të forta. Forca e Sigurisë së Kosovës po ofron mbështetje ushtarake për autoritet civile në fikjen e zjarreve.

Me 100 pjesëtarë në terren për të intervenuar, shefi i operacioneve Ejup Maqedonci thotë se janë gjatë gjithë kohës pranë vatrave te zjarrit me fokus kryesor ruajtjen e jetës së qytetarëve.

Në një intervistë për KosovaPress, Maqedonci thotë se FSK është angazhuar në operacionet për fikjen e zjarrit nga 30 korriku, ku shton se vatra më e madhe e zjarrit vazhdon të mbetet fshati Shtupeq i Rugovës.

“Aktualisht zjarre ka ende në Shtupeq të Pejës, vatra të zjarrit kryesisht edhe pasi të fiken riaktivizohen dhe rindizen për shkak të erërave që janë duke vazhduar dhe normal motit të nxehtë. E kemi nën menaxhim dhe kontroll të plot gjendjen në fshatrat e komunës së Suharekës ku janë fikur zjarret si dhe gjatë mbrëmjes dhe orëve te hershme të mëngjesit të sotëm është fikur edhe zjarri në fshatin Peqan dhe Sllobozhan”, thotë ai.

Forca e Sigurisë së Kosovës, që është reaguesi i tretë institucional në situata të tilla të përhapjes së zjarrit, aktualisht ka 100 pjesëtarë të angazhuar në terren për situatën e krijuar nga zjarri.

“FSK ka operuar gjatë këtyre ditëve me kapacitetet që i ka për gatishmëri që nënkupton përafërsisht gjatë gjithë kohës kemi pasur rreth 100 vetë të angazhuar në teren për këto operacione”, thotë ai.

Ai thotë se janë angazhuar ekipet zjarrfikëse dhe të këmbësorisë të destinuara për gatishmëri për të operuar në mbështetje të autoriteteve civile.

“Operimi i njësive tona është bërë me pajisje adekuate për fikjen e zjarreve. Forca e Sigurisë së Kosovës në rastet e fikjes së zjarreve është reaguesi i tretë pas shtjerrës se kapaciteteve komunale e qendrore. Gjatë gjithë kohës pjesëtarët e FSK-së kanë qëndruar në teren, pra kanë qëndruar afër vatrave të zjarrit dhe kanë mbajtur nën kontroll në njëfarë forme ato vatra zjarri, fokus kryesor yni ka qenë shpëtimi i jetës së njerëzve dhe minimizimi i pasojave që mund te shkaktohen nga zjarret”, thotë ai.

Zjarri është përhapur në disa komuna të Kosovës por vatra më e madhe vlerësohet se është fshati Shtupeq në Bjeshkët e Nemuna të Rugovës. Në këtë fshat ka ndërhyrë edhe KFOR-i përmes helikopterëve ku deri tani ka pasur mbi 45 fluturime zjarrfikëse në këtë zonë.

Rritja e numrit të të infektuarve, masat e reja në shqyrtim

0
Blood sample tube positive with COVID-19 or novel coronavirus 2019 found in Wuhan, China

Në gjithë Kosovën janë mbi 100 pacientë që po trajtohen nëpër spitale nga koronavirusi. Autoritetet shëndetësore thonë se situata me pandeminë është nën kontroll, por duhet kujdes i shtuar. Ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë thanë se janë duke e shqyrtuar mundësinë e futjes së masave të reja, nëse numri i të infektuarve vazhdon të ritet.

Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka bërë që institucionet e Kosovës të mendojnë për shqyrtim të futjes së masave të reja. Nga Ministria e Shëndetësisë, zëdhënësi Faik Hoti tha për Radio Kosovën se ky institucion së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, po e përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike sa i përket COVID-19.

‘’Po kryhen testime çdo ditë, gjurmime të rasteve dhe një mbikëqyrje e përgjithshme e situatës. Në varësi të zhvillimit të situatës më tej, IKSHPK do te jap rekomandimet përkatëse lidhur me situatën’’, tha Hoti për Radio Kosovën.

Megjithëkëtë masat kundër pandemisë në Kosovë tashmë janë liruar pothuajse krejtësisht. Po ashtu, edhe mbajtja e maskave nëpër rrugë është rralluar.

Ndërkaq numri i rasteve me COVID-19 është në rritje ditëve të fundit në Kosovë, kurse më 4 gusht u regjistruan 221 raste të reja, pas testimit të 3.160 mostrave. Mbi 100 raste të infektimeve janë të grup moshës 20-39 vjeç. Rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus në Kosovë është paralajmërim për kujdes të shtuar kundër përhapjes së mëtejme të këtij virusi, thotë drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi.

Megjithëkëtë ai shton se tash për tash situata është nën kontroll, dhe  numri i të hospitalizuarve nuk është i madh. Në gjithë Kosovën thotë Krasniqi,  janë rreth 100 pacientë  duke u trajtuar, pra  në gjitha spitalet rajonale dhe dy klinikat brenda QKUK së.

“Ne si Shërbim Spitalor Klinik Universitar i Kosovës,  trajtojmë rastet që kanë nevojë për hospitalizim. Institucionet tjera e përcjellim situatën epidemiologjike, dhe varësisht nga numri i rasteve të konfirmuara, mund të propozojnë masa të reja. Situata është stabile tash për tash, pasi nuk kemi numër shumë të madh të të hospitalizuarve’’, tha Krasniqi.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se rreth 90 për qind e rasteve të infektimit me COVID-19 janë të lidhura me variantin Delta. Ky variant, që është shumë më ngjitës, është bërë dominues edhe në Kosovë. Instituti, mostrat për variantin Delta, i dërgon jashtë vendit për t’i analizuar, meqë në vend nuk ka laboratore e as virolog që e bëjnë një gjë të tillë.

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

0

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2021-22.

Në njoftim thuhet se “UP-ja në vitin e parë të studimeve themelore, në afatin e parë të konkursit për këtë vit akademik, do të regjistrojë 6247 studentë të rregullt”

Nga sot fillon aplikimi online, më datë 06.08.2021 dhe zgjat deri më datë 24.08.2021 në ora 16.00. Ndërkaq, dorëzimi i dokumentacionit fizik, vetëm për kandidatët të cilët kanë aplikuar online, do të bëhet prej datës 25.08.2021 deri më datë 28.08.2021.

Konkursi është publikuar në uebfaqen zyrtare dhe në platformat e tjera të UP-së.

Situata me zjarret në Kosovë, raporti i Policisë

0

Vendi ka disa ditë që po përballet me zjarret, ndërsa situatës i kanë kontribuar edhe temperaturat e larta si dhe djegia e sipërfaqeve hamullore.

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për situatën me zjarret në vend.

Rr.Avdi Kelmendi, Lipjan, 05.08.2021 14:35. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se si pasoj e defektit elektrik  një pjesë e zyrës është përfshi nga zjarri.  Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse si dhe zjarrfikësit të cilët  kanë arrit ta lokalizojnë zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk  raportohet për të lënduar.

Siboc, Podujevë, 05.08.2021-14:00.Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri shtëpia e viktimës mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Plemetin, Obiliq, 05.08.2021-13:40. Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri ushqimi i kafshëve pronë e viktimës mashkull kosovar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Hade, Obiliq, 05.08.2021-17:00. Raportohet se si pasojë kabllove elektrike janë djeg dy shtylla elektrike dhe një shtëpi e pa banuar. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësitet e zjarrfikësve kanë lokalizuar zjarrin. Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Trestenik, Viti, 05.08.2021-16:10. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 3 hektar djerrine. ( bar i pakositur). Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Kopernicë, Kamenicë, 05.08.2021-15:00. Raportohet se është përfshi nga zjarri një fushë me bar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit për lokalizuar zjarrin.

Muqivercë, Kamenicë, 05.08.2021-17:49. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 10 ari  livadh. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin.

Ramajë,  Viti, 05.08.2021-15:35. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 6 hektar pyje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët kanë punuar për ta lokalizuar  zjarrin.

Pogragjë, Gjilan, 05.08.2021-15:10. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 1 hektar pyje. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin.

Neredime, Ferezaj, 05.08.2021-16:59. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se persona të panjohur i ka vënë zjarrin disa mbeturinave dhe si pasoj është djegë shtëpia e tij. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa Njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Dremjak, Ferizaj, 05.08.2021-22:30. Raportohet se si pasoj e përdorimit të mjeteve piroteknike është përfshi nga zjarri një pjesë e një stallë të bagëtive dhe ushqim i bagëtive pronë e dy viktimave meshkuj  kosovarë. Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Mushtisht, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar dhe më pas janë përfshi edhe dy stalla, të dy ankuesve tjerë meshkuj kosovarë. Ne vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Gjinoc, Suharekë, 05.08.2021-13:30. Raportohet se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri shtëpia e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Sallagrazhd, Suharekë, 05.08.2021-13:50. Ankuesi mashkull kosovar njofton se si pasoj e rrymës elektrikë është përfshi nga zjarri kulmin i një shtëpi ndihmëse. Në vendin e ngjarjes kane dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Lubizh e Hasit, Prizren, 05.08.2021-12:45. Raportohet se janë përfshi nga zjarri 4-5 hektar pyll pronë private dhe shtetërore. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Malishevë, 05.08.2021-07:14. Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri shtëpia pronë e ankuesit mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

Rr “Imer Krasniqi” Malishevë, 05.08.2021 13:45.  Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshi nga zjarri një veturë  dhe një traktor pronë e ankuesit mashkull kosovar. Ne vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa, ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarri. Përveç dëmeve materiale vlera e te cilit ende nuk dihet, nuk raportohet për të lënduar.

Rr “Gasper Karaqi” Gjakovë, 05.08.2021 13:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se në një fushë me bari të thatë dhe shkurre kishte shpërthyer  zjarri, mirëpo nuk ka dëme materiale e as të lënduar. Zjarrfikësit janë në lokacion dhe në përpjekje për lokalizim të zjarrit.

Pasomë Vushtrri, 05.08.2021 11:55. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 1 hektar me bari të thate dhe pemë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasoj e telave të rrymës elektrike.

Uglarë, Zubin Potok, 04.08.2021-17:25. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke punuar me një mjet pune, nga shkëndijat e saj kishte shkaktuar zjarr. Nga zjarri janë përfshi një ballë sane, dhe një pjese e fasadës së shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar.

Zhitkovc, Zveçan, 05.08.2021-14:45. Raportohet se ne rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 30 ari me shkurre dhe bari të thatë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Zveçan i vogël, Zveçan, 05.08.2021-13:50. Raportohet se në rrethana të panjohura janë përfshi nga zjarri 1 hektar me bari të thatë. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin.

Ministrja Gërvalla paralajmëron strategji të re për diasporën

0

Në kuadër të “Dialogut me Mërgatën”, ministrja e punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, së bashku me zëvendësministren kanë takuar një takim me përfaqësues të shoqatave të ndryshme të mërgatës.

Gjatë bashkëbisedimit ministrja Gërvalla njoftoi bashkatdhetarët se dialogu i nisur i paraprin një strategjie të re, e cila do të reflektojë qasjen e re që Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kjo ministri ka ndaj mërgatës dhe diasporës.

“Prioritet do të kemi ndër të tjera përmirësimin e cilësisë së shërbimeve në konsullatat dhe ambasadat tona, institucionalizimin e kontakteve me partnerët tanë ndërkombëtarë në shërbim të nevojave të mërgatës sonë, hartimin dhe implementimin e strategjive në fushat e diplomacisë ekonomike dhe kulturore në shërbim të promovimit të potencialit ekonomik, turistik, kulturor dhe sportiv të vendit, transferin e dijes nga mërgata në Kosovë përmes identifikimit të potencialit dhe përfshirjes së mërgatës në të gjitha sferat e jetës politike, ekonomike, kulturore dhe shoqërore”, ka thënë Gërvalla.

Ndërkaq, zëvendësministrja Liza Gashi vuri në pah në mënyrë të veçantë nevojën për përmirësimin dhe institucionalizimin e mësimit të gjuhës shqipe në mërgatë, duke e vënë theksin tek koordinimi më i mirë dhe përmirësimi i cilësisë së materialeve mësimore.

Gashi njoftoi të pranishmit edhe për konsultimet rreth një strategjie për regjistrimin më efektiv të mërgatës.

Përfaqësuesit e shoqatave të ndryshme nga mërgata ngritën çështje me interes që lidhen me mësimin plotësues të gjuhës shqipe si dhe bashkëpunimin me ambasada dhe konsullata, si dhe nevojën për përfshirje në projekte që kanë të bëjnë me mërgatën.

Kuvendi sot mban dy seanca plenare

0

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të premten në orën 11:00 në seancë plenare, për të votuar pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa më pas do të mbajë seancë të re.

Në seancën e re, e cila pritet të fillojë në orën 12:00, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare Kuvendi do të shqyrtojë në lexim të parë Projektligjin për mbrojtjen e ajrit nga ndotja, si dhe atë për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve.

Pikë e fundit e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e drejtorëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

Moti sot, vranësira me reshje shiu

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Të premten mbi vendin tonë parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ndryshëm. Në fushat termike do të ketë rënje në të dy vlerat ekstreme.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort