Home Blog Page 4253

Mërgimtari nga Zvicra e takon Valon Sylën, ia dhuron një palë patika të bardha

0

Një mërgimtar nga Zvicra e ka surprizuar gazetarin Valon Syla me një palë patika të bardha.

Naman Mustafi përmes një fotografie të publikuar në Facebook, ku shihet së bashku me Valon Sylën, ka treguar që ka mërgimtarë që e dojnë atë, anipse ky i fundit i quajti ‘gërrnaça’.

“Me Valon A. Sylën një gazetar simpatik. Erdha me u taku nga Lausanne edhe më priti me humor e mikpritje. Ja pruna një parë patika të bardha, me kompromis që pastaj i ndëron ngjyrat babika. Me rendesi u knaqëm edhe ja bona me dije që krejt diaspora nuk e shanë por ka edhe plotë që e dojnë e mbështesin”, shkroi Mustafi.

Kujtojmë se Syla përmes një statusi në Facebook kishte etiketuar mërgimtarët, duke ju thënë se patikat e bardha i kanë bërë sikur ‘uniformë’.

“Ku jeni Diaspora, a zbon me pas tjera patika ju, a veç të bardha…”, shkroi Syla.

BE: Përfundimi i dialogut Kosovë-Serbi varet nga aftësia e palëve për të gjetur kompromis

0

Të shumta janë diskutimet sa i përket zhvillimit të dialogut Kosovë-Serbi, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Por në kuadër të zhvillimit të dialogut, kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Alekasandar Vuçiq do të takohen më 19 korrik në Bruksel.

Takimi i radhës në mes Kurtit dhe Vuçiq është konfirmuar nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Siguri dhe Politikë të Jashtme, Peter Stano.

I kontaktuar nga lajmi.net, Peter Stano ka deklaruar se bisedimet në Bruksel janë pjesë e një procesi të vazhdueshëm , por sa i përket Asociacionit dhe diskutimit të kësaj çështje në kuadër të dialogut Stano deklaroi se nuk mund të japin detaje shtesë para se procesi të përmbyllet.

“Bisedimet në Bruksel janë pjesë e një procesi të vazhdueshëm mbi të cilin ne nuk duam të japim detaje shtesë, para se të përmbyllet”, tha Stano.

Ndërsa lidhur me atë se a pritet të zgjasë ende procesi i dialogut dhe arritja e një marrëveshje finale në mes të dy shteteve, Stano theksoi se për këtë nuk vendosin afate artificiale, por që kjo varet nga aftësia e të dy palëve për të gjetur një kompromis të pranueshëm.

Stano poashtu theksoi se puna në kuadër të zhvillimit të dialogut Prishtinë-Beograd është duke vazhduar, por sa i përket takimeve në kuadër të kësaj presin kohën më të përshtatshme për t’i caktuar.

Ndryshe deklarata të shumta pati radhazi nga zyrtarët e Bashkimit Evropian si dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes së cilave i sugjerohet Qeverisë së Kosovës që t’i qaset seriozisht zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit, për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Zv/kryeministri i vendit, Besnik Bislimi ditë më parë deklaroi se çështja e Asociacionit nuk është përmendur në asnjë fjali të vetme në takimet e ndara apo të përbashkëta në Bruksel të cilat ai i zhvilloi gjatë vizitës së tij.

Bislimi madje tha se e vetmja çështje ku qëndrimi i Kosovës dhe i BE-së nuk ka qenë i njëjtë kishte të bënte me tabelat KS.

Procesi i dialogut Kosovës-Serbi, me lehtësimin e Bashkimit Evropian ka filluar në vitin 2011, si dialogu për çështje teknike, për të evoluar më pas në dialog të nivelit politik.

Raundi i fundit i dialogut u zhvillua gjatë muajit të kaluar.

Njëherësh me këtë rast ishte edhe takimi i parë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut.

Dugolli (VV): Nëse do të përkeqësohej gjendja në Deçan, kryeministri do të kthehej nga Greqia

0

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se situata me qytetarët e sëmurë në Deçan është nën kontroll.

Ai në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se po të ishte gjendja alarmante kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të vinte në Deçan dhe do të ndërprente pjesëmarrjen e tij në samitin e Greqisë, ku është duke qëndruar për shtatë ditë me radhë.

“Kryeministri ka komunikim ditor dhe disa herë në ditë me kabinetin qeveritar dhe me institucionet e tjera. Ai ka biseduar edhe me kryetarin e Komunës së Deçanit, të jeni të bindur se po të kishte indikacione se gjendja po përkeqësohej, kryeministri do t’i linte ato mbledhje dhe tryeza që po mbahen jashtë vendit sado që janë të rëndësishme dhe do të vinte në Kosovë”.

“Kryeministri është jashtë vendit në samite dhe konferenca me një agjendë zyrtare që janë shumë të rëndësishme, kryeministri po e tregon të vërtetën për Kosovën. Në procesin e dialogut që jemi futur nuk mjafton të thuhet diçka vetëm kur shkohet në Bruksel, duhet në çdo forum të thuhet e vërteta për Kosovën. Këtë po e bën Kurti, ai nuk është me pushime, ai është më agjendë pune”.

“Ka kauza të rrejshme nga opozita për agjendën e kryeministrit, ata kanë me çka të merren, të merren me të kaluarën e vet që kur ishin në pozitë kanë lënë shumë çështje që janë akoma pengesë e realizimit të agjendës shtetërore”.

“Sipas raportit të Komunës së Deçanit, situata është nën kontroll. Në ditën e parë janë shfaqur 428 pacientë, në ditën e dytë 324 pacientë, në ditën e tretë dhe të katërt vetëm se ka rënë numri i pacientëve, pra gjendja nuk ka shkuar duke u përkeqësuar, situata nuk ka shkuar jashtë kontrollit”.

Dugolli ka theksuar se Qeveria i është përgjigjur çdo kërkese që ka paraqitur Komuna e Deçanit, duke u ofruar të gjitha gjërat e nevojshme.

“Qeveria Kurti ka bërë gjithçka që t’u jetë pranë qytetarëve. Kërkesa ka qenë që të jetë lista me barna esenciale, ajo është bërë në afat rekord nga niveli qendror, kërkesa e Komunës së Deçanit është plotësuar. Po ashtu në mbledhjen e djeshme të Qeverisë janë ndarë edhe 150 mijë euro për këtë situatë”, ka thënë Dugolli.

Ambasada e SHBA-së për situatën në Deçan: Injoroni thashethemet, prisni faktet

0

Ambasada e Shteteve të Bashkuara te Kosovës ka kërkuar nga qytetarët dhe gazetarët në Kosovë që të mos merren me thashetheme por të presin faktet lidhur me situatën e krijuar në Deçan.

Në një postim në faqen e saj në Twitter, Ambasada ka deklaruar se ndonëse do të kryhen edhe disa teste, Ministria e Shëndetësisë beson se një bakterie është shkaktare e simptomave.

“Mendimet tona janë me ata që po vuajnë nga emergjenca shëndetësore në Deçan. Megjithëse edhe shumë teste do të kryhen, Ministria e Shëndetësisë beson se një bakterie është shkaktare e simptomave. Gazetarë, qytetarë, injoroni thashethemet. Pritni për fakte”, thuhet në postimin e Ambasadës së SHBA-së.

Ndërkohë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur edhe për serbët që janë parë në Deçan, pak ditë para se të paraqiteshin shumë qytetarë të kësaj komunë me të njëjtat simptoma, e që mediat në Kosovë kanë ngritur dyshime se mund të jenë ata që kanë helmuar ujin.

Vuçiqi ka folur për këtë çështje të enjten dhe ka treguar se ka njohuri për lëvizjen e serbëve të kapur nga kamerat e sigurisë.

“E kemi analizën e lëvizjes së veturës me targa të Novi-Sadit, nuk ishte as 500 metra afër burimit të ujit. Po presim të shohim se çfarë do të thonë”, ka thënë Vuçiq gjatë një vizite në qytetin Borç, ku inauguroi një shtëpi shëndeti , përcjell b92.

Ditëve të fundit, mbi 1,500 banorë të fshatrave të Deçanit kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe të gjithë u paraqiten me simptoma të helmimit. Fillimisht pista kryesore ishte burimi i ujit, por pas analizave fillestare nga IKSHPK-ja, është thënë se uji nuk është burim i helmimit. Megjithatë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë të mërkurën, se disa mostra të ujit do të dërgohen jashtë vendit për analiza më të thella.

Muhamet Ramadani, kampion i Evropës në atletikë

0

Atleti mitrovicas, Muhamet Ramadani ka arritur sukses të madh të enjten. Ai ka fituar medaljen e artë në Evropianin U20 që po mbahet në Tallin të Estonisë.

Ramadani kishte hedhjen më të mirë të gjyles 6 kilogramë prej 19.92 metra. Këtë rezultat e arriti në hedhjen e gjashtë. Në hedhjen e parë kishte rezultat prej 19.80 metra. Më pas kishte një dështim, hedhje prej 19.78 metra dhe në hedhjen e katërt sërish kaloi vijën. Në hedhjen e pestë arriti rezultatin prej 19.90 metra. Dhe në hedhjen e fundit e theu sërish rekordin personal dhe të Kosovës për U20, me hedhje prej 19.92 metra.

Ramadani ka pasur disa tituj të Ballkanit për grupmoshat e reja dhe tani ka shtrirë dominimin edhe në Evropë.

Është ky suksesi më i madh i atletikës kosovare deri më tani. Ndërkohë Ramadani ka dëshmuar se potenciali i tij është shumë i madh.

I dyti ishte Ilya Misouski me rezultatin më të mirë prej 19.49 metra. Gjermani Claudio Sotessel fitoi të bronztën me rezultat 19.43 metra. Ramadanit i ka takuar medalja e parë në Evropianin U20.

Durmishi për 5 eurot shtesë për regjistrimin e automjeteve: Marrëveshja ishte gati nga Qeveria Haradinaj

0

Taksa prej pesë eurosh për regjistrimin e veturave e vendosur përmes një marrëveshjeje, ka nxitur reagime ditëve të fundit në Kosovë. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ftoi qytetarët të protestojnë kundër kësaj takse, por e njëjta marrëveshje kishte nisur qysh në kohën kur Qeverinë e drejtonte ai e ministër i Infrastrukturës ishte Pal Lekaj nga partia e tij, sipas pushtetit aktual.

Marrëveshjen për “tiketa ngjitëse” nga ministria tash, thonë se u detyruan ta nënshkruajnë më 8 qershor sepse në të kundërtën shteti do të pësonte dëme financiare. Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka sqaruar përmes një shkrimi në Facebook se marrëveshja si proces ka filluar në vitin 2018 dhe se për të patën aplikuar disa kompani, nga e cila një ishte zgjedhur fituese.

Sipas Durmishit, kur Vetëvendosje mori qeverisjen, marrëveshja qe e gatshme e vetëm duhej nënshkrimi.

“Kur ne kemi ardhur në Qeveri e kemi gjetur marrëveshjen të gatshme vetëm duhej të nënshkruhej. Tre muaj nuk e kam nënshkruar këtë marrëveshje derisa jam siguruar se është gjithçka në përputhje me ligjin dhe procedurat dhe se është interes i Kosovës. Kam autorizuar auditim të komplet procesit dhe kam marr opinionet nga zyra ligjore e Kryeministrit dhe zyra ligjore e ministrisë. Të gjitha rekomandimet kanë qenë që duhet nënshkruar marrëveshja sepse në të kundërtën do të kemi dëme financiare si shtet sepse kompania e fiton rastin në gjykata. Unë e kam nënshkruar këtë marrëveshje me 8 qershor 2021”, ka shkruar ai.

Por, Haradinaj një ditë më parë i doli kundër kësaj marrëveshje. Sipas tij, pa asnjë arsye po iu merren qytetarëve nga 5 euro për secilin automjet, teksa thirri: “Protestoni për të drejtat tuaja”.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit”, shkroi Haradinaj.

E, pavarësisht se kush e nisi marrëveshjen, Durmishi ka renditur përfitimet nga ajo. Ai ka theksuar se ky ka qenë “hap i domosdoshëm” për t’u ndërmarrë.

“Tiketa ngjitëse ndikon në evidentimin e lehtë të automjeteve në komunikacion prandaj do të mundësoj që shumë shpejtë të arrijmë në pragun nën 5% të automjeteve të paregjistruara. Me këtë ne kemi përfitim si qytetarë sepse në njërën anë hiqet taksa prej 30 euro e në anën tjetër plotësojmë kriterin kryesor të aplikimit për kartonin e gjelbër me të cilin përfitimet janë të shumta. Përfitim tjetër natyrisht që është edhe siguria rrugore sepse nuk do të kemi automjete pa kontrolle teknike e regjistrim në komunikacion e rrjedhimisht më pak aksidente”, ka shkruar Durmishi.

Cufaj: Jemi thellësisht të trishtuar nga vdekjet në Gjermani

0

Ambasadori në detyrë i Kosovës në Gjermani, Beqë Cufaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e 33 gjermanëve nga vërshimet e ujit.

Ai me anë të një postimi në Twitter ka shkruar se bashkëndiejnë me të afërmit e tyre.

“Jemi thellësisht të trishtuar nga humbjet tragjike të jetëve njerëzore dhe raportet e personave të zhdukur në Nordrhein-Westfalen, Rheinland-Pfalz dhe në Saarland si rezultat i shiut të madh dhe përmbytjeve”.

“Ne bashkëndiejmë me të afërmit e tyre”, ka thënë Cufaj.

Aksident në aksin rrugor Suharekë-Vërmicë, lëndohet një person

0

Sot rreth orës 15:25 në autostradën “Ibrahim Rugova” në aksin Suharekë-Vermicë ka ndodhur aksident trafiku ne mes të dy veturave, ku si pasojë një person ka marr lëndime trupore.

Zyra për informim e Policisë së Kosovës bën të ditur se njësitë e emergjencës i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kane marr me emergjencë personin e lënduar dhe se njësitet policore në vendin e ngjarjes i kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e duhura policore që ndërlidhen me aksidentin.

AKSIDENTI

Ramosaj: “Hidrodrini” nuk do ta ketë më nën menaxhim Deçanin

0

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka thënë se kompania rajonale e ujësjellësit “Hidrodrini” nuk do ta ketë më në menaxhim Deçanin.

“Hapat ligjore janë të përcaktuar sepse janë rekomandime të një instituti kredibil të Kosovës. Do flasë vetëm për hapat politikë dhe administrativë që po ndiqen, kompania rajonale ‘Hidrodrini’ nuk do ta ketë më Deçanin me vete në menaxhim. Kompania do jetë kompani komunale që do ketë adresim dhe do ketë në dispozicion taksat e qytetarëve të Deçanit që kjo kompani të jetë me standard më të lartë, që kjo kompani t’i përmbushë kriteret e standardet që t’i gjendet afër qytetarëve”, ka thënë ai në konferencë për media.

Ramosaj ka njoftuar se 1392 persona kanë kërkuar ndihmë në QKMF-në e Deçanit deri tash.

“Deri në këtë moment janë 1392 njerëz që kanë kërkuar ndihmë dhe kanë marrë trajtim në QKMF në Deçan. Prej këtyre personave ka raste që kanë marrë shërbimin e dytë apo të tretë”.

Dënohet me 60 euro mërgimtari që ktheu veturën në zebra

0

Një mërgimtar që ktheu në zebra veturën e tij luksoze u bë viral në rrjete sociale gjatë javës që po lëmë pas.

E policia e Kosovës e ka dënuar të njëjtin me 60 euro për kundërvajtje në trafik.

Këtë e ka bërë të ditur vet policia e Kosovës me anë të një komunikate për media.

“Ndëshkohet shoferi që bënë kthim të ndaluar (në vendkalim për këmbësorë) ! Respektoni rregullat dhe shenjat në trafik duke mos rrezikuar veten dhe pjesëmarrësit tjerë në trafik”, thuhet në postimin e policisë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort