Home Blog Page 4252

Edi Rama jep lajmin e mirë: Nisin fluturimet drejt Zyrihut e Stambollit nga “Flatrat e Veriut” Kukës

0

Sot kanë nisur fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Flatrat e Veriut”.Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama, i cili përmes një postimi në rrjete sociale shkruan se 120 pasagjerë kanë mbërritur sot nga Zyrihu në Kukës, me një cilësi të lartë fluturimi shërbimi dhe çmime ekonomike.Postimi i plotë:

Air Albania hap krahët edhe në “Flatrat e Veriut”Sot nisën fluturimet drejt Zyrihut dhe Stambollit nga aeroporti ndërkombëtar i KukësitNdërkohë që 120 pasagjerë mbërritën nga Zyrihu në Kukës.

Me cilësi të lartë shërbimi dhe çmime ekonomike, Air Albania ka synim që shumë shpejt të shtojë destinacione për shqiptarët, dhe jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Perlat e polifonisë shqiptare në Folkloriadën Botërore në Rusi

0

Rreth 2000 interpretues nga rreth 40 vende morën pjesë në Folkloriada VI CIOFF World, ndërkohë që shumë grupe të tjerë nuk mundën të udhëtojnë për shkak të rregullave antikovid

Grupi folklorik “Bilbili” mori pjesë nga 3-10 korrik në Folkloriadën VI Botërore, që u zhvillua në Republikën e Bashkortostanit, Rusi.

Në këtë festival grupi folklorik “Bilbili” solli jo vetëm Iso-polifoninë, si kryevepër shpirtërore të njerëzimit, por edhe vallen tradicionale e atë të përpunuar, nga jugu në veri.

Artistët vlonjatë shpalosën në tokën ruse polifoninë dhe vallen shqiptare.

Performanca e grupit “Bilbilit” u ndoq nga afër edhe vetë ministrja e Kulturës e Bashkokorstanit, Amina Shafikova, e cila takoi nga afër dhe falënderoi për pjesëmarrjen folkloristët nga Vlora dhe i përgëzoi për prezencën në këtë festival të stërmadh folklori.

Nga afër e ndoqi performancën e grupit edhe presidenti i Cioff, Philippe Beaussant, i cili gjeti rastin të shprehte falënderimet për folklorin e pasur e krejt të veçantë shqiptar.

Drejtori artistik i grupit “Bilbili”, Sejmen Gjokoli, tha për ATSH-në se “pas hapjes së festivalit me një aktivitet të jashtëzakonshëm në “Ufa Arena” dhe koncertit prej “5 minuta” me të gjitha grupet pjesëmarrëse në skenën e qendrore të festivalit, organizatorët kishin planifikuar ndarjen e grupeve në katër zona kryesore duke bërë që festivali të prekte republikën në të 143 mijë km2 të saj”.

Folk Grup “Bilbili” i takoi të jetë në pjesën lindore të vendit së bashku me grupet nga Mali i Zi, Kosta-Rika, Zvicra, Amerika, Kirgistani, Hungaria si dhe grupet vendase nga Rusia, raporton Atsh, përcjell Albinfo.ch.

Për pesë ditë me radhë, duke përshkuar mesatarisht nga 400 km në ditë nga resorti akomodues, në rajonin Askarov, grupi pati rastin të njihej dhe të performonte në pesë distrikte të pjesës lindore të vendit, kryesisht rajone të vendosura në pjesën e vargmaleve Urale, madje njëri prej tyre me pjesën më të madhe të shtrirjes në Azi.

“Në të gjitha koncertet e organizuara, po edhe në pjesë të tjera të veprimtarive të festivalit si paradat, performancat e përbashkëta dhe spektaklet përmbyllëse të çdo koncerti, folkloristët vlonjatë u shquan për paraqitje mjaft të lartë artistike e interpretative duke merituar përherë admirimin, duartrokitjet dhe ovacionet e publikut të pranishëm”, – theksoi Gjokoli.

Sipas tij, këngët polifonike, instrumentet popullorë, vallet si dhe orkestrina popullore ishin në çdo koncert më të mirëpriturat e programit.

“Kjo jo vetëm për shkak të përkushtimit e shpirtit të artistëve tanë, por edhe të magjisë së padiskutueshme të folklorit shqiptar”, shtoi Gjokoli.

Kostumet autentike, ngjyrat dhe ornamentet në to, falë edhe veshjeve të grupit të valleve i dhanë grupit bukuri dhe hijeshi.

Grupi u përshëndet e u vlerësua posaçërisht edhe nga ministrja e Kulturës e Bashkortostanit, Amina Shafikova si dhe presidenti i CIOFF, Philippe Beaussant.

Rreth 2000 interpretues nga rreth 40 vende morën pjesë në Folkloriada VI CIOFF World, ndërkohë që shumë grupe të tjerë nuk mundën të udhëtojnë për shkak të rregullave antikovid.

Grupi folklorik “Bilbili” juridikisht është krijuar në vitin 1994. Në themel të këngës të këtij grupi është polifonia labe e disa trevave të Labërisë. Është pjesëmarrës në disa festivale zonale e kombëtare si dhe në një sërë takimesh folklorike ndërkombëtare. Grupi folklorik “Bilbili” është fitues i çmimit të parë në Festivalin Ndërkombëtar të zhvilluar në Moldavi, në vitin 1995. Në vitin 1996 është pjesëmarrës në Folkloriadën e Parë Botërore, organizuar në Brunssum (Holandë), në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar “Balltika” në vitin 1999 është titulluar laureat i Festivalit.

Gjithashtu ka marrë pjesë në Festivalin Folklorik “Këngë Jeho”, në Strugë, po në vitin 1999. Në vitin 2002 mori pjesë në Festivalin e Klinës (Kosovë), ku dhe fitoi çmimin e parë në këtë festival. Në Tetor të vitit 2009 mori pjesë në Festivalin e pestë Ndërkombëtar të Izmirit-Turqi. Gjithashtu në takimin e shoqatave kulturore, organizuar në qytetin e Sarandës në vitin 1996, grupi “Bilbili” fitoi çmimin e parë. Grupi ka nxjerrë në qarkullim në tregun muzikor vendas mbi 20 CD të përpunuara, që kanë zënë vend në muzikën moderne.

Kinës i kërkohet transparencë rreth origjinës së koronavirusit

0

Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, i bëri thirrje Kinës që të jetë më bashkëpunuese në fazën e dytë të hetimeve të OBSH-së mbi origjinën e koronavirusit.

Tedros kërkoi më shumë qasje dhe transparencë

Faza e parë e hetimeve të OBSH-së ka përfunduar në shkurt.

Atëbotë është konstatuar se nuk ka shumë gjasa që koronavirusi të ketë dalë nga laboratori në Vuhan të Kinës – ku është zbuluar për herë të parë – dhe se ai mund ta ketë origjinën nga lakuriqët.

Disa vende, përfshirë SHBA-në, dhe shkencëtarë nuk kanë qenë të kënaqur dhe kanë kërkuar hetime të tjera.

Duke folur të enjten në Gjenevë, Tedros tha se OBSH-ja ka nevojë për qasje në të dhënat e papërpunuara të pacientëve, përpara dhe pas fillimit të pandemisë, transmeton Rel, përcjell Albinfo.ch.

Kina nuk i ka ndarë këto të dhëna me ekipin e OBSH-së gjatë hetimeve të para, tha Tedros.

“Ne i kërkojmë Kinës që të jetë transparente dhe e hapur, si dhe të bashkëpunojë”, tha ai, duke shtuar se “miliona njerëz që kanë vuajtur” duhet të dinë se çfarë ka ndodhur.

Drejtori i programit për emergjenca në OBSH, Mike Ryan, tha se Tedros do t’i njoftojë 194 vendet anëtare të OBSH-së të premten në lidhje me fazën e dytë të propozuar të hetimeve.

Koronavirusi në të gjithë botën ka prekur mbi 188 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4 milionë kanë vdekur.

Me fluturaken e mërgimtarit mbi Pojatë

0

Në garazhin e mërgimtarit nga Gjermania, Musli Mehmeti, nxirret fluturakja e lehtë për të përjetuar bashkë emocionet dhe adrenalinën në ajër.Për t’u ngritur në ajër edhe veshja duhet të jetë komode për t’u përshtatur edhe me temperaturat. Përgatitja merr kohë derisa edhe fluturakja të jetë e gatshme për nisje.

E momenti më i bukur është pjesa kur fillon ngritja e fluturakes. Nga lart mund të shijosh pamjet e bukura që ofrohen përreth.

Por për të përjetuar këto emocione nuk është edhe e lehtë, kjo pasi që ende nuk është arritur licencimi i shkollës aeronautike “Maloku” e themeluar nga vetë mërgimtari.

E një vit pas, ai tregon që kanë filluar të kenë shpresa më të mëdha në lidhje me këtë çështje, pasi që Aviacioni Civil ka licencuar tashmë një parcelë për fluturim të njërit prej miqve të tij, e pritshmërinë e njëjtë e ka edhe për të.

E insistimet për ta arritur këtë qëllim kanë qenë me vite. Kjo çështje po ashtu kishte qenë fokus edhe në kohën kur Xhemail Ilazi ishte në krye të klubit të aeronautikës “Kastrioti”. Fluturimi i tij, të cilin pothuajse e praktikon për çdo ditë, i zgjat rreth orë.

Edhe pse ende në kërkim të licencimit, megjithatë interesimi i të tjerëve për të fluturuar bashkë me Mulsiun vazhdon të jetë shumë i lartë. Por ka edhe nga ta të cilët janë insistues për fluturim, e mendimi më pas u ndryshon kur janë lart në ajër.

Raste të tilla i kanë rastisur edhe vetë Musliut me pasagjerët e tij. Edhe pse mund të ketë shumë pasagjerë që mund ta kenë frikë lartësinë, por ne nuk ishim nga ta.

Edhe kushtet atmosferike ishin në anën tonë, gjë që e bëri edhe më mahnitës udhëtimin në ajër mbi hapësirën e bukur që ofronte fshati i mërgimtarit./Koha

Sot, ​Kuvendi mblidhet në seancë të rregullt plenare

0

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në ora 10:00 në seancë të rregullt plenare.Në rend dite do të jenë 15 pika, ndër to edhe shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,2. Pyetjet parlamentare,3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-016 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021,9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-015 për Gjykatën Komerciale,10. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,12. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,13. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,14. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

E konfirmon Policia, një i vrarë e disa të lënduar në Gadime të Lipjanit

0

Pak çaste më parë, GazetaBlic raportoi për një vrasje në fshatin Gadime të Lipjanit.

Raportimet i konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili në një prononcim për GazetaBlic dha detaje shtesë, duke thënë se përveç një të vrari, janë edhe disa të plagosur.E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ardhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje.Rreth orës 22:00, policia ka marrë informatën për një vrasje të ndodhur ne rrugën ” 6 Maji ” në fshatin Gadime në Lipjan.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.Nga informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personash ka rezultuar me vrasje të një personi, ndërkohë që dyshohet edhe për disa të lënduar.Policia ka arrestuar një person si të dyshuarin kryesor si dhe ka sekuestruar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.Aktualisht po vijon faza fillestare e ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti, tha Borovci për GazetaBlic./GazetaBlic/

Ndryshon moti, sot pritet shi dhe breshër

0

Pas këtyre temperaturave të larta të cilat mbretëruan mbi vendin tonë, moti do të pësoj ndryshime pothuaj në gjithë parametrat meteorologjik. Përpos rrezeve të diellit gjatë ditës parashihen vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Ekziston rreziku që në disa vende të bie breshër. Kjo situatë parashihet për shkak se në fusha termike ditëve të fundit patëm temperatura të larta dhe këto ndryshime fizike që parashihen të ndodhin në Troposferë mund të jenë të shpejta duke krijuar një mot me stuhi. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Ndërron jetë invalidi i UÇK-së Mirsan Sinanaj nga fshati Shkozë-Prizren

0

Ka ndërruar jetë në moshën 44 vjeçare, invalidi i luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fshati Shkozë i Prizrenit , Mirsan Sinanaj.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot, më 16 korrik 2021 në fshatin Shkoz, në orën 13:00, thuhet në vendlindjen e tij.

Njoftim:
Të nderuar bashkëluftetarë me dhimbje tē thellē ju njoftojmë se, sot më datë:15.07 2021 ka ndërruar jetë bashkëluftetari i Brigadës.138 “Agim Ramadani”, Invalid i luftës së UÇKsë Mirsan (Hazer)Sinanaj (1977), nga fshati Shkozë-Prizren.
Varrimi bëhet më datë: 16.07.2021, ora 13:00 në fshatin Shkozë.
Bashkluftetarët për ti bërë nderime do të grumbullohemi tek “Vrrini”, “Te Bisa”, nē dalje në Jug të autostradës, rruga Prizren- Zhur, në ora 12:00!
Ngushllime familjes dhe bashkēluftetarëve!

 

Nesër e pasnesër familjarët vizitojnë Gucatin e Krasniqin

0

Nga Aeroporti i Prishtinës, më 16 korrik do të marrin rrugë drejt Holandës.

Kështu, grupi i parë i familjarëve të krerëve të UCK-së që po akuzohen nga Gjykata Speciale, të premten do të arrijë në Hagë.

Kjo pasi Specialja gati 10 muaj pas arrestimeve të para, ka lejuar vizitat në Qendrën e Paraburgimit të Dhomave të Specializuara.

RTK ka mësuar se të parët që do të udhëtojnë drejt Hagës, do të jenë familjarët e ish-zëdhënësit të UCK-së, Jakup Krasniqi.

E më 17 korrik në vizitë do t’i pres vajzat e tij, kryetari i OVL-UCK, Hysni Gucati. Lajmin e ka konfirmuar i biri i tij, Musliu.

“Dy motrat që janë në Gjermani shkojnë më 17 dhe 18, kah fundi i muajit dhe nga fillimi muaji gusht, shkojnë dy vëllezërit edhe nëna. U kanë lajm i mirë, edhe pse diçka e vonuar, mirëpo prap është e nevojshme vizita fizike”

Tashmë në Ministrinë e Drejtësisë kanë arritur kërkesat e para për përkrahje financiare për vizitat e familjarëve, sipas Udhëzimit Administrativ.

“Tani jemi në fazën fillestare të përgatitjes së dokumentacioneve për vizitat e tyre dhe deri më tani kemi 4 kërkesa. Divizioni u kthen përgjigje brenda ditës, të gjithë familjarëve të cilët kanë parashtruar kërkesë. Procedurat fillojnë menjëherë dhe mjetet që u takojnë sipas legjislacionit në fuqi u dalin në llogaritë bankare brenda 7 ditëve të punës”, thuhet në përgjigjen e MD.

Në këtë fazë, në Hagë do të mund të udhëtojnë vetëm bashkëshortet, prindërit, fëmijët, vëllezërit dhe motrat e të akuzuarve. Këta, duhet të aplikojnë për leje vizitë sipas rregulloreve në fuqi.

“Ata që kërkojnë një vizë për të hyrë në territorin e Holandës duhet të paraqesin një kërkesë për një vizitë, të paktën tri javë para vizitës së planifikuar. Njësia e Menaxhimit të Paraburgimit do të ndihmojë në procesin e marrjes së vizës. Një i paraburgosur lejohet të kalojë kohë me bashkëshorten ose fëmijët në një vizitë private të paktën një herë në tre muaj për një periudhë deri në tri orë”, kanë bërë të ditur nga Gjykata Speciale.

Gjithashtu, nga Specialja kanë bërë të ditur se ekziston mundësia e pajisjes me leje vjetore.

“Familjarët mund të aplikojnë për leje vjetore dhe pastaj nuk do të kenë nevojë të aplikojnë deri në përfundimin e kësaj periudhe. Për të marrë një leje të tillë, të afërmit mund të kontaktojnë Zyrën Administrative përmes postës elektronike. Leja duhet të kërkohet të paktën 10 ditë kalendarike para vizitës së parë. Aplikuesi duhet të plotësojë një formular me të dhëna personale dhe të dëshmojë se është familjar i ngushtë i të paraburgosurve”, thuhet në përgjigje.

Pas rishikimit të masave, nga muaji shtator do të mund të bëjnë vizita në Hagë edhe anëtarët e tjerë të familjes.

Haradinaj akuzon Qeverinë se ka nënshkruar tenderë të paligjshëm

0

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar Qeverinë se ka nënshkruar tenderë të paligjshëm në lidhje me marrëveshjen për taksën ngjitëse. Reagimi i Haradinajt vjen pasi zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se tenderi ishte gati në kohën kur ministër ishte Pal Lekaj në Qeverinë Haradinaj.

I pari i AAK-së ndër të tjera akuzoi partinë në pushtet për manipulim dhe dezinformim të qytetarëve, pasi sipas tij, tenderi ka qenë me vendim për anulim.

“Albin, a don me u kthy në Kosovë apo e ke lënë Qeverinë në duart e Hysenit e Liburnit? E keni punësuar mjeshtrin për mashtrime me tenderë, në mënyrë që Liburni me i shpërbly punëdhënësit e vet. Pse po nënshkruani tenderë të paligjshëm dhe mundoheni të mashtroni që i keni gjetë? Po, i keni gjetë, por me vendimet për anulim. Qasja juaj opozitare e manipulimit dhe dezinformimit është e rrezikshme për shtetin e Kosovës, sidomos kur ju sot jeni duke e udhëhequr shtetin”, ka shkruajtur Haradinaj në Facebook.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort