Home Blog Page 4250

Kandidati denoncon parregullsitë e konkursit në Dragash, Prokuroria nis hetimet

0

Një konkurs që ishte shpallur në janar të vitit 2020 nga Drejtoria e Arsimit në Dragash po hetohet nga Prokuroria e Prizrenit.

Njëri nga kandidatët që nuk u pranua si mësimdhënës në shkollën fillore “Fetah Sylejmani” në fshatin Xërxe të Dragashit, po konteston konkursin i cili u shpall nga Drejtoria e Arsimit e Komunës së Dragashit.

Mërgim Qollopeku po pretendon se i është bërë e padrejtë kundrejt Muhamed Misinit, ky i fundit u pranua në konkursin e datës 15 janar 2020 për mësues klasor. Qollopeku pretendon se pati parregullsi në disa faza të konkursit.

Kandidati Mërgim Qollopeku ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë e ankesës, ndërsa së fundmi mori një përgjigje pozitive nga Prokuroria e Shtetit, pasi ngriti një kallëzim penal ndaj Drejtorisë së Arsimit të Komunës së Dragashit.

Në një përgjigje për KALLXO.com, Prokuroria e Prizrenit konfirmoi se ka autorizuar forcat e rendit për mbledhjen e informacioneve.

“Referuar pyetjeve tuaja ju njoftojmë se, Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Krimeve të Rënda ka autorizuar policinë për mbledhjen dhe grumbullimin e të dhënave lidhur me rastin konkret. Rrjedhimisht, rasti në fjalë është duke u hetuar dhe trajtuar nga prokuroria, andaj për rrjedhën e mëtutjeshme të rastit do të njoftoheni me kohë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë së Prizrenit, Departamentit të Krimeve të Rënda.

Në një intervistë për KALLXO.com, kandidati Mërgim Qollopeku ka treguar disa prej shkeljeve, sipas tij, që kanë ndodhur në konkursin e DKA-së në Dragash.

“Duke u nis nga fillimi, nuk ka pasur një lajmërim për konkursin, unë e kam kuptuar nga një mik i imi që punon në komunë, njoftime nuk ka pasur as në DKA, as online. Testimi ka shkuar mirë, por publikimi i rezultateve është vonuar shumë sipas mendimit tim, sepse janë vonuar 18 ditë, gjë e cila është në kundërshtim me legjislacionin. Për këtë nuk kanë dhënë ndonjë arsye”, thotë ai.

“Mua më është mohuar mundësia me e pa testin, dy herë, herën e tretë, e kemi vërejtur që m’u kanë hequr dy poena, e kanë pranuar që kanë gabuar por nuk e kanë korrigjuar në web faqen e Komunës”, pretendon Qollopeku.

Ai ka kërkuar nga Komuna e Dragashit që të kthejë në pikën zero konkursin.

“Unë kam bë ankesa në Inspektoratin e Punës në Prizren, në fakt jemi ankuar disa herë dhe vendimi i shkallës së dytë të Inspektoratit ka thënë që duhet të anulohet konkursi. Unë pres që konkursi të anulohet dhe të rikthehet në fillim sepse i gjithë konkursi është përcjellur me shkelje”, thotë ai.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani, thotë se ankesat për konkurs i kanë pranuar dhe i kanë trajtuar.

“Informatat që kam nga DKA-ja, ka qenë një konkurs publik nga shkolla “Fetah Sylejmani” paralelja në fshatin Xërxe, komisioni e ka kryer punën e vet dhe ka nxjerr rezultatin e atij konkursi. Pas një kohe ka pasur palë që kanë bërë ankesën, në komision dhe në Inspektorat, këto janë normale me ndodh”, thotë Shabani.

Por, Shabani thotë se kontrata për kandidatin që është pranuar në punë është vetëm atëherë pasi janë konsumuar mundësitë e ankimimit. Sipas tij, procesi për vendin e punës mësues klasor është i mbyllur.

“Inspektorati ka kërkuar me u përsëritë intervistimi me gojë dhe kjo ka ndodhur. Po ashtu, pala është ankuar edhe në gjykatë. Aq sa kam informacion, pala ankuese i është drejtuar edhe gjykatës, ka pasur refuzim edhe nga ajo pjesë, e gjykatës. Duke e parë një situatë të tillë, DKA e ka lidhë kontratën, në një farë forme, për ne dhe për DKA-në, llogaritet një proces i mbyllur. Gjithsecili e ka të drejtën me lypë edhe instanca të tjera atë që pretendon”, tha ai për KALLXO.com.

Shabani thotë se në rast se një institucion vlerëson që konkursi duhet të kthehet në pikën zero atëherë do të respektohet.

“Ne e kemi pasur gjendjen stabile në këtë aspekt, nuk kemi pasur probleme me konkurse në DKA më parë. Gjithsecili konkurron me u punësu, ne jemi të angazhuar që të respektohen të gjitha procedurat. Nëse rekomandohet ma institucione përgjegjëse, ne do ta kthejmë në pikën zero konkursin”, deklaron ai.

KALLXO.com ka provuar të marrë përgjigje nga kandidati i cili është pranuar në punë si mësimdhënës klasor, kohë më parë, por ai nuk ka dashur të prononcohet dhe ka thënë që t’i drejtohemi institucioneve përgjegjëse.

Vloran Cenaj, drejtor i Arsimit në Komunën e Dragashit, ka mohuar shkeljet e procedurave në konkurs.

“Procedurat të cilat janë ndjekur për hapjen e konkursit në fjalë janë konform legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës. Nuk ka pasur shkelje gjatë mbajtjes së testit me shkrim e as gjatë intervistës me gojë”, ka thënë ai.

Drejtori i Arsimit ka përmendur edhe refuzimin për masë të sigurisë që kishte kërkuar pala ankuese.

“Gjykata e Apelit në Prishtinë merr Aktvendim Ca.nr.4648/20 date 20.10.2020 ku hedhet ankesa e propozuesit të sigurisë Mergim Qollopeku e paraqitur kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prizren, dega ne Dragash Cr.nr.123/2020 date 25.09.2020 si e pa lejuar”, ka thënë ai.

KALLXO.com do të monitorojë konkursin për mësues klasor në shkollën “Fetah Sylejmani” në fshatin Xërxe të Dragashit.

 

Dega e LDK-së i reagon kryetarit Haskuka

0

Përmes një komunikate për media, dega e LDK-së në Prizren i ka reaguar kryetarit të komunës, Mytaher Haskuka, për siç thuhet sulmeve mediale ndaj grupeve të kuvendarëve.

Komunikata e plotë

Si rezultat i dështimit total në qeverisje, Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, i nervozuar me vështirësitë dhe pengesat që i janë vënë brenda partisë për ta fituar të drejtën e rikandidimit, ka kapur shkopin e po i fishkëllon gjithkujt që po i bie në mend.

Pas sulmit që i bëri shoqërisë civile, tash shigjetat i ka drejtuar mbi grupet e kuvendarëve opozitarë.

Reagimet e tij histerike më as nuk mund ti merr kush seriozisht, prandaj ne, LDK-ja me kandidatin për kryetar, Anton Quni, të qetë po e shikojmë krijimin e situatës kaotike në pushtetin lokal dhe në partinë që është në pushtet, ndërkaq me akuzat e paqena e të pabaza, as që kemi kohë të merremi.

Kandidati ynë Anton Quni, me një ekip të gjerë profesionistësh, burra e gra, djem e vajza të reja entuziastë e kreativ, do të jetë çdo ditë në teren për të takuar qytetarët e komunës së Prizrenit, për t’i njoftuar me program-platformën tonë, si dhe për të bashkëbiseduar e inkorporuar kërkesat e nevojat e tyre në këtë platformë, e cila do të jetë më e mira në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte.

Ne po bëhemi gati që me mbështetjen e qytetarëve t’ua marrim drejtimin e komunës, sepse Prizreni dhe prizrenasit mezi po presin me i dhënë fund këtij cirku katërvjeçar.

Prizreni nuk e ka merituar një qeverisje të tillë dembele, jokreative e të paaftë që nuk punon asgjë dhe që për dështimet e veta shikon e tenton ta gjej fajtorin diku tjeter.

Sipas, Haskukes, gjithkush dhe gjithçka ishte dhe është kundër tij, por asesi ai dhe bashkëpunëtorët e tij të korruptuar e hajna që përveç vjedhjes, gjë tjetër nuk kanë sjellë në dritë.

Ky pushtet do të ikë i turpëruar e do të mbahet në mend për qeverisjen e dështuar e të korruptuar dhe më dembelën që nga paslufta.

11 raste me koronavirus në Kosovë, asnjë në Prizren

0

Në Kosovë janë regjistruar 11 raste pozitive me koronavirus të premten. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 17 persona, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.531. MSH-ja njofton se duke përfshirë 1.336 testimet e fundit, në total janë testuar për COVID-19 697.843 persona.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me koronavirus 107.894 pacientë, derisa kanë vdekur 2.264.

Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 99.

KQZ miraton logon dhe sloganin për zgjedhjet lokale

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mori vendim për miratimin e logos dhe sloganit për fushatën informuese të zgjedhejeve lokale, të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Slogani dhe logo është votuar nga anëtarët e KQZ-së.

Llogo e fushatës u vendos nga anëtarët e KQZ-së, të jetë ajo që u prezantua nga operatori.

Logo:

IKSHPK: Në mostrat e pacientëve të Deçanit gjenden edhe tri lloje të baktereve

0

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka thënë se janë gjetur edhe disa lloje të baktereve në mostrat e testuara të pacientëve në Deçan që po dyshohet se janë helmuar nga uji.

“Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit: Në dy mostrat e fecesit të dërguara më datën 15 korrik 2021, për testim në laboratoret jashtë Kosovës, janë detektuar Norovirus GI/GII, Enteropathogenic E.Coli (EPEC) dhe Enterotoxigenic E.Coli (ETEC)”.

“Ekzaminimet mikrobiologjike në mostrat e pranuara nga pacientët me shenja të infeksionit të traktit gastrointestinal janë duke vazhduar për detektim të patogjenëve të ndryshëm viral, bakteror dhe parazitar. Për të gjitha informacionet dhe rezultatet laboratorike që do marrim, do të informojmë me kohë qytetarët”.

IKSHPK ka dhënë edhe disa rekomandime:

Rekomandime:

1. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Shëndetësor për ngritjen e nivelit të raportimit të rasteve dhe saktësin e të dhënave për pacientët.
2. Të shtohet kontrolli i Inspektoratit Sanitar dhe Mjedisor në identifikimin e kyqjeve ilegale në rrjetin e ujësjellësit.
3. Në mungesë të ujit nga rrjeti i ujësjellësit të sigurohet uji higjienik për pije nga cisternat e kompanisë ujore komunale deri në normalizimin e gjendjes në të gjitha fshatrat e komunës së Deçanit, pa marrë parasysh a kanë apo jo raste të dyshimta me simptoma gastrointestinale.
4. Të bëhet furnizimi i banorëve me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit.
5. Pas rikthimit të ujit në rrjet rekomandohet që uji të përdoret vetëm për amvisëri dhe higjienë deri në rekomandimin e ri.
6. Kompania ujore publike të përforcojë kontrollin dhe rregullisht të dezinfektojë ujin.
7. Ujësjellësi të furnizojë qytetarët me ujë higjienik për pije me orar normal për të pamundësuar kontaminimin dhe për të parandaluar epidemitë hidrike.
8. Ekipet e ujësjellësit rajonal të debllokojnë nyjet e kanalizimeve dhe të gjejnë pikat e dobëta në rrjet ku përzihet uji i ujësjellësit me kanalizim dhe gropa septike.
9. Të ndalohet dhe ndërpritet rreptësisht kyçja e puseve (bunarëve) në rrjetin e ujësjellësit.
10. Të aplikohet respektimi i zonave të sigurisë.
11. Të bëhet pastrimi me tretje hiperklorike i kaptazhave dhe rrjetit shpërndarës.
12. Të bëhet instalimi i klorizimit të vazhdueshëm.
13. Të realizohet monitorimi i sforcuar i ujit në të gjithë rajonin.
14. Të ofrohet ndihma e nevojshme për të gjithë pacientët e sëmurë.
15. Larja dhe dezinfektimi i shpeshtë e duarve dhe higjiena personale.
16. Kujdes i shtuar gjatë përgatitjes, konsumimit dhe ruajtjes së ushqimit.

Stano për takimin e 19 korrikut Kurti-Vuçiq: E rëndësishme që të vazhdojnë bisedimet

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 19 korrik në Bruksel, në një raund të ri të dialogut Kosovë-Serbi në një nivel të lartë politik.

Duke filluar në orën 14:00 të pasdites, delegacionet e të dyja vendeve së pari do të takohen me ndërmjetësuesit e BE-së Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak dhe më pas do të pasojë një takim trepalësh.

Tanjug duke iu referuar burimeve diplomatike raporton se bisedimet janë planifikuar të përfundojnë deri në orën 18:00 të pasdites, por që “kursi dhe kohëzgjatja” e tyre nuk mund të parashikohen në këtë kohë.

“Ky takim do të përqendrohet në përparimin e bërë deri më tani dhe hapat e ardhshëm në dialog, i cili është i rëndësishëm për perspektivat evropiane të Serbisë dhe Kosovës”, thotë zëdhënësi i BE-së Peter Stano.

Pas njoftimit nga Brukseli se ky “raund i dytë” i bisedimeve të drejtpërdrejta midis Vuçiqit dhe Kurtit duhet të jetë “i përgatitur mirë” në nivelin e ekspertëve, zëdhënësi i BE Peter Stano theksoi për Tanjug se nuk përfshin vetëm takime publike në Bruksel.

“Është e rëndësishme që ata të vazhdojnë të flasin dhe të mos ketë asnjë pengesë”, theksojnë në Bruksel.

Po ashtu është theksuar se emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak,do të paraqesë fushat ku mund të bëhet përparim, bazuar në biseda eksperto-teknike dhe konsultime shtesë.

Burime diplomatike në Bruksel i thanë Tanjug se të dy palët në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës “e dinë se është e rëndësishme të zgjidhen çështjet e hapura” dhe të arrihet një “konsensus dhe kompromis mbi normalizimin e marrëdhënieve”, transmeton Klankosova.tv.

Kurti nga Greqia në Francë, merr pjesë në premierën e “Pa vend”

0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Greqisë ka udhëtuar për në Francë ku ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend” që u dha sot në Festivalin e filmit të Kanës.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

“Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Tetë të arrestuar në aksionin e PSD-së, Policia jep detaje

0

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë aktivistë të Partisë Socialdemokrate, në aksionin e këtyre të fundit, të zhvilluar në rrugën “Ukshin Hoti” në Prishtinë.

Policia i ka thënë KOHËS se të arrestuarit kanë shkruar grafitë dhe kanë dëmtuar disa vetura zyrtare.

“Të njëjtit vazhdimisht kanë shfaqur shenja të agresivitetit, veprimeve të ulëta të kontaktit fizik me pjesëtarë të policisë, shpërfilljes së urdhrave të zyrtarëve policor si dhe pengim të tyre në kryerjen e detyrës zyrtare. Duke u gjendur në rrethana të tilla, policia ka shoqëruar në stacionin policor tetë prej tyre dhe aktualisht të njëjtit janë duke u proceduar në fazën preliminare”, thuhet në njoftimin policor.

Lidhur me këto veprime, është njoftuar prokurori që së bashku me Policinë po punojnë në zbardhjen e të gjitha rrethanave.

Mbi 100 të vdekur në Gjermani

0

Në Gjermani, autoritetet tani thonë se të paktën 103 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet – 43 në Nordrhein-Westfalen dhe të paktën 60 në Rheinland-Pfalz.

Qindra njerëz ende raportohen të zhdukur.

Në Belgjikë, zyrtarët kanë konfirmuar të paktën 14 vdekje, shkruan BBC.

Haliti thotë se Kurti ka udhëtuar në Francë për festivalin e Kanës

0

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri i vendit Albin Kurti, ka të drejtë të shkojë në pushime, mirëpo duhet t’iu tregohet drejtë qytetarëve, e jo të thuhet se është në seminare.

Haliti në seancën e sotme të Kuvendit, bëri të ditur se kreu qeveritar tashmë gjendet në Nice të Francës për festivalin e filmit të Kanës.

“Unë mendoj që kryeministri ka të drejtë me pushu, ka të drejtë me pushu edhe presidenti dhe ne deputetët. Por kryeministri është i obliguar që zyrtarisht ta merr pushimin ta deklarojë pushimin dhe ta dinë qytetarët e Kosovës që kryeministri është në pushim. Seminari, apo konferenca që ka qenë në Athinë ka qenë vetëm 1 ditë, ndërsa ne po flasim për kryeministrin që është në Athinë. Realisht Kurti ka fluturuar dje më 15-07 në Nice të Francës dhe është vendosur në Kanë në Hotel. Dmth ka mbërri në Nice në orën 19:35, s’ka shkuar zyrtarisht, por ka shkuar në festivalin e filmit në Kanë. Pse nuk ka shkuar ministri i Kulturës, por kryeministri, ai duhet ta sqarojë”, tha ai./KP

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort