Home Blog Page 4248

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, 25 aeroplanë nga Zvicra vijnë sot në Kosovë

0

Raporti i fundit në Aeroportin e Cyrihut, lidhur me fluturimet për ditën e shtunë, drejt Prishtinës tregon nivele rekorde.Orari i Fluturimeve Ajrore nga Cyrihu njofton se pas rritjes së madhe të kërkesave të udhëtarëve që për pushimet verore duan të udhëtojnë drejt Kosovës, fluturimet ditore në këtë destinacion po arrijnë në nivele rekord.Siç mund të shihet edhe në grafikën më poshtë, nëntë aeroplanë do të nisen vetëm nga Cyrihu në ditën e shtunë, drejt Kosovës, gjegjësisht Aeroportit të Prishtinës.

Aeroporti i Cyrihut – Numri i fluturimeveNga ana tjetër, edhe në Aeroportin e Bazelit ka numër rekord fluturimesh drejt Kosovës.Vetëm në ditën e shtunë 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Vlen të theksohet se një rekord i tillë nuk ka qenë më pare i regjistruar në aeroportet e Zvicrës.

Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0

E shtune, 17 korrik 2021 – e hëne 19 korrik 2021 00:00
Sipas llogaritjeve të IHMK (Sektori për hidrologji dhe prognoza hidrologjike), nga data 17 – 19 korrik 2021, pasi që pritet të ketë reshje të shiut me intervale të ndryshuara të cilat do të jenë të intensitetit të ulët deri mesatarisht të lartë por kryesisht të karakterit lokal, mund të jenë të shoqëruar me shtrëngata dhe herë pas here me shkarkime rrufesh dhe mundësi breshëri, të cilat mund të shkaktojnë probleme dhe vështirësi lokale, si në funksionimin e sistemeve të kanalizimeve, dhe të ujërave atmosferike, vështirësi lokale të qarkullimit rrugorë, rrëshqitje të dheut etj.

Reshjet me intensitet më lartë në disa zona, mund të aktivizojnë rrjedhat e shpjeta me karakter malorë siç janë përrenjtë si dhe paraqitjen e vërshimeve të shpejta lokale.

Në lumenjtë kryesorë, sipas rrjetit të stacioneve hidrometrike në Kosovë, nuk përshihet që të kenë lëkundje të theksuara të niveleve dhe prurjeve të ujit, prandaj edhe nuk do të ketë rrezik nga përmbytjet lumore. http://ihmk-rks.net/?page=1,4Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike.
Për më tepër, përcilleni linqet me të dhënat hidrometeorologjike, si dhe njoftimet e fundit:

Bashkësia Islame: Kurban-Bajrami të martën më 20 korrik

0

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton besimtarët se dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, është të martën, më 20 korrik 2021.

Përmes një njoftimi BIK-u thotë se manifestimi qendror për territorin e Kosovës, kushtuar festës së Kurban – Bajramit, mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kurse namazi i sabahut falet në orën 4.40.

“Ligjëratën tematike kushtuar festës së Kurban – Bajramit do ta mbajë dr. Valon Myrta – anëtar i Kryesisë së BI të Kosovës dhe njëherësh kryetar i KBI-së në Gjakovë. Namazi i Kurban-Bajramit falet në orën 05.51, të cilit do t’i prijë kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ndërsa Hytben – mesazhin e Kurban – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava.

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, ditën e parë, më 20 korrik 2021, Kryesia e BIK, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e Kryesisë nga ora 9:00-12:00”, thuhet në njoftim.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës të gjithë besimtarëve festën e Kurban – Bajramit.

Totaj i kundërpërgjigjet Haskukës: Kryetar dështak, turisti Haskukë mosmirënjohës

0

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur të parit të Prizrenit, Mytaher Haskukës, pas kritikave që i bëri ky i fundit ndaj kuvendarëve opozitar gjatë ditës së djeshme.

Haskuka në një video të publikuar në facebook ka thënë se opozita në Kuvendin e Prizrenit ka bllokuar çdo iniciativë që ka të bëjë për të mirën e komunës tonë dhe në tre vitet e fundit asnjëherë nuk e kanë votuar rishikimin e buxhetit.

E pas këtyre deklaratave sot ka reagur kandidati për Kryetar të Prizrenit, nga radhët e PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Reagimi i plotë i Totajt:

I trembur nga ofrimi i zgjedhjeve dhe nga kritikat për dështim, kryetari Haskuka paska kritikuar kuvendarët e opozitës! Si zakonisht ka provuar t’i fajësojë të tjerët, në stilin SULMI MBROJTA MË E MIRË.

Dështaku Mytë, që tashmë publikisht nuk e ka as përkrahjen e partisë së tij, Vetëvendosje!, paska menduar ta ketë përkrahjen e opozitës, të cilën nuk e ka vlerësuar! Për katër vjet, sa e mori në qafë Prizrenin me dështimet e vazhdueshme, ky nuk e ka mësuar as rolin e opozitës. Pa e ditur rëndësinë e saj e të numrave në Kuvendin Komunal, Myta u tregua MOSMIRËNJOHËS kur e prishi koalicionin me partnerët e tij, LDK-në e NISMËN, që e ndihmuan ta realizojë të pabesueshmen, për t’u ulur në karrigen e kryetarit.

Por, i gjithë Prizreni e di, se ai ishte vetëm një turist “kryetar”, pasi kryetar i vërtetë ishte SHEFJA.
Myta prej kohësh ka mbetur i vetëm. Se ka as përkrahjen e shoqërisë civile e medieve të pavarura e profesionale, pasi vazhdimisht është kritikuar prej tyre.

Postit HARAM i erdhi fundi. Populli thotë “Zullumi këputet prej së trashi”. Këtë tashmë e ka kuptuar edhe Vetëvendosje në Prizren.

Ndonëse duket qesharak, Myta ia ka ngritë buzëqeshjen liderit të partisë së tij, Kurtit, pasi e ka vënë në sfidë, meqenëse e ka të vështirë ta pranojë dështimin e axhami qeverisjes së partisë në Kryeqytetin Historik e Shpirtëror dhe të traditës.

A ka pasur Prizreni ndonjëherë DËSHTIM më të madh, se sa këto 4 vjet, të kësaj kohe të HIQ-it?! Këtë s’do ta harrojmë!

Prandaj, KA ARDHUR KOHA, që sa më parë përmes VOTËS, Prizreni ta ndërrojë formën e qeverisjes.

Në fund s’ka nevojë për ndonjë koment tjetër, pos kundërpërgjigjen ndaj Dështak Mytës, ta mbylli duke kujtuar deklarimin e Asamblistëve të Vetëvendosjes në organin më të lartë të Prizrenit, në Kuvend, kur kryetarit të tyre, publikisht i thanë “TURP TË KESH”!

Kuvendi e vazhdon të hënën seancën

0

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë për të hënën seancën e sotme e cila ka mbetur në gjysmë.

Seanca do të fillojë nga ora 10:00, një ndër pikat do të jetë edhe zgjedhja e tre anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

Rendi i plotë i ditës:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 08/L-019 për amendamentimin 02 të Marrëveshjes bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e bashkëpunimit për zhvillim “KSV/017: Programi për mbështetje shëndetësore (pjesa II),

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,

7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-009 për ratifikimin e amendamentimit nr.1 të Marrëveshjes kornizë së kredisë të datës 14 gusht 2020, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit “Reagimi Emergjent ndaj COVID-19”,

10. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për shkarkimin e anëtarëve të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave,

11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni,

12. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radhët e komuniteteve jo shumicë,

13. Propozim-rezoluta nga debati parlamentar për zbatimin e Marrëveshjes së Uashingtonit,

14. Propozimi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,

15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2020.

Nora dëshiron ta ndryshojë botën përmes sportit të saj

0

Lojërat Olimpike gjithmonë janë të mbushura me tregime që e “lëvizin” botën.

Dhe, përralla e xhudisteve të Kosovës është vetëm një pohim i fuqisë që e posedojnë sportet. Njëra prej tyre është Nora Gjakova. Xhudistja po përgatitet për pjesëmarrjen e dytë në Lojërat Olimpike dhe kërkesë e saj nuk është thjesht ta fitojë një medalje, por gjithashtu të bëjë që vendi i saj të njihet nga pjesa tjetër e botës, shkruan “Times of India”.

Paraqitja e parë e Kosovës në Lojërat Olimpike ishte në vitin 2016, pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), e njohu si shtet të pavarur në vitin 2014. Xhudistja Majlinda Kelmendi, e bëri debutimin e saj të paharrueshëm në Lojërat Olimpike “Rio 2016” duke e rrëmbyer medaljen e artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Nora 28-vjeçare, e cila ka filluar të merret me këtë sport prej moshës 10-vjeçare, thotë se ajo dhe sportistët e tjerë duan të fitojnë medalje ndërkombëtare për ta futur shtetin e tyre në hartën politike nëpërmjet sportit.

“Është e mahnitshme që unë kam mundësinë ta ndihmoj shtetin tim duke e bërë atë që e dua më së shumti. Për shkak të rezultateve tona në xhudo, sportistët nga e gjithë botë kanë ardhur në Kosovë për t’u stërvitur me ne”, tha Nora, e cila në Tokio do të marrë pjesë në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kosova është bërë një vatër e xhudistëve nga Evropa falë paraqitjeve të jashtëzakonshme të sportistëve të saj përgjatë viteve të fundit. Aktualisht Kosova ka mbi pesë top-xhudistë në ranglistën botërore nëpër kategoritë e ndryshme. Trajneri i tyre, Driton Kuka – ëndrra e të cilit për pjesëmarrje në Lojërat Olimpike të vitit 1992 u shkatërrua pas kolapsimit të Jugosllavisë – është duke prodhuar disa prej xhudistëve më të mirë në botë.

Nora e ka parasysh se si sportistët nga shteti i saj përballen me refuzimin e vizave kur aplikojnë që të marrin pjesë në ngjarjet kryesore përreth botës. Në vitin 2018, India u përball me zemërimin e IOC-së dhe Federatës Ndërkombëtare të Boksit, për shkak se refuzoi vizën për boksieren e Kosovës, Donjeta Sadiku në prag të Kampionatit Botëror të femrave.

“Ne xhudistët kurrë nuk kemi pasur ndonjë garë në Indi. Për fat të mirë disa prej nesh kanë nënshtetësi të dyfishtë, edhe të Shqipërisë, dhe mund të udhëtojmë në disa shtete kur nuk mund t’i sigurojmë vizat si shtetas të Kosovës”, tha kampionia e Evropës në vitin 2018. “Por, gjërat po ndryshojnë duke iu falënderuar Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, organizimi i turneve nuk u jepet vendeve që nuk ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë sportistët”.

Pjesëmarrja në Lojërat Olimpike është shumë e veçantë për sportistët e Kosovës, të cilët kanë mundësi të garojnë nën flamurin e shtetit të tyre.

“Për shumë vjet ne nuk kemi mundur ta përfaqësojmë shtetin tonë në xhudo dhe është dashur ta përfaqësojnë Shqipërisë apo të paraqitemi me flamurin e IJF-së”, shtoi Gjakova.

Dhe, inkuadrimi i Kosovës në Komitetin Olimpik nuk ka ndodhur brenda natës.

“Ne kemi vazhduar të fitojmë derisa i kemi detyruar t’i ndryshojnë rregulloret”, tha Nora.

Debutimi i Norës në LO “Rio 2016” përfundoi me “zemër të thyer”, pasi ajo nuk arriti të futet në garën për medalje.

“Një muaj para Lojërave Olimpike në Rio, u lëndova dhe për këtë arsye nuk mund ta jap më të mirën nga vetja. Por, këtë herë është ndryshe, pasi kam medalje Evropiane e Botërore, dhe tani fokusi im është te medalja olimpike. Jam kthyer me medalje prej të gjitha garave që kam marrë pjesë në këtë vit, kështu që besoj se e kam një rast të mirë edhe për medalje olimpike”, insistoi ajo.

Sa i përket Tokios, Nora thotë se pritjet janë të mëdha dhe se ajo do të përpiqet të fitojë medalje në tentimin e dytë.

“Shteti ynë e ka fituar medaljen e parë të artë në Lojërat Olimpike të Rios dhe do të ketë pritje të mëdha, sidomos prej ekipit tonë të xhudos. Unë kam punuar shumë gjatë këtyre tre vjetëve të fundit dhe këtë dua ta tregoj në Tokio”, deklaroi Gjakova.

Vëllai i Norës, Akili, i cili është kampion i Evropës, gjithashtu do ta përfaqësoj Kosovën në LO “Tokio 2020”. Ai është përzgjedhur si bartës i flamurit për shtetin e tij në ceremoninë hapëse, së bashku me Majlinda Kelmendin.

Sporti u ka dhënë atyre famë dhe Nora thotë se njerëzit në Kosovë e përcjellin xhudon me pasion jashtëzakonisht të madh.

“Ne jemi të famshëm në Kosovë. Për shkak të paraqitjeve tona njerëzit kënaqen duke shikuar xhudo dhe i njohin të gjithë kundërshtarët tanë. Për ata ne jemi sikur heronj. Sa herë që takohemi me njerëz, ata na falënderojnë për ngritjen lart të flamurit të Kosovës”, u shpreh Gjakova.

Haxhiu falënderon deputetët që e miratuan në parim projektligjin për Gjykatën Komerciale

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka falënderuar deputetët e Kuvendit që kanë miratuar në parim projektligjn për Gjykatën Komerciale.

Ajo e falënderoi edhe ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, që e ka arsyetuar këtë projektligj në seancën e sotme në mungesë të saj.

“Falenderoj deputetët e Kuvendit për miratimin në parim të projektligjit për Gjykatën Komerciale e po ashtu ministren Rozeta Hajdari e cila e arsyetoi procedimin e këtij projektligji përpara deputetëve të Kuvendit, për shkak të mungesës sime të përkohëshme! Ministria e Drejtësisë do të bashkëpunojë me Komisionin për Legjislacion për çfarëdo propozimi shtesë që ndihmon në zbatimin e këtij projektligji”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim projektligjin për Gjykatën Komerciale me 66 vota për, asnjë kundër dhe pesë abstenime.

Policia jep detaje për policin i cili u vetaksidentua me motoçikletë zyrtare

0

Më parë u raportua që një pjesëtar i Policisë së Kosovës është vetakisdentuar në autostradën “Ibrahim Rugova” me motoçikletë zyrtare.

Baki Kelani, zëdhënës në PK, për IndeksOnline ka thënë se njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte ne përcjellje te biçikletave, njëri nga zyrtarët ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare të policies.

Sipas tij, i aksidentuari po merr trajtimin mjekësor në QKUK.

Rreth orës 14:37, njësiti i motoçiklistëve përderisa ishte ne përcjellje te biçikletave, njeri nga zyrtaret ka pasur një vetaksident trafiku me motoçikletë zyrtare te policisë, i njëjti është dërguar ne emergjencën rajonale ne Prizren dhe pas trajtimit fillestar është dërguar per ne QKUK ne Prishtine.

Me rastin po merren hetimet e trafikut per te identifikuar shkaqet e aksidentit.

Garat kane qene me karakter ndërkombëtarë te biçikletave “Tour of Kosovo 2021””, tha ai.

Kurti bashkë me gruan e vajzën në premierën e filmit kosovar në Kanë (FOTO)

0

Kryeministri Albin Kurti bashkë me gruan dhe vajzën e tij e ka ndjekur premierën e filmit kosovar me metrazh të shkurtër “Pa vend” që është në garë për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës.

“Nga 3.739 filma të metrazhit të shkurtër nga mbarë bota komiteti selektues i Festivalit të Cannes sivjet i ka përzgjedhur 10 sosh. Në mesin e tyre është edhe filmi nga Kosova “Pa vend” i regjisorit Samir Karahoda i cili sot mori duartrokitje të gjata nga publiku këtu në sallën Debussy në Cannes. Ishte kjo premiera botërore e këtij filmi kurse në fillim të muajit gusht ai do të shfaqet në Festivalin Dokufest në Prizren. Urojmë që nesër mbrëma në ceremoninë përmbyllëse të edicionit 74 kur shpallen fituesit e Palmës së Artë të këtij festivali prestigjioz të ngadhënjejë filmi ynë. Këtu është shfaqur edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë”.

Ai tha se mbështetja e qeverisë së Kosovës për filmin kosovar do të rritet ndjeshëm për vitet në vijim, “sepse në këtë fushë arti e kulture po shpërthejnë talentet tona e po na bëjnë krenarë në arenën ndërkombëtare”.

Nga 21 deri më 23 korrik Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët

0

Nga 21-23 korrik 2021, në Kuvendin e Republikës së Kosovës mbahet aktiviteti “Kuvendi hap dyert për bashkatdhetarët”.

Zyra për medie e Kuvendit të kosovës njofton se gjatë tri ditëve, nga 10:00 – 16:30, Kuvendi do të jetë i hapur dhe mirëpret të gjithë bashkatdhetarët të cilët dëshirojnë ta vizitojnë ndërtesën e institucionit më të lartë legjislativ.

“Gjatë qëndrimit në Kuvend, vizitorët duhet t’u përmbahen masave anti-Covid, përkatësisht duhet të jenë të pajisur me maska”, thuhet në njoftim.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort