Home Blog Page 4247

Çfarë duhet konsumuar çdo ditë, e sidomos gjatë verës

0

Ekzistojnë tre arsye se përse duhet të konsumojmë më shumë fruta dhe perime. E para, frutat dhe perimet janë burimet kryesore të një numri të madh të materjeve ushqyese të cilat njerëzit zakonisht i konsumojnë në sasi më të vogla nga ato të rekomanduarat, si psh. folatet, magneziumi, kaliumi, fibrat dhe vitamina A, C dhe K. Konsumimi i disa nutritientëve të tillë ka një rëndësi për të gjithë popullsinë (fibra, viamina dhe kalium), ndërsa disa të tjerë (acidi folik) janë të rëndësishëm për grupe specifike, si për shembull për gratë në periudhën reproduktive.

E dyta, konsumimi i frutave dhe perimeve ka të bëjë me zvogëlimin e rrezikut nga shumë sëmundje kronike. Ekzistojnë të dhëna sipas të cilave konsumimi i së paku 500 g frutave dhe perimeve në ditë e zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe cerebrovaskulare. Mendohet që disa fruta dhe perime mbrojnë edhe nga kanceri.

E treta, pjesa më e madhe e frutave dhe perimeve kur pregatiten pa sheqer të shtuar dhe pa yndyrë kanë një vlerë energjetike dhe kontribuojnë në mirëmbajtjen e peshës trupore. Me konsumim të frutave nënkuptojmë konsumim të frutave të tëra dhe atë të freskëta, të konservuara, të ngrira dhe të thata, ndërsa më pak në formë të lëngjeve. Kur konsumohen lëngje rekomandohet që ato të jenë 100% fruta. Për ta zvogëluar konsumin e sheqerave të shtuar rekomandohet përdorimi i frutave të konservuara në lëngun e tyre, e jo në shurup sheqeri.

Pse duhen konsumuar çdo ditë?

Që të ushqehemi shëndetshëm;

Që të rritemi;

Që të rrisim imunitetin e organizmit tonë;

Që ta rrisim përqendrimin dhe aftësinë tonë për punë;

Që ta parandalojmë paraqitjen e mbipeshës, sëmundjes së sheqerit dhe sëmundjeve dhe gjendjeve të tjera;

Përveç kësaj, frutat dhe perimet janë një burim i pasur i antioksidantëve, substancave të cilat me veprimin e tyre e zvogëlojnë nivelin e materieve të dëmshme, si dhe mundësinë për dëmtim të qelizave. Hulumtimet tregojnë se në vendin tonë nuk konsumohen sasi të mjaftueshme të frutave dhe perimeve.

Pse duhen konsumuar në verë?

Frutat dhe perimet kanë vlerë kalorike të ulët, përmbajnë përqindje të lartë të ujit, shumë materie minerale dhe vitamina të cilat janë të domosdoshme për organiymin në këtë periudhë të vitit për ta ruajtur vitalitetin e organizmit dhe për ti zëvendësuar lëngjet e humbura gjatë djersitjes, dhe me këtë edhe për ta zvogëluar etjen.

Frutat më së miri duhen konsumuar të freskëta dhe të papërpunuara, ose nëse ka nevojë, atëherë mjafton të zihen për një kohë shumë të shkurtër. Lëngjet e freskëta të bëra nga lëngjet ose perimet janë mjaft të dobishme dhe rekomandohen për të gjitha grupmoshat, e sidomos për fëmijët.

Çfarë duhet të dini!

Para se të konsumohen, frutat dhe perimet duhen larë mirë me ujë të sigurt nga çezma dhe sistemet për furnizim me ujë, me qëllim që të parandalohen sëmundjet eventuale infektive të zorrëve. Konsumoni vetëm fruta dhe perime të lara mirë!

Frutat duhet të përfaqësojnë 15%, ndërsa perimet 25% të të gjithë sasisë së ushqimit të cilin e konsumojmë. Thënë ndryshe, gjatë një dite duhet të konsumojmë nga 3 deri në 5 vakte me fruta dhe perime.

Haxhiu: Për dy javë kemi realizuar gjashtë ekstradime me shtetet evropiane

0

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se gjatë dy javëve të fundit Kosova ka realizuar gjashtë ekstradime me shtetet evropiane për personat e kërkuar për vepra penale.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ekstradimet janë realizuar me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën.

“Gjatë dy javëve të fundit janë realizuar gjashtë ekstradime me Francën, Zvicrën, Gjermaninë, Italinë dhe Belgjikën. Përmes realizimit të këtyre ekstradimeve, personat e kërkuar për vepra penale do të ballafaqohen me procedurë penale ose do të vuajnë dënimin e shqiptuar nga autoritetet gjyqësore”, ka thënë ajo.

Haxhiu poashtu është shprehur se në mbledhjen e fundit të qeverisë është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale.

“Për më shumë, të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, është miratuar Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-213 për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në Çështjet Penale. Me ndryshimin dhe plotësimin e këtij ligji do të ketë ekstradime më të shpejta duke ngërthyer gjithmonë standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Mbushet Aeroporti me mërgimtarë nga Zvicra, këtë të shtunë

0

25 aeroplanë me mërgimtarë sot nga Zvicra drejt Kosovës

Priten mijëra mërgimtarë nga Zvicra këtë të shtunë në Kosovë

Një fluks i madh i mërgimtarëve sot ka filluar të aterojnë në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari, ku vetëm nga Zvicra pritet të vijnë 25 aeroplanë në ditën e sotme, shkruan albinfo.ch.

17 korriku (e shtunë) shënon qarkullimin më të lartë brenda 24 orëve të aeroplanëve mes Zvicrës dhe Kosovës.

Vetëm sot do të jenë 25 fluturime, të planifikuara që do të realizohen nga Aeroporti i Cyrihut, Bazelit dhe Gjenevës.

Nëntë aeroplanë kanë filluar të nisen vetëm nga Cyrihu sot, në Aeroportin e Bazelit, 14 aeroplanë të kompanive të ndryshme, do të udhëtojnë drejt Aeroportit “Adem Jashari” të Prishtinës, shkruan tutje albinfo.ch.

Edhe në Aeroportin e Gjenevës, ndonëse më pak në numër, do të ketë fluturime gjatë ditës së shtunë. /Albinfo.ch

Pritje deri në 90 minuta në disa vendkalime kufitare me shtetet fqinje

0

Vazhdojnë mërgimtarët të vijnë në Kosovë për t’i kaluar pushimet. Në disa vendkalime kufitare me shtete fqinje pritjet janë nga 10 deri në 90 minuta, transmeton albinfo.ch.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikën kufitare me Serbinë në Jarinje, pritjet për të hyrë janë deri në 90 minuta. Gjendja e njëjtë është edhe në vendkalimin kufitar te Dheu i Bardh.

Këtu mund t’i shihni të dhënat në kohë reale.

Dhuna në familje mbetet shqetësuese: 10 raste për një ditë

0

Dhuna në familjet kosovare nuk ka të ndalur. Vetëm brenda 24 orëve të fundit në Kosovë kanë ndodhur 10 raste të dhunës në familje.

Dhunë ndaj bashkëshortes, babait, motrës, vëllait, fëmijëve, janë regjistruar nga Policia e Kosovës në disa qytete të ndryshme të vendit.

Ky është raporti i plotë i Policisë së Kosovës përkitazi me dhunën në familje:

Prishtinë 16.07.2021 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Nuk raportohet për te lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 16.07.2021 – 10:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar me thikë vëllain dhe motrën e tij. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 15.07.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka ushtuar dhunë ndaj babait të tij viktimës mashkull Kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kamenicë 09.07.2021 – 13:00. Më 16.07.2021 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Prizren 16.07.2021 – 22:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është ndalur në ndalim policor dhe më pas pritet të lirohet.

Prizren 16.07.2021 – 22:30. Raportohet se ka ndodhur një rrahje në mes tre të dyshuarve meshkuj kosovarë Dy nga të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor, ndërsa i dyshuari tjetër është në arrati. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Istog 16.07.2021 – 01:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar dy viktimat motrën dhe vëllain e tij. Si pasoj, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Mitrovicë Jugu 15.07.2021 – 22:30. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht babain e tyre . Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal. Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Skenderaj 15.07.2021 – 01:30. Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull Kosovar. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Mitrovicë veri 15.07.2021 – 22:15. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se është sulmuar nga burri i saj, ata ishin duke bashkëjetuar pa kurorë. Viktima së bashku me foshnjën e saj është dërguar në familjen e saj, ndërsa i dyshuari është dërguar tek familja e tij. Është njoftuar edhe mbrojtësi i viktimave, pasi viktima ka kërkuar urdhër mbrojtje. Rasti është duke u hetuar.

Bilanci tragjik: Mbi 150 viktima nga përmbytjet në Europë

0

Në hartën lart me të zezë qytetet e prekura nga përmbytjet.Nga e verdha në të kuqe pikat ku uji ka arritur nga dy në katër mrtra lartësi.
45 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg, Holandë dhe Zvicër janë shkaktuar dëme të shumta materiale.

Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin.Më e goditura ishte Gjermania në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen dhe në Rhineland-Palatinate fqinje.

Djemtë rrahin babanë e tyre në Mitrovicë, arrestohen

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e vona të së enjtes në jug të Mitrovicës ku dy persona kanë sulmuar fizikisht babanë e tyre.

Të njëjtit janë arrestuar ndërkaq viktimës i është ofruar tretman mjekësor në spitalin rajonal.Sipas policisë me urdhër të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fluks automjetesh në Morinë, mbi 10 mijë kosovarë shkojnë për fundjavë në bregdetin shqiptar

0

Mijëra automjete e qytetarë të Kosovës, kanë udhëtuar edhe këtë të shtunë drejt Shqipërisë, duke shënuar një tjetër fluks të lartë automjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Ky fluks i lartë vjen si rrjedhojë e kushteve dhe çmimeve të favorshme që ka bregdeti shqiptar, që sipas pushuesve, çdo vit ka përmirësime.
Por kërkesa mbtetet e njëjtë, heqja e kufirit edhe pse gjatë sezonit pritjet nuk janë të gjata.

Në Morinë është punuar me tetë sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhët e gjata dhe fluksin e lartë.

Vetëm në orët e para të kësaj të shtune kanë hyrë në Shqipëri përmes kufirit më shumë se 10 mijë qytetarë të Kosovës.
Fluks të lartë mjetesh ka pasur edhe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa e veçanta e këtij sipas policisë kufitare të Morinit, është numri i lartë i qytetarëve serb, të cilët kanë pushuar në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave gjatë qershorit dhe korrikut janë regjistruar 100 mijë qytetarë serb që përmes Morinit kanë hyrë në vendin tonë me destinacion bregdetin e jugut

Kultivoi kanabis në oborrin e shtëpisë, arrestohet gjakovari

0

Policia ka arrestuar sot një person në rajonin e Gjakovës, për shkak se në oborrin e të njëjtit ka gjetur 148 bimë, që dyshohet të jenë Kanabis Sativa.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës, thuhet se “më 16.07.2021, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – njësia rajonale në Gjakovë pas marrjes së informatave paraprake relevante se në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, A.D. (1970), dyshohet se ka të kultivuara disa bimë që dyshohet të jenë Kanabis Sativa dhe bashkërendimit me autoritetet e drejtësisë, kanë realizuar një operacion bastisje me përkrahjen edhe të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Gjakovë”.

“Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit janë konfiskuar si provë materiale 148 bimë të dyshuara si bimë e llojit Kanabis Sativa me gjatësi prej 30 cm deri 1 metër”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale “Kultivimi i bimës së hashashit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit”, të merren disa mostra nga bimët dhe ato të shkatërrohen.

“Bimët e dyshuara pas marrjes se disa mostrave nga ana e njësisë së krim teknikës janë shkatërruar me anë të djegies. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”.

Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një armë revole me Gaz (CO2), përderisa rasti mbetet nën hetime nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve- Njësia Rajonale Gjakovë.

​Punëtorët e ATK-së ashpërsojnë grevën, këto janë kërkesat e tyre

0

Shoqata Sindikale e Punëtorëve të Administratës Tatimore të Kosovës njofton që grevën që e ka vazhduar me datë 14 Korrik 2021, do të vazhdohet nga e hëna deri të premten, por me masa të shtuara duke filluar nga ora 08:00 deri 12:00, duke i ndërprerë të gjitha shërbimet për tatimpaguesit, ndërsa nëse ende nuk ka reflektime në lidhje me kërkesat tyre nga data 26 Korrik 2021 do të vazhdohet me grevë të përgjithshme nga ora 08-16.

Greva do të mbahet në të gjitha Drejtoritë e Administratës Tatimore të Kosovës.

Arsyet për mbajtjen e kësaj greve janë sqaruar edhe në njoftimet paraprake.

Kërkesat tona të adresuara janë si në vijim:

1. Propozim ndryshimi i statusit të Administratës Tatimore të Kosovës;

2. Krijimi i kushteve të punës;

3. Kompenzimet tjera të shpenzimeve (sipas kërkesave paraprake),

Kjo Shoqatë thotë se greva është e drejtë e garantuar me kushtetutë dhe do të vazhdojë duke u mbështetur edhe në Ligjin për Organizimin Sindikal në Kosovë dhe Ligjin për Greva, si dhe Statutin e ShSPATK-së.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort