Home Blog Page 4246

12 mijë e 430 qytetarë vaksinohen për 24 orë

0

12 mijë e 430 qytetarë janë vaksinuar kundër Covid-19 në Kosovë në 24 orët e fundit.

Kjo është bërë e ditur përmes raporti 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë ku edhe janë bërë të ditura rastet e reja me Covid-19.

Ndërsa, deri më tani në gjithë vendin janë vaksinuar 220 mijë e 250 persona.

E, dozën e dytë të vaksinës e kanë marrë 90 mijë e 165 qytetarë./FrontOnline

Operacion i rrallë në QKUK: 2-vjeçarit i hiqet tumori me përmasa të mëdha

0

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” kanë treguar se sot i është operuar me sukses një fëmijë 2 vjeç, të cilit i është hequr tumori me përmasa të mëdha.Ata kanë njoftuar se mjekët kirurgë, të asistuar nga ekipi i anestezionit kanë operuar me sukses një fëmijë të moshës 2-vjeçare, duke ia larguar tumorin, i cili ia kishte përfshirë gjysmën e barkut.
“Pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe pritet të lirohet shumë shpejt për në shtëpi”, kanë njoftuar Shërbimi Spitalor.

Njoftimi i plotë:

Nga 1.944 testime, vetëm 2 raste pozitive me koronavirus në Kosovë

0

Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.430 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310.415 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 1.944 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 3 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.534.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 98.

Pesë të vdekur e mbi 80 aksidente në vendin e punës këtë vit në Kosovë

0

Pesë persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës këtë vit në Kosovë si dhe kanë ndodhur 81 aksidente, ku prej tyre 45 janë kategorizuar si lëndime të rënda.Të dhënat e Inspektoriatit të Punës flasin për të gjithë sektorët por në ndërtimtari situata paraqitet më e vështirë pasi lëndimet në këtë sektor janë më të shpeshta si pasojë e lartësisë në të cilën punojnë punëtorët.Zëvendësinspektori i punës, Agim Millaku, ka thënë se siguria në punë në sektorin e ndërtimtarisë nuk është në nivelin e kërkuar, përkundër përpjekjeve që thotë se po i bëjnë vazhdimisht.

Vetëm këtë vit në këtë sektor kanë humbur jetën katër punëtorë si dhe kanë ndodhur dhjetëra aksidente si pasojë edhe e mosrespektimit të rregullave të punës që përfshin edhe vendosjen e pajisjeve mbrojtëse.“Sivjet kemi pasur katër vdekje në vend të punës në ndërtimtari, dhe një e kemi pasur nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj nëse iu kujtohet, kryesisht vdekjet në punë vijnë nga rëniet prej lartësisë edhe pse i kemi obliguar (kompanitë) t’i vendosin skelet, edhe pse i kemi obliguar t’i mbyllin hapësirat në të cilat punëtorët rrezikojnë jetën, kemi obliguar t’i mbajnë rripat e sigurisë por përsëri nuk po ia dalim t’i mbrojmë në tërësi punëtorët mos të bien prej lartësive por uroj të mbetet me këtë numër, mos të rritet numri i aksidenteve me pasoja fatale në të ardhmen”, tha Millaku.Përpos rasteve fatale, zëvendësinspektori i punës thotë se në të gjithë sektorët këtë vit janë shënuar edhe 81 aksidente të tjera në vendin e punës. 36 prej tyre konsiderohen si lëndime të lehta dhe kjo pasi punëtori është paraqitur në punë brenda tri ditësh, ndërsa 45 lëndime të tjera janë kategorizuar si të rënda.

“Kemi pasur gjatë kësaj periudhe 36 lëndime të lehta, i quajmë të lehta sepse trajtimi i tyre nuk kanë marrë më shumë se tri ditë pushim për rastin aksidental do të thotë kanë raportuar brenda tri ditëve dhe janë kthyer në vendin e punës. Kurse 45 lëndime kanë qenë të rënda, përjashtuar këtyre katër, nëse i bashkojmë të gjitha janë dikun 85 aksidente që po ndodhin”, theksoi ai.
Millaku, u shpreh se, “Por nuk janë krejt në ndërtimtari i kemi të ndara kështu në sektorë por në të gjitha lemitë që i ndjekim edhe kemi pasur një numër bukur të madh të aksidenteve nga shpërthimi i bombolës në Ferizaj, kemi pasur në kohët e fundit edhe në prodhim, kemi pasur edhe në tregti”.“Por kryesisht janë në ndërtimtari, po mundohemi maksimalisht me qenë prezent te punëdhënësit, të kryejmë një punë tonën fisnike në mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit me qëllimin që ky numër të reduktohet maksimalisht në mos të zhduket fare, bile të paktën ta reduktojmë për aq sa mundet që këto raste me qenë me numër sa më të vogël”, potencoi ai.

Millaku tregon se mosha mesatare e të aksidentuarve në vendin e punës është 40-vjeç, Ai kërkon nga punëdhënësit që të respektojnë rregullat dhe punëtorët të binden se pajisjet e sigurisë janë për të shpëtuar jetën e tyre.Sipas legjislacionit aktual, Inspektorati i Punë mund të gjobisë deri në 25 mijë euro kompanitë, por Millaku thotë se duhet të shteren të gjitha mënyrat për të parandaluar aksidentet në vendin e punës.“Gjobat janë të përcaktuara me ligj, si shuma mund të sillen, gjobat mund të jenë edhe më të lehta pavarësisht prej rastit që inspektori e çmon në vendin ku ka ndodh problemi e deri tek gjobat më të rënda deri në 25 mijë euro”, tha ai.

Millaku shtoi se, “ky mjet nuk është shembull që e vetëdijëson nëse veç ka ndodh rasti problematika, është si ta parandalojmë, jo pasi të ndodh, se pasi të zhvillohen procedura të tjera që janë të rënda për punëdhënësit por edhe për ata që kanë pësuar lëndime, sepse zhvillohet edhe procedura civile për të lënduarit në vend të punës, por edhe procedura penale për mos marrjen e masave adekuate karshi rregullave të përcaktuara ligjore edhe në procedurën administrative për inspektorin e punës në vend të ngjarjes”, tha ai.Tutje ai u shpreh, “Këshilla ime kish me qenë mos ta presim pasi të ndodhë por të veprojmë para se të ndodhë, të gjithë të bëhemi bashkë dhe ta zbusim këtë situatë sa kemi mundësi”, tha Millaku.Zëvendësinspektori i punës në këtë intervistë theksoi edhe rëndësinë e trajnimit të punëtorëve, sidomos atyre me të rinj në moshë, për rëndësinë e sigurisë në punë. /KP/

Vërshimet në Gjermani, Konsullata në Frankfurt del me një njoftim të rëndësishëm për kosovarët që jetojnë atje

0

Pas vërshimeve në Gjermani, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Frankfurt ka publikuar numrin kontaktues emergjent për shtetasit e Kosovës që jetojnë atje.Ata po ashtu kanë thënë se po e përcjellin me shqetësim të madh gjendjen e rënduar nga vërshimet në Gjermani.

“Bashkëndjejmë dhimbje me familjet e viktimave dhe lutemi që Gjermania mike të tejkalojë sa më parë këtë gjendje të rëndë! Ky është numrin emergjent i Konsullatës në Frankfurt i cili është nē dispozicion 24 orë: +49 152 290 84 675” thuhet në njoftimin e tyre.

Helmimi në Deçan: Roja e pyllit dyshohet se ndali kamerat e sigurisë

0

Roja e pyllit, i cili është arrestuar mbrëmë në lidhje me helmimin e qytetarëve në Deçan, dyshohet se ka ndalur kamerat.Sipas policisë, kamerat janë ndalur së funksionuari që nga 17 maji dhe nuk ka pasur ndonjë njoftim zyrtar apo arsye se pse këto kamera janë ndalur.Siç ka njoftuar mbrëmë prokuroria, i arrestuar është zyrtar i Agjencisë Kosovare të Pyjeve dhe arrestimi i tij lidhet me helmimin e qytetarëve.

Rreth 1,500 persona dyshohet se janë helmuar nga dita e shtune e javës së kaluar nga uji i pijes në komunën e Deçanit, që furnizohet nga ndërmarrja “Hidrodrini”.Zyrtarisht institucionet e Kosovës ende nuk e kanë gjetur shkaktarin, ndërsa IKSHPK-ja ka thënë se në ujin që furnizohet Deçani ka gjetur disa baktere.

Policia me aksion për lëmosh-kërkuesit, identifikon 66 të tillë, 45 nga Shqipëria

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ) ka realizuar planin operativ “Identifikimi i Fëmijëve Lëmosh-Kërkues si viktima të mundshme të Trafikimit”, i cili është zbatuar në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.“Ky plan operativ ka përfshirë periudhën kohore12.07.2021 deri me datë 16.07.2021, ku janë angazhuar të gjitha njësitë rajonale të DHTQNJ-së dhe akterë tjerë relevant si: Prokuroritë në rajonet përkatëse, Qendra për punë sociale, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj si dhe zyrtarë policore nga kufiri dhe stacionet policore.
Plani operativ ka rezultuar me identifikimin e (66) lëmosh kërkuesve, prej tyre (42) fëmijë dhe (24) të rritur, ku numri më i madh i tyre(45) janë nga Shqipëria ndërsa (21) janë nga Kosova”, thuhet në njoftimin për media.

Policia thekson se gjate fazës se implementimit të planit operativ në konsultim me Prokuroritë përkatëse, janë iniciuar gjithsej (13) raste prej tyre (1) “Trafikim me Njerëz” dhe (12) raste “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës”, me ç‘rast janë dorëzuar kallëzime penale kundër (15) të dyshuarve, prindërve të fëmijëve lëmoshë kërkues, ndërsa (17) fëmijë janë referuar në Qendrat për Pune Sociale.Shtetasit e huaj janë dorëzuar në njësinë përkatëse pranë Drejtorisë për Migrimi dhe të Huaj, për procedura të mëtejme bazuar në ligjin për të huaj.

QKMF-ja në Prizren furnizohet me insulinë analoge Novomix, Novorapid dhe Levemir

0

Drejtori i QKMF-së në Prizren, Xhevat Elezkurtaj, përmes një postimi në facebook, njofton se ky institucion shëndetësor sot është furnizuar nga Ministria e Shëndetsisë me insulina analoge Novomix, Novorapid dhe Levemir.

Ai njofton më tej se, me insulinat humane(Gesulin M Gesulin N dhe Gesulin R ) nuk jemi furnizuar dhe po presim furnizim ose njoftim nga ana e kësaj Ministrie.

Shpërndarja e insulinave do të fillojë nga data 19 korrik nga barnatorja kryesore e QKMF-së, ka njoftuar drejtori Elezkurtaj.

Ky është postimi i plotë:

Njoftim me rëndësi për Diabetikët
QKMF -Prizren sot është furnizuar nga Ministria e Shëndetsisë me insulina analoge Novomix, Novorapid dhe Levemir.

Ndersa me insulinat humane(Gesulin M Gesulin N dhe Gesulin R ) nuk jemi furnizuar dhe po presim furnizim ose njoftim nga ana e kësaj Ministrie.

Shpërndarja e insulinave do të fillojë nga data 19 korrik nga barnatorja kryesore e QKMF-së.

Suharekasit të armatosur, për 6 muaj 5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve

0

Nuk janë të rralla rastet kur Policia e Kosovës bastisë shtëpi të shumta për armëmbajtje pa leje.
Edhe në Komunën e Suharekës ka raste të shumta e të tilla, ku konfiskohen armë të ndryshme për shkak të mos posedimit të lejes për armëmbajtje.

Numri i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe bastisjeve për kërkim të armëve janë prezente edhe në takimet e sigurisë lokale në Komunën e Suharekës, takime këto që udhëhiqen nga nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka dhe përfaqësuesit e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.

SuharekaOnline ka grumbulluar të dhënat për gjashtë (6) muajt e fundit për armëmbajtjet pa leje dhe bastistjet në kërkim të armëve.

Sipas këtyre të dhënave bëhet e ditur se për 6 muaj në Komunën e Suharekës kanë qenë 5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe janë kryer dy bastistje me qëllim të kërkimit të armëve të zjarrit.

Në muajin janar ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje, në shkurt një rast, në mars dy raste të tilla, ndërsa në muajin prill janë kryer dy bastisje në kërkim të armëve të zjarrit dhe në maj ka qenë një rast i armëmbajtjes pa leje.

 

Muaji Nr. i rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe
bastisjeve në kërkim të armëve në Komunën e Suharekës
Janar 2021 1 i armëmbajtjes pa leje
Shkurt 2021 1 i armëmbajtjes pa leje
Mars 2021 2 i armëmbajtjes pa leje
Prill 2021 2 bastisje në kërkim të armëve të zjarrit
Maj 2021 1 i armëmbajtjes pa leje
Qershor 2021 Asnjë rast
TOTAL 5 raste të armëmbajtjes pa leje dhe 2 bastisje në kërkim të armëve

Ushqimet që ndërtojnë muskuj!

0

Nëse po mundoheni të ndërtoni muskuj dhe të largoni kilet e tepërta, atëherë ushtrimet janë çelësi. Mirëpo po aq të rëndësishme sa ushtrimet janë edhe ushqimet që hani.

Që të ndërtoni muskuj ju keni nevojë për proteina, fruta, karbohidrate, perime, e yndyra të shëndetshme.

Këto janë ushqimet që ndërtojnë muskuj:

Vezët

Vezët janë shumë të shëndetshme dhe një burim i mrekullueshëm i proteinave.

Uji;

Uji është çelësi për të ndërtuar muskuj, 9 gota në dita janë të nevojshme nëse po tentoni të ndërtoni një trup me muskuj.

Salmoni;

Salmoni është burimi më i mirë i omega 3. Po ashtu përmban një sasi të madhe të proteinave. Salmoni i egër është më i shëndetshëm.

Jogurti grek;

I paketuar me shumë proteina, jogurti grek ju mban më të mbushur për një kohë të gjatë. Po ashtu përmban shumë baktere të mira.

Vaji i ullirit ekstra virgjin;

Vaji i ullirit ekstra virgjin ka shumë yndyra të mira. AI ndihmon në ndërtimin e muskujve kur përdoret në sasi të konsiderueshme.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort