Home Blog Page 4244

Përmbytjet katastrofike në Gjermani dhe Belgjikë, shkon në 170 numri i viktimave

0

Numri i viktimave si pasojë e përmbytjeve shkatërruese në Gjermaninë perëndimore dhe në Belgjikë u rrit në të paktën 170 pasi shpërthimet e lumenjve dhe përmbytjet këtë javë shembën shtëpi dhe shkatërruan rrugë e linja elektrike.

Sipas Reuters, kjo është katastrofa më e rëndë natyrore e Gjermanisë në më shumë se gjysmë shekulli.

Kjo përfshinte rreth 98 viktima në rajonin Ahrweiler në jug të Kolnit, sipas policisë.

Qindra njerëz ende raportohen të zhdukur ose janë të paarritshëm pasi disa zona ishin jo të qasshme për shkak të niveleve të larta të ujit.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier vizitoi Erftstadt në landin e North Rhine-Westphalia, ku katastrofa la të vdekur të paktën 45 njerëz.

“E ndajmë pikëllimin me ata që kanë humbur miq, të njohur dhe familjarë”, tha ai.

Rreth 700 banorë u evakuuan të premten vonë pasi një digë u thye në qytetin Wassenberg pranë Kolnit, thanë autoritetet.

Por kryetari i bashkisë të Wassenberg, Marcel Maurer, tha se nivelet e ujit ishin stabilizuar gjatë natës.

“Është ende shumë herët për të thënë se gjithçka është në rregull, por ne jemi optimistë”, tha ai.

Në Belgjikë, numri i të vdekurve u rrit në 27, sipas qendrës kombëtare të krizës, e cila po koordinon operacionin e ndihmave atje.

 

 

Moti sot i vranët dhe jo stabil

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe jostabil. Përpos rrezeve të pakta të diellit do të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të shoqërohen me riga shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

AAK në Prizren, prezanton kandidatin për Kuvendin Komunal

0

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, ka prezantuar Pranver Asllanin nga Zhuri, si kandidatë për Kuvendin e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të dirut përmes nje shkrimi në facebook kuvendari, Ilir Baldedaj, tek sa në foto shihet edhe kryteri i AAK-sē në Prizren, Lulzim Kabashi, kuvendari Baldedaj dhe antari më i ri i kësaj partie Pranver Asllani.

Kujtojmë se Asllani ishte pjesë e PDK-së në degën e Zhurit për disa vite radhazi.

Shkrimi i plotë i Baldedajt:

Pranver Asllani nga Qyteza Zhur është aktivist kahmotshëm , i përgatitur politikisht me Përvojë shumëvjeqare ( i sapo diplomuar me titullin Infermier në nivelin Bachelor).

Përgatitja e tij profesionale i jep vlerë të shtuar per Prizrenin qe e duam.

Suksese Pranver Asllani te priftë e mbara!🤝🤝

Wazhdojme#AAK-Prizren#💪 Lulzim Kabashi .

“Pa Vend” i Kosovës nuk e merr “Palmën e Artë”

0

Filmi kosovar “Pa Vend”, nuk arriti ta fitojë “Palmën e Artë” në Festivalin e Cannes.

Çmimin e mori filmi “All Crows in the World”, i regjisorit Tang Yi, në kategorinë e filmit të metrazhit të shkurtër. “Pa Vend”, nën regjinë e Samir Karahoës ka bërë histori, duke u dhënë në prestigjiozin Théâtre Claude Debussy”.

Filmi që ia kishte dalë të përzgjidhej në mesin e 3500 aplikimeve nga mbarë bota, sipas sinopsisit të afishuar në faqen e festivalit prestigjioz paraqet dramën që zë vend në Kosovën e pasluftës, “ku të shtyrë nga ambicia për të mbajtur gjallë sportin e tyre të zemrës, dy lojtarë lokalë enden nga një vend në tjetrin duke mbartur me vete të vetmen pasuri të klubit: tavolinat e tyre”.

Shtohet interesimi për Parkun e Inovacionit në Prizren

0

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren është shndërruar në destinacionin e kërkuar nga shumë biznese vendore dhe ndërkombëtare. Interesimi për të marrë hapësira me qera në këtë vend është rritur.

Organizata Autostrada Bienale është e para që është vendosur plotësisht në këtë zonë.

Ish-kampi ushtarak gjerman, me hapësirë 40 hektarë dhe 52 ndërtesa të gatshme, është përcaktuar si zonë e veçantë për aktivitete ekonomike inovative. Parku po shihet si mundësi për zhvillim dhe bashkëpunim të bizneseve.

Në total deri tash 12 kompani vendore dhe të huaja kanë nënshkruar kontrata për t’u bërë pjesë e ITP-së, ndërsa 10 të tjera janë në proces. Teksa aktualisht brenda parkut janë të punësuar mbi 100 persona.

E gjithë zona menaxhohet nga Shoqata “ITP Prizren”, kurse projekti është bashkëpunim mes qeverisë së Kosovës me GIZ-in gjerman.

Muhamed Rexhepi nga ITP Prizren thotë se ka interesim të shtuar nga kompani gjermane, si dhe pritet që në të ardhmen të ketë më shumë biznese të vendosura në park.

Ndërsa zëdhënësi i ekzekutivit, Përparim Kryeziu, tha për Klan Kosovën se situata pandemike i ka kufizuar planet për investime këtu, por situata e tanishme tregon se interesimi për të marrë hapësira me qera në park është më i madh.

60 mijë besimtarë shkojnë për ta kryer haxhin në Mekë

0

Pelegrinët e parë mbërrinë në Mekë sot në Haxh, i cili do të ndiqet nga 60,000 besimtarë këtë vit.

Autoritetet në Arabinë Saudite këtë vit ftuan besimtarët të aplikojnë për të ardhur në Mekë, pas së cilës ata zgjodhën 60,000 nga rreth 550,000 aplikantë, raporton BBC.

Vetëm besimtarët e moshës 18-65 vjeç që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës dhe nuk kanë sëmundje kronike kanë pasur mundësinë të aplikojnë për Haxh.

Haxhi është tradicionalisht një nga tubimet më të mëdha fetare në botë.

Vitin e kaluar, vetëm 10,000 persona shkuan në Mekë për shkak të pandemisë koronavirus.

Kadri Veseli qëndroi tre ditë në Kosovë

0

Prania e Kadri Veselit në Mitrovicë para një jave nuk pati si të mos vihej re. Mirëpo qëndrimi i tij tek familjarët në Bair është edhe krejt çka u pa publikisht nga vizita e dytë e Veselit në Kosovë që nga arrestimi nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Siç i bënë me dije televizionit zyrtarë të Speciales ish-kreu i Kuvendit qëndroi në atdhe tri ditë

“Vizita zgjati nga e shtuna e 10 korrikut deri të hënën e 12 korrikut dhe zotëri Veseli është kthyer i sigurt në qendrën e paraburgimit në Hagë. Gjatë vizitës, i akuzuari ka qëndruar në qendër paraburgimi dhe nën mbikëqyrje nga Dhomat e Specializuara. EULEX-i dhe Policia e Kosovës e mbështetën DHSK-në gjatë kësaj vizite”.

Kjo megjithatë nuk e përmbushi kërkesën urgjente të Veselit, të cilit me t’iu dhënë kumti se i ati i tij Fazliu kishte vdekur, shprehi dëshirë të vijë për vizitë 7 ditore në Kosovë. Ndonëse në pak ditë, atij iu lejua t’i takojë të gjithë familjarët për të cilët bëri kërkesë. Ndër të tjerë nënën, bashkëshorten me fëmijë, xhaxhanë e hallën. Mbi krejt këto iu plotësua dëshira t’ia japë lamtumirën e fundit babait tek varri.

“Për arsye bindëse humanitare, gjyqtari i procedurës paraprake ka udhëzuar Zyrën e Regjistrit për ta menaxhuar një vizitë nën mbikëqyrje në Kosovë për zotëri Veseli të ndajë dhimbjen me familjarët e ngushtë. Atij i është mundësuar po ashtu vizita tek varri i babait dhe takimi me të gjithë familjarët për të cilët ka kërkuar leje”, thanë nga Dhomat e Specializuara.

Bashkatdhetarët ‘dynden’ drejt Kosovës këtë fundjavë, pritje e gjatë në pikat kufitare

0

Pritjet më të gjata janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë.

Fluksi i ardhjes së mërgimtarëve vazhdon të jetë i madh edhe në këtë ditë vikendi.

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë nga vendet e ndryshme, ndërsa pritjet në disa pikëkalimet kufitare nuk janë të mëdha, por në disa prej tyre pritja është goxha e gjatë.

Qendra kombëtare për menaxhimin kufitar, në përditësimin e fundit (18:52), njofton se pritjet më të mëdha janë në pikëkalimin kufitar në Merdarë (120 minuta) dhe te Dheu i Bardhë (80 minuta).

Pritje relativisht e gjatë është në pikëkalimin kufitar në Jarinje, rreth 15-20 minuta, po ashtu edhe në Vërmicë, rreth 10-15 minuta.

Në pikëkalimet kufitare ku pritja është më e gjatë, janë krijuar kolona më të gjata, ndërsa në pikëkalimet tjera, pritja është deri në pesë minuta.

Gjermania në betejë për të shpëtuar të mbijetuarit nga vërshimet

0

Reshjet në Evropën Qendrore dhe Perëndimore gjatë së shtunës janë ndalur, teksa ekipet e shpëtimit po tentojnë t’i shpëtojnë të mbijetuarit nëpër gërmadhat e shtëpive të goditura nga vërshimet
Ekipet e shpëtimit të shtunën ndodheshin në garë me kohën, për të gjetur të mbijetuarit e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut, që e kanë tronditur Evropën Perëndimore, duke i lënë të vdekur më shumë se 150 persona.

Më shumë se 1 mijë persona janë të zhdukur pas rekordit të reshjeve të shiut që nxitën përmbytje të mëdha në Gjermani dhe Belgjikë. Nga moti i lig janë përfshirë edhe Zvicra, Luksemburgu dhe Holanda. Kryeministri holandez të shtunën ka shpallur gjendje fatkeqësie në rajonin jugor.

Puna e ekipeve të shpëtimit është vështirësuar nga kushtet e rënda. Liderët evropianë për motin ekstrem të javës së fundit i kanë fajësuar ndryshimet klimatike. Ekspertët kanë tërhequr vërejtjen se kriza klimatike do ta shpeshtojë motin ekstrem gjatë viteve të ardhshme.

“Mendoj se është pasojë e ndryshimeve klimatike, sepse nuk është gjë normale. Ka rënë shumë herë shi, mirëpo jo kështu. Nuk mund ta sqaroj. Nuk e dimë se si ishte e mundur, por nuk dua të jetoj më këtu”, ka thënë Myriam Daraji, banore e Pepinsterit në Gjermani.

Në Gjermani, linjat telefonike janë shkëputur, rrugët janë dëmtuar rëndë, ndërkaq më shumë se 100 mijë shtëpi janë pa energji elektrike.

“Nuk prisni që njerëzit të vdesin nga përmbytjet në Gjermani. Mund të ndodhë nëpër vendet e varfra, por jo këtu në Gjermani. Gjithçka ndodhi shumë shpejt”, ka thënë Monica Decker, banore e Arloffit.

Punën e ekipeve të shpëtimit që nga e premtja e kanë vështirësuar edhe qindra njerëz që kanë udhëtuar drejt vendeve të goditura për të parë situatën.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se ishte i tmerruar nga shkatërrimi, të cilin e pa me sy gjatë së shtunës kur vizitoi rajonet më të goditura nga përmbytjet.

“Krejt vendi është shkatërruar. Shumë njerëz kanë humbur atë që e kanë ndërtuar gjatë jetës së tyre”, ka thënë Steinmeier.

Policia gjermane është detyruar që të bëjë thirrje kundër udhëtimeve në vendet e goditura nga katastrofa natyrore. Në Gjermani llogariten të zhdukur 1 mijë e 300 persona, por autoritetet janë shprehur të bindur se shifra do të bjerë me gjetjen e të mbijetuarve.

Shtetet gjermane, si North Rhine-Westphalia, Rhineland-Palatinate dhe Saarland, janë më të goditurat nga katastrofat natyrore.

Në qytetin Ahrweiler të Rhineland-Palatinate, zyrtarët kanë thënë se 1 mijë e 300 njerëz mungojnë që nga e premtja.

Roger Lewentz, ministër i Brendshëm i Rhineland-Palatinate, ka thënë për mediat lokale se numri i të vdekurve mund të rritet gjatë ditëve të ardhshme. “Nëse nuk dëgjojmë nga njerëzit për një kohë të gjatë… duhet të frikësohemi për më të keqen”, ka thënë ai.

Shkencëtarët kanë kritikuar politikanët për dështimin që t’i mbrojnë qytetarët nga moti ekstrem, siç janë vërshimet në Evropën Qendrore dhe Veriore dhe i nxehti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për një kohë të gjatë kanë tërhequr vërejtjen se shiu i rrëmbyeshëm i verës dhe temperaturat ekstreme do të shpeshtohen shkaku i ndryshimeve klimatike të nxitura nga njeriu.

Kurti me gruan dhe vajzën parakalojnë në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës

0

Kryeministri Albin Kurti bashkë me gruan dhe vajzën e tij kanë parakaluar në tapetin e kuq në Festivalin e Kanës.

Sonte në garë për “Palmën e Artë” do të jetë edhe filmi kosovar me metrazh të shkurtër “Pa vend” me regji të Samir Karahodës, premierën botërore të të cilit e ka ndjekur dje shefi i qeverisë kosovare me familjen e tij.

Në festivalin prestigjioz të filmit është edhe një film tjetër nga Kosova, artistik e i metrazhit të gjatë, “Luaneshat e Kodrës”, i regjisores së re Luàna Bajrami, i cili garon për Kamerën e Artë”.

Gruaja e shefit të qeverisë kosovare është parë e veshur me një fustan të gjatë e shumë elegant ngjyrë të verdhë, derisa e bija e tij e kishte veshur edhe sot fustanin e njohur si “Straëberry Dress” të disenjatores Lirika Matoshi.

Për këtë të fundit dje u bë shumë zhurmë duke u vënë në pah çmimi i shtrenjtë i tij, në ndërkohë që qeveria sqaroi që si fustani i Leas ashtu edhe dy fustanet e gruas së tij janë huazar nga disenjtarotet Teuta dhe Lirika Matoshi dhe të njëjtit do t’i kthehen atyre sërish.

Në ndërkohë që ishte kreatorja e këtij fustani që ishte bërë viral në rrjete sociale muaj më parë që tha se ajo ia kishte dhuruar fustanin, që kushton gati 500 dollarë, të bijës së Albin Kurtit.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort