Home Blog Page 4243

Boksierët kosovarë nisen për në Kampionatin Evropian U18 në Budva

0

Katër boksierë kosovarë të kategorisë U18 mëngjesin e sotëm janë nisur për në Kampionatin Evropian të boksit, që mbahet në Budva të Malit të Zi.

Lorent Murati, Loris Idrizi, Leotrim Muli dhe Taulant Jakupi do të garojnë në sesionin e parë të eliminimeve që do të nis nga nesër.

“Selektori Besim Brahimi do të mbështetet në katër talentë për të arritur fitore për medalje”, thuhet në njoftimin e Federatës së Boksit.

Sot hidhet shorti, ndërkaq kampionati do të vazhdojë deri më 23 tetor./Gazeta Sinjali Sporti/

Një vaksinë e re anti-Covid “Rocketvax”, së shpejti në Zvicër

0

Vaksina e re “Rocketvax”, që po prodhohet në Zvicër, do të ofroj një mbrojtje për të paktën dy vjet nga Covid.
Kimisti dhe sipërmarrësi bioteknik, Vladimir Cmiljanovic, po zhvillon vaksinën e gjeneratës së dytë të koronavirusit, në një projekt të financuar nga kantoni dhe Spitali Universitar Basel, transmeton albinfo.ch.

Fillimi i tij, “Rocketvax”, po krijon një vaksinë me një përgjigje të zgjatur imune. “Ne duam të marrim mbrojtje për të paktën dy vjet”, tha Cmiljanovic. Do të ishte një vit më gjatë se besohet të ofrojnë vaksinat e sotme Covid.

Ndryshe nga vaksinat Pfizer dhe Moderna, të cilat bazohen në teknologjinë mRNA, ose vektori viral Johnson & Johnson, Rocketvax do të përmbajë sasi të vogla patogjene, të afta të riprodhohen në sasi të reduktuara, duke bërë që sistemi imunitar të prodhojë antitrupa dhe të neutralizojë qelizat imune.

Cmiljanovic tha se ai pret që të dorëzojë vaksinën e tij për autorizim deri në fund të vitit 2022. /Albinfo.ch

Në Kosovë çdo i dyti e përdorë për dhimbje koke, OKI mund të shkaktojë sulm në zemër

0

“OKI” vazhdon të jetë njëri prej barnave që po përdorët në vazhdimësi nga kosovarët kundër dhimbjeve të kokës. Në fakt Shqipëria vitin e kaluar kishte ndaluar përdorimin e këtij ilaçi vitin e kaluar pa recetë mjekësore.

Sipas raportimeve të mëhershme, ky ilaç mund të shkaktojë disa efekte anësore në organizëm siç janë, sulm në zemër për njerëzit që kanë probleme me zemër, goditje në tru, problemet me tretjen, hemorragji dhe ulçerë në stomak.

Rekomandohet të përdoret bashkë me ushqim apo edhe qumësht për shkak se mund të irritojë stomakun. Mjekët thonë se gjatë përdorimit të Oki-t duhet evituar konsumimi alkoolit, pasi përndryshe mund të rritet rreziku për dëmtim të mëlqisë ose hemorragjisë së stamokut.

Gjithashtu “OKI” nuk duhet përdorur nga personat që vuajnë nga astma, ulcera, veshkat, nga fëmijët nën moshën 15 vjeç dhe gratë shtatzëna.

Kujtojmë që Shqipëria ka ndaluar shitjen e këtij ilaçi nëpër barnatore pa recetë të mjekut.

ZPS: Gjatë tetorit nuk jemi në gjendje ta paraqesim dosjen paraprake në rastin e Thaçit e të tjerëve

0

Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), përmes një parashtrese drejtuar gjyqtarit të procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka bërë të ditur se gjatë tetorit nuk është në gjendje të paraqes dosjen paraprake në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ata kanë bërë të ditur se dosjen paraprake do të ishin në gjendje ta paraqesin më 17 dhjetor 2021.

“ZPS kërkon që, nëse gjykatësi i procedurës paraprake ka parasysh që të caktojë afatin për paraqitjen e dosjes paraprake më 17 dhjetor 2021, që afati i fundit për dorëzimin e tabelës së Rregullës 109 (c) të caktohet për 28 janar 2021. Ose, nëse afati për paraqitje të datës paraprake caktohet për ndonjë datë tjetër, ZPS kërkon një minimum prej 30 ditësh nga ajo datë për paraqitjen e tabelës së Rregullës 109 (c)”, thuhet në këtë parashtresë.

Ndryshe, më 9 nëntor, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij me 10 nëntor, sikurse edhe Selimi me 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor.

Sipas akuzës, së paku midis marsit 1998 deri në shtator 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët kishin qëllimin e përbashkët për të siguruar dhe ushtruar kontroll mbi të gjithë Kosovën përmes metodave që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë.

“Ndër këta kundërshtarë përfshiheshin persona që ishin, ose që konsideroheshin se kishin qenë: (a) bashkëpunëtorë ose të lidhur me forca, zyrtarë ose institucione shtetërore të RFJ-së, ose që (b) ndryshe nuk mbështetnin qëllimet ose metodat e UÇK-së dhe më vonë të QPK-së, ndër të cilët persona të lidhur me LDK-në dhe serbë, romë dhe persona të kombësive të tjera (bashkërisht, ‘kundërshtarët’). Ky qëllim i përbashkët përfshinte krimet e përndjekjes, burgosjes, arrestimit dhe ndalimit arbitrar ose të paligjshëm, akte të tjera çnjerëzore, trajtimin mizor, torturën, vrasjen dhe zhdukjen me forcë të personave”, thuhet në aktakuzë.

Tutje, në aktakuzë përmenden edhe Azem Syla, Lahi Brahimaj, Fatmir Limaj, Sylejman Selimi, Rrustem Mustafa, Shukri Buja, Latif Gashi dhe Sabit Geci.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit bashkë me udhëheqësit tjerë të UÇK-së kontribuuan në arritjen e qëllimit t përbashkët, raporton Betimi për Drejtësi.

“Si alternativë, disa ose të gjithë këta individë nuk ishin anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët, por u përdorën nga anëtarë të ndërmarrjes kriminale të përbashkët për të kryer krime për realizimin e qëllimit të përbashkët (së bashku me anëtarët e NKP-së, bashkërisht ‘anëtarët dhe instrumentet e NKP-së’)”, thotë akti akuzues.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./GazetaSinjali/

Çun Lajçi: Albin djali, largoje Rakiqin, gjarpnin n’qeverinë tande

0

Aktori Çun Lajçi e ka këshilluar kryeministrin Albin Kurti që ta shkarkojë ministrin serb në Qeveri, kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, shkruan Express.

Lajçi ka shkruar në Facebook se Kurti nuk e ka larguar ende të keqen, duke i thënë që ta dëgjojë zërin e qytetarëve.

“Albin djali! E di se ke këshilltarë. E di se ka kush me t’mësua ma mirë se unë. E di se letrat e mia nuk i lexon! I vogël dhe i pa dishëm të dukem! S’kam letra me vlerë e dekorata për me m’besua! Nuk idhnohem! Je Kryeministër dhe t’rrespektoj e ta mbështes punën e mirë! Por…! Nëse gjithçka bane mirë mujin e fundit, t’keqën nuk e largove hala! Largoje Rakiçin, gjarpnin n’qeverië tande. T’zezën e natës e erën që frynë ditën!”, ka shkruar Lajçi.

Ai po ashtu e këshilloi kryeministrin që krimin ta luftojë edhe kur nuk do të ketë fushatë zgjedhore.

“Ndëgjoje zanin e arësyes, jo mua. Krimin luftoje edhe nesër kur s’do t’ketë ma fushatë. Edhe mbështetësit e saj largoi. N’ket rast Rakiçin! Ai s’asht me ty, me neve, me Kosovën! S’janë asnjeni nga ta! Por ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë! Ndëgjoje vetvetën por edhe zanin tonë pak!”, ka shkruar Lajçi.

NATO: Aksioni në veri, veprim i ligjshëm

0

Nga ngjarjet që ndodhen dje në veri të Mitrovicës, NATO e sheh operacionin e Policisë së Kosovës më 13 tetor kundër kontrabandimit të mallrave si “veprim për vendosjen e ligjit” dhe thotë se misioni i KFOR-it në Kosovë është në komunikim me autoritetet relevante.

Një zyrtar i NATO-s ka thënë se “Policia e Kosovës është duke kryer një operacion të zbatimit të ligjit përgjatë Kosovës” dhe se “misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, është në komunikim të pandërprerë me të gjitha institucionet relevante në Kosovë dhe me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare”.

Në përgjigjen e zyrtarit të NATO-s përsëritet se misioni i aleancës veri-atlantike në Kosovë “mbetet tërërisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të OKB-së, sipas Rezolutës 1244 nga viti 1999 dhe vazhdon të sigurojë ambient të qetë, të sigurt dhe lëvizje të lirë për të githa komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

Në këtë reagim të këtij zyrtari të NATO-s thuhet edhe se “KFOR-i vazhdon të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjes së fundit për shtensionimin e tensioneve që kanë arritur Beogradi dhe Prishtina në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, duke iu referuar pajtueshmërisë së arritur më 30 shtator.

Aksioni policor më 13 tetor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Policia e Kosovës ka thënë se në këtë aksion janë sekuestruar mallra “të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra eurosh, të cilat shërbejnë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina/depo etj”.

Policia e Kosovës ka thënë se janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona. Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Sabedin Mehmeti, ka thënë në një konferencë për media se 10 zyrtarë policorë janë lënduar gjatë aksionit. Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla, ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Kosova kthen dhjetëra qytetarë në kufi, kishin vetëm 1 dozë vaksine

0

Ditën e sotme dhjetëra qytetarë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare në kufi, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine e ndërsa ishin pritje të dozës së dytë.

Nga dita e sotme qeveria e Kosovës ka ndryshuar masat anti-COVID në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve te huaj dhe ato të Kosovës në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme të qeverisë së Kosovës, ndërsa qyetaret nuk kanë patur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë.

Megjithatë duket se lëvizja në të dyja anët e kufirit me mungesë dokumentacioni është frenuar. Tashmë lëvizja e tyre bëhet sipas kërkesave madje një pjesë e qytetarëve mbajnë edhe maska në makina.

Kjo pasi e kanë cilësuar më tepër si ndërgjegjesim dhe ruajtje të shëndetit sesa detyrim ligjor. Me perfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve në dy anët e kufirit. Mesatarja ditore e lëvizjes shkon në 350400 automjete me rreth 3200 qyetarë.

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të punësuarit e formalizuar kanë të drejtë që të aplikojnë për subvencionimin e pagës deri më 15 tetor.

Nga kjo masë do të përfitojnë punëtorët që janë rikthyer në punë pasi e kanë humbur punën gjatë pandemisë, punëtorët e formalizuar dhe mbështetja për punësimin e grave.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht Vendimet për subvencionim sipas masave: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“I punësuari mund të aplioj për subvencionim të pagës’’

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht Vendimet për subvencionim sipas masave:

➡️1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;

➡️1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe

➡️1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.

👉Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së ëëë.atk-ks.org.

Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

🔴Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

🔴Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

🔴Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

🚨Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

🌐Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.

ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

ShSKUK: 10 pacientë nga Shqipëria po trajtohen me COVID-19

0

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Në klinikat COVID-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 88 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientëSpitali i Prizrenit, 5 pacientëSpitali i Gjakovës, 5 pacientëSpitali i Gjilanit, 8 pacientëSpitali i Mitrovicës, 6 pacientëSpitali i Ferizajt, 11 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 1400 gjoba trafiku në Kosovë

0

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë ka shqiptuar 1472 gjoba trafiku, shkruan Gazeta Express.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 408 tiketa për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 15 me të lënduar. Janë arrestuar 19 persona, 18 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje dënimi

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort