Home Blog Page 4242

Njoftim i rëndësishëm nga ATK-ja për masën e subvencionimit të pagës

0

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se të punësuarit e formalizuar kanë të drejtë që të aplikojnë për subvencionimin e pagës deri më 15 tetor.

Nga kjo masë do të përfitojnë punëtorët që janë rikthyer në punë pasi e kanë humbur punën gjatë pandemisë, punëtorët e formalizuar dhe mbështetja për punësimin e grave.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht Vendimet për subvencionim sipas masave: 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë; 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

“I punësuari mund të aplioj për subvencionim të pagës’’

Bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 13/19, datë 14.07.2021, lidhur me Pakon e Ringjalljes Ekonomike, si dhe Vendimet e Ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, gjegjësisht Vendimet për subvencionim sipas masave:

➡️1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë;

➡️1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar, si dhe

➡️1.3 – Mbështetja e punësimit të grave, Administrata Tatimore e Kosovës, ka zhvilluar aplikacionin dhe tashmë të punësuarit mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga këto masa.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të punësuarit e rinj, të cilët janë të deklaruar në Administratën Tatimore të Kosovës për periudhat nga Korrik/2021 e tutje.

👉Aplikimi bëhet përmes Aplikacionit të publikuar në ueb-faqe të ATK-së ëëë.atk-ks.org.

Pra, përmes ueb-faqes së ATK-së, të punësuarit kanë mundësi të aplikojnë për të përfituar nga masat e Pakos së e Ringjalljes Ekonomike, si:

🔴Masa 1.1 – Rikthimi në punë i atyre që kanë humbur vendin e punës gjatë pandemisë – Mbështetje për tre (3) muaj nga njëqind euro (100€);

🔴Masa 1.2 – Mbështetja për të punësuarit e formalizuar – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

🔴Masa 1.3 – Mbështetja e punësimit të grave – Mbështetje për tre (3) muaj nga pesëdhjetë euro (50€);

🚨Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor 2021 në ora 24:00.

🌐Aplikacioni “Pako e Ringjalljes Ekonomike – Kërkesë për subvencionim të pagës” është në dispozicion të tatimpaguesve, gjegjësisht të punësuarve në ueb-faqen e ATK-së ëëë.atk-ks.org – tek linku Shërbimet elektronike.

ATK, çdo herë e gatshme në ofrimin e shërbimit për tatimpagues!

ShSKUK: 10 pacientë nga Shqipëria po trajtohen me COVID-19

0

10 pacientë nga Shqipëria po marrin trajtim shëndetësor nga COVID-19, në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, 5 në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit dhe 5 të tjerë në kuadër të Spitalit të përgjithshëm të Gjakovës.

Në klinikat COVID-19, QKUK dhe spitalet e përgjithshme po trajtohen 88 pacientë 52 nga ta me oksigjeno-terapi dhe 3 në kujdes intensiv në gjendje të rënduar shëndetësore.Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:
Klinika Infektive, 88 pacientëKlinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 4 pacientëKlinika e Pulmologjisë, 26 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 4 pacientëSpitali i Prizrenit, 5 pacientëSpitali i Gjakovës, 5 pacientëSpitali i Gjilanit, 8 pacientëSpitali i Mitrovicës, 6 pacientëSpitali i Ferizajt, 11 pacientë.

Në 24 orët e fundit janë shqiptuar mbi 1400 gjoba trafiku në Kosovë

0

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit në Kosovë ka shqiptuar 1472 gjoba trafiku, shkruan Gazeta Express.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar edhe 408 tiketa për qytetarët që nuk i kanë respektuar masat anti-COVID.

Gjatë kësaj periudhe janë shkaktuar 29 aksidente trafiku me dëme materiale, 15 me të lënduar. Janë arrestuar 19 persona, 18 janë dërguar në mbajtje e një në vuajtje dënimi

Mbi 400 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID

0

Po vazhdojnë aksionet e policisë nëpër terren ndaj personave të cilët nuk rrespektojnë masat antiCOVID.

E edhe këtë 24 orësh të fundit janë shqiptuar 408 gjoba për qytetarët që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Po ashtu, po vazhdojnë të jenë në fuqi masat e miratuara nga Qeveria.

Ndërkohë ministria e Shëndetësisë, ka informuar që nuk do të ketë lehtësim të masave derisa të ketë raste pozitive.

Policia njofton se katër vetura u dëmtuan dje në veri, në një prej tyre ishin dy shtetas të huaj

0

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në veri janë dëmtuar katër vetura, shkruan Gazeta Express.

Një rast që është raportuar në Polici është edhe nga dy shtetas së huaj, të cilët gjersa ishin duke lëvizur në rrugën “Karl Petri” në Zveçan, u sulmuan nga një grup i qytetarëve. Si pasojë e këtij sulmi, shtetasve të huaj u është dëmtuar xhami i pasmë i automjetit.

Të dënuarit i pezullohet ekzekutimi pas kërkesës së çuditshme – Gazeta Exp…

Paska qenë e thjeshtë ja teknologjia që redukton rrudhat e ftyrës
“Rr. Kral Petri, Zveçan, 13.10.2021 – 11:10. Është raportuar se nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në afërsi të urës së hekurit, është goditur dhe dëmtuar xhami i pasëm i një automjeti. Automjeti kishte qenë në lëvizje dhe në të kishin qenë dy meshkuj shtetas të huaj. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në raportin e Policisë.

Po në Zveçan u dëmtua edhe një veturë. Viktima mashkull kosovar e njoftoi Policinë se vetura e tij ishte dëmtuar nga një grup i qytetarëve që ishin tubuar për të kundërshtuar aksionin e djeshëm të Policisë kundër kontrabandës.

“Zveçan, 13.10.2021 – NN. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se, nga një grup i qytetarëve të cilët kanë qenë të tubuar në shenjë pakënaqësie lidhur me aktivitetet policore iu kishte dëmtuar vetura e tij e cila kishte qenë e parkuar para një lokali. Njësitë policore janë marr me rastin dhe nuk raportohet për të lënduar apo arrestuar”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, dy vetura u dëmtuan edhe në rrugën “Lole Ribar”, në Mitrovicën e Veriut. Policia njoftoi se për rastin ka lajmëruar një kosovar.

“Rr Lole Ribar , Mitrovicë Veri, 13.10.2021-09:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, nga person-a të panjohur i janë dëmtuar dy veturat e tij, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24-orësh Policia e Kosovës ka dhënë detaje edhe për aksionin që ndërmori dje në katër rajone të Kosovës.

Sipas njoftimit, aksioni u zhvillua në Prishtinë, Pejë, në jug të Mitrovicës dhe në veri të Mitrovicës.

Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar: mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €.

“ Prishtinë, Pejë, Mitrovicë Jugu, Mitrovicë Veri, dhe Zveçan, 13.10.2021 – 07:00. Është raportuar se Drejtoria e Hetimit të Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, të asistuar nga njësi të ndryshme relevante policore, me urdhëresë lëshuar nga gjykatat kanë kontrolluar-bastisur në lokacionet e cekura me qëllim luftimin e kontrabandës. Gjatë operacionit në disa lokacione të ndryshme , shtëpi banimi dhe lokale të ndryshme janë gjetur dhe sekuestruar: mallra të ndryshme të cilat shërbejnë si prova materiale në vlerë prej qindra- mijëra €. Gjatë realizimit të operacionit në Mitrovicën veriore dhe Zveçan nga një grup protestuesish duke i sulmuar dhe penguar në kryerje të detyrës kanë bllokuar rrugët me mjete transportuese, përdorë armë zjarri, granata dore, bombola gazi, bomba shokuese e tjera, me ç rast lëndime trupore kanë pësuar dhjetë zyrtar policorë, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa janë shkaktuar dëme materiale në disa automjete zyrtare. Në lidhje me rastin janë shoqëruar në polici tetë të dyshuar meshkuj të cilët pas intervistimit me vendim të prokurorit pesë meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. Dhjetë të dyshuar të tjerë janë shpallur në kërkim. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia. /Express/

Çfarë mallra kontrabandohen më së shumti nga Serbia në drejtim të Kosovës?

0

Pije, produkte ushqimore, aksesorë të ndryshëm dhe herë pas here duhan, janë disa prej mallrave që së fundmi po hyjnë ilegalisht nga Serbia në Kosovë, pohojnë nga Doganat e Kosovës.Kontrabandistët po shfrytëzojnë shtigje të ndryshme malore që t’i fusin ilegalisht në Kosovë këto mallra.

Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci thotë se kontrabandistët shfrytëzojnë automjete kryesisht të vogla, në mënyrë që të lëvizin më lehtë në rrugë malore.

“Ka rrugë dytësore të cilat kontrabandistët e ndryshëm tentojnë t’i përdorin, por ato rrugë nuk janë rrugë ku mund të kalojnë maune të mëdha, por kalojnë, mund të themi, automjete të cilat janë shumë më të vogla dhe përmes të cilave tentojnë të kontrabandojnë në mënyrë që të shmangin pagesat dhe obligimet doganore”, thotë Stavileci.Pjesa në veri të Kosovës, që kufizohet me Serbinë, sipas Doganës së Kosovës, konsiderohet si zona më e prekur nga kontrabanda.

Policia dhe Dogana e Kosovës gjatë një aksioni kundër kontrabandës së mallrave, të zhvilluar më 13 tetor në disa rajone të Kosovës – përfshirë edhe komunat në veri – sekuestruan mallra dhe dëshmi të tjera në vlerë qindra mijëra eurosh.
Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla ka thënë të mërkurën se aksioni i Policisë dhe Doganës së Kosovë kundër kontrabandimit të mallrave, është pjesë e luftës së autoriteteve të Kosovës kundër kontrabandës dhe evazionit fiskal.Stavileci, ndërkaq tregon se Dogana, në bashkëpunim me misionin e Aleancës Veri-Atlantike në Kosovë, KFOR, kanë vendosur bllokada në vendkalimet malore, që tashmë janë identifikuar si vende që përdoren për kontrabandimin e mallrave.

“Dogana, Policia Kufitare dhe me asistencën e KFOR-it, kemi tentuar t’i mbyllini këto rrugë që mos të jenë të qarkullueshme. Jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe pjesë të e tjera kufitare të Kosovës, ka tentativa apo përpjekje për të kontrabanduar”, shton ai.Dogana e Kosovës herë pas here ka sekuestruar mallra kontrabandë në zonat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, kryesisht pije alkoolike dhe jo-alkoolike, mallra ushqimore dhe teknikë të ndryshme.Kontrabanda në veri s’ka të ndalurKryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi thotë se institucionet e Kosovës vazhdimisht kanë thënë se po punojnë në parandalimin e kontrabandës.

Por, sipas tij, ajo vazhdon të jetë prezentë.“Kontrabandimi është bërë në forma të ndryshme duke nisur nga ato mjetet më primitive, përveç kafshëve e deri të pjesa tjetër (mjeteve) që kanë qenë me derivate apo të formave të veturave më të vogla. Do të thotë, të gjitha këto janë përdorur për të futur mallra të caktuara, sidomos mallra me akcizë”, thotë Rukiqi.Produktet që kanë akcizë në Kosovë janë: pijet alkoolike, duhani, pijet energjike, nafta dhe produkte të tjera.Rukiqi shton se çdo aktivitet ekonomik joformal dhe mospengimi i kontrabandimit të mallrave, po e dëmtojnë ekonominë e Kosovës.

“Vazhdimisht është luftuar (kontrabanda e mallrave), thuhet se ka pasur rënie të dukshme te pjesa e cigareve (duhanit) apo te pjesa e derivateve, po në disa kategori tjera, sigurisht që ka vazhduar”, shton ai.Pavarësisht shqetësimeve për kontrabandim të mallrave të ndryshme, shifrat e prezantuara nga Dogana e Kosovës, flasin për një rritje të të hyrave gjatë këtij viti. Në periudhën janar-shtator, Dogana ka arritur të inkasojë mbi një miliard euro apo 33 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Vrasja e të riut në Prizren, vëllai thotë se kur arriti në spital policët e informuan se kush e vrau

0

Në cilësinë e dëshmitarit, vëllau i të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj deklaroi se posa kishte mbërritur në spital, policët e kishin njoftuar se vëllai i tij kishte ndërruar jetë dhe e informuan dhe kush e kishte kryer vrasjen.

Këtë deklarim, dëshmitari P.K e ka bërë të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prizren, në rastin ku Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen për vrasje të M.K, në maj të vitit të kaluar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në fillim të seancës, avokati i të akuzuarit Orhan Ademaj, Blerim Mazreku deklaroi se nuk mund të vazhdohet me marrjen në pyetje të palëve tjera pa përfunduar dëshmia e të nënës së të ndjerit, e cila kishte filluar dëshminë në seancën e 8 tetorit, pasi që sipas tij, kjo do të përbënte shkelje të procedurës.

Mirëpo, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi e refuzoi një propozim të tillë dhe seanca vazhdoi me marrjen në pyejte të Pajtim Kurtishajt, në cilësinë e dëshmitarit.

Kurtishaj deklaroi se një shok i tij e kishte thirrur në telefon për t’i ka treguar se vëllai i tij është në spital dhe se nuk dihet se a do të shpëtojë, ndërsa shtoi se posa kishte mbërritur në spital, aty policët e kishin informuar se vëllai i tij kishte ndërruar jetë.

Ai tha se policia e kishte informuar se kush e kishte kryer vrasjen dhe tha se kjo vrasje kishte ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje të vogël në mes të të akuzuarve dhe tani të ndjerit M.K.

Tutje shtoi se pas asaj mosmarrëveshje që kishte ndodhur, vet ai kishte shkuar tek babai i të akuzuarve që ta zbus situatën dhe i njëjti kishte deklaruar se njërin djalë e ka në burg dhe pa dalë ai nuk mund të thoshte asgjë dhe se ashtu kishte mbetur puna pa marrëveshje.

Duke folur rreth mosmarrëveshjes mes të akuzuarve dhe tani të ndjerit M.K, Pajtim Kurtishaj tha se M. para 3 viteve ka pasur një mosmarrëveshje me Orhan Ademaj.

Ai tha se gjersa tani i ndjeri po shëtiste një qen të racës pitbull, Orhani i kishte reaguar duke i thënë që mos ta shëtit më qenin nëpër rrugët e lagjes pasi që atyre iu pengon e ashtu ka ndodhur që kishte pasur edhe përleshje fizike mes të njëjtëve.

Dëshmitari vazhdoi duke thënë se pas vrasjes, familja Ademaj kishte dërguar njerëz që të pajtohen familjet, mirëpo këto i kishte refuzuar pasi që thotë se pajtimin e kishin dashur para vrasjes, e që tani pas vrasjes nuk ka më kuptim e njëjta marrëveshje.

Në fund tha se ata jetonin në lagjen Kurilla dhe se të akuzuarit e kishin ndjekur M. nëpër qytet deri në lagjen “Tranziti i ri”, ku edhe kishte ndodhur vrasja.

Pas kësaj është dëgjuar edhe dëshmitari Erzen Bytyqi, ku së pari është lexuar deklarata e tij e dhënë në Prokurori më 10 qershor 2020, i cili pastaj qëndroi pranë kësaj deklarate, e cila thotë se është e vërteta.

Dëshmitari Bytyqi tha se në ditën kritike ishte duke punuar në punëtorinë e tij dhe se vetëm e kishte dëgjuar skuterin duke kaluar nga punëtoria e tij.

Pas kësaj dëshmitari ka kërkuar që të ndërpritet marrja në pyetje ndaj tij, pasi që nuk e ka gjendjen shëndetësore të mirë.

Prokurori Genc Nixha i propozoi gjykatës që në cilësinë e dëshmitarit të dëgjohet M.H, mirëpo para kësaj i kërkoi gjykatës që të kërkohet mendimi i ekspertëve nga IPFK, që ata të japin mendimin me shkrim gjykatës se dëshmitari në fjalë a është në gjendje apo jo të dëshmojë në gjykatë për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Pas kësaj, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi aprovoi propozimin e prokurorit lidhur me dëshmitarin Halilaj dhe për këtë do të lëshohet urdhëresë ndaj IPFK, me të cilën do të kërkohet mendimi profesional lidhur me gjendjen e psikike dëshmitarit M.H dhe mundësinë e aftësinë e tij mendore për dhënien e deklaratës para gjykatës.

Pas kësaj, shqyrtimi gjyqësor ndërpritet për shkak të përfundimit të orarit dhe i njëjti do të vazhdojë më 8 dhjetor 2021.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transiti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëviz në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Transit i ri ” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë për skaj rruge ku është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227 të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Bora zbardh disa vende në Kosovë

0

Mëngjesin e së enjtes bora ka mbuluar disa vende të Kosovës. Bora ka zbardhur disa vende në Ferizaj e po ashtu edhe në Prevallë. Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se dita sot parashihet të jetë më aktive sa i përket reshjeve, pasi që parashihen reshje të shiut me intensitet mesatar deri të lartë.

Sipas IHMK-së në viset e larta do të ketë kushte që përveç reshjeve të shiut të ketë edhe reshje bore (shi me borë).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius.

Daut Haradinaj do t’i ndajë 500 euro për çdo fëmijë të lindur, do të luftohet rënia e natalitetit në Prishtinë

0

Rënia e natalitetit është bërë problem i madh i shoqërive moderne. Shumë kombe rënien e lindshmërisë e shohin si një prej rreziqeve më të mëdha ekzistenciale në plan afatgjatë.Edhe Kosova, viteve të fundit ka parë një rënie të theksuar të natalitetit. E sidomos, kjo rënie bëhet edhe më e dukshme me ikjen e të rinjve drejt Evropës e botës për të gjetur një perspektivë më të mirë për jetën e tyre.Megjithatë, bota po gjen format dhe po krijon politika sociale dhe ekonomike për ta luftuar këtë dukuri.

Është e nevojshme që kjo dukuri të luftohet me mjete institucionale, duke i inkurajuar çiftet e reja që të lindin më shumë fëmijë. Kjo nuk arrihet vetëm me këshilla, por duhen edhe veprime konkrete, duke u marrë me arsyet që e shkaktojnë këtë rënie në natalitet.

Për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kandidati për kryetar të kryeqytetit, Daut Haradinaj, e ka futur në programin qeverisës edhe trajtimin e këtij problemi. Sipas analizave, në Prishtinë janë rreth 3,000 lindje në vit.Haradinaj planifikon që për çdo fëmijë të lindur nga Prishtina, ta subvencionojë familjen me 500 euro të holla. Kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për prindërit dhe familjet prishtinase, por edhe motivim për çiftet që e shtyjnë shtatzëninë për shkak të mjeteve financiare, sepse përveç faktorit “Lifestyle”, impakt të madh në rënien e natalitet ka edhe faktori ekonomik familjar.

Sipas përllogaritjeve, kjo masë Komunës së Prishtinës do t’i kushtonte rreth 160 mijë euro, duke e bërë lehtë të realizueshme sipas parametrave buxhetorë që ka kryeqyteti.Daut Haradinaj, me programin e tij qeverisës, planifikon që ta ndihmojë familjen dhe zhvillimin e saj të shëndoshë. Kjo është një prej arsyeve pse ai po merr mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe grupet e interesit në kryeqytet.Për çdo ditë e më shumë figura e tij po fuqizohet dhe po perceptohet si kryetar i ardhshëm i Prishtinës, i cili do të marr vendime të guximshme dhe do ta nis reformën e madhe në kryeqytet.

Akreditohen mbi 23 mijë vëzhgues për zgjedhjet e 17 tetorit

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e akreditimit të vëzhguesve dhe mediave.Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi numri i përgjithshëm i vëzhguesve të akredituar është rreth 25 mijë vëzhgues, të cilët përfaqësojnë subjektet politike pjesëmarrëse në zgjedhje, organizatat joqeveritare vendore, organizata ndërkombëtare, ambasada, institucion vendor dhe media.

“Numri më i madh i vëzhguesve të akredituar, 23 mijë e 46, është nga subjektet politike garuese (parti politike 21,737; koalicion 387; iniciativa qytetare 883; dhe kandidatë të pavarur 39 vëzhgues). Ndërsa, numri i vëzhguesve të organizatave jo-qeveritare vendore është 768 dhe 70 të tjerë nga Avokati i Popullit”, tha ai për Klankosova.tv.

Këto zgjedhje do të vëzhgohen edhe nga një numër vëzhguesish ndërkombëtar, që janë akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Numri i vëzhguesve të organizatave ndërkombëtare është 177, ndërsa 39 të tjerë u takojnë ambasadave apo konsullatave në Republikën e Kosovës.Po ashtu, KQZ-ja ka akredituar me dhjetëra media vendore dhe ndërkombëtare që do të raportojnë për këtë proces zgjedhor. Janë 520 përfaqësues të mediave vendore dhe rreth 30 të tjerë që përfaqësojnë media rajonale dhe ndërkombëtare.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort