Home Blog Page 4241

Dyshime për abuzim me çmime nga tregtarët në Kosovë

0

Çmimet e produkteve elementare kanë vazhduar të shënojnë rritje ditëve të fundit. Pas rritjes së çmimit të hekurit, ka rritje edhe të çmimit të naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës. Ekonomistët shfaqin dyshime për keqpërdorim nga tregtarët, ndërkohë nga OEK-u thonë se rritja e çmimeve është e ndikuar nga varësia që ka vendi nga importi.

Qytetarët e Kosovës po përballen me valë të rritjes së çmimeve të produkteve elementare. Pas rritjes së çmimeve të hekurti, tani është rritur çmimi i naftës, grurit, vajit, kafes, sheqerit e bukës. Tregu kosovar i varur kryesisht nga importet i është ekspozuar tërësisht rritjes së çmimeve, duke varfëruar shportën e konsumatorëve.

Edison Jakurti, njohës i ekonomisë, shpërfaq dyshimet për keqpërdorim të çmimeve nga tregtarët.

“Çmimet po bëhen problem i madh për qytetarët e do të jenë edhe më shumë problem nëse do të ketë edhe rritje të çmimit të energjisë, siç po flitet. Ka hapësirë të madhe këtu për punën e Inspektoratit të Tregut, Departamentit të Mbrojtjes së Konsumatorit, dhe të gjitha institucioneve të tjera që mund të ndikojnë në parandalimin dhe dënimin e atyre tregtarëve që bëjnë keqpërdorim me çmime”, thotë ai.

Inflacioni në shator 2021 krahasuar me shtator 2020, sipas ASK-së, është 4.9 për qind. Por Jakurti thotë se arsyetimi se inflacioni është importuar nga vendet e BE-së nuk është plotësisht i vërtetë, pasi ka dallim mbi 44 për qind në rritje.

“Sërish rritja më e madhe në më shumë se një dekadë. Për të njëjtën periudhë, pritjet për inflacion në eurozonë janë 3.4%. Për shkak se BE-ja është partneri kryesor tregtar i Kosovës, ky krahasim është i rëndësishëm. Sepse rritja e çmimeve në Kosovë po arsyetohet me inflacion të importuar. Dallimi mbi 44% në rritje është indikator që ky arsyetim nuk është plotësisht i vërtetë”, ka thënë ai.

Një ditë më parë edhe Shoqata e Mullisëve të Kosovës ka paralajmëruar se do të ketë rritje të çmimeve të bukës, shkaku i rritjes së çmimit të miellit për 15 për qind.

Për kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, rritja e çmimeve është edhe shkak i mungesës së lëndës së parë.

“Nuk besoj që do të arrijmë ndonjëherë që të kemi grurë të mjaftueshëm për ta zgjidhur këtë problem për shkak të rrethanave që kemi dhe thatësisë. E mora shembull grurin për të treguar këtë problem që e kemi dhe çmimet e lëndës së parë që kemi. Kosova nuk ka kapacitete, është çështje e importit, por megjithatë ka produkte të tjera që tek tani kanë filluar që të marrin veten”, ka theksuar ai.

Edhe nafta ka shënuar një rritje të çmimeve gjatë ditëve të fundit, duke bërë që të ketë edhe rritje të çmimeve të transportit.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani, thotë se rritja e çmimeve është e përcaktuar nga bursa dhe nga organizata OPEC.

“Dihet se çmimet në Kosovë sillen prej 1.16 disel deri në 1.20, ndërsa benzina 1.18 deri 1.25. Këto janë çmimet për momentin dhe nuk e përcaktojnë tregtarët e Kosovës, por bursa dhe OPEC-u. Ka reduktim të prodhimit dhe në momentin që ka reduktim të prodhimit, ka rritje të çmimeve”, ka thënë ai.

Sipas tij, rritje të çmimeve ka çdo ditë me shumicë, por jo edhe me pakicë.

“Shpresojmë që OPEC-u të shtojë prodhimin dhe të ulen çmimet. E kuptojmë që çmimi është i lartë, por këto imponohen nga berza”, ka thënë ai.

Rritjen e çmimeve e ka paralajmëruar edhe Banka Botërore në raportin e saj të fundit.

Tashmë vendet e rajonit dhe ato të Evropës kanë filluar të përballen me rritje të çmimeve të energjisë elektrike. Kjo ka ndikuar edhe tek 4 kompanitë e mëdha prodhuese në Kosovë që janë vetëfurnizuese të energjisë.

Ish kryeministri Hoti në Piranë, mbështetje Anton Qunit dhe kandidatit për kuvendar, Florent Ukaj

0

Ish kryeministri, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ish zv/kryeministri, Driton Selmanaj, kanë qenë pjesë e tubimit parazgjedhor të LDK- së në fshatin në mbështetje të kandidatit për kryetar të Prizrenit, Anton Quni dhe kandidatit për kuvendar nga ky lokalitet,Florent Ukaj, ka njoftuar ky i fundit përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë

Pirana nderohet me vizitën tuaj, ish kryeministër Hoti, ish zv kryemnisitër Selmanaj dhe kryetarit në ardhje, Anton Quni✌

Vizita të tilla, që të japin përkrahje dhe motiv, na nderojnë neve që japim kontribut për Lidhjen Demokratike të Kosovës1️⃣6️⃣0️⃣☑.

Të dashur përkrahës të LDK-së, në Piranë për vizitë na nderuan dy figurat që udhëhoqën Kosovën, ish kryeministri Avdullah Hoti, ish zv. kryeministri Driton Selmanaj dhe kryetari në ardhje, Anton Quni, të cilët gjatë qeverisjes tonë, shkruan historinë në Washington dhe hapën dyert tek shtetet mike për shtetit tonë.

Na treguan qartë dhe pastër se mbështetja për LDK-në1️⃣6️⃣0️⃣☑dhe kryetarin Anton Quni, duhet të jetë e madhe për shpëtimin e Prizrenit dhe fillimin e punëve të mëdha në interes të qytetarëve.

Faleminderit për përkrahjen, z. Avdullah Hoti, z. Driton Selmanaj, mirë u takofshim në fitoren e 17 Tetorit✌🎇

#MeAntonin160☑
#MeFlorentin05

Prodhuesit vendorë paralajmërojnë ngritje të çmimeve deri në 40%

0

Muajve në vazhdim do të ketë rritje prej 30 deri në 40 për qind të çmimeve te produkteve vendase. Krejt kjo po vjen si pasojë e ndryshimeve në çmimet e lëndës së parë. Prodhuesit vendorë përveç humbjeve që thonë se kanë nga pandemia ata druajnë se do të përballen edhe me problemin tjetër, sa i përket energjisë elektrike.

Prodhuesit vendorë kanë paralajmëruar ngritje të çmimeve. Arianit Shabani, një nga prodhuesit në vend numëroi disa nga sfidat që ka ky sektor.

“Jemi në situatë që nuk duhet të pyesim për çmim por a ka material për lëndë të parë sepse është edhe mungesë”, tha ai për RTK’në.

Edhe një prodhues tjetër në vend thotë se rritja vjen edhe si pasojë i ngritjes së çmimeve të transportit ku muajve në vazhdim do të ketë rritje rreth 30 deri në 40 për qind të çmimeve të produkteve vendase.

Me gjithë sfidat këta prodhues thonë se do të përpiqen të mos i ngritin çmimet e produkteve vendore në mënyrë që të ruajnë konsumatorin.

Kurti thotë që do të fitojnë pa balotazh në Prizren

0

Lëvizja Vetëvendosje në tubimin përmbyllës të kësaj partie në Prizren ka shprehur besimin se kandidati i kësaj partie Mytaher Haskuka do të fitojë në rundin e parë të zgjedhjeve komunale më 17 tetor.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri Albin Kurti ka thënë se Prizreni me qeverisjen e Haskuka në mandatin e tij të dytë do të jetë qendër e zhvillimit të mëtejmë të turizmit, ekonomisë dhe infrastrukturës.

“Kësaj radhe jam kryeministër dhe nuk kam kohë që të vijë çdo ditë, por jam edhe më i qetë sepse e di që do të fitojmë pa balotazh e do të fitojmë sepse qeverisja e Mytaher Haskukës prej 49 objektivave, 47 janë zbatuar tërësisht ose janë në zbatim. Një gjë e kemi të sigurt. Prizreni do ta ketë edhe mbështetjen qeveritare, sepse në qeveritë e kaluara Prizreni u dënua në aspektin buxhetor, vetëm pse e kishte votuar Vetëvendosjen”, tha Kurti.

Kurti ka bërë thirrje që në zgjedhjet e së dielës të votohet për kandidatin Mytaher Haskuka si njeriu më i duhur që ta udhëheqë komunën për një zhvillim më të madh.

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh kryetari aktual Mytaher Haskuka ka thënë se gjatë mandatit të kaluar Prizreni ka qenë ndër komunat më të suksesshme në realizimin e objektivave të saja, pavarësisht problemeve buxhetore.

“Jam i sigurt që sivjet do ta thyejmë numrin e asamblistëve në kuvendin tonë… Ne jemi të sigurt se në mandatin e Albin Kurtit, në mandatin tonë të dytë, do të garantojë se komuna e Prizrenit dhe ne si qytetarë të Prizrenit, do ta kemi kryeministrin Kurti prapë dhe ai do të garantojë që Prizreni nuk do të shkelet më…Bashkë fituar herën e kaluar, bashkë do të fitojmë prapë, pasi ne kemi projektin më të mirë”, ka thënë Haskuka.

Ai ka thënë se gjatë mandatit të tij do t’i kushtojë rëndësi projekteve për një Prizren të gjelbër, ndërtimit të rrugës Prizren-Tetovë, zhvillimin ekonomik. Po ashtu do të ketë një kujdes të veçantë për shëndetësinë, arsimin, sportin e infrastrukturën.

BE: S’ka marrëveshjen që e obligon Kosovën të mos dërgojë njësi speciale në veri

0

Bashkimi Evropian e ka konfirmuar se nuk ekziston ndonjë një marrëveshje që e obligon Kosovën për të mos dërguar njësi speciale në veri të Kosovës. Këtë e ka thënë sot Peter Stano, zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme duke u përgjigjur në pyetjen e KOHËS se a ekziston ndonjë marrëveshje e prerë e cila e parandalon Kosovën të dërgojë njësitë speciale pa konsultime në veri.

Nga Qeveria e Serbisë vazhdojnë të përsërisin se dërgimi i njësive të tilla në veri paraqet shkelje të marrëveshjes së Brukselit. Por ky zëdhënës ka thënë se ndonëse nuk ekziston ndonjë marrëveshje specifike që do të pamundësonte dërgimin e njësive policore nga jugu në veri, sipas tij, ekziston një praktikë e zakonshme për t’u koordinuar dhe për të bashkëpunuar me bashkësinë ndërkombëtare dhe për të njoftuar paraprakisht palën tjetër në mënyrë që të evitohen skenat që u panë dje në veri të Mitrovicës.

Stano ka thënë se BE-ja dhe EULEX-i nuk ishin të njoftuar në mënyrë paraprake nga autoritetet e Kosovës për operacionin e djeshëm, ndonëse sipas tij, EULEX-i është përgjegjësi i dytë në aspektin e sigurisë dhe ndodhet në Kosovë për të ndihmuar autoritetet kosovare për mbrojtjen e ligjit.

Zëdhënësi i BE-së u është përgjigjur kritikave të drejtuar ndaj Borellit rreth prononcimit të këtij të fundit për ngjarjet e djeshme. Stano ka thënë se Borrelli nuk iu referua vetëm operacionit policor kundër trafikimeve dhe krimit të organizuar, por foli në përgjithësi për nevojën për të ruajtur qetësinë në veri të Kosovës pasi është fjala për një rajon specifik në Kosovë dhe rajon të ndjeshëm dhe këto duhet pasur parasysh.

Ish krerët e UÇK-së në Hagë, aplikojnë për të votuar në zgjedhjet e 17 tetorit

0

Vetëm edhe tri ditë na ndajnë nga zgjedhjet lokale të 17 tetorit. Për të votuar në këto zgjedhje kanë aplikuar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Sali Mustafa, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, të cilët po mbahen si të akuzuar nga Gjykata e Hagës.

Lajmin për “Indeksonline”, e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës, e cila është zhvilluar nga 10 korriku deri më 18 gusht, kemi pranuar aplikimet nga shtetasit e Republikës së Kosovës që aktualisht ndodhen në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë”, ka thënë Elezi.

Më tutje, ai tha se pjesëmarrja në votim përmes postës e një votuesi nga jashtë vendit mund të dihet në një fazë të mëvonshme.

Kujtojmë se nesër përfundon fushata për zgjedhjet lokale. Ndërsa pasnesër do të jetë heshtje zgjedhore.

Përplasen dy vetura në magjistralen Malishevë – Rahovec, tre të lënduar

0

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë-Rahovec.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv, Nysret Gjurkaj, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjakovës.

Gjurkaj tha se dy prej personave të lënduar janë dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës për trajtim, ndërsa personi i tretë është duke u mjekuar në spitalin e Gjakovës.

“Sot rreth orës 14:00 në aksin rrugor Malishevë – Rahovec në vendin e quajtur “Rrasat e Rahovecit” deri sa vozitësi tani i dyshuari kishte qenë duke e drejtuar automjetin dhe duke mos pasur kujdes të shtuar gjate vozitjes befas e kishte ndërruar shiritin qarkullues duke kaluar në shiritin e kundërt qarkullues, dhe në atë moment kishte qenë duke qarkulluar në drejtim të Malishevës automjeti tjetër të cilën e godet direkt në pjesën ballore. Si pasojë e këtij aksidenti të ndodhur përpos dëmeve të konsiderueshme materiale në dy automjetet, po ashtu kanë pësuar lëndime trupore dy vozitësit dhe një bashkudhëtar. Dy persona të lenduar janë dërguar me autoambulacë në QKUK në Prishtinë, kurse personi i tretë është spitalizuar në Gjakovë, mirëpo është jashtë rrezikut për jete. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar”.

MSH: Nuk mund të hyhet në Kosovë pa dëshminë e vaksinimit të plotë, ose test negativ për COVID-19

0

Sot në disa media u raportua se disa qytetarë që kanë pasur vetëm një dozë të vaksinës janë kthyer në kufi dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.

Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për masat e reja për ata që hyjnë në Kosovë.

Sipas MSH’së, çdo person që hyn në Kosovë suhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se personi ka kaluar COVID’in apo testin e shpejtë antigjen.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të pikave 3. dhe 8. të vendimit nr. 01/37, të datës: 24.09.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se nga data 13 tetor 2021,

çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo ndonjërën nga dëshmitë tjera si:

-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

-Dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

-Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Arrestohet specialisti i Biokimisë në Prizren, dyshohet se falsifikoi teste të COVID

0

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, konkretisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit – Prizren, pas pranimit të një informate nga Stacioni Policor në Prizren, për dyshime se në një laborator biokimik në Prizren po lëshohen Teste të falsifikuara, ka filluar me veprime hetimore në koordinim me Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjatë inspektimit të bërë me datë 14.10.2021 në Laboratorin biokimik në fjalë, janë siguruar dëshmi se Laboratori ka lëshuar dy teste (njërin pozitiv e tjetrin negativ) në ditën e njëjtë me datë 06.10.2021, teste Rapid Antigjen SARS-COV-2, të cilat teste dyshohet të jenë të falsifikuara.

Më këto veprime i dyshuari, dyshohet se ka kryer veprën penale: “Falsifikim i Dokumentit” neni 390, i kodit penal të RKS-së.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

Një Laptop,

Regjistri i pacienteve,

Një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 NEGATIV

Një test/Analiza Anti-SARS-CoV- 2 POZITIV

Pas veprimeve policore të ndërmarra nga hetuesit, ato i paraqiten Prokurorit kujdestar, i cili lëshon Aktvendim për ndalim 48 orësh për personin e arrestuar, përderisa hetime të tjera janë në proces lidhur me rastin.

Prizren: E qëllon një person me dorezën e pistoletës, 26 vjeçari ik nga vendi i ngjarjes

0

Një 26 vjeçar e ka goditur një person me pistoletë me gaz duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

“26 vjeçari është detyruar të paraqitet në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës ku dhe ka dorëzuar armën të llojit ‘pistoletë’. Arma dyshohet të jetë me gaz e që me të njëjtën dorezë të armës dyshohet që e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore”, njofton Policia e Kosovës përcjell Klankosova.tv.

Njoftimi i plotë:

Më datën 20 gusht 2021, në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren, kishte ndodhur një rast lëndim i lehtë trupor. I dyshuari kishte lënduar një person dhe pastaj ishte arratisur.

Pas punës operative – hetimore të vazhdueshme i dyshuari është detyruar të paraqitet në stacion policor së bashku me avokatin e tij mbrojtës ku dhe ka dorëzuar armën të llojit ‘pistoletë’. Arma dyshohet të jetë me gaz e që me të njëjtën dorezë të armës dyshohet që e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore.

I dyshuari K.GJ i lindur në vitin 1995, përveç incidentit lëndim i letë trupor, te i njëjti ishte gjetur edhe arma e paautorizuar.

Për këtë rast i dyshuari me aktvendim të prokurorit të shtetit u ndalua në mbajtje në afat prej 48 orësh.

Rasti është nën hetime.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort