Home Blog Page 4240

Dita e fundit e fushatës zgjedhore

0

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në heshtjen zgjedhore.

Partitë politike dhe kandidatët për kryetarë kanë edhe pak orë në dispozicion për të shpalosur ofertat dhe programet e tyre, pasi heshtja nis nga nesër në ora 07:00.

Nga kjo orë më nuk lejohet shpalosje e programit.

Gjendet i vdekur një person në Brezovicë

0

Një person është gjetur pa shenja jete, në shtëpinë e tij në Brezovicë.Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh. Në raportin e policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur pasditen e së enjtes.

“Brezovicë, 14.10.2021 – 15:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse policore si dhe mjeku i cili ka konstatuar vdekjen e tij”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

Dukagjini, klubi që po formon lojtare për Kosovën

0

Të përgatitura për stërvitje, futbollistet e Dukagjinit po qëndronin afër dhomave të zhveshjes të stadiumit “18 Qershori”. Me padurim prisnin për t’u futur në fushën ndihmëse që është pak metra larg nga stadiumi kryesor i qytetit.

Për ta zhvilluar stërvitjen e së mërkurës, futbollisteve iu desh të prisnin rreth dhjetë minuta derisa futbollistët e ekipit të parë të Dukagjinit ta lironin fushën. Në mesin e futbollisteve ishin plot tetë reprezentuese të Kosovës. Pesë prej tyre janë pjesë e U-17, ndërsa tri te Përfaqësuesja U-19.

Pesë futbollistet e Dukagjinit, Shyhrete Racaj, Elsa Raci, Aurona Racaj, Erolinda Smakiqi dhe Kreshnike Ramaja ishin pjesë e rëndësishme e suksesit të madh të Kosovës U-17. Dy javë më parë futbollistet e reja të Kosovës në debutim në skenën evropiane janë kualifikuar në raundin e dytë kualifikues dhe janë promovuar në Ligën A. Në Ligën A, Kosova U17 do ta kërkojë kualifikimin në Evropian, që natyrisht është sfidë. Por futbollistet janë të vendosura për sukses.

Të vendosur për t’i formuar lojtaret për Kosovën janë edhe dy trajnerët Naim Kadriu dhe Blerim Millaku. Ky i fundit i stërvit portierët, ndërsa Kadriu futbollistet.

Klubi i futbollit të femrave Dukagjini është formuar në vitin 2015.

“Fillimisht formuam një ekip të vogël për të marrë pjesë në garat shkollore për vajza dhe po atë vit kemi dalë kampion. Pastaj filluam grumbullimin e vajzave të reja dhe nisëm të marrim pjesë në gara në vitin 2015. E nisëm me pak vajza dhe u detyruam të merrnim edhe vajza nga qytete të ndryshme për të formuar ekipin për gara”, ka thënë trajneri Kadriu.

Futbollistet stërviten tri herë në javë për të zhvilluar një ndeshje në Ligën e Femrave. Stërvitje të përbashkët bëjnë grupmoshat e U-17 dhe U-19.

Me grupmoshën U-17, Dukagjini është shpallur dy herë kampion dhe dy herë ka dalë nënkampion i Kosovës. Por synimi i tyre është që edhe këtë edicion të dalin kampion. Sot janë rreth 30 futbolliste të rregullta në ushtrime. Por ndryshe ishte gjashtë vjet më parë.

“Ajo tema tabu që ka qenë 2015 nuk ekziston. Vajzat lajmërohen rregullisht, pasi ka pasur paragjykime se nuk bën të merren vajzat me sport apo në këtë rast me futboll, ndërsa tani është thyer kjo tabu. Nuk ka paragjykime më. Rezultatet kanë bërë që kjo tabu të thyhen”, është shprehur Kadriu.

Edhe te Përfaqësuesja U-19 janë tri futbolliste të Dukagjinit. Elma Kadriu, Doruntina Kryeziu dhe Ema Kastrati këtë muaj do të marrin pjesë me Kosovën në kualifikimet e Evropianit të vitit tjetër që do të zhvillohen në Kroaci. Kosova është në Grupin 5 të Ligës B, së bashku me Kroacinë, Letoninë dhe Lihtenshtajnin.

“Jam e kënaqur shumë sepse kemi një ekip shumë të mirë dhe për U-17 besojmë se sivjet do të bëhemi kampion, pasi jemi duke punuar shumë”, ka thënë Elma Kadriu. Kadriu është kapitene e U-19 të Kosovës.

“Qe pesë vjet merrem me futboll, ndërsa ka dy vjet që jam pjesë e Kosovës U-19. Ka qenë ëndërr e imja të luaj për Kosovën dhe unë po e përjetoj tani në realitet. Ëndrra ime në nivel klubi është të arrij majat e futbollit ndërkombëtar”, është shprehur Doruntina Kryeziu.

Trajneri Kadriu insiston se brenda dy vjetësh Dukagjini do të dominojë në futbollin e Kosovës dhe do të jetë i suksesshëm në garat e Ligës së Kampionëve.

“Më kanë motivuar shumë golat dhe suksesi me Kosovën për të vazhduar që të luaj edhe më shumë. Jam qe katër vjet pjesë e Dukagjinit dhe jam shumë e lumtur”, ka theksuar Aurona Racaj. Racaj ka shënuar plot shtatë gola në tri paraqitjet e para për Kosovën U17 në raundin e parë kualifikues për Evropianin e vitit të ardhshëm. Aurona prej tetorit të vitit 2017 është pjesë e Dukagjinit të Klinës.

“Jam shumë e kënaqur me punën e trajnerëve dhe me angazhimin tonë. Kam dëshirë të arrij ta përfaqësoj në nivelin më të lart Kosovën dhe të jem e para e portës”, ka theksuar Blerina Millaku.

Edhe kapitenia e Kosovës U-17, Shyhrete Racaj, është e bindur se me punë mund të arrihen rezultate të mëdha.

“Jam tej mase e kënaqur që përfaqësoj Kosovën U-17 dhe ka qenë ndjenjë e mirë që nuk mund ta harroj emocionin e atij suksesi si kapitene. Trajnerët Naim Kadriu dhe Blerim Millaku më kanë përkrahur në çdo situatë dhe besoj se me punën e tyre do t’ia arrijmë të gjitha”, ka thënë ajo.

Te Dukagjini besojnë se edhe në të ardhmen do të formojnë lojtare për Përfaqësuesen. Aktualisht janë tetë dhe kjo dëshmon për punën e mirë që bëhet te kjo skuadër.

Ky është Alban Hoti, kandidat serioz për asambenë e komunës së Malishevës

0

Alban Hoti, është një kandidat serioz për asamble komunale në komunën e Malishevës. Hoti është nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, i cili bart numrin 23.

Ai është një profesionist dhe njohësi i mirë i çështjeve ekonomike, të komunës së Malishevës i cili rrjedh nga një familje e nderuar e komunës së Malishevës.

Hoti ka një bagazh intelektual, i cili bashkë me Partinë Demokratike të Kosovës, kan rrugëtuar gjatë. Përkrahja për Hoti është një vlerë e shtuar e Për komunën e Malishevën

87 ekipe mobile në dispozicion të votuesve që janë të infektuar me COVID-19

0

Të dielën në Kosovë mbahen zgjedhjet lokale. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet e zakonshme për zgjedhjet edhe këtë herë, edhe ato bazuar në masat anti-COVID.

Valmir Elezi, zëdhënësi në KQZ, në emisionin SOT ka thënë se të shtunën shpërndahet materiali zgjedhor për t’u bërë gati që të dielën në mëngjes të jetë në qendrat e votimit në vend.

“Gjatë të shtunës do të bëjmë shpërndarjen e materialit zgjedhor edhe të fletëvotimeve nga depoja qendrore e KQZ për nëpër të gjitha komunat. Të dielën në mëngjes nga këto depo të komisioneve komunale, materiali zgjedhor të shpërndahet në të gjitha qendrat e votimit”.

Votuesve nuk do t’u kërkohet dëshmia se janë vaksinuar apo testet për COVID-19. Por, masa të tilla do të ketë për vëzhguesit dhe stafin zgjedhor. Këta do të jenë të detyruar që mbikëqyrjen e procesit zgjedhor ta bëjnë duke ofruar një nga dëshmitë.

Në Kosovë janë 924 raste aktive me koronavirus. Te këta qytetarë, KQZ-ja është përkujdesur që të dërgojë ekipet mobile ku ata mund të votojnë nga shtëpia apo vendi ku po qëndrojnë të izoluar.

“Në ditën e zgjedhjeve KQZ do angazhojë ekipet mobile që o jenë prezent në adresat e qytetarëve të infektuar. Do jenë 87 ekipe mobile me 348 anëtarë që janë të emëruar të lëvizin nëpër të gjitha komunat”, ka thënë Elezi.

Elezi ka thënë se për periudhën sa ishte i hapur regjistrimi i votuesve me postë, janë regjistruar mbi 15 mijë persona.

Nga nesër, zyrtarisht do të fillojë heshtja zgjedhore e cila deri të dielën në orën 7:00 do të vazhdojë. Nga 7:00 e mëngjesit të së dielës do të hapen vendvotimet nëpër komunat e Kosovës.

A keni parë ndonjëherë kungull që peshon afro 1 mijë kilogramë? (Video)

0

Një kultivues nga shteti i Washingtonit fitoi këtë vit kampionatin e 48-të botëror të kungujve, i mbajtur në Half Moon Bay, California të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Jeff Uhlmeyer nga Olympia, Washington, mori një çmim prej 19,709 dollarë me një kungull që peshonte 993.8 kilogramë.

Ai fitoi vendin e tretë në vitin 2017, raporton AP, transmeton Klankosova.tv.

Vitin e kaluar, konkursi vjetor i peshimit të kungujve u mbajt pa spektatorë për shkak të kufizimeve pandemike.

Travis Gienger ‘fitoi konkursin 2020 me një kungull që peshonte 1065.9 kilogramë – kungulli më i rëndë i peshuar në Amerikën e Veriut.

https://www.youtube.com/watch?v=Seof7e2ZHg8&feature=emb_title

Lista përfundimtare e votuesve për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, 41 mijë e 12 qytetarë do të votojnë për herë të parë

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kohë më parë ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila tregon për numrin e votuesve brenda dhe jashtë Kosovës për Zgjedhjet Lokale 2021, ndërsa numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë është 41 mijë e 12 votues.

KQZ njofton se prej 41 mijë e 12 votues, 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Lista përfundimtare e votuesve për Zgjedhjet Lokale 2021, e cila do të shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve më 17 tetor, përmban:

– 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve, apo 90 mijë e 586 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që u mbajtën më 14 shkurt 2021.

– Numri i votuesve të rinj, të cilët do të votojnë për herë të parë, është: 41 mijë e 12 votues, prej të cilëve 24 mijë e 697 kanë arritur moshën 18 vjeç pas datës 14 shkurt 2021 dhe 8 mijë e 937 votues të cilët mund të konsiderohet se janë regjistruar për herë të parë në regjistrin qendror civil pas zgjedhjeve të fundit parlamentare.

Po ashtu, si votues të rinj, konsiderohen edhe 7 mijë e 378 votuesit të cilët janë pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të 14 shkurtit dhe që ishin larguar nga lista votuese sepse kanë pasur vetëm dokumente identifikimi të lëshuara nga UNMIK-u.

– Numri i emrave të personave që janë larguar si të vdekur nga lista votuese pas zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës të datës 14 shkurt 2021, është: 18 mijë e 252 votues, ndërsa numri i personave që janë larguar nga kjo listë për arsye se kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës, pas atyre zgjedhjeve, është 1 mijë e 158 votues.

– Numri i qendrave të votimit në të gjithë Republikën e Kosovës është 883 me gjithsej 2 mijë e 477 vendvotime.

Ndërkaq, numri i qytetarëve me të drejtë vote jashtë vendit, të cilët kanë arritur të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës është: 15 mijë e 532 votues.

– Periudha e aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës ka filluar më 10 korrik dhe është përmbyllur më 18 gusht 2021. Gjatë kësaj kohe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar 18 mijë e 852 aplikacione për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 15 mijë e 532 ndërsa janë refuzuar 3 mijë e 320 aplikacione pasi nuk kanë plotësuar kriteret juridike.

– Të gjithë aplikuesit të cilët janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës mund të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 15 shtator. Fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja më së largu deri më 15 tetor 2021.

– Duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votimin jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën votuese jashtë Kosovës. Kjo listë duhet të përmbajë të dhënat e atyre votuese që me sukses janë regjistruar për votim jashtë Kosovës dhe t’i largojë emrat e tyre nga lista votuese që shpërndahet në vendvotime, në ditën e zgjedhjeve. /Telegrafi/

Dimër me COVID dhe grip, Bino: Vaksinim për të dy viruset, ulet rreziku për jetën

0

Këtë dimër nuk do të ketë vetëm Covid-19, por edhe grip të stinës. Referuar të dhënave dhe situatës nga vendet e tjera, ekspertët e shëndetësisë paralajmërojnë qarkullimin e gripit dhe koronavirusit njëkohësisht.Silva Bino nuk përjashton praninë e gripit në Shqipëri edhe pse deri tani nuk ka raste të izoluara.“Vjet nuk kemi pasur grip, por kishim një mbyllje më të madhe.

 

Eksperienca që na vjen nga hemisfera jugore dhe nga shtete të tjera flasin dhe për qarkullim të gripit. Një bashkëqarkullim i gripit me Covid-19 është një ngjarje e rëndësishme, që çon në rëndim të situatës dhe ngarkesës në spitale. Për këtë arsye, kërkohet vaksinimi dhe për Covid-in dhe për gripin”, u shpreh Bino.

Qarkullimi i gripit në pandemi do ta rëndojë situatën në dimër duke shtuar edhe ngarkesën në spitale. Shefja për sëmundjet infektive në Institutin e Shëndetit Publik rekomandon kryerjen edhe të vaksinës së gripit, e cila do të nisë të aplikohet nga java e ardhshme. Bino sqaron se ajo mund të kryhet në të njëjtën kohë me vaksinën anti-Covid.

“Kemi të dhëna të mjaftueshme që vaksinimi ndaj gripit dhe ndaj Covid-it mund të kryhet në të njëjtën ditë. Nuk kemi raste të izoluar me grip, por kjo s’do të thotë që ai nuk qarkullon dhe kjo është arsyeja që rekomandojmë vaksinimin edhe ndaj gripit”.Mbi 200 mijë doza vaksina të gripit pritet të vijnë në Shqipëri dhe prioritet do të jenë kategoritë e riskut. Vaksina e gripit është 4-valente dhe mbulon gripin e tipit A dhe B./A2

Bitcoin vazhdon të rritet, kriptovaluta i afrohet 60 mijë dollarëve

0

Monedha dixhitale, Bitcoin po vazhdon të rritet përkundër paralajmërimeve se do të zbret vlera e tij.Falë optimizmit në rritje të investitorëve, ai arriti në 60 mijë dollarë në orët e para të ditës së premte (sot), që është më i larti në gjashtë muajt e fundit, raporton coindesk.

Pozitiviteti në treg u shkaktua nga raportet mbi miratimin e mundshëm të ETF-it të parë amerikan të bitcoin (fondi i tregtuar në këmbim).
Bitcoin u rrit me 3.87 për qind dhe arriti në 59.539 dollarë në 01:51 sipas kohës Lindore.Etherum u rrit 1.23 për qind në të njëjtën kohë – në 3,837 dollarë.

Sot Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë

0

Dita Nderkombetare15 tetori është caktuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) si Dita ndërkombëtare e ecjes në natyrë.Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në bashkë organizim me ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Komunën e Prishtinës, OJQ-të mjedisore do të shënojnë këtë Ditë në parkun ”Gërmia”, nga ora 10:00.
Shënimi i kësaj dite synon ngritjen e vetëdijes së institucioneve dhe qytetarëve mbi rëndësinë që ka natyra dhe promovimi i vendeve turistike në funksion të zhvillimit të turizmit malor.

Ecja në këmbë në natyrë është shndërruar në një sport tepër të aplikuar, pasi natyra dhe territoret me shtigje të ngushta ofrojnë një kënaqësi të veçantë.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort