Deputeti konservator britanik David Amess ka vdekur pasi u godit me thikë disa herë në një takim elektoral në lindje të Londrës, njoftuan mediat lokale të premten.
“Ai u trajtua nga shërbimet e urgjencës, por, për fat të keq, ai vdiq në vendngjarje”, tha policia e Essex, raportoi Reuters.
“Një 25-vjeçar u arrestua pasi oficerët mbërritën në vendngjarje nën dyshimin për vrasje dhe një thikë u gjet aty”, shtoi tutje policia.
Amess, 69 vjeç, një deputet që përfaqësonte Southend West në Essex, u godit me thikë rreth mesditës nga një burrë që hyri në kishë ku deputeti po mbante takim me votuesit e tij.
Incidenti u prit me tronditje në të gjithë spektrin politik të Britanisë.










