Home Blog Page 4238

Mbi 30% të nxënësve u mungojnë tekstet shkollore

0

Janë bërë më shumë se tri javë prej kur ka nisur viti i ri shkollor dhe nxënësit ende nuk janë pajisur me të gjitha tekstet shkollore nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Më shumë se 30 për qind e nxënësve, kanë mungesë të teksteve shkollore.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës-së, Sazan Ibrahimi, tha se me legjislacionin në fuqi MAShTI është përgjegjësi kryesor për sigurimin e librave shkollorë për të gjithë nxënësit.

“Në bazë të informatave që i kemi nga kolegjiumi jonë i arsimit, mungesa është në një përqindje shumë të lartë, mirëpo ka një përqindje shumë të lartë e cila kalon edhe 30%, kjo është në bazë të informatave që i kemi nga drejtoritë komunale të arsimit”.
Ai ka thënë se të gjitha drejtoritë komunale të arsimit i kanë plotësuar katalogët të cilat janë kërkuar nga niveli qendror, ku shihet qartë numri i nxënësve se sa janë pajisur me libra dhe sa prej tyre kanë mungesë.

“Më legjislacionin në fuqi, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është përgjegjëse kryesore për sigurimin e librave shkollorë për të gjithë nxënësit e Kosovës. Komunat e Kosovës në bazë të përgjegjësive ligjore, duhet ta bëjnë shpërndarjen e teksteve mësimore të cilat i posedojnë, mirëpo të gjitha drejtoritë komunale të Arsimit i kanë plotësuar katalogët të cilat janë kërkuar nga niveli qendror ku aty shumë qartë shihet se sa nxënës janë nëpër shkolla, sa nxënës janë të pajisur me libra dhe sa nxënës kanë mungesa të librave shkollor, dhe këto shënime janë dërguar në Ministrinë e Arsimit”.

E problemet më të shumta Ibrahimi thotë se shfaqen te kthimi i librave, derisa thotë se nuk po pasojnë pasoja ligjore për nxënësit që nuk i kthejnë librat. Përveç kësaj shumica prej librave plotësohen gjatë një viti shkollorë dhe ato nuk mund të përdoren pastaj nga nxënësit e tjerë.

“Ekziston edhe një udhëzim administrativ ku thuhet se tekstet duhet të barten nga gjenerata në gjeneratë, mirëpo kemi shumë probleme te ky proces sepse në disa raste nxënësit që po e mbarojnë një vit shkollor nuk po i kthejnë tekstet mësimore nëpër shkolla dhe nuk ka pasoja ligjore nëse aj nxënës nuk i kthen librat në shkolla, pastaj ka tekste mësimore që shfrytëzohen gjatë një viti dhe ato nuk mund të përdoren, gjithashtu ka tekste që plotësohen dhe ato nuk mund të përdoren prej gjeneratës së ardhshme”.

“Shpresojmë shumë shpejtë që kjo problematikë të zgjidhet sepse dihet nga aspekti ligjor se kush është përgjegjës për to”, ka thënë Ibrahimi për EO.
Në bazë të informatave të DKA-ve, Ibrahimi pohon se shpërndarja e librave nuk është bërë në bazë të kërkesave.
“Por të ishin shpërndarë në bazë të katalogëve të nivelit lokal atëherë nuk do ta kishim këtë problem, mirëpo në bazë të informatave që i kemi nga DKA-të, librat shkollorë nuk janë shpërndarë në bazë të kërkesave të drejtorive, duke marr parasysh që librat e parë janë prodhuar me 10 shtator, ka qenë edhe kohë jo e përshtatshme dhe jo e mjaftueshme për shpërndarjen e qind për qind të teksteve shkollore, mirëpo te problemi neve synojmë që problemet e tilla të zgjidhen duke bashkë biseduar”.
Ndërsa, i pari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj, po kundërshton që tekstet shkollore të vitit të kaluar të kalohen këtë vit të nxënësit, pasi që shumica prej tyre nuk janë për t’u përdorur.

“Që në takimet e para me mësimdhënësit ata kanë shprehur shqetësimin e madh dhe ky shqetësim është edhe te Këshilli i Prindërve, për mungesën e dukshme të teksteve, dhe ajo që na brengosi pastaj ishte një përplasje mes AKK dhe MAShTI-it duke fajësuar njëra-tjetrën, dhe MASHT po deklaron se i ka përgatitur të gjitha tekstet dhe e vërteta është se në shumë shkolla ka pasur mungesë të teksteve, dhe ajo që SBAShK-u e kundërshton është ideja e MAShT-it që tekstet e vitit të kaluar shkollor të kalohen në këtë vit dhe kjo është e pamundur, pasi që fëmijët punojnë me ato tekste sepse ata i nervozojnë mësimet”.

Ndërkohë, Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka shkruar se ditëve të fundit kanë pranuar ankesa të shumta në lidhje me mungesën e disa teksteve shkollore, andaj ka informuar se më 15 qershor, Ministria e Arsimit ka njoftuar të gjitha drejtoritë komunale të arsimit se këtë vit do të shpërndajë tekstet për nivelin I-5 për nxënësit e klasës së 8. tekstet alternative për nxënësit e klasave 6 dhe 7, si dhe tekstet shkollore për lëndën e gjuhës gjermane dhe frënge

Në Kosovë fillon heshtja zgjedhore

0

Sonte në mesnatë në Kosovë fillon heshtja zgjedhore, përpara zgjedhjeve lokale për kryetarë dhe këshilltarë të komunave, të cilat do të mbahen të dielën, më 17 tetor.

Në këto zgjedhje do të garojnë 48 subjekte politike, nga të cilat 18 janë parti politike, një është një koalicion, 17 nisma qytetare dhe 12 kandidatë të pavarur për kryetarë të komunave nga 165 sish që janë në garë.

Gjithashtu garojnë më shumë se 5,000 kandidatë për këshilltarë të kuvendeve komunale, transmeton Telegrafi.
Fushata zgjedhore filloi më 16 tetor dhe zgjat deri në mesnatën e sotme.

Për shkak të pandemisë me virusin COVID-19 fushata zgjedhore u zhvillua kryesisht përmes mediave dhe rrjeteve sociale.
Në pesë ditët e fundit, fushata ishte shumë më aktive dhe me pjesëmarrjen e një numri të konsiderueshëm qytetarësh, gjë që bëri edhe të mos ketë respektim të masave anti-COVID

Votimi në zgjedhjet e së dielës do të ndiqet nga më shumë se 20,000 vëzhgues, përfaqësues të shoqërisë civile, partive politike, mediave dhe ambasadave të huaja.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që për shkak të zgjedhjeve lokale, të mos zbatohet kufizimi i lëvizjes për anëtarët e vendvotimeve dhe vëzhguesit e zgjedhjeve nga 16 tetori në orën 22:00 deri më 18 tetor në orën 5:00

Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

0

Të shtunën reshjet pushojnë, e nga e diela edhe intervale me diell. Në fillim të javës mot stabil, me diell e vransira si dhe me rritje të temperaturave gjatë ditës.

16.10 – Kryesisht vranët, në mëngjes me mundësi për riga lokale shiu, e në zona malore me borë. Pasdite dhe në mrbëmje të reshurat pushojnë.

17.10 – Paradite vransira, që gjatë ditës fillojnë të shpërndahen ku priten edhe intervale me diell.

18.10 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mundësi për mjegull/vransira të ulëta.

19.10 – Intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.

18.10 – Kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-6C, e maksimale në rritje graduale deri në 12C ditën e diel, e të mërkurën edhe deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por më dominuese nga veriu 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale

Tri partitë më të mëdha u gjobitën për parregullsi gjatë fushatës

0

Fushata 30-ditore për zgjedhjet e së dielës është vlerësuar nga shoqëria civile si e qetë dhe me gjuhë më të butë ndërmjet partive dhe kandidatëve. Sipas Lëvizjes FOL, kandidatët janë fokusuar më shumë në shpalosjen e programeve. Mirëpo, për parregullsi gjatë fushatës tri partitë politike më të mëdha janë gjobitur me mijëra euro.
15 ankesa nga subjektet politike kanë shkuar në adresë të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) gjatë fushatës për zgjedhjet lokale të së dielës.

12 prej ankesave për parregullsi gjatë fushatës janë vendosur, ndërsa tri të tilla janë në procedurë të shqyrtimit.

“Tri ankesa janë aprovuar të cilat kane rezultuar me dënime me gjoba, një ankesë është përcjellë për ne Komisionin e Pavarur të Mediave. Tjerat janë refuzuar apo janë hedhur te pa lejuara”, ka thënë Mulë Desku, kryesues i Sekretariatit të PZAP-së.

LDK-ja, Vetëvendosja dhe PDK-ja janë tri partitë ndaj të cilave PZAP-ja deri më tani ka shqiptuar gjoba.

Pas ankesës së LVV-së, PZAP-ja ka gjobitur LDK-në me pesë mijë e 100 euro për vendosjen në hapësirë publike të tendave dhe tavolinave me material zgjedhor për kandidatin për kryetar të Prishtinës.

1 mijë e 200 euro i ka kushtuar LVV-së vendosja e posterit të kandidatit të saj për kryetar të Novobërdës në një pronë komunale. Kjo gjobë është shqiptuar ndaj partisë në pushtet pas ankesës së LDK-së.

Për takimin e kandidatit të PDK-së për Prishtinën me stafin shëndetësor të Qendrës së Mjekësisë Urgjente në kryeqytet partia është gjobitur me tre mijë euro. Kjo pas ankesës së LVV-së.

Të gjitha këto gjoba janë shqiptuar për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët.

Monitoruesit nga shoqëria civile vlerësojnë se fushata 30-ditore, e orientuar kryesisht në formë digjitale, në përgjithësi është përcjellë pa incidente e me gjuhë më të butë ndërmjet kandidatëve.

Këtë, Erblin Hoxha nga Lëvizja FOL e quan avancim të demokracisë në Kosovë.

“Në zgjedhjet e kaluara kemi parë një fushatë shumë më agresive, një gjuhë ndoshta edhe më të ashpër ndërsa në këtë fazë ose në këto zgjedhje gjuha është përdorur pak më e butë, kanë qenë shumë më të fokusuar në disa çështje madhore që pothuajse secili kandidat në komunat përkatëse është pajtuar dhe ka provuar të mos ketë aso gjuhe të fajësimit por të provojë të japë mesazhin”, ka thënë ai.

E shtuna do të jetë heshtje zgjedhore, para se qytetarët të dielën t’u drejtohen kutive të votimit.

​Qeveria: Kufizimi i qarkullimit s’vlen për personat e angazhuar zyrtarisht

0

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për plotësim-ndryshimin e pikës 15 të vendimit të datës 24 shtator për masat e përgjithshme dhe të veçanta kundër pandemisë COVID-19.

Sipas vendimit të sotëm, kufizimi i qarkullimit nuk do të vlejë për personat e angazhuar zyrtarisht për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, nga ora 22:00 e datës 16 tetor 2021 deri në ora 05:00 të datës 18 tetor 2021.

Këtu përfshihen anëtarët e këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesit e procesit zgjedhor.

Vendimi është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare, thuhet në komunikatën për media.

Sveçla: Huliganët serbë ishin në dijeni për targetet e Policisë në aksionin në veri

0

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ka pasur rrjedhje të informacioneve në aksionin e fundit të Policisë së Kosovës në disa zona të Kosovës, përfshirë këtu edhe veriun, për ta luftuar krimin e organizuar dhe kontrabandën.

Sveçla ka thënë në “Java Sonte me Rronin” të KTV-së se në bazë të analizave që ekspertët e Policisë u kanë bërë huliganëve serbë, është vërejtur se ata kanë qenë në dijeni për targetet e Policisë dhe madje edhe kanë tërhequr një sasi të mallrave, pak para operacionit.

“Është e vërtetë ka dyshime të para që operacioni është dekonspiruar nga rrjedhja e informacioneve. Kjo bazohet në analizën që ekspertët e policisë i kanë bërë sjelljes së huliganëve serbë të cilët pak a shumë i kanë ditur targetet në të cilat Policia e Kosovës është fokusuar si dhe tek sasia e mallrave të cilat pak para operacionit kanë ndërruar destinacion”, ka thënë Sveçla.

Ai ka shtuar se pavarësisht kësaj, operacioni ishte i suksesshëm, sepse siç ka thënë, organizimi i tyre ishte shumë më i mirë se i serbëve kundër tij.

“Operacioni ishte plotësisht i suksesshëm sepse organizimi ynë ishte larg më i mirë se i tyre për të tërhequr mallrat apo për të pamundësuar veprimet e Policisë”, është shprehur Sveçla.

Ministri Sveçla ka thënë se qëllimi i Policisë ka qenë që ta kryejë aksionin duke përdorur minimumin e forcës së përdorshme.

Sonte përfundon fushata e zgjedhjeve komunale në Kosovë

0

E premtja është dita e fundit e fushatës para zgjedhjeve për pushtetin komunal të së dielës në Kosovë.

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Kreshnik Radoniqi, tha se tashmë janë kryer të gjitha veprimet që garantojnë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të së dielës, i cili do të mbikëqyret nga rreth 25 mijë vëzhgues të akredituar.

“Këto katër muaj që po i lëmë pas kanë qenë plot angazhim për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në organizimin e zgjedhjeve lokale. Ky është një nga proceset më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse dhe Kosova ka krijuar një traditë të çmuar në organizim të zgjedhjeve. Si Komision kemi arritur të përmbyllim me sukses qindra aktivitete zgjedhore me një qëllim të vetëm që të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me të drejtë vote të mund të shprehin vullnetin e tyre në mënyrë të lirë dhe demokratike”, tha ai.

Nga numri i përgjithshëm i vëzhguesve të zgjedhjeve, 177 janë të organizatave ndërkombëtare ndërsa 39 të përfaqësive diplomatike në Kosovë.

Gjithsej 89 subjekte politike, prej të cilave 32 parti politike, një koalicion, 33 nisma qytetare dhe 23 kandidatë të pavarur janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet për pushtetin komunal të 17 tetorit, ndërsa rreth një milionë e 885 mijë 450 votues kanë të drejtë vote.

Hiqet kufizimi i qarkullimit për zyrtarët në zgjedhje

0

Qeveria e Kosovës ka hequr masën e kufizimit të qarkullimit për personat që janë të angazhuar në organizim të zgjedhjeve, më 17 tetor.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të mbajtur në formë elektronike.

Sipas njoftimit të Qeverisë, kjo pikë ua mundëson lëvizjen e lirë anëtarëve të këshillave të vendvotimeve dhe vëzhguesve të procesit zgjedhor. Masa vlen nga e shtuna deri të hënën.

Aktualisht, me masat anti-COVID qytetarët nuk kanë të drejtë qarkullimi nga ora 22 e mbrëmjes deri në 5 të mëngjesit.

“Ky vendim është marrë me qëllim që t’u mundësohet kryerja e detyrës zyrtare”, thuhet në njoftim të Qeverisë.

Mjekët flasin për gjendjen shëndetësore të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton

0

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, është shtrirë repartin e Kujdesit Intenziv të Universitetit të Kalifornisë Irvine pas infeksionit të traktit urinar që u përhap në qarkullimin e tij të gjakut.

“Ai u pranua në njësitin e Kujdesit Intenziv për monitorim më të gjerë dhe administroi antibiotikë IV dhe lëngje. Ai mbetet në spital për monitorim të vazhdueshëm”, sipas një deklarate të përbashkët të enjten në mbrëmje nga Dr. Alpesh Amin, drejtor i mjekësisë në Qendrën Mjekësore UC Irvine, dhe Dr. Lisa Bardack, mjeku kryesor personal i Clinton, raporton CNN.

Clinton është në gjendje të mirë shëndetësore, për të cilin tha se u çua në këmbë pas trajtimit mjekësor. “Pas dy ditësh trajtimi, numri i qelizave të bardha të gjakut po zvogëlohet dhe ai po i përgjigjet mirë antibiotikëve”, thanë mjekët.

Osmani e fton Selakoviqin të kërkojë falje për masakrat në Kosovë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviq, që të gjunjëzohet para monumenteve të viktimave të luftës në Kosovë dhe të kërkojë falje për gjenocidin e kryer në Kosovë nga Serbia. Ajo ia ka përmendur vazhdimisht masakrën e Poklekut dhe 54 viktimat e saj duke i kërkuar të gjunjëzohet para pllakës përkujtimore.

Deklarata e saj erdhi si kundërpërgjigje ndaj Selakoviqit që në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cilësoi Osmanin si gënjeshtare e injoruese të raportit të UNMIK-ut që e nxirrte Kosovën fajtore për situatën e tensionuar në veri.

Selakoviq i quajti përralla deklaratat se Kosova është kampione e paqes dhe stabilitetit. Ai madje akuzoi shtetin e Kosovës se njëanshmëria e tij po “i shkatërron të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje përfundimtare”.

Selakoviq vazhdimisht i është referuar Osmanit si qytetare e Serbisë, teksa i kërkoi asaj të ngrihet në këmbë kur përmend emrin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër, Selakoviq përmendi edhe emrat e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen në Hagë, duke shprehur pretendimet se ata kanë kryer krime me organe njerëzish.

Në përgjigjen e saj, Osmani i ka quajtur të gjitha deklarimet e Selakoviqit propaganda.

Ajo i është drejtuar atij me fjalët se është “qytetare krenare e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës”.

“Republika e pavarur nuk shkon askund. Më mirë të ballafaqoheni me këtë realitet. Që edhe ju edhe qytetarët tuaj të shohin një të ardhme në paqe ku udhëheqësit s’bëjnë lufta e destabilizime. Populli juaj ka vuajtur shumë nga ju. Jo vetëm ne, por edhe ata. Ekziston një tragjedi prapa secilit refugjat. Kam qenë vetë një e tillë, dhe mbi 80 për qind e popullit të vendit tim kemi qenë të detyruar të ikim nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit që po lartësohet tash çdo ditë”, ka thënë Osmani teksa ka numëruar raportet ndërkombëtare që nuk nxjerrin asnjë incident serioz etnik në Manastirin e Deçanit, siç pretendon Serbia. “Është Policia e Kosovës, shumëetnike e Kosovës së pavarur, që po i siguron Kishat”, ka thënë ajo.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort