Home Blog Page 4237

DnV-ja thotë se procesi zgjedhor po zhvillohet në rregull

0

Demokracia në Veprim (DnV) ka bërë të ditur se po vëzhgon mbarëvajtjen e procesit zgjedhor me 110 vëzhgues nëpër qendra të votimit në nivel vendi.

Sipas DnV-së, 80% e Qendrave të Votimit janë të qasshme për persona me aftësi të kufizuar fizike ndërsa nuk është hasur në materiale propaganduese në perimetër prej 100m nga QV.

Sipas vëzhgueseve, 96% të Qendrave të Votimit dhe vendvotimeve janë dezinfektuar para hapjes ndërsa udhëzimet si të votohet sigurt duke respektuar masat anti-COVID në fuqi janë vendosur në 95% të QV në nivel vendi.

Në anën tjetër, në mëngjes është raportuar se komisionerët janë të pajisur me pajisje personale mbrojtëse (maska dhe dezinfektues) në mbi 95% të vendvotimeve, ndërsa pajisja me dorëza është në nivelin afër 50%.

Siguria e procesit zgjedhor është duke u garantuar nga Policia e Kosovës, e cila është prezente në hyrje të pothuajse të gjitha Qendrave të Votimit.

Haradinaj: Dilni votoni, mos e lëni votën në shtëpi

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka votuar para pak çastesh.

Haradinaj pasi ka hedhur votën e tij, bëri thirrje që qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për votim.

“Unë votova, qeverisja komunale është mjaftë e rëndësishme. Dilni votoni, mos e lëni voton në shtëpi”, ka thënë ai.

Haradinaj gjatë votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Anita.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00, dhe qytetarët kanë të drejtë të votojnë deri në ora 19:00.

Hapet qendra më e madhe e votimit në Prizren

0

Qendra e votimit më e madhja në qytetin e Prizrenit, 2041a me 19417 votues, e vendosur në Shkollën e Mesme të Lartë Teknike “11 Marsi” tashmë është hapur.

Menaxheri i kësaj qendre, Enver Bytyqi ka thënë për TV Prizreni se të gjitha përgaditjet janë bërë me kohë i gjithë materiali zgjedhor ka arritur me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem apo vonesë që do të ndikonte në këtë proces.

Kujtojmë që në Komunën e Prizrent janë 71 qendra të vendvotimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor po kujdeset Policia e Kosovs./tvprizreni.net/

Hapet qendra e votimit në Prizren (VIDEO)

0

Qendra e votimit në qytetin e Prizrenit, ajo e vendosur në Shkollën Fillore “Abdyl Frashëri” tashmë është hapur.

Nga menaxheri i kësaj qendre, Alidin Flugaj është bërë me dije se i gjithë materiali zgjedhor ka arritur me kohë dhe nuk ka pasur ndonjë problem apo vonesë që do të ndikonte në këtë proces.

Për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor po kujdesen edhe forcat e rendit.

KFOR-i largohet nga pika kufitare në Jarinje (VIDEO)

0

Tashmë edhe zyrtarisht janë larguar nga pika kufitare në Jarinje, trupat e KFOR-it, pas qëndrimit të tyre dyjavor, si rezultat i zhvillimeve që ndodhën me masën e reciprocitetit me targat.

Në këtë zonë nuk janë parë madje as rrugës prezencë të trupave ndërkombëtare të NATO-s.

Voton kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi

0

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka ushtruar të drejtën e tij për votë në zgjedhjet lokale që po mbahen këtë të dielë.

Radoniqi ka votuar në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, njofton Klankosova.tv.

Kreu i KQZ-së është edhe personi i parë që voton në këto zgjedhje lokale.

Protestues serbë me thirrje “Kosova është zemra e Serbisë” përpara Ambasadës së Shqipërisë atje

0

Një grup protestuesish me orientime ideologjike të krahut të djathtë ekstrem në Serbi kanë protestuar përpara Ambasadës së SHBA’së atje dhe asaj të Shqipërisë për serbët në Kosovë, duke bërë edhe thirrje nacionaliste.

Siç bën të ditur Radio Evropa e Lirë, sipas vlerësimeve të policisë serbe, pjesëmarrës ishin rreth 40-50 persona.

Përpara se të mbërrinin tek ambasada amerikane, protestuesit u ndalën tek Ambasada e Shqipërisë në Serbi, duke bërtitur “Kosova është zemra e Serbisë”.

REL raporton se protestuesit tutje bënë thirrje që të bojkotohen zgjedhjet lokale që do mbahen në Kosovë ditën e nesërme.

Damnjan Knezevic, udhëheqësi i të ashtuquajturave “patrulla e popullit”, bëri thirrje paraprakisht për protestë përmes rrjeteve sociale.

Ai deklaroi në një video në Facebook se protesta po organizohet para ambasadës sepse “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga armiqtë më të mëdhenj të qenies kombëtare dhe mbijetesës së shtetit, veçanërisht në Kosovë”.

Vetëm javën e kaluar u dënuan 100 operator ekonomikë për mosrespektim të masave anticovid

0

Lamir Thaçi, zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë ka konfirmuar se po vazhdon shqiptimi i gjobave për personat dhe bizneset të cilat nuk po i respektojnë masat antiCovid, shkruan IndeksOnline.

Ai në një prononcim për IndeksOnline ka konfirmuar se gjatë javës se kaluar në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar mbi 100 gjoba vetëm për operator ekonomikë.

Thaçi tha se mbikëqyrje më të rreptë për respektimin e këtyre masave është bërë në sektorin e gastronomisë.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë përmes Inspektoratit Sanitar ka vazhduar kontrolli për mbikëqyrje të zbatimit të masave COVID sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 01/35 të datës 12.09.2021 dhe Nr. 01/37 të datës 24.09.2021 qe ka hyrë ne fuqi nga data 27.09.2021. Për ndalimin e grumbullimit të njerëzve mbi numrin e lejuar gjithmonë duke plotësuar kushtet e vendimit, ruajtjen e distancës, mbajtjen e maskës dhe higjienën e hapësirave të cilat kanë shërbyer për qytetar respektimin e orarit të punës, mos lejimin e tejkalimit të numrit të personave në hapësirat të mbyllura duke përfshire edhe mbikëqyrjen e posedimit të certifikatës se vaksinimit apo testin PCR siç kërkohet ne vendim për stafin e operatorëve ekonomik dhe klientët qe shërbehen ne hapësira të mbyllura . Mbikëqyrje me e rreptë i është bërë sektorit të gastronomisë, vlerësuar si pik kritike kontrolli, hapësira ku kontakti mes njerëzve është me i afërt.

Gjatë javës se kaluar në gjithë territorin e Kosovës janë shqiptuar mbi 100 gjoba vetëm për operator ekonomikë.

Arsyet e gjobitjes kanë qen të ndryshme. Secila pikë e vendimit qe është shkelur janë ndëshkuar”,tha ai.

Moti për nesër

0

Nesër pritet të mbajë mot i vranët në mëngjes ndërsa gjatë ditës me intervale me diell, njofton Prishtina Weather.

17.10 – Paradite vransira, që gjatë ditës fillojnë të shpërndahen ku priten edhe intervale me diell.

18.10 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me mundësi për mjegull/vransira të ulëta.

19.10 – Intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.

18.10 – Kryesisht me vransira, që deri në mbrëmje pritet të shpërndahen.

Temperaturat minimale luhaten nga 4C-6C, e maksimale në rritje graduale deri në 12C ditën e diel, e të mërkurën edhe deri në 17C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme, por më dominuese nga veriu 3-9m/s.

Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale.

Këto janë masat anti Covid që duhet t’i respektoni ditën e zgjedhjeve

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote për masat që duhet t’i zbatoni në ditën e zgjedhjeve.

Për të votuar duhet të mbani maskë mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën;

Mbani distancë fizike 2 metra derisa prisni në radhë për të hyrë në qendër të votimit dhe në vendvotim;

Gjatë hyrjes në vendvotim dezinfektoni duart;

Pas dezinfektimit të duarve, prezantoni dokumentin e identifikimit dhe hiqni maskën mbrojtëse me qëllim që të identifikoheni nga anëtari i vendvotimit;

Pas identifikimit, rivendoseni maskën;

Pas kësaj ju duhet të merrni fletëvotimet dhe të hyni në kabinën e votimit për të votuar dhe në fund vendoseni fletëvotimet në kutitë përkatës;

Në dalje të vendvotimit ju duhet t’i dezinfektoni sërish duart.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për zbatimin e këtyre masave të domosdoshme me qëllim të mbrojtjes së shëndetit.

Për informata shtesë kontaktoni këtë linjë ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort