Home Blog Page 4236

E moshuara 109 vjeçare, Xhevahire Mustafa, voton në Prizren

0

166 kandidatë garojnë për kryetarë në 38 komuna të Kosovës. Rreth 1.9 milionë qytetarë kanë të drejtë vote.

Në të gjitha komunat e Kosovës po zhvillohet normalisht procesi zgjedhor për zgjedhjet lokale. Rreth 1.9 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjedhin udhëheqjen e re në 38 komuna të vendit.

Në zgjedhje po dalin edhe të moshuarit.

“E kryeti obligimin qytetar Nena Plak 109 vjeçare”, thuhet në postimin e familjes Mustafa nga Prizreni e cila është përcjell edhe më një fotografi.

Shumë prej qytetarëve tashmë kanë kryer obligimin e tyre për votim, ndërsa mbetet të shihet se sa do të jetë dalja në votime e përgjithshme deri në ora 19:00.

Deri në ora 16:00, kanë votuar gjithsej 26.89% e qytetarëve, apo 506 mijë e 997 prej tyre.

Arrestohet një vëzhgues dhe një komisioner në Malishevë, shkak dyshimet për shitblerje të votës

0

Një vëzhgues i Nismës dhe një komisioner i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës janë arrestuar në një qendër në Malishevë për shkak të një incidenti.

Rasti ka ndodhur në Qendrën e votimit në ora 14:00, në gjimnazin “Hamdi Berisha”, ka konfirmuar kryesuesi i KQZ-së për KOHËN, Rexhep Zogaj, derisa të ditur ka bërë edhe komandanti i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta. Sipas tij, rasti dyshohet se ka ndodhur për shitblerje të votës

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.

Të burgosurit që u arratisën nga Lipjani, kapen nga policia

0

Në ditën kur po mbahen zgjedhjet lokale dhe të drejtën kushtetuese për votim mund ta ushtrojnë edhe të burgosurit – dy të tillë kishin ikur nga Qendra Korrektuese në Lipjan.

A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vjet për veprën penale ”asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje”.

Teksa Policia e Kosovës ishte informuar për rastin pak orë më pas ka arritur që t’i arrestojë të njëjtit.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin publik, se pas letër – rreshtimit të lëshuar nga SHKK për të arratisurit A.K dhe SH.XH, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtit. Të njëjtit pas arrestimit nga policia e Kosovës janë dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së për të vazhduar me procedurat e mëtutjeshme” thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan

0

Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), njofton se sot rreth orës 14:40, nga Qendra Korrektuese Lipjan janë arratisur dy të burgosur, me inicialet A.K dhe SH.XH.

Sipas njoftimit të SHKK-së, dy të burgosurit janë tē dënuar me masë edukuese korrektuese.

A. K, është i dënuar me një vit për vepra penale dhunë në familje, ndërsa SH.XH është i dënuar me dy vite për veprën penale, asgjësim apo dëmtim i pasurisë dhe vjedhje.

SHKK-ja njofton se janë duke e bërë hetimin se si ka ardhur deri te arratisja, ndërsa për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Fletëvotimi që u gjet në oborr të shkollës në Prizren, i kishte rënë një qytetarit nga xhepi

0

Fletëvotimi i cili është gjetur nga ekipi i KALLXO.com në oborrin e shkollës “Abdyl Frashëri” në Prizren i ka rënë një qytetari nga xhepi.

 

Kjo është parë nga xhirimet që janë kthyer nga menaxhmenti i shkollës.

Ekipi i KALLXO.com është ftuar nga zyrtarët policorë dhe menaxheri i qendrës së votimit për t’i parë kamerat e shkollës.

Nën shoqërimin e policisë së Kosovës dhe menaxherit të qendrës së votimit ekipi i KALLXO.com ka parë që fletëvotimi i dyshimtë ka rënë nga xhepi i një qytetari.

KALLXO.com ka kërkuar nga menaxheri pamjet e kamerave në mënyrë që ta balancojmë ngjarjen, i njëjti ka thënë se pamjet mund të merren vetëm me vendim të gjykatës dhe nga Policia e Kosovës.

Të njëjtit kanë kërkuar që KALLXO.comm të publikojë versionin e pamjeve që i ka parë në kamera.

Deri në ora 15:00 në komunën e Prizrenit kanë votuar rreth 20% e qytetarëve që kanë drejtë vote

0

Në komunën e Prizrenit shihet se nuk ka shumë përqindje të qytetarëve të cilët kanë ushtruar të drejtën e votës.

Gjithsej nga 171.644 persona të cilët kanë të drejtë vote në Prizren, vetëm 35.763 persona kanë votuar deri në ora 15:00.

Deri në ora 15:00 votuan afro 27 për qind e qytetarëve me të drejtë vote

0

Deri në orën 15:00 në Kosovë pjesëmarja në votime ka qenë 26.94 për qind, bëhet e ditur nga ueb faqja e KQZ-së.

Sipas këtyre të dhënave, deri në këtë kohë kanë votuar 481,870 qytetarë me të drejtë vote.

Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19 në Kosovë

0
18 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ️Nga 1.419 testime, 1 qytetar ka rezultuar pozitiv në COVID-19.
ℹ️Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
ℹ️Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.
ℹ️Në total numri i rasteve aktive është 632.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
———————

103-vjeçarja nga Istogu del në votime

0

Njëra nga gratë më të moshuara në Kosovë, siç njihet në Istog Nëna Timë, i është drejtuar qendrës së votimit për të shfrytëzuar të drejtën e saj për votim.

Gruaja njëshekullore, saktësisht 103-vjeçare, ka dalë për të votuar, e lajmin e ka bërë të ditur një i afërm i saj, në profilin e tij në Facebook.

Timë Shtari (Nëna Timë), u bë personazh i njohur për publikun pasi ajo kishte rrëfyer se familja e kishte fejuar kur ishte 1-vjeçe.

Pula: Prej gjashtë muaj e deri në 10 vjet burgim për ata që kryejnë vepra penale kundër së drejtës për votim

0

Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve nga Prokuroria e Shtetit, Laura Pula, ka thënë se deri tani procesi zgjedhor është duke shkuar shumë mirë.

Pula tha se deri tani kanë arrestuar pesë persona, katër prej tyre në Kllokot dhe një në Suharekë.

“Ka kaluar vetëm gjysmë dite, atëherë mund të them se procesi zgjedhor është duke shkuar shumë mirë. Nuk kemi raste të cilat kanë mundur ta cenojnë në përgjithësi procesin zgjedhor, kemi vetëm dy raste të evidentuara, ku kemi arrestuar pesë persona, katër prej tyre janë në komunën e Kllokotit, dhe një person në Suharekë për veprat penale që lidhen me të drejtën e votimit”.

Ajo theksoi se janë 11 vepra penale kundër se drejtës për votim, ku ndëshkueshmëria e tyre fillon nga gjashtë muaj deri në 10 vjet burgim, shkruan Telegrafi.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort