Home Blog Page 4235

Situatë e qetë te selia e Vetëvendosjes në Prizren

0

Situata është e qetë te selia e Vetëvendosjes në Prizren.

Anëtarët e saj nuk pranuan prononcime, me arsyetimin se janë duke pranuar telefonata nga vëzhguesit nëpër qendrat e votimit, njofton Klankosova.tv.

Sipas tyre, nuk do të ketë deklarime njëherë.

Kryetari aktual i Komunës, Mytaher Haskuka, është parë në një kafene pranë selisë.

Gashi i LDK-së: Kemi fituar disa komuna pa balotazh

0

Udhëheqësi i shtabit zgjedhor të LDK-së, Arben Gashi në konferencën për media ka thënë se si subjekt kanë arritur rezultate impresive.

Gashi tha se 4 deri në 6 komuna i kanë fituar pa balotazh, ndërsa në balotazh janë Prishtina dhe Podujeva.

“Rezultatet e matjeve dhe rezultatet e votimit të sotëm janë në kutitë e votimit. Aty do të dalin rezultatet preleminare. Ndër rezultatet e mediave janë të respektueshme dhe të rëndësishme. Hapja e kutive ka filluar dhe ato pak që janë hapë kemi rezultat të kënaqshëm”, ka thënë ai.

Numërohen 11% e votave në Prizren, diferencë e ngushtë mes Haskukës dhe Totajt

0

Janë numëruar rreth 11% e votave në Prizren.

Këtu prin Haskuka me 31.14% ndërsa pas tij vjen Totaj me 31.01%.

Haradinaj: Rezultatet thonë që kemi fituar gjashtë komuna

0

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë konferencës për medie ka thënë se sipas rezultateve të tyre, AAK-ja ka fituar gjashtë komuna.

Haradinaj tha se të paktën në Istog do të jenë në balotazh.

“AAK-ja në këto zgjedhje ka synuar rezultat më të mirë. Rezulatatet tona thonë se kemi fituar gjashtë komuna, në Gjakovë, Suharekë, Rahovec, Klinë, Deçan e Junik. Shkojmë në balotazh të paktën në Itog. Është vërejtur rritje e votave në Pejë, Prishtinë e Podujevë. Kjo është fitore e pritshme për ne”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se Kosova ka kaluar edhe një provim të demokracisë, pasi janë mbajtur zgjedhje të lira e demokratike.

“Kosova sot e ka kaluar edhe një provim tjetër të demokracisë. Ka mbajtur zgjedhje të lira dhe demokratike të një standardi të lartë të atyre euroatlantike. I uroj të gjithë që ishin pjesë e këtij procesi”, tha Haradinaj.

EXIT POLL-i i Klan Kosova: Bali Muharremaj e fiton sërish Suharekën

0

Bali Muharremaj ka arritur që ta sigurojë edhe një mandat në krye të Suharekës.

Sipas sondazhit të EXIT POLL-it të prezantuar në Klan Kosova, me 56.02% e votave, Muharremaj udhëheqë edhe për një mandat.

Kurse Adrian Shala i LDK-së ka marrë 26.07% të votive, Salih Zyba i VV-së ka 9.04% dhe Murtez Zekolli i PDK-së 7.07%.

Këtu mund t’i ndiqni drejtpërdrejt rezultatet për Prizrenin

0

Ka nisur numërimi i votave të zgjedhjeve komunale nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në sajtin e KQZ-së tanimë veçse ka nisur publikimi i rezultateve krahas numërimit paralel.

Rezultatin zyrtar të zgjedhjeve për Prizren mund ta ndiqni LIVE duke klikuar KËTU.

LVV: Vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit

0

Pas mbylljes së vendvotimeve në gjithë Kosovën, ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje.

Përmes një shkrimi në Facebook, LVV thotë se vullneti i qytetarëve gjendet në kutitë e votimit.

“Komisionerët dhe vëzhguesit tanë janë atje duke u kujdesur që me saktësi ai vullnet të dokumentohet”, thuhet në reagim.

Sipas tyre rezultatin përfundimtar e thonë vetëm ata që administrojnë procesin zgjedhor.

“Numërimi sapo ka nisur. Punë të mbarë komisionerëve dhe vëzhguesve”, thuhet në fund.

Ndëkaq, sipas sondazhit të UBO Cosnulting, të prezantuar në RTVD, del se shumë komuna do të jenë në balotazh.

Sipas tyre aktualisht Prishtina, Prizreni, Gjakova, Podujeva, janë ndër komunat që kjo parti do të shkojë në balotazh.

Nis numërimi i votave

0

Ka nisur numërimi i votave të zgjedhjeve lokale.

35% dalja në zgjedhje në Prizren

0

Procesi i votimit për zgjedhjet lokale ka përfunduar në ora 19:00.

Sipas KQZ-së, deri në ora 19:00 pjesëmarrja në zgjedhje në Prizren ka qenë 35,38%.

Prej 163.711 personave që kanë të drejtë vote në Prizren, kanë votuar vetëm 57.915 persona.

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Prizrenin: Haskuka e Totaj në balotazh

0

Qytetarët e Kosovës sot kanë votuar në zgjedhje lokale.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që në Komunën e Prizrenit do të ketë balotazh

Renditja si më poshtë:

Mytaher Haskuka (LVV)- 38.9%

Shaqir Totaj (PDK)- 29.7%

Anton Quni (LDK)- 18.9%

Zafir Berisha (NISMA)- 5.3%

Lulzim Kabashi (AAK)- 4.2%

Cemailj Smailji (NDS)- 1.7%

Afrim Tejeci (AKR)- 1.0%

Milazim Lushaj (i pavrur)- 0.2%

Rezultatet e Exit Poll kanë dalë nga qytetarët e pyetur për zgjedhjen e tyre politike në ditën e sotme, duke ruajtur anononimitetin.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort