Home Blog Page 4234

90% e Policisë së Kosovës janë vaksinuar, kërkohet kompensim i orëve shtesë

0

Rreth 90% e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, janë vaksinuar me vaksinën anti-Covid, ka konfirmuar kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi.

Kamberi ka sqaruar se vetëm vitin e kaluar kanë qenë të infektuar mbi 1. 500 policë, derisa deri më tani 24 e kanë humbur betejën me Covid-19.

“Në vitin e kaluar ne kemi pasur mbi 1 500 pjesëtarë të Policisë që kanë qenë të infektuar me Covid-19 dhe ndër ta kemi 24 humbje të betejës, deri më sot rreth 90% e pjesëtarëve të policisë janë të vaksinuar, dhe një pjesë e vogël akoma nuk e kanë marr dozën e dytë për shkaqe shëndetësore”.

Ajo ka kërkuar nga organet qeveritare që sa më shpejtë ta zgjidhin problemi e sigurimit shëndetësorë për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe që Ligji për Paga të hyjë në fuqi.

“Këtë vit kemi pasur më pak infektime, mirëpo të gjitha kanë qenë tejkaluese dhe nuk kemi informata që dikush është në gjendje të rëndë shëndetësore në përjashtim të dy-tri rasteve në gjithë Kosovën. Policia e Kosovës nuk ka sigurim shëndetësorë dhe as sigurim jetësor dhe as aksidental me të cilin do ta lehtësonte sado pak shëndetin e pjesëtarëve të Policisë kudo që janë ata”.

Kamberi ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës, që të respektojnë pjesëtarët e Policisë derisa shton se është një punë me e lodhshme, derisa shtoi se Ligji për Paga ka qenë shpresa e vetme për ta.

“…sa i përket respektimit të drejtave të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gjithmonë kemi qenë na të cilët kemi reaguar dhe kemi kërkuar, që Policia e Kosovës të ketë kushte sa më të mira sa i përket rrezikut, edhe shëndetit dhe asaj ekonomike ku ka të bëj edhe paga. Kemi punuar me përkushtim që ta kemi një ligj të pagave të dinjitetshëm dhe ju e dini se para dy viteve Avokati i Popullit mori vendim dhe në një far mënyre qeveria e Kosovës nuk e ka aprovuar Ligjin për Paga, që ka qenë një ndër shpresat që ne të kemi një pagë të dinjitetshme”, tha ajo për EO.

“Policia e Kosovës respekton çdo vendim që vjen nga qeveria e Kosovës, ne kemi hasur në shumë probleme ndaj qytetarëve sepse edhe ata kanë qenë të papërgjegjshëm sa i përket respektimit të rregullave dhe masave që kanë dal nga qeveria e Kosovës, kemi pas konflikte të ndryshme, mirëpo kërkoj respektim për pjesëtarët e Policisë sepse është punë e lodhshme”.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria që t’i kompensojnë policët deri në fund të vitit që kanë punuar me orar shtesë.

“Edhe viti i kaluar ka qenë me orar të plotë 12 orësh dhe ata kanë qenë të diskriminuar edhe marrjes së pushimit vjetor, edhe sa i përket shtesave që ju takojnë sipas ligjit”.“…me punën që e kanë bërë gjatë gjithë viti për 12 orë nuk janë kompensuar as për punën jashtë orarit, dhe qeveria ka për obligim që të gjithë pjesëtarët e policisë që kanë bërë orë shtesë të ju kompensojë mjetet financiare deri në fund të vitit”.

21 ankesa dërgohen në PZAP

0

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka pranuar 21 ankesa në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor.

Kështu ka bërë të ditur kryesues i Sekretariatit të PZAP-it, Mul Desku.

“Ju informojmë se PZAP-i dje ka pranuar 21 ankesa nga subjektet e ndryshme politike në lidhje me procesin e djeshëm zgjedhor”, ka thënë Desku për Zërin.

Afati për ankesa në PZAP është hapur mbrëmë në orën 19:00, dhe partitë politike kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre.

Rufki Suma: E thirra në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar fitoren

0

Kandidati i pavarur, Rufki Suma, ka thënë se e ka uruar kundërkandidatin e tij nga PDK-ja Mehmet Ballazhin, i cili ka fituar në Han të Elezit me 50,98% pas numërimit të 100% të votave në këtë komunë.

“Kemi thënë që do të respektojmë vendimin e qytetarëve. Zgjedhjet kanë qenë të lira dhe demokratike përkundër asaj që ka pasë presione, por megjithatë kanë përfunduar mirë. Jemi deklaruar që i pranojmë zgjedhjet dhe jemi pajtuar me atë rezultat. E kam thirrë në telefon kundërkandidatin për t’ia uruar por s’ka pasë qasje në rrjet dhe kuptoj që ka qenë në momente festimi, por ia kam uruar përmes mesazhit”.

Suma në Klan Kosova, ka thënë që nuk është penduar që nuk ka bërë fushatë, ndërsa për kundërkandidatin nga radhët e PDK-së, Mehmet Ballazhin, tha që shpreson që ai t’i realizojë të gjitha premtimet që i ka dhënë.

Thoshte se lexon lektyra në kohë të lirë – Sa vota i mori kandidati i AAK-së për kryetar të Malishevës

0

Kandidat i AAK-së për Malishevë, Kastriot Berisha gjatë kësaj fushate zgjedhore ishte bërë i njohur me një deklaratë që kishte bërë në një debat televiziv, ku kishte thënë se në kohë të lirë lexon lektyra.
Berisha në zgjedhjet e 17 tetorit për kryetar të Malishevës, renditet i pesti në garë.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, Berisha ka marrë 917 vota në Malishevë, apo thënë në përqindje, 4.30%.

Ndryshe, i pari në Malishevë ka dalë kandidati i Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati, me 7 mijë e 316 vota, apo 34.30%.
Ai do të përballet në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës, Isni Kilajn, i cili ka dali i dyi me 6 mijë e 200 vota, apo 29.07%.

Smajl Latifi shkon në balotazh

0

Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka arritur të marrë vetëm 47,23 përqind të votave në garën për kryetar të Rahovecit.

Latifi kështu do të përballet në balotazh me Visar Korenicen e Lëvizjes Vetëvendosje i cili ka marrë 24,78 përqind të votave, shkruan lajmi.net.

Burim Krasniqi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka arritur t’i marrë vetëm 15,83 përqind të votave.
Bejtullah Deliu i PDK-së ka arritur 11,36 përqind të votave.

 

As “Ferrari” nuk i kreu punë, kandidati “modest” i Nismës dështon në Podujevë

0

Xhemajl Hasani, kandidat i NISMA-s në Podujevë mori vëmendje të madh për deklaratën e tij me veturën modeste të tipit “Ferrari”.

Në bazë të rezultateve të publikuara nga KQZ, Hasani në komunën e Podujevës ka arritur të mbledh vetëm 199 vota, apo 0.54%.
Edhe Komuna e Podujevës ka shkuar në balotazh, ku Ekrem Hyseni nga LDK prin me 44.30% të votave, derisa në vend të dytë radhitet Shpejtim Bulliqi nga VV me 40% të votave.
Qytetarët e 21 komunave që kanë shkuar në balotazh duhet t’u drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre në këto zgjedhje të mbajtura më 17 tetor

21 komuna shkojnë në balotazh, 17 zgjedhin kryetarët e rinj

0

Qytetarët e 21 komunave duhet t’iu drejtohen përsëri kutive të votimit pasi që dështuan që t’i zgjedhin prijësit e tyre këto palë zgjedhje të mbajtura më 17 tetor.
Ndërsa, 17 komuna të tjera çështjen e kryetarit të komunës e përfunduan sot.

Fituesja e këtij rundi të zgjedhjeve është Lista Serbe, e cila fitoi nëntë komuna nga 10 sa garonte. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës e cila në këto zgjedhje fitoi pa balotazh në Skenderaj, Mitrovicë, Ferizaj, Kaçanik e në Han të Elezit.

E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila ka fituar në Pejë e Lipjan, ndërsa po aq komuna sa LDK-ja ka edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila arriti ta mbajë pushtetin në Suharekë e Deçan.

Kurse, fituesja e zgjedhjeve nacionale të 14 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur që ta mbajë asnjë komunë në të cilën ajo qeveriste.
Ndërsa, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, 21 komuna do të shkojnë në balotazh, mes tyre të gjitha komunat e mëdha përveç Mitrovicës e Pejës.
Në Prishtinë gara për balotazh do të jetë mes Arben Vitisë së Lëvizjes Vetëvendosje dhe Përparim Ramës së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Garë në balotazh do të ketë edhe në Podujevë, ku momentalisht është duke prirë kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni ndërsa i dyti është Shpejtim Bulliqi i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në dy komuna që konsideroheshin bastione të LDK-së, Fushë Kosova dhe Gjilani, do të jenë në garë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Në Fushë Kosovë, Burim Berisha do të ketë përballë në balotazh Enver Bajçincën e VV-së ndërsa Alban Hyseni i prin garës në Gjilan ndaj Lutfi Hazirit.
Balotazh LVV-LDK do të ketë edhe në qytetin e Vitisë.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka arritur ta fitojë Prizrenin pa balotazh. Në garën e balotazhit, VV-ja do ta ketë përballë Shaqir Totajn dhe Partinë Demokratike të Kosovës.
LDK-ja do të jetë në balotazh edhe në komunën e Junikut, ku në garë do të jetë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

NISMA Socialdemokrate nuk ka arritur ta fitojë atë që njihej si bastion i saj, Malishevën. Në këtë komunë, NISMA do të jetë në garë me Partinë Demokratike e Kosovës.
Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate do ta ketë përballë ish-partinë e tij, Vetëvendosjen në garën për balotazh në Kamenicë.
Balotazh do të ketë edhe në Obiliq, Viti, Kaçanik, Shtime, Rahovec, Gjakovë, Dragash, Istog, Vushtrri, Drenas, Kllokot dhe Junik

Detaje nga secila komunë; kush, ku fitoi?

0

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), sipas rezultateve preliminare, nuk ka arritur të fitojë në asnjë komunë të Kosovës në zgjedhjet lokale, derisa do të garojë në balotazh në 12 komuna.
Sipas rezultateve preliminare, të publikuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e 17 komunave, ndërkaq në balotazh do të shkojnë 21 komuna.
Në Prishtinë kandidati i LVV-së, Arben Vitia do të përballet me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama, i cili doli i dyti në këto zgjedhje.

Në Gjakovë, ish-kryetarja Mimoza Kusari-Lila nga Vetëvendosje do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm, Ardian Gjinit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në komunën që kishte qeverisur për katër vjet, në Prizren, Mytaher Haskuka i LVV-së do të garojë në balotazh me kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shaqir Totaj.
Në balotazh me PDK-në, LVV-ja do të jetë edhe në Shtime. Qemajl Aliu që kërkoi për herë të parë votën e qytetarëve, do të përballet me kryetarin e deritanishëm të Shtimes, Naim Ismajli.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi i LVV-së është në garë me Ekrem Hysenin e LDK-së.
LVV-ja do të synojë fitore në balotazh edhe në Gjilan, me kandidatin Alban Hyseni, i cili do të përballet me kryetarin e deritanishëm, Lutfi Hazirin e LDK-së. Këto dy parti do të garojnë edhe në Fushë Kosovë dhe në Viti.

Burim Berisha i LDK-së dhe Enver Bajçinca do të garojnë për Fushë Kosovën, kurse Arsim Ademi do të garojë kundër kryetarit të deritanishëm të Vitisë, Sokol Haliti.
Në balotazh Lëvizja Vetëvendosje do të garojë edhe në Obiliq. Halil Thaçi nga kjo parti do të garojë kundër Iniciativës Qytetare për Obiliqin, që udhëhiqet nga Xhafer Gashi, që është kryetar aktual.
Kamenica është komuna e tetë që LVV-ja do të kërkojë sërish votën e qytetarëve. Kjo komunë për katër vjet është drejtuar nga Qëndron Kastrati i Partisë Socialdemokrate (PSD), anëtarë të së cilës parti u larguan nga LVV-ja. Kundër Qëndron Kastratit do të garojë kandidati i LVV-së, Kadri Rahimaj.
Në Rahovec, Visar Korenica i LVV-së do të garojë në balotazh me Smajl Latifin e AAK-së, kurse në Kaçanik, kandidati i PDK-së, Jeton Raka do të përballet me kandidatin e PDK-së, Besim Ilazi.
PDK-ja fiton katër komuna pa balotazh
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar katër komuna pa balotazh. Në Mitrovicën e Jugut, Bedri Hamza ka mposhtur Agim Bahtirin e LVV-së, i cili për tetë vjet ishte kryetar i kësaj komune.
Në Ferizaj ka fituar sërish Agim Aliu, derisa PDK-ja ka arritur ta rikthejë bastionin e vetë, Skenderajn. Fadil Nura mundi kryetarin e Skenderajt, Bekim Jasharin, që ishte kandidat i pavarur.
Kandidati i PDK-së në Hanin e Elezit, Mehmet Ballazi, ka arritur ta mposhtë kryetarin e deritanishëm të kësaj komune, kandidatin e pavarur, Rufki Suma.

Kjo parti do të garojë në balotazh në Prizren me Lëvizjen Vetëvendosje (Shaqir Totaj dhe Mytaher Haskuka), në Malishevë me Nismën (Isni Kilaj dhe Ekrem Kastrati), në Drenas me ‘Demokratët për Drenasin’ (Ramiz Lladrovci dhe Driton Ajazi).
Në Klinë me AAK-në (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj), në Vushtrri me LDK-në (Xhafer Tahiri dhe Ferit Idrizi), në Shtime me LVV-në (Naim Ismajli dhe Qemajl Aliu), në Dragash me LDK-në (Shaban Shabani dhe Xhevdet Xheladini) dhe në Kaçanik me LVV-në (Besim Ilazi dhe Jeton Raka).
LDK-ja fiton sërish në Pejë dhe Lipjan

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë sërish komunat në të cilat ka qeverisur. Gazmend Mahaxheri në Pejë dhe Imri Ahmeti në Lipjan, fituan në komunat ku qeverisin.
Në balotazh, LDK-ja do të jetë në Prishtinë. Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama do të përballet me kandidatin e LVV-së, ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
LDK-ja dhe LVV-ja janë në balotazh në Podujevë (Shpëtim Bulliqi dhe Ekrem Hyreni), Gjilan (Lutfi Haziri dhe Alban Hyseni), Viti (Sokol Haliti dhe Arsim Ademi), Fushë Kosovë (Burim Berisha dhe Enver Bajçinca), derisa në Istog me AAK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha) dhe në Dragash me PDK-në (Bexhet Xheladini dhe Shaban Shabani).
AAK-ja fiton në Deçan e Suharekë, por jo në Gjakovë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka arritur të fitojë në Suharekë dhe Deçan, komuna këto të qeverisura nga kjo parti.
Bali Muharremaj në Suharekë dhe Bashkim Ramosaj në Deçan, fituan pa balotazh. Mirëpo, Ardian Gjini dështoi të marrë votat e mjaftueshme për t’u rizgjedhur kryetar në raundin e parë të zgjedhjeve.
Ai do të garojë në balotazh me kandidaten e LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.
Me LVV-në do të garojë edhe në Rahovec (Visar Korenica dhe Smajl Latifi), në Junik (Agron Kuçi dhe Ruzhdi Shehu) dhe Istog me LDK-në (Ilir Ferati dhe Bekë Berisha) dhe me PDK-në në Klinë (Zenun Elezaj dhe Esat Racaj).
Fitorja bindëse e Listës Serbe
Partia serbe, Lista Serbe, ka fituar më së shumti komuna në këto zgjedhje lokale. Kjo parti ka arritur të fitojë në plot nëntë komuna, të cilat janë të banuara me shumicë serbe.
Pa balotazh Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë të Veriut, Graçanicë, Novobërdë, Shtërpcë, Ranillug dhe Partesh.

Lista Serbe është në balotazh vetëm në një komunë, në Kllokot, me iniciativën qytetare SNS (Srpska narodna sloga).
Në balotazh do të jetë edhe komuna e banuar me shumicë turke, Mamusha. Për të parin e komunës do të garojnë partitë turke KDTP dhe KATP.

Në zgjedhjet e kaluara lokale të vitit 2017, nga gjithsej 38 komuna në 19 prej tyre fituesi ishte ditur në raundin e parë, derisa 19 komuna të tjera kishin shkuar në balotazh.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar në zgjedhje lokale është rreth 43 për qind.
Ndërkaq në zgjedhjet komunale të vitit 2017 përqindja ishte 43.5 për qind. Këto ishin zgjedhje të rregullta lokale dhe të drejtë vote kishin 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, për kryetarë të komunave të Kosovës janë certifikuar 166 kandidatë. Në garën për asamblistë në kuvendet e të gjitha komunave janë certifikuar 5,198 kandidatë./REL

Mot i nxehtë këtë javë, këto janë temperaturat

0

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot të mirë.
Sipas IHK-së, mëngjeset në ultësira do të karakterizohen me mjegull, si pasojë e rënies së temperaturave minimale.
Sot mund të ketë riga të dobëta shiu, në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius.
Parashikimi i motit për pesë ditë (18 – 22 tetor 2021)

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot të mirë dhe relativisht të qetë. Kjo situatë meteorologjike vije si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik. Në mëngjes, nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.

Riga të dobëta shiu mund të ketë të hënën, vetëm në pjesën veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes. Kushtet agrometeorologjike do të jenë të mira si rezultat i reshjeve të cilat përfshinë gjithë territorin e vendit tonë.

Sasitë më të larta të reshjeve u regjistruan në verilindje (diku 110 litër për metër katror) dhe lindje të vendit (rreth 95 litër për metër katror) derisa edhe pjesët tjera të vendit kishin reshje të mira, mesatarisht 30-70 litër për metër katror.
Në viset e larta mbi 900m mbi nivel të detit trashësia e borës ka lëvizur ndërmjet 15-20 cm

Bali Muharremaj fiton Suharekën pa balotazh, numërohen 100% të votave

0

Komisioni Qendror Zgjedhor ka përfunduar numërimin në Komunën e Suharekës.

Sipas rezultatit të publikuar nga KQZ-ja fitues i këtyre zgjedhjeve është kandidati nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka arritur të mbledhë 52.28% të votave nga banorët e kësaj komune.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort