Home Blog Page 4233

Ministrat e BE-së pritet të diskutojnë situatën në Ballkanin Perëndimor

0

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, në takimin e tyre në Luksemburg, pritet që të hënën, mes tjerash, të flasin edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, pas tensioneve të fundit në disa vende të rajonit, si në Bosnje-Hercegovinë e Mal të Zi ashtu edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse nuk është formalisht në agjendën e takimit të Këshillit të Çështjeve të Jashtme, kjo temë pritet të diskutohet në fund të takimit.

Po ashtu, burimet e BE-së kanë paralajmëruar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, do të njoftojë ministrat për situatën në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe për bisedat që ai i ka zhvilluar në Uashington me Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Borrell, javën e fundit, ka nxitur shumë reagime me prononcimin e tij rreth zhvillimeve në veri të Kosovës duke e quajtur të papranueshme çdo, siç është shprehur ai, “veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar që shkakton tensione”.

Ky reagim është parë si kritikë e tij ndaj operacionit të Policisë së Kosovës, që sipas autoriteteve të Kosovës, ishte drejtuar kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës.

Borrell ka biseduar në Uashington me përfaqësuesit amerikanë edhe për rritjen e bashkëpunimit rreth Ballkanit Perëndimor si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Burimet e BE-së kanë thënë se po bëjnë përpjekje për t’i kthyer Kosovën dhe Serbinë në tryezën e dialogut, në mënyrë që të ulen tensionet dhe të parandalohen përshkallëzimet e situatës siç ndodhi në veri të Mitrovicës ditë më parë.

Ministri i Jashtëm i Kroacisë Goran Gërlliq Radman, ka thënë të hënën, në prag të nisjes së takimit se, situata në rajonin e Ballkanit është përkeqësuar dhe incidentet e fundit në Bosnje e Hercegovinë, në Mali të Zi dhe në kufirin mes Kosovës e Serbisë “janë ngjarje që nxisin shqetësimin tonë serioz”.

Ai ka ftuar BE-në që të merret seriozisht me këto çështje.

Temat kryesore të takimit mes Ministrave të Jashtëm të BE-së, janë situata në Lindjen e Mesme, por edhe problemi me refugjatët, të cilët përmes Bjellorusisë po kalojnë në disa shtete të BE-së.

Shumë ministra e shohin këtë problem si veprim të qëllimshëm të Alyaksandr Lukashenkas, duke thënë se ai po përdor qëllimisht refugjatët që duan të hyjnë n Bashkimit Evropian.

Ministrat do të diskutojnë për përgjigjen e BE-së ndaj këtyre provokimeve nga Bjellorusia./REL

Hajrullah Çeku uron qytetarët për kulturën e treguar në zgjedhje me një nivel të lartë të pjekurisë demokratike

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sport, Hajrullah Çeku në një postim në faqen e tij zyrtare në facebook ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës për procesin zgjedhor duke dëshmuar nivel të lartë të pjekurisë demokratike. Ai më tej ka uruar edhe kandidatët për kryetar komune që dolën fitues në raundin e parë të procesit zgjedhor.
Postimi i plotë:
Qytetarët e Kosovës edhe kësaj radhe dëshmuan nivel të lartë të pjekurisë demokratike. Përgëzime për kandidatët për kryetar komune që dolën fitues në raundin e parë të procesit zgjedhor.
Ka përfunduar vetëm pjesa e parë e garës. Lëvizja VETËVENDOSJE! është e para me numër të votave në nivel vendi. Jemi në rrugë të mirë për të dominuar edhe me numrin e komunave të fituara pas balotazhit.
Pas përmbylljes së procesit zgjedhor komunal, të gjitha kapacitetet tona shtetërore duhet t’i orientojmë në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit. Bashkëpunimi i të dy niveleve të qeverisjes pa dallime është i domosdoshëm për arritjen e këtij synimi.
Vendi ynë nuk ka kohë për të humbur.

Porosia interesante në një fletëvotim në Malishevë

0

Porosia interesante në një fletëvotim në Malishevë
Në komunën e Malishevës, përkatësisht në qendrën e votimit në shkollën “Hamdi Berisha”, një fletëvotim është shpallur i pavlefshëm.

Fletëvotimi është shpallur i pavlefshëm për shkak se votuesi kishte shkruar një mesazh, raporton KALLXO.com.“Grahni b**** e punoni se hajna janë krejt”, ka shkruar qytetari në fletëvotim.

I vrari në Batllavë të Podujevës dhe i dyshuari janë djem të axhës, gjithçka ndodhi për pronë

0

Detaje të reja vijnë për vrasjen e kryer mëngjesin e sotëm në Batllavë të Podujevës.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se viktima dhe i dyshuari janë djem të axhës nga fshati Gërdoc dhe ata dje kishin një konflikt rreth pronës.

Viktima, G.G., 41-vjeç derisa ishte duke e ngasur biçikletën ishte goditur me automjet nga djali i agjës 47-vjeç e më pas ishte qëlluar me pistoletë.

I dyshuari pasi e vrau familjarin atë e hodhi në një hendek skaj rrugës.

Policia pas pak minutave kishte arritur të arrestoi të dyshuarin në Gërdoc.

“Sot rreth orës 08:00, në fshatin Gërdovc të Podujevës, policia ka arrestuar një person të dyshuar për vrasjen e ndodhur sot në fshatin Batllavë, të Podujevës”, ka thënë Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici.

Ajo ka thënë për IndeksOnline se personit të dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë./IndeksOnline/

Vaj ulliri, mjaltë dhe limon, kombinimi magjik për shëndetin

0

Lexuesit mund të kenë dëgjuar shpesh për përfitimet që vijnë nga kombinimi i vajit ekstra të virgjër të ullirit, mjaltit dhe limonit. Këto produkte të konsumuara gjërësisht në traditën shqiptare janë mjaft të dobishme në përkujdesjen natyrale ndaj shëndetit. Vaji ekstra i virgjër i ullirit përmban sasi domethënëse të yndyrnave të quajtura ‘të mira’ dhe acidit oleik, duke ndihmuar në pakësimin e shfaqjes së sëmundjeve koronare.

Ai përmban antioksidantë dhe ushqyes që luftojnë inflamacionin dhe ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit të keq, ngadalësimin e plakjes dhe largimin e radikaleve të lira. Mjalti është një ushqim natyralisht i ëmbël që i jep shëndetit tonë shumë përfitime. Përmbajtja e lartë e sheqerit është një burim i shkëlqyer i energjisë së shëndetshme. Mjalti lufton bakteret dhe inflamacionin, por edhe shërben si antibiotik dhe antiseptik. Për më tepër ai luan edhe një rol qetësues.

Lëngu i limonit përmban vitaminë C, acid citrik, kalcium, magnez, bioflavonoidë, pektinë dhe limonenë të cilët së bashku forcojnë sistemin imunitar dhe e mbrojnë atë nga infeksionet. Lëngu i limonit është ideal për detoksifikimin dhe pastrimin e organizmit. Ai hollon gjakun dhe është efikas kundër viruseve dhe baktereve. Ekspertët shprehen se kombinimi i vajit ekstra të virgjër, mjaltit dhe limonit është përdorur edhe në kultura të lashta, për shkak të vlerave të shëndetshme dhe gjallëruese.

Ky kombinim forcon sistemin imunitar, rregullon atë tretës, pastron enët e gjakut, përmirëson funksionin e mëlçisë, lëkurën dhe pakëson rrudhat. Një lugë gjelle në ditë e kësaj kure natyrale me stomak bosh, rekomandohet të konsumohet herët në mëngjes përgjatë një muaji. Kjo dozë mund të përsëritet sërish pas gjashtë muajsh.

Përbërësit:
• 1 gotë me lëng limoni
• 180 gr mjaltë
• 4 lugë gjelle me vaj ekstra të virgjër

Përgatitja:
Shtrydhni 3-4 limonë dhe hidheni lëngun në një kavanoz qelqi. Shtoni mjaltin dhe vajin e ullirit dhe përzijini me një lugë druri deri sa të formohet një lëng i njëtrajtshëm. Mbylleni kavanozin dhe futeni në frigorifer.

Vritet një person në Batllavë

0

Sot rreth orës 08:00 në Batllavë të Podujevës është qëlluar për vdekje me armë zjarri një person i gjinisë mashkullore.

“Viktimë në këtë rast është G.B (mashkull), 41 vjeç, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka konfirmuar policia për Gazetën Express.

Të dënuarit i pezullohet ekzekutimi pas kërkesës së çuditshme – Gazeta Exp…

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar në fshatin Gërdovc të Podujevës.

Personit të dyshuar, B.B mashkull 47 vjeç, i është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Arma e sekuestruar:

Befasitë e zgjedhjeve 2021, 21 komuna pa fitues

0

Të dielën e 17 tetorit 799.960(42,50%) e qytetarë të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë.

Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në ora 07:00, ndërsa u mbyllen në orën 19:00, sipas orarit të rregullt.

Të dënuarit i pezullohet ekzekutimi pas kërkesës së çuditshme – Gazeta Exp…

Mënyrë natyrale për të rritur epshin tuaj në 30 sekonda
Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ishin befasia e këtyre zgjedhjeve lokale. Tanimë janë numëruar 99.80 përqind e votave.

Disa komuna fituan bindshëm, ndërsa të tjera shkuan në balotazh.

Pritshmëritë e disa partive e kandidatëve u përmbysën.

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së në 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn.

LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë.

AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Në Prishtinë në randuni e dytë gara do të jetë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama.

Gjakova në balotazh shkon me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe kandidatja e Vetëvendosjes(LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Balotazh shkon edhe Komuna e Gjilanit. Në garë janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Alban Hyseni dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Edhe në Podujevë në garë do të jenë kandidatët e LDK-së dhe LVV-së.

Komuna tjera që do të shkojnë në balotazh janë; Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV)./KP/

Mustafa: Votuesi i LDK-së tregoi se nuk mund të mashtrohet gjatë

0

Ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se në këto zgjedhje lokale që u mbajtën me 17 tetor Kosova tregoi se ka kapërcyer transin politik që e karakterizoi në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe se votuesi po i kthehet racionales.

Ish-kryeministri i vendit dhe ish-lideri i LDK-së ka thënë se LDK-ja tregoi rezultate të mira.

Mustafa pret që LDK të fotojë fuqishëm në Prishtinë, Podujevë por edhe në komuna të tjera të cilat janë qeverisur nga kjo parti deri më tani.

“Këto zgjedhje treguan se Kosova e ka kapërcyer dehjen dhe trasin politik që e karakterizoi në shkurt të këtij viti dhe se votuesi po i kthehet racionales. LDK tregoi rezultate të mira dhe këto rezultate do t’i fuqizojë me fitoren e Prishtinës, Podujevës dhe së paku komunave tjera që i ka qeverisur deri më tani”, tha Mustafa për KosovaPress.

Mustafa ka ritheksuar se votuesi i LDK-së është i ngritur dhe nuk mund të mashtrohet gjatë.

“Votuesi i LDK-së tregoi se është i ngritur, i moralshëm se mund të mashtrohet njëherë por jo gjatë”, tha Mustafa në një deklaratë me shkrim dhënë për KosovaPress.

Pengoi procesin e votimit në Suharekë, arrestohet

0

Një person është arrestuar pasi ka penguar procesin e votimit në Suharekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.

Ballkani i vetmi pa humbje pas fazës së parë, synon titullin e kampionit

0

Me ndeshjet e zhvilluara të premten dhe të shtunën, ka përfunduar faza e parë e edicionit 2021/2022 të Superligës së Kosovës në futboll.

Në total janë katër faza të kampionatit, ku edhe përcaktohet ekipi kampion, skuadrat që do të luajnë në Evropë, dy ekipe që do të bien nga liga, si dhe skuadra që do të shkojë në barazh.

Drenica nga Skenderaj dhe Ballkani i Suharekës janë skuadrat që kanë nga 17 pikë pas nëntë xhirove të zhvilluara.

Por Ballkani, që po drejtohet nga trajneri Bekim Isufi, veçohet si ekipi që nuk e ka pësuar asnjë humbje deri tani. Në fakt, është i vetmi pa disfatë këtë edicion. Ka shënuar katër fitore dhe ka barazuar pesë herë. Së bashku me Gjilanin, kanë nga pesë barazime, më shumë se secili ekip tjetër.

Trajneri i Ballkanit, Bekim Isufi, meritat për ecurinë pozitive, pa humbje, në fazën e parë, ua lë lojtarëve. Por ai mendon se kanë mundur të kenë edhe dy pikë më shumë.

“Kjo është meritë e lojtarëve të cilët në çdo lojë japin maksimumin. Do të mundohemi të vazhdojmë me këtë ritëm. Kemi mundur më shumë, por prapë duhet pranuar se edhe ekipet e tjera ndoshta na kanë pamundësuar. Ndoshta ishte dashur të kemi plus dy pikë” , u shpreh Isufi.

Isufi shtoi se Ballkanin po e veçon kolektivi. Ai beson se ekipi që drejton ka forcë që ta fitojë titullin.

“Ballkanin po e veçon një grup i fortë, homogjen, ku secili lojtar mundohet të japë maksimumin si në stërvitje, ashtu edhe në lojë. Në finalizim të jemi më të qetë dhe të mos shpërdorim raste, për shkak se ndoshta jemi ekipi i vetëm që japim volum gjatë lojës dhe në ndeshje krijojmë shumë raste. Kam thënë që do të jetë kampionat i ekuilibruar. Ne jemi mirë në këtë fazë. I njohim kundërshtarët dhe do t’i marrim ndeshjet një nga një, për shkak se është vetëm 1/4 e kampionatit. Ballkani ka forcë dhe do të jap maksimumin në çdo ndeshje”, deklaroi Isufi.

Nga pesë ndeshje të luajtura në stadiumin e qytetit në Suharekë, Ballkani ka shënuar tri fitore dhe dy barazime. Me 11 pikë, është ekipi me bilancin më të mirë si vendës. Ndërkaq, si mysafir, ka vetëm gjashtë pikë, pas një fitoreje dhe tri barazimeve. Është skuadra e gjashtë me rezultatet më të mira në udhëtim.

“Mendoj se për ne është një fushë, si në Suharekë ashtu në të gjitha fushat në Kosovë. Por mos të harrojmë se kemi pasur kundërshtarë të fortë si mysafirë”, u shpreh Bekim Isufi.

Mesfushori defansiv i Ballkanit, Kushtrim Gashi, këtë edicion po e cilëson si ndër më të vështirët pas luftës. Sipas tij, cilësia dhe përvoja po e veçojnë Ballkanin këtë sezon.

“Së pari duhet ta përmendi se me të vërtetë është një kampionat shumë i vështirë, ndoshta më i vështiri në vitet e fundit. Pas përfundimit të fazës së parë kemi pasur rezultate befasuese ndoshta edhe në çdo javë dhe kjo është bukuria e futbollit. Sa i përket Ballkanit, duke pasur parasysh cilësinë që kemi brenda grupit, të cilën e kemi pasur në dy vjetët e fundit, dhe afrimin e disa futbollistëve me përvojën e duhur, mendoj se kemi pritur këtë pozitë ku jemi, por që sigurisht kemi mundur edhe më mirë”, tha Gashi.

“Për dallim nga dy vjetët e kaluar, këtë vit mund të themi se kemi fituar edhe në përvojë dhe sigurisht që është e rëndësishme për vazhdimin e kampionatit”.

Gashi mendon se tani e kanë një pasqyrë më të qartë për ekipet kundërshtare, me të cilat janë përballur nga një herë. Pohon se Ballkani ka forcë dhe lojtarë për ta ndjekur titullin e kampionit.

“Tani faza e parë ka përfunduar dhe mendoj që e kemi një pasqyrë të mirë për secilin ekip, pasi jemi ndeshur me të gjithë. E ceka që është kampionat i vështirë dhe e mira e kampionatit është se edhe ekipet që janë inkuadruar në Superligë kanë treguar lojëra të mira dhe janë për çdo respekt. Mendoj që Ballkani ka forcë që të luftojë për titull të kampionatit, por duhet të mendojmë vetëm ndeshje pas ndeshjeje, pasi që distanca në mes të ekipeve është shumë e ngushtë dhe të gjitha ato ekipe që kanë shpallur kandidaturën për titull do të luftojnë deri në fund”, theksoi mesfushori i Ballkanit.

Ai pranon se pikë e fortë e Ballkanit janë ndeshjet si vendës.

“Mendoj që si vendës çdo vit kemi treguar se jemi ekip i fortë, por këtë vit ndeshjet derbi me Prishtinën, Dritën dhe Gjilanin, i kemi pasur si mysafir dhe kanë qenë të vështira”, tha Gashi.

Ballkani ka sulmin e dytë më të mirë në ligë pas Drenicës. Ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar shtatë. Ndërkohë Drenica ka shënuar 14 gola.

Sulmuesi Mevlan Zeka mendon se Ballkani është me meritë në vendin e dytë, me pikë të njëjta me Drenicën. Ai theksoi se Ballkani është më syçelë këtë sezon.

“Duke parë ecurinë tonë nga ndeshja në ndeshje, është pozitë reale dhe e merituar në fazën e parë. Ballkani këtë sezon është më syçelë, sepse është mëkat i madh që për dy vjet mund, sakrificë dhe djersë të derdhur në fushë nuk arritëm të shpallemi kampion, apo të paktën të marrim pjesë në Evropë”, tha Zeka.

Edhe Zeka pohon se Ballkani ka ekip për titull.

“Ballkani ka forcë të arrijë titullin, por duhet shumë punë, sidomos këtë vit po shihet që është një kampionat shumë i fortë, duke mos e veçuar asnjë skuadër që nuk është e fortë. Pra, të gjitha janë të forta dhe të papërshtatshme . Ndërsa për skuadrat të cilat kanë shpallur kandidaturën për titull, e të cilat kanë ngecur prapa, ka shumë lojë, janë edhe 27 ndeshje dhe është herët të flasim”.

Në xhiron e dhjetë, që zhvillohen në mesjavë, Ballkani do të jetë mysafir i Dukagjinit në Klinë. Ndeshja e parë që ishte luajtur në Suharekë kishte përfunduar 2:2.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort