Home Blog Page 4232

Nesër vazhdon të dëgjohet dëshmitari i parë në gjykimin e Gucatit dhe Haradinajt

0

Në Dhomat e Specializuara në Hagë sot është dëgjuar dëshmitari i parë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar kundër ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Dëshmitarja, që është hetuese në ZPS, ka folur për pakot me dokumente që janë konfiskuar një vit më parë në zyrat e OVL-UÇK-së, duke theksuar se dokumentet e paketës 3 kishin të shënuar që janë konfidenciale dhe mbanin logon e ZPS-së. Ndërsa mbrojtja e të akuzuarve ka thënë se dëshmitarja nuk është e përfshirë në asnjë prej ngjarjeve për të cilat ka dëshmuar.

Dëshmitarja Zenka Pumper, ndër të tjera ka thënë se ZPS ka pranuar disa email nga media në Kosovë dhe Shqipëri, lidhur me rrjedhjen e dokumenteve, të cilat ka theksuar se kanë qenë të përcjella me fotografi.

Në pjesën e fundit të seancës ajo ka folur për pakon me numër 2, pakon 3 dhe 4. Ajo ka thënë se pako 2 është sekuestruar më 17 shtator të vitit 2020. Sipas saj, formularin e dorëzimit të dokumenteve me këtë datë e ka nënshkruar ish-kreu i OVL-UÇK, Hysni Gucati.

“Në bazë të këtij paragrafi këtu thuhet se zoti Hysni Gucati ka nënshkruar në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës. Paketa 2 përbëhej nga dy kategori në fakt, me përjashtim të pak dokumenteve, në përgjithësi ishin vendime gjykatash në çështje të ndryshme gjyqësore, ka edhe disa dokumente që bëjnë pjesë edhe në paketën 1, më duket pesë ose gjashtë”, ka thënë dëshmitarja.

Ndërsa pakon me numër 3, ajo ka thënë se e ka ndarë në dy grupe, meqë sipas saj, në OVL-UÇK kanë marrë dy kopje të të njëjtit dokument.

“Ishte një përshkrim i ZPS-së për provat e mbledhura në qendrat e ndalimit. Njëri (grup) përmbante 224 dhe tjetri 245 faqe në gjuhën angleze”, ka thënë ajo.

Dëshmitarja ka shtuar se pjesa më e madhe e faqeve kanë pasur të shënuar fjalën ‘konfidenciale’ dhe shenjën e ZPS-së të vendosur.

Ndërsa mbrojtja e Nasim Haradinajt, me autorizimin e këtij të fundit, ka shprehur shqetësime lidhur me deklarimet e dëshmitares. Sipas tyre, Pumper po dëshmon për çështja jashtë njohurive të saj.

“Haradinaj dëshiron që unë të ritheksoj faktin se ai ka shqetësime reale, që është ngritur përpara nga mbrojtja, ai më kërkoi të ritheksoj që dëshmitarja që është dëgjuar sot po dëshmon për çështja të cilat qëndrojnë jashtë njohurive të saj, ajo nuk është e përfshirë në asnjë prej ngjarjeve për të cilat ka dhënë dëshmi sot, thjesht desha ta ritheksoj edhe këtë pikë siç më është bërë e ditur nga zotëri Haradinaj”, ka thënë Cadman.

Mbrojtja e Gucatit dhe Haradinajt ka pasur kundërshtime gjatë pyetjeve që prokurorja Valeria Bolici i bëri dëshmitares.

Zenka Pumper ka dëshmuar për procedurat e punës në Zyrën e Prokurorit të specializuar, por ka thënë se ka qenë e përfshirë në një punë të konsiderueshme lidhur me çështjen OVL-UÇK.

Gjatë kësaj seance, dëshmitarja ka thënë se ka analizuar e shikuar artikuj të mediave nga burime publike lidhur me çështjen e OVL-UÇK dhe ka shtuar që ka përgatitur deklarata me shkrim lidhur me detyrat që ka kryer në këtë rast.

Prokurorja i ka paraqitur disa dokumente dëshmitares, për të cilat kjo e fundit ka konfirmuar se i ka shkruar. Të njëjtat nuk janë bërë të ditura për publikun.

Prokurorja Valeria Bolici ka kërkuar nga trupi gjykues që të regjistrohen si prova materiale dokumentet që dëshmitarja i konfirmoi si të vërteta.

Dëgjimi i dëshmitares Zenka Pumper do të vazhdojë nesër.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako me dokumente të pretenduara se kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Ata janë arrestuar më 25 shtator 2020 në Prishtinë, prej kur edhe mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Këta janë dy deputetët e rinj të PDK-së, zëvendësojnë Hamzën dhe Nurën

0

Partia Demokratike e Kosovës do të ketë dy deputetë të rinj në Kuvendin e Kosovës.

Kjo pasi në zgjedhjet lokale që u mbajtën ditën e djeshme Bedri Hamza do të udhëheqë me Mitrovicën dhe Fadil Nura me Skenderajn.

Klankosova.tv ka mësuar se këta dy tashmë ish-deputetë do të zëvendësohen nga Rashit Qalaj dhe Isak Ibrahimi.

Të njëjtit nuk arritën që të bëhen deputetë në zgjedhjet nacionale që u mbajtën më 14 shkurt dhe kanë më së shumti vota nga lista e PDK-së.

Qalaj më 14 shkurt mori 9160 vota ndërsa Ibrahimi 8729 vota.

Mustafa: Zgjedhjet e djeshme e përmbytën mitin e referendumit të proklamuar nga Albini e Vjosa

0

Rezultatet e djeshme të zgjedhjeve lokale që u mbajtën në të gjithë territorin e Kosovës, nuk kanë përmbushur pritshmëritë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, e cila kishte parashikuar fitore në shumicën e komunave.

Për rezultatet e zgjedhjeve lokale ka folur edhe ish-kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i cili në një prononcim për lajmi.net ka thënë se rezultati i zgjedhjeve të djeshme tregon edhe pozitën reale të Vetëvendosjes së bashku me Listën Guxo.

“Rezultati i djeshëm i zgjedhjeve lokale, mendoj se tregon pozitën reale të VV-së bashkë me disa të mbetur të listës Guxo si pjesë e VV-së. Ky rezultat përmbyti keq dhe shpejt mitin e referendumit të proklamuar nga Albini dhe Vjosa të zgjedhjeve të shkurtit të këtij viti. Kjo dëshmoi se ato zgjedhje më shumë ishin larje e trurit të votuesve, mashtrim i tyre dhe pasqyrë e një transi politik nga propaganda e fuqishme brenda dhe nga diaspora e më së paku votë e matur, e vlerësuar dhe e merituar”, ka thënë Mustafa.

Tutje, ai ka thënë se këtë fazë e kanë kaluar me sukses LDK, PDK dhe AAK, duke folur edhe për mundësitë për fitore të LDK-së në disa komuna.

“LDK-ja ka shanse reale ta fitojë Prishtinën dhe Podujevën si dhe komunat në të cilat ka qeverisur. Mund të fitojë edhe ndonjë komunë tjetër”, ka thënë Mustafa.

Ai ka thënë se PDK-ja ka shënuar rezultat mbreslënës në Mitrovicë, duke vlerësuar se kandidati i PDK-së në këtë komunë, Bedri Hamza do të jetë një zgjedhje fatlume për qytetarët atje.

Mustafa ka folur edhe për pozitën e AAK-së në zgjedhjet lokale, duke thënë se është treguar stabile dhe e qëndrueshme.

“Tani çdo gjë është në vullnetin e bashkëpunimit të liderëve politik për raundin e dytë dhe jo vetëm të tyre. Është edhe çështje e afërsisë politike, e pritjeve dhe interesave të atyre që dalin të votojnë në raundin e dytë”, ka thënë Mustafa.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se këto pritje duhet të balancohen me interest e bashkëpunimit ndërpartiak dhe të koalicioneve të ardhshme.

Në fund, Mustafa ka deklaruar se këto zgjedhje e kanë bindur fuqishëm se kësaj radhe qytetarët do të votojnë dhe do të zgjedhin racionalisht.

Kuvendi mban nesër seancë plenare

0

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.

Pjesë e rendit të ditës janë shqyrtimi i një numri të projektligjeve, pyetjet parlamentare dhe deklarime jashtë rendi të ditës, transmeton Klankosova.tv.

Rendi i ditës:

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin sanitar të Kosovës,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020,

Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

1.5 milionë vaksina kundër COVID-19 të administruara në Kosovë

0

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar qytetarët se deri më tani në Kosovë janë administruar 1.5 milionë vaksina anti-COVID19.

Në njoftim, MSH-ja ka bërë të ditur se ende nuk ka mbaruar asgjë, duke thënë se vaksina kundër virusit COVID-19 është mbrojtja më e mirë që kemi.

“Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë nga MSH:

Shkrimi i plotë:

Ndërsa përballemi me variantin shumë ngjitës Delta të COVID-19, ndryshimi nuk do të vijë nëse nuk punojmë të gjithë së bashku për t’u vaksinuar.

Është mbrojtja më e mirë që kemi. Asgjë nuk ka mbaruar akoma.

Vaksinat e sigurta dhe efektive kundër COVID-19 janë në dispozicionin tuaj.

Rezervo SOT terminin tënd në eKosova.

Kurti thotë se VV doli e para më 17 tetor

0

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka krahasuar rezultatet e Lëvizjes Vetëvendosjes nëpër disa cikle zgjedhore.

Ndonëse nuk e ka fituar asnjë komunë pa balotazh, Kurti thotë se VV është partia e parë edhe në zgjedhjet të cilat u mbajtën dje.

Postimi i plotë i Kurtit:

Në zgjedhjet parlamentare:

12 dhjetor 2010 – Lëvizja VETËVENDOSJE! e treta në nivel vendi

6 tetor 2019 – LVV e para

14 shkurt 2021 – LVV mbi 50%.

Në zgjedhjet lokale:

3 nëntor 2013 – LVV e katërta në nivel vendi

22 tetor 2017 – LVV e treta

17 tetor 2021 – LVV e para.

Ju falemnderit qytetarë të dashur. Vazhdojmë në raundin e dytë në 12 komuna më 14 nëntor 2021.

Nesër disa lagje të Prizrenit mbesin pa ujë

0

Përmes një njoftimi për media K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ SH.A PRIZREN njofton konsumatorët se me datë 19.10.2021 prej ores 10:00-15:00 për shkak të punimeve nga ana e KEDS-it në tensionin e lartë do të nderpritet furnizimi me rrymë tek Stacioni i pompave në “40 Bunar”, si rrjedhojë e ndërprerjës së rrymes pa ujë do të mbesin:

  • Komplet lagjja Ralin,
  • Të gjjitha rruget në lagjen Lakuriq,
  • Të gjitha rruget përreth Shtepisë së Bardhë,
  • Fshati Petrovë,
  • Jeni Mahalla,
  • Kazerma FSK

Me kthimin në funksion të rrymes, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!, thuhet në njoftimin e “Hidroregjioni Jugor”.

Boiken Abazi jep dorëheqje nga drejtori i VV-së në Shqipëri

0

Boiken Abazi, i cili mbante pozitën e drejtorit ekzekutiv të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, sot ka bërë të ditur dorëheqjen nga ky post.

Abazi tha se kjo dorëheqje vije pas rezultateve të tij në zgjedhjet nacionale në Shqipëri, ku nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë.

“Kam pritur ta bëj këtë gjë publike, për shkak të situatës në veri të Kosovës dhe raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Për hapat e radhës në Shqipëri jemi duke i vazhduar diskutimet”, ka shkruar Abazi në llogarinë e tij në Facebook.

Më tej, Abazi tha se se ditën e djeshme të zgjedhjeve lokale në Kosovë e kaloi me kryetarin e Vetëvendosjes dhe kryeministrin Albin Kurti.

‘Të dielen e kaluam bashkë me Albinin në selinë e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Ndoqëm mbarëvajtjen e procesit të zgjedhjeve lokale nëpër komunat e Kosovës dhe diskutuam gjatë: për të ardhmen e Kosovës e Shqipërisë, nevojën për reforma në institucione dhe ekonomi, progresin shoqëror e mbarëkombëtar që nuk përjashton asnjë qytetar, çështje të ndryshme organizative të Lëvizjes sonë, e deri te raportet gjeopolitike në botë”.

Kurse, rezultatin e zgjedhjeve të 17 tetorit, Abazi i sheh si pozitive për Vetëvendosjen, pasi sipas tij, kjo parti nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, tash është e para në nivel vendi.

“Ndërkohë në Kosovë, nga vendi i tretë në zgjedhjet lokale të vitit 2017, VETËVENDOSJE! tash është e para edhe me votën popullore nëpër komuna në nivel Kosove. Sfidat nuk janë të vogla para 12 balotazheve pas katër javësh, por jemi me shpresë e të angazhuar si rrallë herë më parë. E ardhmja është e Lëvizjes, e shqiptarëve”, ka shkruar Abazi.

Bill Clinton lirohet nga spitali

0

Ish-presidenti Bill Clinton ka dalë të dielën nga spitali i Kalifornisë Jugore ku po qëndronte i shtruar pas diagnostikimit me një infeksion në gjak, i njohur ndryshe si helmim.

VOA raporton se një zëdhënës i ish-presidentit tregoi se Clinton do ta marrë pjesën e mbetur të mjekimit në shtëpi.

I pyetur nga gazetarët se si ndjehej, Clinton i është përgjigjur duke ngritur gishtin e madh të dorës lart për të treguar se është mirë.

“Temperatura dhe numri i rruazave të bardha të gjakut janë normalizuar dhe ai do të kthehet në shtëpi në Nju Jork për të përfunduar ciklin me antibiotikë”, thuhej në një deklaratë të Dr. Alpesh N. Amin të shpërndarë në Twitter nga një zëdhënës i Bill Clinton.

Ish-presidenti u shtrua të martën në spital. Shkak nuk ishte virusi Covid-19, por një infeksion që dyshohet të ketë pasur në traktin urinar.

/Gazeta Sinjali/

Osmani për zgjedhjet lokale: Gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga Serbia

0
Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur për zgjedhjet lokale që janë mbajtur dje në të gjitha komunat, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra e presidentes, Osmani ka vlerësuar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Osmani ka thënë që gara në komunat me shumicë serbe ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Komunikata:

Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale në një takim me një delegacion të Misionit Vëzhgues të zgjedhjeve të BE-së

Presidentja, Vjosa Osmani, priti në takim një delegacion të Misionit Vëzhgues të Zgjedhjeve të BE-së. Delegacioni i kryesuar nga eurodeputeti Lukas Mandle dhe eurodeputetja Viola von Cramon, përbehej edhe nga Róża Thun Und Hohenstein (EPP), Ms Michèle Rivasi (Greens/EFA), Thijs Reuten (S&D), si dhe një numër ekspertësh të BE-së.

Presidentja Osmani vlerësoi mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale duke konfirmuar standardin e ndërtuar nga Republika e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Tutje, ajo nënvizoi se sipas informatave që vijnë nga institucionet tona, gara në komunat e banuara me serbë ishte e ndikuar nga imponimet e strukturave ilegale të Serbisë, të cilat e kanë cenuar garën në mes të subjekteve politike dhe shprehjen e lirë të vullnetit të votuesve.

Duke i falënderuar për prezencën e tyre dhe gatishmërinë për t’i qëndruar Kosovës pranë në çdo hap të konsolidimit të demokracisë në vend, Presidentja Osmani shprehu mirënjohje për përgjigjen pozitive të pranuar nga Parlamenti Evropian dhe vlerësoi lartë prezencën e këtij delegacioni në vëzhgim të zgjedhjeve.

Sa i përket zgjedhjeve lokale, delegacioni e vlerësoi procesin e zgjedhjeve si një proces demokratik, i karakterizuar me një profesionalizëm dhe integritet të lartë të institucioneve por edhe të vet qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Në takim, Presidentja Osmani diskutoi edhe për punën e institucioneve të Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, procesin e liberalizimit të vizave, nevojën për fuqizimin e mëtejmë të grave dhe rinisë, si dhe tema të tjera.

/GazetaSinjali/

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort