Home Blog Page 4231

Sot mblidhet Kuvendi, në rend dite shqyrtimi i 20 projektligjeve

0

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancën e re plenare, që pritet të nis në orën 10:00.
Në rendin e ditës janë 20 projektligje, të cilat do të jenë në shqyrtim për herë të parë.

Deputetët pritet të shqyrtojnë edhe raportin vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020, si dhe raportin vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.

Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-036 për Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Jashtë Vendit,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
Shqyrtimi i parë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-76 për shëndetin riprodhues,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-038 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-192 për transplantimin e indeve dhe qelizave,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-039 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-024 për shërbimin mjekësor emergjent,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-040 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-041 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-023 për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-042 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-249 për sigurimin shëndetësor,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-043 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-125 për shëndetësi,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-044 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-110 për ndërprerjen e shtatzënësisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-045 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 06/L-042 për gjak dhe përbërës të gjakut,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-046 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-109 për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve ngjitëse,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-190 për produkte dhe pajisje medicinale,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-048 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-78 për shëndetësi publike,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-049 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-38 për Inspektoratin shëndetësor,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-050 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/22 për Inspektoratin sanitar të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-051 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/38 për të drejtat dhe përgjegjësitë e banorëve të Kosovës në sistemin shëndetësor,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2020,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020

Prashikimi i motit për sot dhe ditët e ardhshme

0

Mot më stabil ditëve të ardhshme, me më shumë diell, e më butë nga e mërkura. Orëve të mëngjesit ftohtë, e nëpër vise të ulëta kushte për mjegull apo mjegullinë.

17.10.2021 – Pas motit të vranët dhe me shi që mbretëroj këto dhjetë ditët e fundit, java e ardhshme pritet të sjell mot më stabil, me më shumë diell, e nga dita e mërkurë me mot më të butë me rritje të temperaturës gjatë ditës. Orëve të mëngjesit përgjatë viseve të ulëta paraqiten kushte për formim të mjegullës apo mjegullinës, por që deri në mesditë shpërndahet.
Sipas parashikimeve të fundit, ditën e shtunë shfaqen sërish kushte për të reshura shiu dhe një rënie e temperaturave.

Me motin stabil dhe pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, ndotësit ajror mbeten më të përqëndruar pranë sipërfaqes, kështu që indeksi i cilësisë së ajrit do të kryesisht në vlera mesatare dhe të pranueshme, e kohëpaskohe do të kaloj edhe në vlera të dobëta.

18.10 – Pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
19.10 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
20.10 – Më butë, kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë në vise të ulëta.
21.10 – Butë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.
22.10 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vransirat shtohen.

Temperaturat minimale luhaten nga 3C-5C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 1C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 17 e 18C ditën e enjte dhe të premte.
Në ditët e para të javës do të dominojnë më shumë qetësitë dhe erërat e lehta nga krahu verior 2-6m/s. Në pjesën e dytë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale, e nga dita e enjte me tendencë të rënies.

Ramush Haradinaj: Vetëvendosje pësoi debakël në zgjedhjet e 17 tetorit

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje në vend. Ai tha se Vetëvendosje e Albin Kurtit ka pësuar debakël.

Haradinaj u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%

“Subjekti politik Vetëvendosje në garë nacionale e garë komunale asnjëherë s’ka pasur kaq diferencë të votave. Edhe në kohërat kur (Kurti) thotë se kemi qenë të dytët ose të tretët dallimi i votës në mes të asaj nacionale dhe komunale s’ka qenë kaq i madh”, theksoi Haradinaj.

“Kjo është rënie e pastër”, thotë Haradinaj.

“Ne jemi duke folur për 30 për qind më pak. Partia politike e 50.2 ka rënë në 23. Nuk mendoj se kjo ka të bëjë veç me listë, ose me problemet komunale. Kjo ka të bëjë me qasjen e kryeministrit Kurti dhe Vetëvendosjes, një qasje që është zhgënjyese për shumë qytetarë”, theksoi ai në emisionin “Rubikon’ në Klan Kosova.

“Përgjegjësia është e shefit të partisë, Kurtit”, tha ai.

“Ka mund mi humb 10 për qind, ka qenë qasje mashtruese, ka kritikuar për 20 vjet punësimet familjare dhe e ka bërë si ka ardhur në pushtet”, shtoi ai.

Haradinaj ka komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, liderit të Vetëvendosjes.

”Shiko ai duhet me thanë diçka. Po mos kofsh në lëkurën e tij tash. Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”, tha Haradinaj.C

Haradinaj për rezultatin e Vetëvendosjes: Mos qofsh në lëkurën e Albin Kurtit, debakël politik

0

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj e ka quajtur debakël politik për Lëvizjen Vetëvendosje, rezultatin zgjedhjeve komunale të 17 tetorit.

Ai në Rubikon, u shpreh se për gjashtë muaj, Vetëvendosje me në krye Albin Kurti pësoi rënie nga 50% në 23%.

”Edhe LDK edhe VV edhe PDK edhe ato janë kthy në votën bazë. Shembull: PDK e LDK s’kanë më shumë vota se në 2017 as tash. Nëse ua merr votën e 2017 me tash në zgjedhjet komunale, do ta hetosh që nuk e kanë ndonjë fuqi të jashtëzakonshme këto parti”.

”Përjashtim bën VV-ja që ka pësuar në këto zgjedhje, që ka rënë prej 50-ve në 23. S’ka mundësi”.

Ndërsa duke komentuar deklarimet e sotme të kryeministrit Albin Kurti, liderit të Vetëvendosjes, Haradinaj u shpreh:

”Shiqo ai duhet me thanë diçka. Po mos kofsh në lëkurën e tij tash. Nga 50% me ra në 23% për gjashtë muaj, ky është debakël politik”.

Të dielën partitë shkelën masat anti-COVID

0

Mbrëmë pas mbylljes së qendrave të votimit e pak para publikimit të rezultateve të para zgjedhore, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike doli me një apel për qytetarët e Kosovës.

Ata kërkuan respektimin e të gjitha masave anti-COVID dhe shmangien e grumbullimeve.

Por pasi që Komisioni Qendror Zgjedhor nisi publikimin e rezultateve, partitë pa përfillur këtë apel nisën festat e tyre të fitores nëpër komuna.

Në Pejë, qytetarë të shumtë dolën ta festojnë fitoren e kandidatit të LDK-së, Gazmend Muhaxheri, ku u desh të intervenonte edhe Policia për shpërndarjen e qytetarëve.

Njëjtë ka festuar edhe Partia Demokratike e Kosovës në Skenderaj, ku nuk ka munguar as gjuajta me armë, nga të cilat një 33-vjeçar ka mbetur i plagosur.

Ndonëse kanë mbetur në balotazh, festë me shumë njerëz kanë organizuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë.

Njësoj balotazhin e kanë kremtuar pa respektuar masat edhe në Gjakovë dy kandidatët nga AAK-ja e LVV-ja, Ardian Gjini e Mimoza Kusari- Lila.

Thirrjen e IKSHPK-së e kanë neglizhuar edhe në Gjilan kandidatët nga LVV-ja e LDK-ja të cilët garën për kryetarin e komunës do ta zhvillojnë sërish në nëntor.

Masat u respektuan vetëm në kryeqytet, ku nuk pati festë nga militantët e asnjërës parti.

IKSHPK-ja ka theksuar se ndonëse ka rënë numri i infektimeve, megjithatë situata është jostabile dhe varianti Delta është ende në qarkullim.

Vitia: Qytetarët vlerësuan programin tonë prandaj na vendosen në avantazh

0

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Arben Vitia ka thënë se Prishtina të dielën e ka vlerësuar programin e tyre për kryeqytet duke i vendosur ata në avantazh.

Ai ka thënë se janë të gatshëm dhe do të jenë përballë çdo sfide të re të vendosur nga qytetarët.

“Mbrëmë u mbajt rundi i parë i zgjedhjeve lokale, në një proces demokratik e të menaxhuar mirë. Me përulësi dua t’i falënderoj në rend të parë të gjithë qytetarët për kulturën e lartë në këtë proces zgjedhor demokratik dhe mbështetjen e tyre të fuqishme. Falënderim i përzemërt edhe për të gjithë komisionerët dhe vëzhguesit që dje ishin në ballë të këtij procesi duke u kujdesur që vullneti i secilit qytetar të shkojë në adresën e duhur”, ka shkruar ai.

Vitia ka thënë se në katër javët që kanë përpara do të jenë në çdo lagje e fshat të qytetit për të paraqitur planet e tyre për kryeqytetin.

“Do të paraqesim ëndrrën tonë për Prishtinën. Të dashur aktivistë e vullnetarë të kësaj fushate, do të takohemi pa humbur kohë. Së bashku do të trokasim në çdo derë të qytetarëve tanë e bashkë do të flasim për alternativën tonë. Me këtë frymë do ta sjellim ndryshimin e do ta sigurojmë fitoren tonë të re, e cila do të jetë e secilit prej nesh. Mirë u takofshim sërish, drejt bashkëqeverisjes”, ka thënë ai.

Vota e partive nëpër komuna ndryshon hartat elektorale

0

Hartë të balancuar elektorale mes subjekteve kryesore në vend kanë prodhuar zgjedhjet lokale të së dielës në garën për kuvende komunale.

21 komuna do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, derisa 17 prej tyre janë bërë me kryetar të dielën, pas numërimit të votave.

Mbështetur në rezultatet preliminare, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna – në Mitrovicë të Veriut, Zubin-Potok, Zveçan, Graçanicë, Novobërdë, Leposaviq, Shtërpcë, Ranillug dhe Partesh.

Partia Demokratike ka dalë subjekti shqiptar me më së shumti komuna të fituara në raundin e parë. Ka fituar në Ferizaj, Mitrovicë të Jugut, Skenderaj dhe Hani i Elezit.

Ndërkaq Lidhja Demokratike dhe Aleanca kanë fituar nga dy komuna pa balotazh.

LDK-ja në Pejë e Lipjan, kurse AAK-ja në Deçan e Suharekë.

Partia që udhëheq Qeverinë nuk arriti ta ruante frymën e fitores nga zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit edhe në nivel lokal. Lëvizja Vetëvendosje nuk fitoi asnjë komunë në raundin e parë, por do të jetë pjesë e balotazhit në 12 komuna.

Sa i përket votës për kuvende komunale, rezultate të përafërta kanë Vetëvendosja, LDK-ja e PDK-ja.

Prin VV-ja me 22.4 për qind, e pasuar nga LDK-ja, që ka 22.51 për qind dhe PDK-ja me 22.05 për qind. AAK-ja ka arritur 11.9 për qind të votave në kuvende komunale.

Pushtet të balancuar do të ketë edhe në komunat e mëdha, përfshirë Prishtinën. Në kryeqytet VV-ja ka marrë rreth 23 mijë vota, LDK-ja afër 18 mijë e PDK-ja 12 mijë. Situatë e ngjashme është edhe në Prizren me VV-në, që ka fituar 28.59 për qind, kurse PDK-ja 25.83 për qind.

Numri i qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e së dielës është rreth 43 për qind ose 770.107 votues.

Por krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, dalja ishte më e vogël. Në ato zgjedhje kishin votuar mbi 822 mijë votues.

Me përjashtim të disa incidenteve ku u nevojit edhe ndërhyrja e policisë, përgjithësisht dita e zgjedhjeve kaloi e qetë.

Rafet Ibishi suspendohet nga Trepça (Dokument)

0

Ish-ushtruesi i i detyrës së kryeshefit të ndërmarrjes Trepça, Rafet Ibishi, është suspenduar nga një pozitë tjetër që e mbante në këtë ndërmarrje.

Menaxhmenti i Trepçës e ka justifikuar këtë vendim si masë disiplinore pas sulmit fizik ndaj ushtruesit të tanishëm të detyrës së kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmanit, si dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiut.

Përpos Ibishit, janë suspenduar edhe Zenel Ibishi, Rrahman Latifi, Sehfki Rama, Bajram Sadiku, Bajram Istrefi dhe Burim Hajdari.

Arrestohet një person për shpërndarje të narkotikëve

0

Policia e Kosovës ka arrestuar një person me inicialet E.G. (21), shtetas kosovar, nën dyshimet për shpërndarje të substancave narkotike.

Sipas njoftimit, bazuar në informatat inteligjente për dyshim në shitblerje të substancave narkotike, sot rreth orës 12:40, zyrtarë policor të Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Vitomiricë/Radavc, në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, kanë realizuar një operacion policor në identifikimin dhe lokalizimin e personit të dyshuar.

“Si rezultat i veprimeve të zyrtarëve policorë është arritur që në rrugën “Wesley Clark”, në afërsi të Spitalit Regjional në Pejë, të ndalohet dhe identifikohet i dyshuari tek i cili janë gjetur dhe sekuestruar 31 qese të vogla me marihuanë, me sasi 34.8 gramë, 88 euro, një telefon Iphon X, një brisk prej 15 cm, me teh prej 6 cm ngjyrë e zezë dhe metalike, një pako cigare dhe një parfum”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe Prokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë.

Ndërsa, është iniciuar rasti për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

I dyshuari, me urdhër të Prokurorit ndalohet për 48 orë, përderisa hetime të mëtejme janë në proces nga njësit i antidrogës në Pejë.

Lista Serbe vlerëson përkrahjen e Dodikut: Fitore edhe për serbët përtej Drinës

0

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, e ka vlerësuar thirrjen që ka bërë anëtari serb i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, para zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën.

Simiq në një intervistë për Radiotelevizionin e Republika Srpskas, ka thënë se thirrja e Dodikut ka pasur ndikim të madh te serbët.

Lista Serbe fitoi 9 nga 10 komunat me shumicë serbe në zgjedhjet lokale në Kosovë. Në Kllokot prin, por është në balotazh.

“Në këtë luftë nuk jemi vetëm, me ne është i gjithë populli serb, e para së gjithash presidenti Aleksandar Vuçiq. Kjo është fitore edhe e popullit serb përtej Drinës. Thirrja e Dodikut për serbët në Kosovë pati ndikim dhe k jo u vërejt në rezultatet e këtyre zgjedhjeve”, tha Simiq, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Lista Serbe vlerëson se fitorja në komunat me shumicë serbe do të bëjë që të rritet presioni për themelimin e Asociacionit.

Dodik kohëve të fundit ka rritur presionin dhe ka shtuar përpjekjet për pavarësim të Republika Srpskas. Për këtë, ka thënë në shumë raste se ka përkrahjen e Rusisë. Madje së fundi tha se ajo do t’i dalë në ndihmë nëse NATO intervenon në Bosnjë në rast të ndonjë konflikti.

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort